Aftësia për shlyerjen e borxhit publik: Shqipëria e fundit në rajon

3 Mars 2024, 09:50Blog TEMA

Aftësia për shlyerjen e borxhit publik: Shqipëria e fundit

Nga Eduard Zaloshnja

Treguesi që përdoret gjerësisht për matjen e barrës së borxhit publik në ekonominë e një vendi është raporti i borxhit ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).  Është një tregues që përmendet shpesh në literaturën ekonomike e në media, dhe që kuptohet lehtësisht nga publiku në përgjithësi. Në fund të vitit 2023, ky tregues i borxhit publik në Shqipëri zbriti në nivelin 59.8% të PBB-së (sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Ministria e Financave).

Sidoqoftë, në literaturën e finacave publike përdoret edhe një tregues tjetër më domethënës financiarisht – raporti i borxhit publik ndaj të ardhurave vjetore të buxhetit. Rezultati i këtij pjestimi na tregon se sa vite duhen për ta shlyer plotësisht borxhin publik, nëse të gjitha të ardhurat buxhetore përdoren VETËM për këtë qëllim (e jo për qëllime të tjera normale, si pagat, pensionet, invetimet etj.). Me fjalë të tjera, ky tregues shërben për të matur aftësinë maksimale për shlyerjen e borxhit publik të një vendi.

Aktualisht ky tregues është në nivelin 2.1 për Shqipërinë. Që ndryshe do të thotë se na duhen 2.1 vjet për ta shlyer plotësisht borxhin publik, nëse të gjitha të ardhurat buxhetore përdoren VETËM për këtë qëllim.

Ky tregues i yni është më i larti ndër vendet e Ballkanit Jugperëndimor (shihni grafikun më poshtë). Gjë që tregon se në rajonin tonë, Shqipëria ka aftësinë më të vogël për shlyerjen e borxhit publik. Kurse Bosnja, Kosova dhe Maqedonia kanë aftësinë më të madhe për shlyerjen e borxhit të tyre publik.

Aftësia për shlyerjen e borxhit publik: Shqipëria e fundit

2 Komente

  1. D
    Diabetiku

    Nuk jam financier por neser borxhi public eshte 58%i pbb do te thote qe 58% te te gjitha te ardhurave vjetore I kemi borxhi qe me len te kuptoj qe neser perdorim te gjitha te ardhurat vjetore per te paguar borxhin do duheshin 7/8 muaj

    1. I
      Istor Jani

      Nuk jam ekonomist. Artikulli nuk tregon se ku ndodhet Shqiperia ne krahasim me rajonin sipas treguesit te pare (BP/PBB = 59.8). Po qe se nuk eshte prape e fundit ne rajon, atehere te dy treguesit tregojne se Shqiperia ka probleme me te ardhurat per Prodhimin e Brendshem Bruto - pra ka rrjedhje fiskale. Me masat e metejshme qe do mirren si zvogelimi i peshes se pagesave me para ne dore - rritja e pagesave permes bankave, te ardhurat per njesi te PBB do rriten dhe se shpejti mund te mos jemi te fundit ne rajon edhe per treguesin e dyte. Mund te perdoret tendenca e rritjes se te ardhurave ne keto vitet e fundit per te parashikuar si do jene ato ne 2024-25. Do kemi kenaqesine te lexojme parashikimet e zotit Zaloshnja per vitet e ardhshme.

      Lini një Përgjigje