Parashqevi Simaku: Kësulkuqja e shqiptarëve

27 Dhjetor 2024, 19:00Blog TEMA
Parashqevi Simaku: Kësulkuqja e shqiptarëve

Nga Artur Zheji

Vëmendja tronditëse për Parashqevinë, është në thelb një tronditje e personalitetit të vetë shqiptarëve.

Shumica e mërgimtarëve të larguar përdhunshëm nga Vendi i Shqiponjave të plagosura, shohin te këngëtarja e pafat dy kohë të shkrira në një të vetme: Shkëlqimin dhe Skëterrën.

Mërgimtarët shqiptarë, janë në të vërtetë shumica e popullit tonë, kudo që flitet shqip, në çdo cep të trojeve tona të lashta dhe moderne. Dhe kjo shumicë, shumë milionëshe ka qenë si ato farat e luleve të bukura të malit, që stuhia i rrëmbeu, i pështjelloi në mijëra shtjella dhe i degdisi në të katër anët e horizontit.

I degdisi dhe i përplasi, i shtypi dhe i dhunoi, i turpëroi apo i depersonalizoi, i shkeli apo ju zhduku emrat dhe origjininën e fisit nga vinin…

Por nuk i shfarosi dot!

Ata, milionat e shqipeve të plagosura, ndërtuan foletë e tyre në shkretëtirat e vendeve të huaja, grimcë pas grimce.

Shpesh me kokën ulur e të nënshtruar, por me një “Arnaut inat” siç e thërrasin turqit inatin e tërbuar të shqiptarëve, me një Arnaut inat pra, të fshehur e të mbrojtur, thellë në placën e tyre, si një farë të pacënuar.

Një farë e pacënuar gati të mbijë, kur kushtet e stuhisë që i rrëmbeu të qetësohen dhe kur shkretëtira të çelë gjethe e sythe për ta e familjet e tyre.

Dhe sot që flasim, të degdisurit e dikurshëm të para 30 viteve, në të shumtën e tyre mbijetuan e hodhën rrënjë.

Dhe i rrëfyen botës frutin rrezatues të geneve shqiptare, duke kapur shumë maja të habitshme dhe lartësi të pabesueshme në xhunglën e egër të Planetit dhe në çdo cep të tij.

Dhe kështu pas 30 vitesh batërdie dhe kryeneçësie të shqiptarëve të arratisur nga jeta e tyre e dikurshme, për të rritur ëndra dhe fëmijë në Dhé të huaj, si në një pasqyrë e thyer, panë shumë pranë dy kohë krejt të kundërta!

Dy kohë të kundërta, të mbërthyra në një person të vetëm: Parashqevi Simaku.

Një këngëtare rrezatuese e skenave të pambrritshme dhe një të pastrehë të harruar nga vetja dhe të harruar nga bota.

Dhe sedra e “Arnaut damarit” u tërbua, duke uluritur “Drejtësi!” për Parashqevinë, që domethënë drejtësi për veten në të njejtën kohë!

Dhe kështu harresa u shëndrrua në kujtesë dhe Parashqevia u bë “virale” sa hap e mbyll sytë, sepse shqiptarët zbuluan Kësulkuqen e tyre, pak përpara se ta hante “ujku” në metrotë e Nju Yorkut.

Dhe e shpëtuan Kësulkuqen e tyre, tashmë kombëtare, duke shpresuar se kanë shpëtuar edhe veten e tyre nga nja Fat i tillë.

Iluzion sigurisht!

Por një iluzion që fal një dehje të ëmbël dhe aspak të dëmshme, në një botë shqiptarë të pushtuar nga politika dhe Mbretëresha Gënjeshtër, në të vërtetë Mbretëresha jonë e vërtetë në këto kohë moderne…

Pjesa tjetër që lidhet me fatin e Parashqevisë, ka shumë spekullim dhe llum, biznes dhe shëmti, sepse të vërteta të tjera na presin në lidhje me këtë përrallë që na vjen nga stacionet e trenave njujorkezë…

Por nuk dua sot të merrem me këtë llum, por me pasionin e parrëfyer të shqiptarëve për gjëra të bukura dhe përralla me fund të lumtur!

18 Komente

  1. Z
    Zoica

    Nje shkrim i shkruar me shpirt te bukur shqiptari!Pergezime!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Poseidon

      BRAVO TE MADHE! .........KE HARRUAR TE THUASH,,,SE,,,,,,TANI BITA SHQIPETARE ESHTE BERE SA E GJITHE BOTA.......FALE GENIT SHQIPETAR DHE TEKNOLIGJISE .....PSE JO DHE EDI RAMES,,,,QE NA BEN KRENARE QE JEMI SHQIPETARE DHE JO SI ME PARE,,,KUR ISHIM VETEM MYSLIMANE......TANI JEMI ME TE SHUMTE........SA E GJITHE BOTA.......NUM JU PELQEN JU????? CHI SÉ NE FREGA!!!!!! MUND TA BENTE EDHE NDONJE TJETER????? FORSE........POR E VERTETA ESHTE ATY........

                    1. N
                      Nje qytetar

                      Epo mjaft more Posedon e postove 7 here komentin tend sikur te jete vertet fjala e " perendisë " !

                      Përgjigjjuni
                    2. F
                      Flutura

                      Pa diskutim shkrimi eshte i bukur, plot me figura letrare dhe krenari. Ne opinionin tim eshte tani, sot momenti per tu marre me 'llumin'. Nese do te merremi me te, pasi llumi te jete bere lume, " duke e pastruar me ca uje" do te jete bere nje dem i pariparueshem... Shteti duhet t'marre ate grua pa fat ne dore.

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Viviane Stomaku alias Parashqevi Simaku

                        Si ka mundesi kur je nga Durresi Kavaja Prishtina e harrone gjuhen shqipe per 6 muaj... Intéressante Rita Ora Margarita Sahatciu iku 15 vjeçe dhe harroje gjuhen , Viviane Stomaku Parashqevi Simaku largohet ne moshe 30 vjeçe per nje vite harroje gjuhen ndersa nje iraniane e lindur ne Tirane ku jetoje 17 vjet dhe ka 15 vjet e larguar e flet shqipen perfekt , si dhpjegohet ? . Meruni me rruget trotuaret cope cope meruni me kabllet électrique varur meruni me papastertine e Tiranes , varrini trapi Viviane Stomaku se nuk i hymne kujtr ne pune nese eshte gjalle apo vdekur.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Aron

                          Nuk bie shpesh dakort me Zhejin, por ky eshte shkrim shume i arrire per kete histori tragjikomike mund te themi qe na takon te gjitheve. Kam qare e qesh duke e lexuar.

                          Përgjigjjuni
                          1. j
                            joti

                            Ju te gjithe ,flisni aq shume sa qe u kane mbaruar temat...dheshyqyr qe vaniteti sqiptar afron "tema" per tu diskutuar se ngelet ne perseritje...

                            Përgjigjjuni
                            1. t
                              tetovari2

                              Artur,askush nuk i përzuri me dhunë, përdhunshëm,shqiptarët nga Shqipëria.

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Ladi

                                “Por nuk i shfarosi dot!”, shkruan Zheji. Kështu përralliste edhe qoftëlargu i Argjirosë. Po a e ka haberin Zheji se pas brezit të tretë, nuk egziston tek kurbetçinjtë ndjesia më e vogël për përkatësinë etnike? Do shembuj ky kërriç Zhej? A egziston këmbë shqipoje nga kurbetçinjtë e parë të Egjptit, Rumanisë, Bullgarisë, Turqisë, Amerikës? Di gjë ai për pasardhësit e Çajupit, Pashko Vasës, Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri? Që të na kënaqë të gjithëve, le t’i sjellë në emisionin e tij tek ABC-ja.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Arjani

                                  Shkrim i dobet i Artur Zhejit. Parashqevi Simaku eshte per shqiptaret si Edith Piaf per francezet, si Marinela per greket etj. Si do ta mesonte populli shqiptar gjendjen nese nuk shkeleshin disa rregulla e dilnin ato videot? Pasi dolen videot, kombi shqiptar ngriti doren dhe tha "Ndal", ky eshte femija im, e mbroj une. Kaq eshte, pjesa tjeter jane procedura, mekanizma oer te relaizu vullnetin e kombit. Qeveria ndau dje pensione speciale edhe per futbolliste bastaxhinj, per Simakun asgje. Eshte personalitet shume i madh i kenges shqipe se sa e mendojme ne, mos degjoni Frederik Ndocet (me largoi nga koncerti - mire ia ka bere). Pension special f. ndoci turp. Pjesa tjeter kerkon nje studim shkencor mbi rolin e rrjeteve sociale dhe medias ne reagimin sociopsikologjik te kombeve. Ky rast hap shume probleme dhe sa do te thuash do lesh jashte te tjera. Por edhe te thuash po bejne gabim qe e ndihmuan se donte te rrinte te treni eshte dashakeqe.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. k
                                    kirurg

                                    Unë kam frikë nga ato të tjerat që s'i kam parë akoma... Nuk mendoj se Parashqevia e ka harruar shqipen, ato ishin intervistat e para, ajo ishte e zhytur ne mjerim, në gjendje depresioni të thellë prej disa vitesh. Instinktivisht përgjigjej anglisht, kontaktet me shqiptarët i kishte larguar... Aq shumë i kishin bërë keq! Shikoji tani si reagojnë shumë nga ish kolegët e koleget, cmira, zilia, urrejtja u ka dalë sheshit. Do të ishin të lumtur që Parashqevia të kishte vdekur, si ajo kavajsja e Big-Brather-it dikur. Ndihen keq se atyre mileti nuk ia ka shprehur kështu dhimbsurinë, vlerësimin (e hiperbolizuar). Çfarëdo mëkati të kishte bërë, Parashqevia e ka shlyer me kaq vite vuajtje, deri në çekuilibër mendor, sipas meje, të pakurueshëm. Dhe mamave e babave, që u është tharë syri për fëmijët e tyre të ikur, që i kanë vuajtur në shpinë e në shpirt dhimbjet e emigrimit, u ngritën në mbrojtje të një bije të keqtrajtuar. Ku është krimi këtu?

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje