Gjykata Kushtetuese vs. realiteti elektoral

26 Dhjetor 2024, 12:05Blog Nga Eduard Zaloshnja

Gjykata Kushtetuese vs. realiteti elektoral

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor. Vendimi u njoftua më 24 Dhjetor. Padia ishte bërë për të rrëzuar paktin PD-PS për listat e mbyllura dhe ndryshime të tjera, por tashmë ankimimi nuk është marrë parasysh.

Në vendim shkruhej: “Gjykata vlerësoi se pretendimet e kërkuesve nuk janë të bazuara, sepse lidhen me rezultat e votimit, që i korrespondon shpërndarjes së mandateve, ndërsa sipas nenit 64 të Kushtetutës, kjo shpërndarje dhe masa e shtrirjes së votimit parapëlqyes i është deleguar ligjvënësit (Parlamentit), ndërkohë që garancia kushtetuese për ushtrimin e së drejtës së votës parapëlqyese në nenin 64, pika 3 të Kushtetutës lidhet me procesin e votimit”, theksohet në vendimin e marrë.

Teksa shpjegohej më tej se  nuk u konstatatua se ka cenim të barazisë para ligjit dhe se parashikimet ligjore u drejtohen në mënyrë të njëjtë të gjithëve, shkruhej : “Bazuar po në këtë premisë, Gjykata nuk konstatoi as cenim të parimit të barazisë përpara ligjit si për partitë politike ashtu dhe për organizatat dhe individët në dy aspektet e mësipërme, së drejtës për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur, për sa kohë që në analizë të pretendimeve të kërkuesve dhe të dispozitave objekt shqyrtimi, rezultoi se parashikimet ligjore i drejtohen në mënyrë të njëjtë të gjithë subjekteve zgjedhore dhe zgjedhësve, prandaj, për rrjedhojë, nuk bëjnë diferencim mes tyre në procesin e votimit”.

Po si përballen këto paragrafë të gjatë juridikë me realitetin aktual elektoral?

Nga sondazhi që publikova mbrëmë në Report TV (https://shqiptarja.com/lajm/neser-sondazhi-i-fundvitit-ne-report-tv-si-ndahen-mandatet-ne-5-qarqet-me-te-rendesishme-cfare-mendojne-shqiptaret-per-mbylljen-e-tiktokut?r=kh1 ), rezultoi se aktualisht pothuaj të gjitha mandatet nëpër qarqe i sigurojnë kandidatët e listave të mbyllura, të parazgjedhur nga kryetarët e partive. Shumë pak deputetë mund futen në Kuvend nga konkurenca gjoja e lirë e listave të hapura…

Kështu, me votat e sotme në Qarkun Shkodër, mund të marrin deri në 11 mandate kandidatët e listave të mbyllura të kryetarëve, nga 11 gjithsej.

Me votat sotme në Qarkun Dibër, mund të marrin deri në 4 mandate kandidatët e listave të mbyllura të kryetarëve, nga 5 gjithsej.

Me votat e sotme në Qarkun Lezhë, mund të marrin deri në 6 mandate kandidatët e listave të mbyllura, nga 7 gjithsej.

Me votat e sotme në Qarkun Durrës, mund të marrin deri në 10 mandate kandidatët e listave të mbyllura, nga 14 gjithsej.

Me votat e sotme në Qarkun Tiranë, mund të marrin deri në 32 mandate kandidatët e listave të mbyllura, nga 37 gjithsej.

Pas dy javësh do të prezantoj edhe qarqet e tjera, por kandidatët e parazgjedhur nga kryetarët e partive duket se dominojnë kudo…

2 Komente

  1. .
    ...

    Pra ngërçi është në procedurën e llogaritjes së fituesit, që edhe pse mund të jetë fitues kandidati, tek listat e hapura, nuk shpallet si i tillë, nëse nuk merr plus një votë mbi mesataren e patisë, pasi partia ka vendosur, në fillim, ata që i do qefi nga lista e mbyllur. Kështu, deputetëve të listave të hapura u bie të bëjnë "konspiracion antiparti" dhe t'u luten zgjedhësve të maksimizojnë votat tek ata dhe të ninimizoj ose mos e votojnë fare partinë, pasi kryetari i partisë u ka bërë puç për t'i larguar nga politika. Në këtë logjikë absurde, nëse partia merr "0" vota, si do t'a shpërndajë atë 33%-shin që i takon kryetarit të partisë për "njerëzit e tij", që kërkon të promovojë? Apo do t'u thonë se votuesit nuk votuan për ata të listave të hapura, por këta të listave të mbyllura. Nëse është kështu, kaq e koklavitur, kot u munduan dermanët; ta kishin lënë ligjin ashtu siç ishte se edhe kështu edhe ashtu, njëjtë: kryetarët vendosin. Shtabi Elektoral i Partisë, është sa për formë. Aman, or, se na gajasën. I bije që me dorën e majtë të kapin veshin e djathtë dhe kuptimi i vërtetë i lojës të jetë e kundërta e shfaqes, për listat 2/3 e hapura. Po mirë, le ta ndërrojnë dorën (mënyrën e llogaritjes): me dorën e djathtë të kapin veshin e djathtë dhe përfundimi të jetë 2/3 e parlamentit, të jetë i zgjedhur nga vota direkte dhe 1/3 nga lista e mbyllur. Ndyshe, është një devijim i qartë në garë, pamvarësisht "garës" brenda përbrenda partisë. Në përfundim, që të jemi të qartë, nga sondazhi, 2/3 e të gjithë deputetëve do të zgjidhen nga listat e mbyllura dhe 1/3 nga listat e hapura. E bukur kjo, ë?!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kris

      Eshte koha qe rilindja te largohet nga pushteti duke marre me vehte dhe Saliun.Voten kunder Saliut dhe Edvinit cdo shqiptar duhet ta kuptoje si nje borxh ndaj atdheut dhe femijeve tane. Te votojme per clirimin e shqiperise nga mafia PS-PD

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje