Gjykata Kushtetutese i tha jo demokratizimit të sistemit politik

25 Dhjetor 2024, 16:46Blog TEMA

Gjykata Kushtetutese i tha jo demokratizimit të sistemit politik

Nga Ervis Iljazaj

Gjykata Kushtetutese refuzoi sot kërkesën e disa partive të vogla për të shfuqizuar ndryshimet e kodit zgjedhor, që sipas tyre cënojnë barazinë e votës dhe përfaqësimin politik. Thelbi i kësaj beteje ishte hapja e listave 100 përqind, me qëllim që shqiptarët të kenë mundësinë që me anë të preferencave të tyre të zgjedhin deputetin që ata dëshirojnë.

Ndryshimet e kodit me paktin e korrikut midis Ramës dhe Berishës, formalisht kanë lënë 2/3 e listës së hapura, por realisht këto lista janë në pjesën më të madhe të mbylluara dhe në zgjedhjet e ardhshme diku te 80 apo 90 përqind e deputetëve do të vazhdojnë të emerohen nga kryetarët dhe nuk do të zgjidhen nga preferencat e qytetatërve.

Gjykata Kushtetuese kishte një mundësi të artë sot, që me vendimin e saj të demokratizonte sistemin politik shqiptar, të garantonte një përfaqësim politik të drejtë dhe të forconte instrumentat e demokracisë përfaqësuese. Sigurisht, vendimet e gjykatave mund të diskutohen, mund të kritikohen, ndërsa ato thjesht zbatohen. Në këtë kuptim, Shqipëria do të shkojë në zgjedhjet e ardhshme me një kod që favorizon qartë partitë e mëdha politike. Por mbi të gjitha, favorizon pozicionin e kryetarit të partisë nga i cili do të varen shumica e deputetëve që do të jenë në parlamentin e ardhshëm.

Pa u futur në disktutime teknike të vendimit, i cili jurdikisht mund të jetë ashtu sikurse ka vendosur Gjykata Kushtetuese, një analizë politike se çfarë ka sjellë deri tani dhe çfarë do të sjellë në zgjedhjet e ardhshme mund të bëhet. Mbyllja e sistemit politik nëpërmjet këtij sistemi zgjedhor që forcon kryetarokracinë është një marrëveshje politike e Sali Berishës dhe Edi Ramës që me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Marrëveshje që vazhdon sot e kësaj dite me ndryshimet e kodit në muajin korrik të këtij viti. Nuk ka dyshim që ky kod elektoral ka forcuar pozitën politike të binomit Rama-Berisha, të cilët që nga 2008 e deri më sot vazhdojnë të dominojnë jetën politike të Shqipërisë, dhe me gjasa do të vazhdojnë ta dominojnë akoma. Prandaj marrëveshja midis tyre në këtë drejtim, është e qartë dhe e hapur.

Partia Demokratike kishte një shans të artë që nëpërmjet ndryshimeve të kodit në korrik të jepte një mesazh ndryshe. Nëj mesazh që shkonte në rezonancë me qytetarët shqiptarë që në shumicë deshirojnë listat e hapura. Mirëpo, zoti Berisha, i gjendur në pozita të dobta politike, zgjodhi që të dominonte partinë se sa ta hapte atë duke votuar një kod që është antidemokratik. Duke patur parasysh sondazhet që e tregojnë Partinë Demokratike rreth 30 përqind, ka rrezik që të gjithë deputetët e saj do të dalin nga pjesa, e listës së mbyllur dhe asnjë nga preferencat e qytetarëve. Në këtë mënyrë, ky kod e bënë atë një parti të mbyllur dhe të dominuar totalisht nga Berisha, gjë e cila është dhe qëllimi kryesor i tij.

Sigurisht sistemet zgjedhore, që të gjitha, kanë avantazhet dhe disavantazhet e tyre. Asnjë sistem zgjedhor nuk është absolutisht i mirë, apo absolutisht i keq. Edhe ky që kemi ka avantanzhet e veta. Mirëpo kur në një vend aplikohet një sistem zgjedhor i caktuar, duhen patur parasysh problemet kryesore politike dhe zgjidhet një sistem zgjedhor që i kuron ato probleme. Problemet kryesore që ka Shqipëria sot dhe që ka patur gjithmonë, janë padyshim personalizimi i politikës, reduktimi i parlamentit në organ vartës të qeverisë, si dhe reduktimi, madje degradimi i rolit të deputetit.

Ky sistem zgjedhor që do të shkojmë në zgjedhje, jo vetëm që nuk i kuron këto probleme, por i thekson ato akoma dhe më shumë. Shqiptarët aktualisht nuk votojnë as për pushtetin ekzekutiv, as pushtetin legjislativ, dhe as për pushtetin gjyqësor. Shqiptarët votojnë vetëm për partitë politike. Prandaj ky sistem zgjedhor ka krijuar një partitokraci e cila është e rrezikshme për demokracinë shqiptare. Gjykata Kushtetutese, me vendimin e sotshëm, e humbi shansin për të kuruar problemet e demokracisë dhe sistemit politik shqiptar.

6 Komente

  1. L
    L.Xh

    Iljazo, ju ndjek me vëmëndje në mendimet dhe sugjerimet tuaja. Shumica e tyre, priret drejtë objektivitetit dhe realitetit tonë. Në raste se kjo temë, mendoj që nuk jeni jurist, e për më tepër, jo çdo jurist, mund të interpretojë KUSHTETUTËN. Mbi të gjitha, pa qenë JURIST I TË DREJTËS KUSHTETUESE, nuk mund të interpretosh apo të gjykosh në lidhje me këtë të drejtë. Thjesht këtë sugjerim kam për ju, duke ditur që nuk keni formin juridik e mbë të gjitha të jeni KONSTITUCIONALIST. Gëzuar krishtlindjet dhe vitin e ri.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Boll me prostituta

      Ky fshatari Iljaz Kari del cdo nate dhe i ben fresk Drejtesise se Rinovuar, por ja "papritur" maja me e larte e Drejtesise qe eshte Gjykata Kushtetuese na del antidemokratike dhe u ben fresk Kryekareve te dy partive kryesore dhe qytetaret votojne per derrat ne thes qe quhen deputete. Ke te besojme Iljazin e TV apo kete te shkrimit?, njeri pa taban qe e gjuan veten dijetar dhe me nder profesor e drejtuesit i fondacionit "Pashko" qe kur ky Pashko (Gramazi) ishte gjalle do te sillte nga Amerika Cekun e Bardhe dhe shqiptaret do te hanin me luge floriri si ne kohen e kriminelit te Josif Pashko.

      Përgjigjjuni
      1. U
        U shofte rraca e vampireve dhe zagareve

        Partićkat jane zsgare te paryive te medha.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mua mê duket

          "Ndryshimet e kodit me paktin e korrikut midis Ramës dhe Berishës, formalisht kanë lënë 2/3 e listës së hapura, por realisht këto lista janë në pjesën më të madhe të mbylluara"?! Këtë unë nuk e kuptoj dhe ky autori nuk e ka spjeguar se si 2/3 e listave të hapura qënkan të mbyllura!

          Përgjigjjuni
          1. "
            "..."

            O Iliazaj, kudo, kundër konceptit tuaj, zgjedhjet bëhen në bazë të bindjeve të njerëzve, që përfaqësohen pastaj nga partitë politike dhe së fundmi fare, partitë zgjedhin deputetët që ua paraqesin popullit për pëlqim. Dhe këta deputetë, të zgjedhur mes popullit përkrahës, shoshiten në organet e partisë dhe del rezultantja e përfaqësimit. Pra, më fund, pjesëmarrja e deputetëve, zgjedhur në parlament, është partitokratik. Parlament demokratik të pastër, sipas konceptit tuaj, jo partitokratik, nuk ka, që nga Greqia e lashtë (si koncept) kur nuk ekzistonin partitë dhe bota politike qe e thjeshtë. Populli nuk ishte i angazhuar sikurse sot, ndërsa popullsia mjaft e vogël dhe jeta politike qe grumbulluar vetëm më disa qytet-shtete. Votat sot bëhen me përfaqësim ose "i pavarur" sipas ligjit për pjesëmarrje për tu zgjedhur. Votuesi në përgjithësi voton për grupimin përfaqësues, rrallë nga emri i kandidatit edhe në votimet e hapura 100%. Influenca e mospëlqimeve, zakonisht është shumë e vogël, për të përmbysur rezultatin përfundimtar (forma, njëlloj si në votimet bashkiake, që votohet kokë për kokë), por këtu ka një dallim thelbësor: nëse në ato bashkiake interesat e votuesve janë imediate të bashkisë dhe shkojnë deri në interesa fisnore dhe më pak partiake, në zgjedhjet për kuvend zgjedhjet bëhen në kuadrin legjislativ dhe zhvillimit në rang qeverisës. Qëllimi final, në fund të fundit, është marrja e pushtetit politik, zotërimi i kuvendit dhe shtënia në dorë e qeverisë me qëllim realizimin e projektit politiko-ekonomik, që është zotuar të realizojë. Tashti, e favorizon apo jo pozicionin e kryetarit të partisë ndaj deputrtëve të saj, apo ndaj anëtarëve të thjeshtë apo drejtues të partisë, ajo është çështje e organizimit të brendëshme e partisë. Mundet, që kryetari i partisë të mos jetë njëkohësisht dhe kryetar partie, por kjo do një ndërgjegje mjaft të lartë. Gjithsesi, nuk mund të shmanget influenca e kryepartiakut në parti dhe do bashku në kuvend; edhe në këtë rrast nuk do të kishim partitokraci, në kuptimin që e përdorni ju. Ndryshe, njëri do t'i binte goxhdës e tjetri patkoit, dhe aq më shumë në rrastin e mësipërm, gjullurdia pa forume do të qe katastrofike. Zgjedhjet nuk bëhen që të fitojë pozita, por urdhrat t'i marrë nga opozita. Partitokraci është një term abuziv, që zakonisht përdoret për rendet njëpartiake, ndryshe kuptimi është absurd. Në demokraci, partia që fiton drejton, mirë apo keq, se ka opozitë që nuk e lë të sundojë, por nëse e lejojnë, se psh opozita është e "dobët" drejtimi nuk mund të jetë sundim nëse ekzistojnë të gjitha premisat për parimet themelore të demokracisë për liritë e njeriut dhe ekonomisë të lirë. Sa për liderët, apo të "përkëdhelurit" e partive të mëdha, edhe me lista të hapura, do ta gjejnë një zgëqkë që të votohen fitues. Pse, në partitë e vogla të pranueshme për votim nuk do të vepronin kështu? Lideri, do të vendoset diku, ku ka më shumë ndjekës dhe garantues për tu zgjedhur, ndryshe, humb kryesimin. Dhe së fundmi: Kushtrtuesja nuk ka asnjë punë me formën e sistemin zgjedhor, kur ajo vendoset nga kuvendi me shumicë, me apo pa "pazare" dhe nuk cenon parimet bazë, zbatimin të ligjt për zgjedhjet. Qëllimi është i qartë, për shkak të numrave, si thoni ju, u vendos ashtu, por të voglat le të angazhohen edhe në të hapura, nuk besoj se do të kishin rezultate më të mira se ato të "sondazheve". Por qëllimi nuk është këtu por lehtësisht i kuptueshëm; janë moslejimi parazgjedhor i kualicioneve thembra e Akilit. Një organizim më i lehtë për partitë e vogla, me shpresë që të fitojnë më shumë, sipas tyre, elektoratin e shpërndarë gjithandej dhe lëvizjen opozitare mjaft të fragmentuar (a do të sigurojnë kandidatë për të gjitha zonat?). Dy vërejtje: 1/3-ta është rreth 33% dhe së dyti, nga sa thashë dhe më lart jo 80-90% i zgjedh partia, por 100% i zgjedh ajo se në emër të saj do të votohen nga ekektorati i majtë edhe nëse do të shfaqeshin me emra në 100% me lista të apura; nga këta: 33% janë në lista të sigurtë (që dhe mund të mos fitojnë aq) të tjerët, 67% ; besoj mjaftueshëm për partitë e vogla që të votojnë haptas 100% të kandidatëve që mendojnë (edhe këtu "partia" e partive të vogla i vendos), do të vendosë populli drejtpërsëdrejti, por gjithmon si sqarova më sipër. Elektorati apolitik nuk ka, indiferen apo të zhgënjyer mund të ketë; njerëzit kanë një botkuptim prej nga vjen dhe qendrimi politik, që e shfaqin në forma të ndryshme, madje me shumë nuanca, por elektorat apolitik nuk ka. Sundimi i popullit të allakatur, është populizëm, nuk është demokraci, dhe të çon në anrki.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Maloku

              Gjykata Kushtetuese nuk ka, nuk ka patur, dhe nuk mund të ketë një rol politik për te demokratizuar shoqërinë. Po ta kishte atë tagër, atëhere pse mos të vendosë ta bëjë shoqërinë autokratike, nepotike, mbretërore apo siç i do qejfi? Nuk e bën sepse nuk e bën dot. Nuk ka mandat, dhe do rrëzohej mga çdo gjykatë tjetër. Lëvizje të këtijë lloji bëhen vetëm nga aktorë politikë, që janë politikanët ose votuesit të cilët ata përfaqësojnë. Në përgjithësi jeni i zgjuar Iljazi, të paktën kështu mendoj unë, por në këtë shkrim komplet pa vend je zhgënjues në maksimum. Ndoshta ta ka bërë vera e festave dhe jo ju. Sido të jetë, ky pozicion që ke publikuar këtu është paksa turp që e keni shkruajtur ju.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje