
Nga Roland Lami
Gjykata Kushtetutese refuzoi sot kërkesën e disa partive të vogla për të shfuqizuar ndryshimet e kodit zgjedhor, që sipas tyre cënojnë barazinë e votës dhe përfaqësimin politik. Ajo la ne fuqi mbylljen e listave deri në masen 30% të tyre. Mirepo cfare nenkupton 30 % vende te sigurta ne lista ?
30 % nenkupton vend i sigurt relativisht ne listat shumeemerore,ai eshte nje mekanizem per te ushqyer garen mes antaresis se kush ti pelqej, sherbej, ngjaj ne sjellje, artikulim madje dhe paraqitje liderit per ta merituar ate vend.
30% burim adrenaline per liderit per te ndjer dhe shijuar pushtetin e tij mbi antaresine e partise. Fuqia e percaktimit si fitues ne tavoline pa qene nevoja te besh fushate.
30% mundesi e arte per mediokrit, te paftyret, te paarsimuarit, askushet ne kuptimin e imazhit publik apo reputacionit profedional, te fortet, te fuqishmit financiarisht, per te qene ne vende te sigurta
30% si burim i paster i te ardhurave kesh per liderin ne kembim te vendit te sigurt ne listat shumeemerore. Postulati paguaje ta kesh eshte norme e pashkruar por e ditur te partite politike. Sa me shume paguan aq me lart vendosesh ne renditje dhe me i sigurt investimi dhe shpresa per shumefishim fitimi neser si deputet.
30% si mekanizem per te siguruar kamikaset per cdo rezultat te mundshem zgjedhor. Nje numer kandidatesh qe do te mbrojne ne menyre te verber linjen e liderit si do qe te shkojne zgjedhjet neser. Ketu mund te jene deputet me eksperience qe nuk dijne te bejne gje tjeter ne jete vec punes se deputetit fal ndjekjes ne menyre te verber te liderit, persona anonim qe katapultohen ne politik pa asnje kontribut, persona qe e kane blere statusin deputetit ne kembim te lekeve.
30% si mekanizem per te perforcuar rolin e liderit ne hartimin e listave dhe sfumimin e strukturave drejtuese. Mekanizmi i propozimeve nga lart posht pra nenseksion seksion kryesie, kryetar kalon direkt nga lart - poshte, kryetari ben njoftimimin e nominuar per cdo deputet ose i bie bilbilit si te votojne antaresia ne primare per kandidatet.
30% si instrument per te respektuar kodin zgjedhor dhe faktorin nderkombetar nepermjet respektimit deri diku te kuotes gjinore. Pavaresisht se shume parti paguajne gjoben kundrejt mosrespektimit te kuotes gjinore por te pakten jane ne rregull me marreveshjet nderkombetare qe kane firmosur.
30 % si mundesi qe disa deputet te kuptojne vleren qe kane cilesit e tyre ne kontakt me elektoratin jo thjeshte logoja e partise dhe liderit qe e drejton ate si e vetmia mundesi qe te kalojne hersin qe kerkohet per te ndryshuar renditjen e kandidateve ne lista. Nje pjese do garojne si ne sistem maxhoritar duke i dhene rendesi cdo vote.
30% si kod komunikimi i liderit per te deshifruar preferencat dhe bezdisjet, prespektivat dhe mbylljet e karierave te kandidateve nisur nga pozicioni qe ky i fundit ju vendos ne listen shumeemerore.
30% si nje mundesi e pashfrytezuar per te vendosur ne liste njerez qe nuk vijne nga jeta partiake por publike. Teknokrat qe mbulojne me kompetence fusha te caktura, te rinje qe mund te serviren ne publik si modele per tu adhuruar nga bashkemoshataret per shkak te arritjeve te tyre, persona me nevoja te vecanta qe jo per shkak te tyre por sistemeve qe kemi ndertuar nuk jane ne kushte te barabarta me pjesen tjeter te shoqerise, personalitete nga bota akademike qe kane demostruar kredo morale dhe profesionale dhe kane identitetin e tyre ne publik.
30% do te sherbej realisht keto zgjedhje per te pare garen qe zhvillojne ne terren deputetet per te siguruar hersin qe nevojitet per te ndryshuar renditje e listave shumeemerore. Viti 2021 ishte eksperimental dhe i panjohur keshtu qe pak u shfrytezua apo u moren seriozisht. Ky vit do te evidentoj me shume problemet per utopistet qe mbeshtesin per arsy apo naivitet listat e hapura si menanizem zgjidhje problemesh dhe permiresim parametrash demokratik.
30% si nje motiv per te ushqyer partite e vogla dhe te reja per te artikuluar teza demokratike ku ne fakt sistemi me lista gjysem te hapura eshte po aq demokratik sa ai me lista te hapura per te mos thene me i pershtatshem per kushtet tona eshte nje miniatur proporcional plus magjoritar qe kishim dikur por me disa dallime. Ceshtja nuk eshte sistemi por si perdoret sistemi
Thua që sistemi gjysmë i hapur është demokratik njëlloj si i hapuri, por lihet një 30%, kastile, që të abuzohet me kandidatët si nga ana financiare ashtu dhe të inteligjencës mendore të kandidatëve, që nuk dinë e bërë punë tjetër veç politikanë. Pse, për tu vendosur në lista tek 70%, ose dhe në variantin 100% të hapura, nuk ekzistojnë këto rreziqe? Njëlloj. Besoj se, sipas logjikëns tuaj, mund të ndodhë, sepse varet nga integriteti i njerëzve që u është lënë përzgjedhja. Ky veprim është abuziv, por gjithsesi nuk mund të përgjithësohet dhe fetishizohet, siç e thoni ju; nuk besoj se është vijë sjellje parimore e partive të mëdha a të vogla qofshin ky lloj abuzimi. Nuk mendoj si ju, sa i përket injorancës në parlament, jo se s'ka, por nuk është qëllim në vetvete, siç e parashtroni ju. Po përfaqësimi i shtresave të ndryshme ku mbetet në një regjim demokratik, siç pretendohet. Sa për përfshirjen e femrave në parlament, megjithëse kjo nuk ka të bëjë me 30%-shin, edhe nëse përfshihet aty, ky është një diskriminim pozitiv, që demokracia si sistem bën ndaj asaj gjinie, që të bëjë të mundur fjalën e saj në kuvend. Vetëm kur femra të zërë vendin e saj në punë, drejtim dhe legjislacion përpjestimisht njëlloj me burrat, atëhere mund të themi se po arrijmë demokracinë e vërtetë. Natyrisht, u takon partive politike dhe me ligj, të zgjedhin më të mirat për përfaqësim, derikur ato vetë dhe shoqëria të ndërgjegjësohet pa qënë nevoja e një ligji për këtë. Njëlloj 30%-shi për të promovuar talente të reja dhe profesionistë me përvojë të fushës, për të përfituar; po ashtu edhe për partitë e vogla që të prezantohen pak më sigurshëm. Atëhere, kur sistemi nuk ka të meta ligjore, por sipas jush keqpërdoret, - jo ka premisa që të keqpërdoret (në artikull të mirat dhe të këqijat janë paraqitur në mënyra kushtore), çfarë propozon autori për eliminimin e të këqijave që sjell 30%-shi dhe përdorimin efikas të sistemit, që të mos mbetet vetëm me konstatime, që i shkon mendja gjithkujt dhe artikulli të na mësojë një gjë të re, që nuk e dinim.
Mire e keni kapur kete teme, por askujt nuk i hyne ne vesh, sidomos dhoellatit te Vicidolit! Shprehja eshte: Ai stan ate bylmet do te kete, bylmet qe i vjen ere muti!
Sistemi tek ne ësht për pashallarët. Krva0
Ka nje zgjidhje edhe kjo pune. Me qe kryetaret duan te mbajne monopol, I taken votuesit this braktis duke votuar partite qe I kane listat te hapura. Te shohim sa do e beje