Nga Nikollë Lesi
Si sot 27 vite me parë, redaksia e gazetës më të madhe shqiptare, KOHA JONE u dogj, u mitralua dhe u shkatërrua nga forcat e errëta të pushtetit të asaj kohe. Diku mes orës 01.00-01.30 punonjës të Gardës së Republikës, oficerë dhe punonjës të SHIK-ut (Shërbimi Sekret Shqiptar) dhe shefa e punonjës policie të Tiranës morën pjesën në shkrumbimin e krejt redaksisë së gazetës. Që prej asaj dite, 3 mars 1997, nuk reshtëm se kërkuari drejtësi dhe vetëm pas 19 vitesh, pra në vitin 2016 Gjykata e Lartë e Shqipërisë vendosi përfundimisht se fajtor dhe autor për këtë ngjarje të paprecentë ishte pushteti i Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Pa përsëritur atë që dihet, por që për brezat e rinjë ka nevojë të ritheksohet se gazeta “KOHA JONE” ishte jo vetëm gazeta më e madhe në historinë e mediave shqiptare, por edhe gazeta që bëri epokë dhe mbeti në HISTORI. Ishte jo vetëm e para media e lirë, por dhe më kurajozja e krejt historisë së shtypit. Kushdo që mundohet të shfaqet si “profesorë” mediash apo si “intelektual” i madh kur thotë se KOHA JONE ishte gazetë lufte, i përgjigjem se ky “profesor” le të shkruajë në jetën e tij të paktën një shkrim kurajoz dhe me pas mund të flasë!
Për të qenë realist duhet të zbresësh në kontekstin e asaj kohe të mbrapshtë, të viteve 1991-1997, kur nuk kishte as internet, as media sociale, natyrisht as telefona celularë si sot. Asokohe gazetarët rendnin kudo për të gjetur faktet, ngjarje, etj për t’ia përcjellë publikut shqiptar, pasi nuk kishte as radio dhe as televizone private.
Kishte një pushtet represiv dhe një gazetë të madhe KOHA JONE. Natyrisht kishte edhe gazeta të tjera, por asnjëherë me impaktin e KOHA JONE. Gazetarët e KOHA JONE ishin kurajozë, idealist, të paepur për të vertetën; u rrahën, u burgosen, u futën në qelitë e drejtorisë së policisë së Tiranës, siç ndodhi në shkurt 1996 ku forcat speciale hynë në redaksi të veshur si në operacionet në Irak dhe arrestuan 33 gazetarë të gazetës.
KOHA JONE mbetet ikonë e shtypit të lirë shqiptarë, sado të mundohen gjuhënëperka apo servila-ndërtues pallatesh nga radhët e medias, që të mundohen të zbehin rolin e KOHA JONE ndër vitet e para të demokracisë. Natyrisht që ishim të gjithë të rinjë, nga mosha 20 deri në 30 vjeç, kur bëmë epokën e madhe të medias së lirë, kur nuk guxonte asnjëri të fliste apo të shkruante kundër të këqijave të pushtetit.
Kur ne shkruanim për lexuesit të vertetat e fshehura në skutat e pushtetit disa puthadorë mbanin fije të fshehta me pushtetin duke përfituar të mira material që sot lartësohen në kulla apo komplekse turistike. Pse nuk e dinim ne vlerën e lekut apo dollarit (se euro nuk kishte atëkohë)?! Pse nuk dinim edhe ne ta dridhnim dhe në këmbim të përfitonim të mirat që sjellë bashkëpunimi me pushtetin?! Por nuk pranuam dhe nga kurajo jonë pushteti na përndoqi dhe na dogji.
Po si qenka gazetari lufte ajo kohë, kur vetë pushteti prodhonte dhunë dhe raprezalje ndaj gazetarëve dhe popullit opozitar?!
Po ç’të bënte KOHA JONE në ato vite kur pushteti na rrethonte me polici e shikas si në vendet e Amerikës Latine?! Të përuleshim? Të puthnim dorën e pushtetit? Apo të qëndronim në këmbë dhe në gazetë duke shkruar fort të vertetën?
Po pse gazetari lufte kanë bërë Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Edi Rama, Moikom Zeqo, Bujar Xhaferi, Frrok Çupi, Sabri Godo, Vath Koreshi, Teodor Keko, Preç Zogaj, Neritan Ceka, Azem Hajdari, Agim Isaku, Rudolf Marku, Arben Imami, Kiço Blushi e një mori intelektualësh që botonin në KOHA JONE?!
Ato ishin shkrime lapidare në median shqiptare, ato thonin të vertetën dhe ndaj i digjte pushtetit të kohës që e dogji redaksinë e gazetës KOHA JONE. Me këtë rast nuk mund të rrija pa i kthyer përgjigje një ish-kolegu që ndyn punën dhe shkrimet e tija të asaj kohe, vetëm se ka patur interesa me pushtetet e kohës se pas kohës së Saliut të I-rë!
KOHA JONE sado të mundet ndonjeri ta sulmojë, ajo mbetet momument që nuk tjetërsohet dhe as nuk rrëzohet, sado të flasin lart e poshtë tani kur është kohë digjitale dhe çdo njeri mund të bëjë në shtëpi “gazetën” e tij, pa u lodhur por veçse duke bërë copy paste shkrimeve të mediave serioze tradicionale.
Si mund të harrohet ajo kohë që të ishe gazetar në KOHA JONE duhej kurajo e madhe, sepse mund të arrestoheshe apo edhe të të vrisnin, siç dhunuan në orët e para të datës 3 mars 1997, gazetarin Zamir Dule? Shikoni se kush janë sot analistët dhe drejtuesit kryesorë të krejt mediave kryesore e serioze shqiptare. Mbi 90 përqind e tyre kanë dalë nga KOHA JONE.
Ndaj sot me 3 mars 2024 përulem me respekt ndaj të gjithë gazetarëve dhe punonjësve që punuan në KOHA JONE që nga viti 1991 e deri më sot, por veçanërisht ndaj emrave që bënë historinë e shtypit të lirë ndër vitet 1992-1997 si Frrok Çupi, Aleksandër Frangaj, Martin Leka, Edi Rama, Teodor Keko, Ben Blushi, Armand Shkullaku, Andi Bushati, Andi Bejtja, Sokol Balla, Arian Çani, Blendi Fevziu, Lorenc Vangjeli, Skënder Minxhozi, Mimoza Dervishi, Sokol Balla, Aleksandër Çipa, Emin Barçi, Arban Hasani, Enton Abilekaj, Ilir Babaramo, Henri Çili, Gent Shkullaku, Vladimir Prela, Alfred Peza, Gavrosh Levonja, Adriatik Dosti, Fatmir Mneri, Vehab Kaba, Aurel Simoni, Altin Hazizaj, Arta Marku, Rudina Xhunga, Jonila Godole, Anila Basha, Ilir Gjoni, Ermira Mallollit, Suad Barbullushi, Xhovani Shyti, Zenepe Luka, Feliks Bilani, Plator Nesturi e shumë të tjerëve.
Por edhe stafit të mrekullueshëm të menaxhimit si Dritan Kaba, Ylli Dylgjerit, Agim Xhafka, Milto Baka dhe Enkela Dudushi. Apo edhe Nerit, Fluturës, Suelës, Besnikut, Ortencës, që zbardhnin dhe faqosnin shkrimet.
O nikoll përse nuk e thua troç që ta shkatërrojë e dogji direkt dora e sali cjapit plak matuf serbo ruse.
Nikoll Lehesi, nje njeri pa kulture dhe, sidomos, pa kurrfare karakteri. Keta lloj njerezish, per para shkerdhejne edhe familjet e tyre. Njerez pa parime, pa ideale dhe pa kurrfare burrerie.
Dhe çfarë i gjeti ata që të dogjën gazetën?!!!!!ti vazhdove ti Lëpushë bythën persekutorit ose djegësit komunist Sali si të gjithë të persekutuarit e tjerë të persekutuar nga sadistët e tipit Mehdi Bushati e co që marin leksione demokracie nga i biri sadistit,ku janë sot gjith ata gazetarë që përmend ti,janë kthyer në bythlëpirsa të atij që ju dogji gazetën
Paturpesia merre dimension te pafundem,tek ky katundar lezhjan,qe dikur ju kundervu me suiten e tij Saliut te shpelles,por mbas djegies se godines te gazetes, ´´gazetaret heronj´´si lesi,frangaj,mbasi doli nga burgu,leka etj,jo vetem qe e harruan djegien e gazetes,por u ben puthadore dhe kaluan ne sherbimin e Sali shpelles,natyrshem duke perfituar dhe favore te medha materiale.
Shpejt u kujtove per djegien e gazetes tende nga Sali nongrata o Nikoll Leshi ! Nuk eshte vetem djegia e saj qe i vuri vulen,por kjo filloi me gjobat qe ju vinte qeveria e atehereshme medemek "demokratike",presionet e perditeshme dhe ndalimet e rrahjet e gazetareve,vazhdoi me arestimin e kryeredaktorit Aleksander Frangaj dhe zv/,kryeredaktorit Martin Leka,deri sa perfundoi me djegien e gazetes dhe mbylljen e saj.Ka edhe nje dicka tjeter shume me te rende se keto per ty personalisht.Diku nga mesi i vitit 1995, ty te vune tritol ne shtepine tende ne Lezhe,ku banote gruaja jote me dy femijet e vegjel dhe prinderit e tu te moshuar.Per kete ti Nikoll akuzove ne ate kohe direkt Sali Berishen si frymezues te ketij akti,bile vure nje shperblim prej 100 mije dollaresh per ate qe do te jepte informacion.Nje shume kjo e jashtezakonshme ne ate kohe,duke llogaritur qe rroga mesatare ne ate kohe ishte 50 dollare.Me gjithe keto krime te bera nga ky kriminel ndaj teje personalisht,pa llogaritur ato qe beri ndaj vendit dhe popullit,zotrote i lepive te gjitha dhe pa piken e turpit u bashkove me te ne zgjedhjet e 2005,2009 bile edhe te 2013,megjithese ky perbindesh i kishte shtuar krimet me Gerdecin dhe 21 janarin.Shko pirdhu dhe mos na caj trapin,se je i pa besueshem !
Shkrim dinjitoz që tregon për një të vërtetë të hidhur dhe shumë të fllliqur të PD-së. Për të mos njollosur tërë anëtarët e kësaj partie, për hir të së vërtetës, ai kanibalizëm ndaj shtypit u urdhërua e drejtua nga doktor Sali Ram Berisha. Kam ndjerë dhëmbje në zemër kur të nersërmen e asaj dite, vajta e pashë se si ishte përzhitur Koha Jonë. Petro Dhimitri.
Niko Lehsi ke harruar pa permendur Sali Berishen dhe mostren Bashkim Gazideden,kryegestapon Berishjane !
Sa vlerë ka të rkujtosh 3 marsin tënd kur ti vetë I vure kapak asaj pune, inhorove ata njerëz që u torturuan e keqtrajuan dhe vajte prapë mbrapa e I mbajte qirinjtë Berishës sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Ti je një vemje e pështirë që na turpëron të gjithëve të të konsiderojmë shqiptarë. Edhe qentë Lehiin fjalët e tua më mirë se sa ty.