Peticioni: Një veprim kolektiv autonom në sferën publike! Kush u shqetësua prej tij dhe pse

29 Shkurt 2024, 21:20Blog TEMA
Peticioni: Një veprim kolektiv autonom në sferën publike! Kush u

Nga Fatos Tarifa

Peticioni dhe synimi i tij

Një peticion drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, ministrisë së Arsimit dhe AMA-s, i publikuar dy javë më parë, u bë—përtej çdo parashikimi—një lajm kryesor thuajse në të gjitha mediet e vendit. Rrallë herë ka ndodhur që një tekst të ketë provokuar kaq shumë reagime—mbështetje publike, qëndrim hezitues, por edhe reaksion—për një çështje që nuk lidhet drejtpërsëdrejti me problemet ekonomike, sociale e politike të jetë së përditshme.

Unë u njoha me përmbajtjen e atij peticioni kur ishte ende një projekt, disa muaj më parë. Pa asnjë hezitim, e mbështeta idenë dhe, në vija të përgjithshme, përmbajtjen e tij, duke bërë edhe ndonjë sugjerim që mendoja—siç mendoj edhe sot—se do i shërbenin përmirësimit të përmbajtjes dhe qëllimit të tij. Njëlloj siç vepruan autorët e atij dokumenti, njerëz të respektuar të shkencës e të kulturës, ua dërgova tekstin e tij një numri miqsh e kolegësh, shumë prej të cilëve reaguan pozitivisht, duke shënuar emrat e tyre në mbështetje të tij.

Publikimi i atij peticioni u vonua për më shumë se tre muaj, ndërkohë që disa projektligje, që ndikojnë drejtpërsëdrejti në jetën dhe në mirëqenien e gjithësecilit prej nesh, miratohen në kuvend në pak javë, ose brenda pak ditëve.

Duke kaluar nëpër disa duar, teksti original i peticionit u redaktua disa herë për të ardhur në formën që u publikua më 19 shkurt. Ai u mbështet nga një numër i madh njerëzish, kryesisht të sferës akademike, intelektualë nga fusha të ndryshme të krijimtarisë letrare e artistike, personalitete publike dhe qytetarë të angazhuar.

Një sqarim për lexuesit: Emërtimin kolektiv atij grupi intelektualësh si “elita intelektuale” e vendit ia dhanë shtypi dhe gazetarët e televizioneve tona, askush nga ne që e mbështetëm atë. Fjala “elitë”, në shoqërinë tonë, është ndoshta më e abuzuara dhe më e shpërdoruara. Të paktë janë ata që e dinë përmbajtjen e vërtetë të saj.

Pavarësisht çdo gjëje që është thënë për këtë peticion deri më sot, unë mendoj se mbështetja masive për të është një shembull i veprimit kolektiv autonom në sferën publike, çka përbën thelbin e asaj që zakonisht e quajmë shoqëri civile.

A mund të kishte qenë përmbajtja e atij peticioni më e mirë dhe më mirë e argumentuar? Pa asnjë dyshim që po.

A mund t’i kishte paraprirë atij peticioni—dhe a do të kish qenë paraprakisht i dobishëm—një debat më i gjerë intelektual i kualifikuar, në të cilin të angazhoheshin jo vetëm gjuhëtarë e historianë, por edhe arkeologë, sociologë, antropologë, etnografë, gjeografë socialë, shkrimtarë e përkthyes të njohur, studiues të kulturës, të artit, të fesë? Pa asnjë dyshim që po.

Por, shumë gjëra që bëjmë në jetë janë shoqërisht të dobishme edhe nëse nuk arrijmë t’i bëjmë në mënyrë të përkryer. Po kështu, shumë kauza të mëdha kanë gjetur përkrahje të gjerë shoqërore dhe kanë triumfuar edhe nëse qëllimi i tyre nuk ka qenë gjithnjë njëlloj i qartë për këdo. Me këtë dua të them se, pavarërisht papërsosmërisë së atij dokumenti, unë përsëri do e mbështesja atë sot njëlloj siç bëra rreth katër muaj më parë. Pa asnjë mëdyshje.

Reagime të të gjitha llojeve

Për shkak se emri im është renditur nga hartuesit e peticionit ndër të parët në listën e atyre që e kanë mbështetur atë, gjatë këtyre dy javëve kam marrë shumë telefonata e mesazhe nga miq e dashamirës shqiptarë, me banim në Shqipëri ose jashtë vendit, që e përgëzojnë nismën e ndërmarrë dhe shprehin mbështetjen e tyre për përmbajtjen e atij dokumenti.

Në vija të përgjithshme, thuajse të gjithë shpehin të njëjtin shqetësim: “Mjaft më me këta sharlatanë! Ka ardhur koha t’u tregohet vendi!”. Madje, kanë qenë e vazhdojnë të jenë me dhjetra ata që kërkojnë të dinë se si mund ta shtojnë emrin e tyre në mbështetje të atij peticioni, diçka që, pas publikimit të tij, nuk është më e mundur.

Për habinë time, përmes një postimi në Facebook, një koleg i imi e mohoi të kishte dijeni për atë peticion dhe ta kishte nënshkruar atë, ndërkohë që, tre muaj më parë, ai vetë më kishte shkruar këto fjalë:  “Përgëzime për nismën” dhe “me kënaqësi” (fjalët e tij) kishte pranuar që t’i shënohej emri si një ndër mbështetësit e atij dokumenti.

Më i çuditshëm është rasti i një zonjusheje, e cila, nga jashtë vendit, shprehte habi se si ishte përfshirë emri i saj në listën e mbështetësve të peticionit dhe si mund të hiqej ai nga ajo listë. Pyetja e saj, nuk e di pse, më drejtohej mua në Linkedin dhe përgjigjja ime ishte e thjeshtë: “Nëse ju nuk keni dijeni për këtë dokument, zonjushë e nderuar, dhe nuk keni dhënë mbështetjen tuaj për të, mos u shqetësoni, ai emër nuk jeni ju; ndoshta është një tjetër person që ka të njëjtin emër dhe mbiemër si ju”. I thashë, madje se, në të kaluarën, kam pasur në Universitetin e Tiranës një studente me të njëjtin emër e mbiemër si të zonjushës në fjalë.

Një mllef primitiv

Sqarimet e mësipërme do të kishin qenë të panevojshme nëse kundër atij peticioni, nënshkruar nga disa figura shumë të njohura të shkencës e të kulturës shqiptare në kohën tonë, nuk do të qenë turrur menjëherë, me një mllef dhe me një egërsi primitive tribale, dy a tre nga ata individë që, edhe pse në peticion nuk përmenden me emër, u zbuluan se janë pikërisht ata, të cilëve u dogji përmbajtja e atij dokumenti publik dhe se janë pikërisht pikëpamjet dhe përpjekjet e tyre ato, të cilave ai tekst u referohet si “sharlatanizëm shkencor”.

Gjatë ditëve të fundit, këta individë i kemi parë kanë dalin në disa studio televizive duke sulmuar “sharlatanët e vërtetë”, neve, firmëtarëve të atij peticioni. Një përpjekje aspak inteligjente dhe e dështuar për të mbrojtur veten e tyre nga diskreditimi publik. Me pikëpamjet e tyre krejt të pabaza dhe shpesh herë aluçinante, këta tipa mund të lexohen e të besohen nga një kategori e caktuar njerëzish, por sa më shumë i ekspozohen publikut të gjerë me “teoritë” e tyre thelbësisht pseudoshkencore dhe etnocentrike, aq më të pabesueshëm e qesharakë bëhen në sytë e publikut të gjerë.

“Fakti që njerëz të tillë kanë mësyer studio e televizioneve dhe reagojnë në këtë, më shkruante këto ditë një miku im, edhe ai mbështetës i peticionit, “dëshmon se ua trazuam rehatinë, pasi deri më sot kanë bërë e kanë thënë ç’kanë dashur e si kanë dashur. Nuk mund të presim një efekt të menjëhershëm, por rëndësi ka që publiku është sensibilizuar si rrallë herë më parë”.

Kjo është ndoshta gjëja kryesore që u arrit përmes atij peticioni.

Thashë më sipër se reagimet më të shumta kanë qenë e janë pozitive, por nuk kanë munguar as reagimet negative, disa madje ndër më të habitshmet. Dikush e cilëson kërkesën e atij peticioni drejtuar AMA-s për të qenë e përgjegjshme në zbatimin e kërkesave të ligjit, që media t’i ofrojë publikut informacion të saktë e të besueshëm, si një “përpjekje për të asgjësuar lirinë e fjalës e të informacionit”.

Një tjetër thotë se mbështetësit e peticionit “e duan lirinë e mendimit e të fjalës vetëm për veten e tyre, por ua mohojnë këtë liri atyre që nuk mendojnë si ata”. Ka edhe ndonjë që e konsideron atë peticion si një thirrje për të rikthyer “censurën komuniste”, madje edhe “Inkuizicionin mesjetar”! Ky është niveli i diskursit publik te ne.

Vetë “të lënduarit” nga ai peticion, s’kanë lënë gjë pa thënë kundër nënshkruesve të tij, duke i rënë gjoksit si intelektualë “patriotë” dhe si të vetmit studiues “seriozë”, me merita e kontribute “origjinale” në fushën e studimeve albanologjike.

Ç’vlera promovojmë?!

Çuditërisht, në vend që të tregohen të vëmendshëm e të përgjegjshëm në studiot televizive të emisioneve që drejtojnë, disa moderatorë i ftojnë njerëz të tillë të flasin broçkulla e të thonë ç’të duan. Disa syresh madje në emër të debatit e të sqarimit të publikut përpiqen t’i ulin njerëz të tillë përballë me studiues seriozë në të njëjtat studio.

Më kanë ftuar edhe mua dy a tri herë, por kam refuzuar, sepse duke e pasur shkencën vokacionin tim të vërtetë, duke e mësuar atë në një prej universiteteve më të mirë të Amerikës dhe duke u marë me studime shkencore çdo ditë seriozisht, e kam konsideruar dhe e konsideroj nën dinjitetin tim të debatoj me njerëz, të cilët me shkencën nuk i lidh asgjë, madje e përçmojnë atë, duke injoruar çdo kriter rigoroz të kërkimit të vërtetë shkencor, një çështje për të cilën shkruaj më poshtë.

Ndërkohë nuk kam ngurruar asnjëherë të flas e të debatoj për çështje shoqërore e politike, ose për ngjarjet ndërkombëtare, për politikën e jashtme dhe çështje gjeopolitike sa herë ësht dashur dhe kam pasur përballë ekspertë të këtyre çështjeve, pavarësisht pikëpamjeve apo qendrimeve të tyre.

Unë nuk jam as gjuhëtar, as historian. Këto disiplina, sidoqoftë, bëjnë pjesë në familjen e madhe ekumenike—me kufij të hapur në shumë drejtime—të disiplinave humane e të shkencave sociale, ku bëjnë pjesë edhe disiplinat akademike në të cilat unë jam formuar—sociologjia, shkenca politike dhe filozofia. Por unë nuk pres—besoj po kështu edhe publiku i lexuar (nëse përdor këtë shprehje të Kantit)—që për rrënjët më të lashta të gjuhës shqipe dhe për etimologjinë e fjalëve të saj të mësoj nga një gjeolog, nga një agronom apo nga një mësues kimie i një shkolle të mesme.

Po kështu, unë nuk pres—besoj as publiku i lexuar—që “të vërtetën” mbi historinë e Shqipërisë dhe mbi prejardhjen gjenetike apo etnike të shqiptarëve ta mësoj nga njerëz që i thonë vetes “historianë” vetëm sepse kanë një diplomë universitare në këtë disiplinë.

Edhe nëse kanë shkruar e botuar një apo disa libra, kjo nuk i bën njerëz të tillë historianë. Nëse ka nga ata që pretendojnë se librat e tyre thonë “të vetmen të vërtetë” mbi shqiptarët në Ballkan, aq më keq për ta.

E para, e vërteta nuk ka karekter kombëtar. Për historinë e shqiptarëve e të gjuhës shqipe nuk mund të jetë e vertetë vetëm ajo çfarë thonë—“me shumë zell, por pa shumë inteligjencë”, siç do të shprehej Shekspiri—këta “historianë patriotë”, që shqiptarët i shpallin popullin më të vjetër  thuajse në të gjithë bregdetin verior e lindor të Mesdheut dhe shqipen “gjuhën mëmë” të të gjitha gjuhëve indo-eurpioane.

Nëse do të pranonim “të vërtetën kombëtare” të historianëve tanë “patriotë”, nuk do të mund të përgënjeshtronim dot “të vërtetat kombëtare” të nacionalistëve grekë apo serbë mbi historinë e tyre, të gjuhës e të kulturaës të tyre.

E dyta, sot kushdo mund të botojë, me shpenzimet e veta, çdo gjë, pa iu nënshtruar asnjë procesi vlerësimi akademik ose letrar rigoroz—libra me subjekt historik, fjalorë të gjuhës shqipe, monografi të çdo lloji, romane e poezi pa asnjë vlerë.

E treta—dhe më e rëndësishmja—puna kërkimore e historianit është një sipërmarrje shumë e vështirë. Ajo kërkon një formim solid në filozofinë e historisë, siç e kuptonin atë Hegeli (si një reflektim filozofik mbi historinë, jo vetëm të një vendi apo të një periudhe historike, por të historisë së njerëzimit në të gjitha përmasat hapësinore e temporale të saj), dhe Kanti, i cili studimin e historisë e shihte të lidhur me teorinë politike, që interesohet për ato forca që ndikojnë dhe përcaktojnë zhvillimin historik të shoqërisë.

E katërta, studimi i historisë kërkon domosdo njohjen e më shumë se një gjuhe—dhe, për ata që kërkimet e tyre historike i shtrijnë në periudhën e lashtësisë apo në Mesjetë, edhe njohjen shumë mirë të greqishtes së vjetër e të latinishtes.

E pesta, studimi i historisë (sidomos i periudhave mijëra apo qindra vite më parë), edhe kur bëhet fjalë për një vend të vetëm, nënkupton një punë kërkimore shumë të vështirë dhe kërkon domosdo një kohë të gjatë. Unë di, për shembull, që miku dhe kolegu im i nderuar, Prof. Pëllumb Xhufit, për të shkruar veprën e tij madhore Arbërit e Jugut, i është dashur të qëmtojë për shumë vite me radhë në arkivat e Venedikut, të shqyrtojë dokumente tërësisht të panjohur të arkivave të Spanjës e të Napolit dhe ai studim i ka marrë mbi dhjetë vite kohë. E tillë është shkenca që studion historinë. Studentëve doktorantë në universitetet amerikanë që fushë studimi kanë historinë, hartimi i disertacionit u merr, mesatarisht, 9 deri 11 vite punë studimore intensive. Te ne, per dy ose tre vite, kushdo mund të bëhet doktor shkencash në këtë fushë!

Ç’mund të presësh nga ndonjë “historian” shqiptar që, në po aq kohë (mbi 15 vite) sa i është dashur Gibbon-it të shkruante veprën e tij Historia e dobësimit dhe e rënies së Perandorisë Romake (The History of the Decline and Fall of the Roman Empire), ka botuar mbi 15 libra që “shpjegojnë përfundimisht” një histori tremijë-vjeçare, nga Lufta e Trojës (që historiani ynë e quan, qysh në titull të librit, një “luftë pellazgo-ilire”), deri te pavarësia e  Shqipërisë dhe rivaliteti mes Austro-Hungarisë dhe Italisë në Shqipëri gjatë Luftës së Parë Botërore?!

Kush mund ta marrë seriozisht një historian të tillë, që në 15 vite ka botuar më shumë libra se sa librat që kanë shkruar dy prej historianëve më të shquar të të gjitha kohëve, Edward Gibbon dhe Alexis de Tocqueeville, të marrë së bashku?!

Këta janë ai soj “gjuhëtarësh” e “historianësh” që janë alarmuar nga shqetësimet që ngrihen në peticion.

Publiku dhe shkenca e rreme

Në esenë e tij të njohur “Të ndash shkencën nga pseudoshkenca” (Demarcating Science from Pseudoscience), filozofi i njohur Mario Byrge flet për dy kategori, që ai i quan “fusha besimi” (belief fields) dhe fusha kërkimi” (research fields), për të dalluar pseudoshkencën nga shkenca. E para është kryesisht personale dhe subjektive, e dyta ka të bëjë me përdorimin sistematik të një metode kërkimi.

“Pellazgologët” tanë sorollatem në fushën e besimit. Ata, nëse përdor një metaforë nga Francis Bacon, u ngjajnë merimangave, që e tjerrin rrjetën e tyre nga vetvetja.

Fatkeqësisht, pseudogjuhëtarë dhe pseudohistorianë etnocentristë e nacionalistë (ky term u shkon më mirë për shtat se sa cilësimi patriotë), si këta që janë shqetësuar e rebeluar për shkak të kritikave ndaj tyre, nuk është se s’kanë lexues dhe njerëz që u besojnë “teorive” të tyre. Por, a duhet të shqetësohemi për këtë fakt?

Historia dëshmon se, në çdo kohë dhe në çdo vend, ka pasur shumë njerëz që kanë besuar në gjërat më absurde. Revista amerikane Journal of College Science Teaching pohonte pak kohë më parë se “besimet pseudoshkencore janë mjaft të përhapura në kulturën tonë [amerikane], madje edhe në radhët e mësuesve të shkencave në shkollat publike dhe të redaktorëve të gazetave; ato lidhen ngushtë me analfabetizmin shkencor”.

Por, nëse joshja pas ideve absurde dhe numri i njerëzve që besojnë në to do të ishin tregues të dijes, atëherë do të duhej të konsideronim dije edhe përrallat e legjendat me demonë e me kuçedra, me ëngjëj dhe djaj, me ferr dhe parajsë.

Shkencëtarët, nga ana tjetër, janë skeptikë edhe ndaj teorive të tyre më të mira. Teoria e Njutonit, fjala vjen, është ndër teoritë më të fuqishme që shkenca ka prodhuar deri më sot, por vetë Njutoni nuk besoi kurrë se trupat tërheqin njëri-tjetrin në distancë. Sado e thellë dhe gjerësisht e përhapur të jetë bindja në një ide të caktuar, kjo nuk e bën atë ide shkencore.

Tipare dallues esencialë të shkencës janë relativizmi dhe skepticizmi edhe ndaj teorive që kemi më shumë për zemër. Siç ka argumentuar fizikanti i njohur dhe filozofi i shkencës Philipp Frank, në librin e tij Relativiteti: Një e vërtetë më e pasur (Relativity: A Richer Truth), “i ashtuquajturi ‘relativizëm’ është një metodë, e cila ka qenë esenciale për progresin e dijes shkencore. Kudo ku është bërë beteja e vërtetë për progresin e njohjes, kjo betejë është zhvilluar e udhëhequr nga doktrina mbi ‘relativitetin e së vërtetës’”.

Në fakt, besimi i verbër në një teori, qoftë kjo edhe shkencore, por, aq më tepër, në një teori të paprovuar shkencërisht, argumenton një filozof tjetër i njohur i shkencës, Imre Lakatos, “nuk është një virtyt intelektual, por një krim intelektual”. Sipas tij, “një pohim mund të jetë pseudoshkencor edhe nëse është shumë ‘i mundshëm’ dhe të gjithë besojnë në të, ashtu siç një tjetër pohim, ose një teori, mund të jenë shkecërisht të vlefshme edhe nëse askush nuk beson në to”. Madje, argumenton Lakatos, “një teori mund të ketë një vlerë shkencore të jashtëzakonshme, edhe nëse askush nuk e kupton atë e jo më ta besojë.

Një rast për të ardhur keq

Ka edhe intelektualë, të cilët nuk bëjnë pjesë në radhët e “sharlatanëve”, por që gjithashtu janë shqetësuar nga ai peticion. Ndonjë prej tyre mendon se përmbajtja e peticionit bie ndesh me parimet e demokracisë, pasi kërkon kufizimin e së drejtës dhe të lirisë së shprehjes së opinioneve të ndryshëm.

Në fakt, demokracia mbështetet në mendimin racional kritik, jo në pranimin verbërisht të ideve apo të vendimeve që merren. Demokracia kërkon qytetarë racionalë, jo njerëz që përtojnë të vënë në punë arsyen, qytetarë që janë skeptikë dhe kërkojnë shpjegime, jo qytetarë që besojnë çdo ide që u serviret dhe ndjekin verbërisht këdo që u thotë atë çka ata mund të pëlqejnë të dëgjojë.

Disa të tjerë duket se janë shqetësuar nga ai peticion pasi kërkesa për objektivitet dhe rigorozitet shkencor është për ta një pengesë për promovimin e tyre në karrierën akademike. Sa më pak kërkesa për studime origjinale, objektive e rigoroze, aq më e lehtë është për ta marrja e një grade, ose e një titulli akademik dhe aq më i sigurt statusi i tyre profesional.

Dëgjoja këto ditë një pedagog të filozofisë, i cili mban titullin “profesor i asociuar”, që shprehej në një mënyrë krejt të përçartë, siç e citoj më poshtë: “Në shkencë mendimi oponent nuk është frengji lufte, ku palët asgjësojnë njëra-tjetrën, pasi shkenca është agora e argumentit, e dialogut, e ndërdisiplinaritetit. Dhe kur ajo merr përsipër të debatojë mbi çështje të identitetit kombëtar, ajo priret nga konsiderimi real i peshës së kombit për dhjetra gjenerata kontributorësh për t’u vlersuar, si dhe nga etika e të qënit agorë e shkencës dhe e akademizmit. Ndërdisiplinariteti është standard detyrues për çdo kërkim e zhvillim në shkencë në këtë botë me ndërvarësi të shumëfishta. Kjo [vlen] edhe për ne shqiptarët”.

Mundej edha ta kisha injoruar këtë eulogji të inflamuar për shkencën, por e përmend këtu për tri arsye: së pari, pedagogu në fjalë ngatërron debatin e njëmendtë shkencor me debatet shterpë mbi shkencën dhe kërkimin që bëhen nga individë që s’i lidh asgjë me shkencën.

Së dyti, ai ngatërron debatin për çështje shkencore, që kërkon një kualifikim dhe ekspertizë të caktuar, me debatin për çështje publike. Përmendja prej tij e agorës është një provë e qartë e këtij konfuzioni.

Më shumë se tri dekada më parë i kam dhënë këtij pedagogu, kur ishte student, leksione mbi filozofinë e lashtë greke dhe ai duhej ta dinte se, në qytetet-shtet të Greqisë së Lashtë, agora, kuptimi i së cilës në greqishten e asaj kohe ishte “treg”—nëse ndonjë “pellazgolog” nga tanët nuk e nxjerr edhe kuptimin e  kësaj fjale nga shqipja—agora, pra, ishte sheshi qendror i qytetit, ku mblidhej asambleja e qytetarëve të lirë për të debatuar mbi çështje publike.

Agora e lashtë ishte jo vetëm qendra e jetës politike, por edhe qendra e jetës artistike, tregtare, sociale e shpirtërore të qytetit. Në agora nuk debatohej për shkencën apo për filozofinë, që aso kohe ishin një, por për çështje të qytetit e të qytetarëve. Çështjet filozofike mësoheshin e debatoheshin në Akademinë që themeloi Platoni, në Liceun e Aristotelit, në kopshtin e Epikurit, në Stoan e stoikëve, apo në radhët e skeptikëve, të cinikëve e të sofistëve, jo në shesh e në rrugë dhe jo nga kushdo.

Përfytyroni për një çast sikur debati mbi origjinën e kombit e të gjuhës shqipe të bëhej sot në sheshet e qyteteve tona, siç në mënyrë metaforike sugjeron ky pedagog, dhe jo mes njerëzve që e ushtrojnë shkencën si profesion.

Dy mijë e pesëqind vite më parë, Sokrati, siç na thotë Platoni në dialogjet e tij Gorgias, shprehej se, “kur qytetarët mblidhen për të zgjedhur njerëzit që do të kujdesen për shëndetin e tyre, ndërtuesit e anijeve, ose ata që do të kryejnë çdo profesion tjetër, ata, sigurisht, nuk kërkojnë këshilla nga oratorët. Në zgjedhjen e cilitdo që do të kryejë këta funksione ata, pa dyshim, do të marrin mendimin e ekspertëve më të mirë”.

Pedagogu në fjalë bën edhe një gabim tjetër, kur krejt pa vend e lidh agorën e lashtë me ndërdisiplinaritetin, që është një koncept modern dhe një praktikë kërkimore moderne në shkencë.

Një çështje parimore

Nuk do ta kisha çelur këtë parantezë nëse bëhej fjalë vetëm për disa gjuhëtarë dhe historianë “pellazgologë”, ose vetëm për një rast të izoluar, si ky i pedadogut në fjalë, që debatin shkencor kërkon të shndërrojë në një debat popullor dhe, ndoshta, zgjidhjet e çështjeve të ndërlikuara shkencore t’i gjejë me referendum.

Çështja, në fakt, është fare e thjeshtë. Dhe është një çështje parimore, që lidhet me shkencën e vërtetë, jo një çështje personale. Një çështje që ka të bëjë me metodën e njohjes shkencore dhe me rëndësinë e kësaj sipërmarrjeje të madhe kolektive që e quajmë shkencë.

Arsyeja pse unë refuzoj të debatoj me “dijetarë” si këta që janë lënduar nga ai peticion është fare e thjeshtë: Unë besoj tek arsyeja, pra jam një racionalist; nuk besoj te fantazitë, nuk jam një fantazist. Unë mbështetem te mendimi kritik dhe, ashtu si Bertrand Russell, besoj se mendimi kritik nënkupton edhe vetë reflektimin kritik ndaj çdo gjëje që merret si mendim kritik.

Çështja, pra, nuk ka të bëjë me individë të veçantë, por me të vërtetën si një përpjekje e vazhdueshme e shkencës që kurrë s’njeh fund. Dhe këtu kam parasysh edhe shkencat shoqërore apo disiplinat humane, si gjuhësinë dhe historinë. Edhe pse dija që ofrojnë këto disiplina, siç vinte në dukje Robert K. Merton, nuk është një dije nomotetike, si ajo që ofrojnë shkencat natyrore, por një dije ideografike, përsa i përket logjistikës së argumentimit teorik studimet në këto fusha janë e duhet të jenë po aq rigoroze sa edhe ato në shkencat natyrore.

Unë nuk e shoh shkencën si një “monument” të së Vërtetës së zbuluar një herë e përgjthmonë, por si një përpjekje të vazhdueshme, tek e cila mbështetemi për të zbuluar të vërtetën. Shkenca vë në dyshim çdo pretendim për dije të vërteta. Për më tepër, siç vinte në dukje Carl Sagan, “Shkenca është larg së qëni një instrument i përsosur njohjeje; shkenca thjesht është instrumenti më i mirë që kemi në dispozicion”. Në këtë kuptim, shkenca ngjason me demokracinë, e cila, në fjalët e famshme të kryeministrit Churchill, është forma më pak e keqe e qeverisjes nga të gjitha format e tjera që janë provuar deri më sot.

Marrëzi pa fund. Me kë të debatosh?

Edhe më parë kam shprehur habinë time për shumë marrëzi të botuara në shtypin shqiptar, ose që qarkullojnë në rrjetet sociale, që sot kanë një përhapje dhe një ndikim të gjerë. I përsëris më poshtë disa prej tyre për ata që mund të mos i keni vënë re, veç kujdes! Përgadituni për çka do lexoni:

“Në Romën e lashtë flitej shqip. Gjermanishtja mund të kuptohet përmes shqipes, në mos edhe ka rrjedhur prej saj. Në Francë është folur shqip. Greqishtja është bijë e shqipes. Shqipja është çelësi i të gjitha gjuhëve indo-europiane. Edhe Thoti, një prej perëndive të Egjiptit të lashtë dhe vetë egjyptianët kanë folur shqip. Hebrejtë e zanafillës flisnin shqip; pellazgët po se po. Edhe sumerët dhe aztekët e Meksikës flisnin shqip. Krishti vetë ishte shqiptar; shqiptar ishte edhe Zeusi. Shqipja është folur që në fillimet e njerëzimit; ajo është gjuha e parë, mëma e të gjitha gjuhëve. Gjuha shqipe është gjuha e natyrës dhe vetë natyra ka folur e flet shqip qysh nga fillimi”.

Nëse ka ndonjë që nuk beson se natyra ka folur shqip qysh nga krijimi i saj dhe vahdon edhe sot të flasë gjuhën tonë, ja provat që j’u ofron një tjetër “pellazgolog”:

“Fjala nucleus vjen nga shqipja nuk leu, nuk lindi, por dikush e solli atë pikëz drite, nga e cila nisi të lindë universi që njohim sot.

Fjala atom, origjinën e së cilës gabimisht ia veshim greqishtes së vjetër, vjen nga shqipja: at-om, at-babë, om am em-nanë, sipas dialekteve që e kanë riprodhuar këtë fjalë në vazhdimësi.

Big-Bang vjen nga buuuuummmm-buu-ummmmm, zhurma e plasjes, që vazhdon akoma edhe sot të udhëtojë në pafundësi duke humbur në hapësirë, pa u shuar asnjëherë, pra është zhurma e universit.

Chaos (kaos), ka-os nga-ku vjen nga mjegulla dhe tymi që u krijuan pas shpërthimit, kur nuk kishte kthjelltësi, por vetëm tym e mjegull me dendësi te madhe, e në këto raste themi ‘ku është?’”.

Dhe përfundimi: “shqipja është gjuha e parë që është folur nga njeriu; këtë gjuhë e kemi dhuratë nga Zoti, dhe e kemi ruajtur vetëm ne, PELLAZGO – ILIRËT – ARBËRORËT – SHQIPTARËT, ndërkohë që popujt e tjerë e kanë humbur”.

Dang! Me një “arësyetim” fare të thjeshtë—pa pasur nevojë për ndihmën e arkeologjisë e të antropologjisë fizike (biologjike) që studiojnë kulturat prehistorike, të etno-antropologjisë, të antropologjisë gjuhësore e asaj kulturore apo të gjuhësisë historike (diakronike)—provohen dy të vërteta të mëdha, që e lartësojnë dhe i bëjnë nder kombit tonë: (1) lashtësia dhe përjetësia e gjuhës shqipe dhe (2) vazhdimësia pellazgo-ilire-arbërore-shqiptare.

Janë një mori idesh fantazmagorike e haluçinante nga më të çmendurat, që disa, pa pikë droje, madje me një zell delirant, i thonë kudo që munden—në libra që i sponsorizojnë vetë, në artikuj që askush në redaksitë e disa gazetave (në krizë ekzistenciale) nuk i lexon para se t’i botojë, në intervista televizive, në portale dhe blogje të ndryshëm—kudo.

Edhe pse marrëzi të tilla janë të shumta e variojnë, njerëzit që thonë e besojnë ato kanë të përbashkët tri gjëra: (1) ata vetë e shkruajnë dhe e flasin keq gjuhën shqipe; (2) pikëpamjet e tyre janë shumë larg edhe asaj çka mund të quhej divulgim i shkencës dhe s’kanë asgjë të përbashkët as me “shkencën popullore”, apo me popullarizimin e dijes shkencore; (3) këta njerëz janë me njëri-tjetrin në një garë që tashmë ka mbaruar, pasi dikush prej tyre e ka gjetur, më në fund, origjinën më të lashtë të gjuhës sonë—shqipja ka lindur bashkë me njeriun, si gjuhë e humanitetit, si gjuha e parë e Homo sapiens-ëve.

A mundet që studiues seriozë dhe njerëz të arsyeshëm të ulen në një tryezë debati, për më tepër në një studio televizive, me “pellazgologë” dhe “albanologë” si këta që shpikin e mbrojnë gjëpora të tilla dhe nuk mbajnë asnjë përgjegjësi shkencore e shoqërore për ato çka shkruajnë e thonë? Dhe me të tjerë si këta, që thonë se në lashtësi, në tërë gadishullin që sot quhet Ballkan dhe jashtë tij, në lindje e në perëndim, nuk kanë ekzistuar popuj të tjerë veç pellazgëve dhe pasardhësve të tyre ilirë! Çfarë mund të debatosh me ta?! Dija e tyre është PSEUDOSHKENCË.

Unë nuk e marr të mirëqenë tezën e vazhdimësisë iliro-shqiptare, pra nuk mund të kisha besuar verbërisht në këtë supozim. Por argumentet dhe provat arkeologjike, gjuhësore e historike që kanë dhënë shumë studiues të shquar shqiptarë (Eqrem Çabej, Aleks Buda, Frano Prendi, Hasan Ceka, Selim Islami, Skënder Anamali etj.) dhe të huaj në favor të kësaj teze më bëjnë ta pranoj atë si një tezë mjaftueshmërisht të arsyeshme e të pranueshme.

Krahasuar me arritjet e studiuesve të sipërpërmendur, asgjë që thonë pseudoshkencëtarët për të cilët flitet në atë peticion nuk më duket se ka ndonjë bazë reale dhe, ipso facto, as edhe ndonjë meritë shkencore. Pikëkapmjet e tyre janë, sipas çdo standardi të pranuar universalisht në academe, pseudoshkencore.

Të ruhemi nga pseudoshkenca

Pseudoshkencë konsiderohet çdo pohim, dije, besim apo praktikë që pretendohet se është shkencore dhe mbështetet në fakte, por në fakte te të cilët nuk është arritur përmes një metode shkencore. Ato çka e karakterizojnë pseudoshkencën janë pretendime të ekzagjeruara e kontradiktore, që nuk i nënshtrohen gjyqit të arsyet, pra nuk mund të vihen në dyshim.

Pseudoshkenca nuk pranon asnjë shqyrtim të hipotezave të saj, asnjë vlerësim rigoroz të “të vërtetave” të saj nga ekspertë, asnjë ballafaqim me burime alternative të dhënash. Pseudoshkenca është një konspiracion kundër shkencës së vërtetë. Dallimi midis shkencës dhe pseudoshkencës ka implikime serioze shkencore, filozofike, shoqërore e politike. Por ky nuk është rasti të flasim për to.

“Në shkencë”, theksonte Carl Sagan, “nuk ka pyetje që janë të ndaluara të bëhen, pavarësisht se sa sensitive apo delikate janë ato, nuk ka të vërteta të shenjta. Kjo hapje ndaj ideve të reja, bashkë me shqyrtimin më rigoroz e më skeptik të të gjitha ideve, e ndajnë shapin nga sheqeri. Nuk ka rëndësi se sa i zgjuar je, sa i shquar apo i respektuar je. Ti duhet ta vërtetosh rastin tënd përballë kritikave skrupuloze të ekspertëve”.

Me pak fjalë, tri janë ata kritere dhe standarde shkencorë, respektimi apo refuzimi i të cilëve e dallojnë shkencën nga pseudoshkenca, edhe nga kjo që i servirin publikut shqiptar të lënduarit nga peticioni ynë.

Së pari, metoda shkencore. Ekzistojnë disa parime bazë, respektimi i të cilëve shërben si një standard për të përcaktuar nëse një sistem dijesh, pohime të caktuara, një metodë, ose një praktikë e dhënë janë shkencore ose jo.

Në shkencat ekzakte, fjala vjen, rezultatet e eksperimenteve duhet, në kushte eksperimentale të njëjta, të riprodhohen e të verifikohen edhe nga shkencëtarë të tjerë, për të përcaktuar, me një shkallë të arsyeshme besueshmërie, nëse hipotezat e formuluara apo dija e përftuar nga rezultatet eksperimentale janë të vlefshme e të besueshme, me fjalë të tjera, nëse duhet ose jo të vlerësohen si dije shkencore.

Në shkencat shoqërore, kjo arrihet përmes procedurave standarde të zgjedhjes rastësore të subjekteve që studiohen dhe përmes hulumtimit rigoroz. Në studimet gjuhësore e historike një rol parësor luajnë metoda krahasuese dhe shqyrtimi rigoroz i sa më shumë burimeve të të dhënave.

Së dyti, kriteri i provueshmërisë, si një kriter themelor i çdo hipoteze shkencore. Nuk dëshiroj të hyj në hollësi për atë çka Karl Popper e konsideronte si një kriter bazë (criterion of falsibility), për të dalluar nëse një hipotezë ose një teori është shkencore. Që pseudogjuhëtarët dhe pseudohistorianët tanë të pretendojnë se tezat apo “teoritë” e tyre mbi gjuhën shqipe (si gjuha më e vjetër në botë, apo si gjuha e parë e njerëzimit), dhe ato mbi shqiptarët si populli i parë dhe “i vetëm” në gadishullin e Ballkanit dhe në krejt pellgun e Mesdheut, deri në Detin e Zi e në Kaspik (!!), kanë vlerë shkencore, ata duhet më parë të provojnë si të pavërteta tezat dhe provat që vijnë në kundërshtim me pikëpamjet e tyre.

Me fjalë të tjera, të provojnë—me fakte, jo me fjalë dhe jo me një “patriotizëm folklorik” të rremë, pas të cilit (nëse perifrazoj një shprejke të njohur), mund të fshihet çdo maskara që i thotë vetes studiues e shkencëtar—se në Ballkan, në Europë dhe askund tjetër nuk janë folur gjuhë të tjera para pellazgjishtes dhe se në Ballkan e rreth këtij gadishulli nuk ka jetuar asnjë popullsi tjerër para pellazgëve dhe më vonë ilirëve. A janë në gjendje ta provojnë këtë? Nëse jo, boll më me dëngla “patriotike”.

Vetë Popper, në veprën e tij Logjika e zbulimit shkencor (The Logic of Scientific Discovery), duke përdorur këtë kriter, i konsideroi astrologjinë dhe psikanalizën si shembuj të pseudoshkencës, ndërsa teorinë e relativitetit të Ajnshtajnit si shembullin e një teorie shkencore.

Së treti, normat mertoniane, që Robert K. Merton, sociologu dhe filozofi i njohur i shkencës, në veprën e tij Struktura normative e shkencës (The Normative Structure of Science), i sugjeroi si kritere të domosdoshëm për të dalluar shkencën e vërtetë nga joshkenca, ose nga pseudoshkenca.

Këto norma janë pesë: origjinaliteti (një dije e re për komunitetin shkencor), paanësia (synimi i studiuesit duhet të jetë thjesht zgjerimi dhe thellimi i njohjes, jo arsye ose interesa personale për të arritur rezultate të caktuara); universaliteti (mundësia që aksesi për të marë informacion të mos i mungojë askujt); skepticizmi (dyshimi metodologjik duke mos i interpretuar faktet mbi bazën e besimeve tona dhe duke mos marë për të vërtetë asgjë, asnjë pohim, asnjë argument dhe asnjë “gjetje” pa provuar vlefshmërinë e tyre përtej një dyshimi të arsyeshëm; aksesi publik (dija shkencore duhet të publikohet dhe të jetë njëlloj e aksesueshme për kumunitetin shkencor).

Nëse këto norma apo standarde metodologjike bazë nuk respektohen, rezultatet që marrim mund të jenë false dhe dija që përftojmë prej tyre mund të jetë krejt e pasaktë.

Normave apo kritereve të mësipërme për të dalluar shkencën nga pseudoshkenca mund t’u shtonim edhe një tjetër, po kaq të rëndësishme. Shkenca është e hapur ndaj kritikave dhe ka një aftësi inherente të vetëkorigjohet; pseudoshkenca është armiqësore ndaj tyre. Nëse shkenca ka qenë dhe mbetet veprimtaria njerëzore më e suksesshme e të gjitha kohëve, një ndër arsyet e suksesit të saj, siç vinte në dukje Sagan, është se shkenca ka të integruar në zemër të saj një “makineri për korrigjimin e gabimeve të veta”. (DITA)

22 Komente

  1. D
    Daja

    Me dhemti pak koka se ishte shume i gjate shkrimi, por te falenderoj se me ndriçove mendjen ne shume aspekte , besoi se duhet lexuar e dy-tre here te tjera nga ne lexuesit me nje bagazh mesatare. FLM , gjithmone me pelqejne shkrimet e tua si dhe analizat qe ben kur je i ftuar ne emisionet televizive .

    1. N
      Nje mesues

      Cfare te thuash ? Nje intelektual i vertete .

      1. d
        demokrati

        Pas elaboratit te Cubrillovicit, pamfleti antikombetar i nje aradhe shqipfolesish synon asgje me pak se institucionaluzimin e nje politike gjenocidale per mohimin e Origjines se Gjuhes, Kultures dhe Races se Shqiptareve.Ate qe nuk e ben osmanet, serbet dhe greket me shpate dhe helm, po e bejne Zoterinjte shume te nderuar, Akademiket me renome, Lloshi dhe Memushi, burra shteti si Skelqesia e Tij, ish Presidenti Topi .Shkelqesia e Tij, Ambasadori Tarifa,moskovit me zgjedhje te lire po aq sa i Ati, eshte i akuzuar per korrupsion nga ish Ministri, K.Islami.Te besh Shkence si.Z.Tarifa dhe te akuzohesh nga.Islami per korrupsion, eshte rast sui generis .Koha e shperndarjes se ketij elaborati antishqiptar nuk eshte e rastesishme, gjuha kercenuese po ashtu..Z.Ambasador po shfaqet ne rolin e masovikut dhe te agjitatorit pa kompromis ne luften e tij. Nuk te cudit kur kerkon perkrahjen e politikes, per sa kohe qe shqiptaret perfaqesues te of , pl mandatojne bejlerin, perse mos ti japin perkrahje politike njeriut te gazetes se Sergej Lavrovit..Dhe ZAmbasador, nuk eshte njeriu i vetem i moskes ne ate qe do te mbetet ne Historine e Shqiptareve, si lista e Turpit. Shkelqesia e Tij,le ta ruaje gjuhen e helmet dhe te gjakosur per nje perballje me Science, ka jetuar aq vite ne boten e lire sa te kete perulesine ti drejohet Akademise Suedeze te kerkoje falje per botimet e saj ne lidhje me Gjuhen Shqipe.Ti kerkoje perulesisht me dinjitetin e tij te larte Akademise Prusiane te korrektoj Post Mortem, Kryetarin e saj, Lajbnic.Dhe fare mire, i gjalle mes te gjalles te kerkoj ballafaqim me Shkelqesia e Tij dhe Akademiket shume te nderuar kane nga Pellazgjia eshte e pasherueshme.Ata jane Jazexhinjte tane ne krye te Akademise , jane gati ta shkruajne historine e Shqiptareve cdo 10 vite, ashtu turivarur, te pasjellshem, inatcore dhe te pafre.Politika u ka dhene Skeptrin dhe ata po perdorin Helmin.Gjithsesi, Shkelqesia Juaj, 8000 vite te Shqipes se Folur, nuk zhbehet nga Epitafi juaj i turpit.

        1. L
          Luli i Vocer

          Po ky c’pati me kete shkrim te ngarkuar me emra filozofesh,e ka per popullin kete shkrim apo per veten e tij,si ai qe fishkellen gjate kalimit te nje pylli….!

          1. D
            Dashamiës

            Më pëlqeu shkrimi gjthë argument dhe nivel.paksa i gjatë por me aq sa njoh e pëlqeva ,më bën përshtypje nxitimi dhe organizimi i pa programuar mirë . Më erdhi edhe mua linki ,dhe bëra edhe një vërejtje ,por ka rrezik se peticioni kishte marre dhenë anë e mbanë jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë Kam njohje vetëm me një nga sharlatanët që e përmëndni edhe Ju në këtë shkrim,ashtu si dhe e prisja to reagonte ashtu reagoi, sepse i fluturonte miza mbi tullën dhe hapsires së brëndëshme të kapeles republike , me tre fakultete biri i botës ,por i pari fakultet ,atij të kohes së monizmit i tha çao që atëherë që përgjithësisht nuk shpëtoje dot në se nuk bëje një koqe vezë edhe të vogël fare ,tani mburrej se ishte bërë me tre që shkruan broçkulla se nuk eshte hajvan kapistre por azat .që edhe ujku nuk e ha ,me këta tipa nuk merret shkenca e vërtetë,këta janë ata që vetëm bëjnë gam gam problemet janë shumë të gjëra e të thella Vrejtja ime është ,nuk është vetëm Tirana që duhet të flase dhe demaskojë, ka shumë njerëz edhe jashtë saj që e mbështetin prandaj duhet nxjerrë mësime për më tej në programime më cilësore dhe nuk duhet kënaqur me kaq sensibilizim media e shkruar dhe vizive ka shrlatanët e vet dhe ka mjaft njerëz që kanë vite që nuk i ndjekin prandaj dhe këta futen në kutlnë e telexizioneve,apo shtypit të shkruar sepse kjo sëmundje është edhe në fusha te tjera më të njëjtat pasoja në mos më shumë

            1. C
              Concili

              'Publikimi i atij peticioni u vonua për më shumë se tre muaj, ndërkohë që disa projektligje, që ndikojnë drejtpërsëdrejti në jetën dhe në mirëqenien e gjithësecilit prej nesh, miratohen në kuvend në pak javë, ose brenda pak ditëve. Duke kaluar nëpër disa duar, teksti original i peticionit u redaktua disa herë për të ardhur në formën që u publikua më 19 shkurt. Ai u mbështet nga një numër i madh njerëzish, kryesisht të sferës akademike, intelektualë nga fusha të ndryshme të krijimtarisë letrare e artistike, personalitete publike dhe qytetarë të angazhuar.' Pra, keta palaco, nje grup intelektuhalesh, shkruajne pacavure, te cilat edhe mbasi i redaktojne disa here, perseri ka nje permbajtje teper primitive. Ky hajduti qe vidhte edhe leket e bojes se amabsades nuk duhet te nxjerr as surratin, le me tu japi mend te tjerve sesi duhet te shkruajne librat e tyre.

              1. X
                Xhezua

                O çuni Sevos, vetem shoqen Nexhmije nuk e citove mo, po ato qe nakatoste Sevua ishin shkence apo sharlatanizma me zarar?

                1. a
                  american23al

                  Artikulli te ngjan me analizat ne organizaten e PPSH ku u pergjigjet qendrimeve “ revizioniate” te disa njerezve ne kundershtim me vendimet e Byrose Politike te saj..!!! Ha…ha…vetem keta njerez “ élite” megalomane si z. Lloshi e firmetaret tjere me sa degjova ne nje studio tv bejne shkence dhe e gjithe bota per rreth flet kot…. Interesant qe dhe artikull shkruesi eshte lodhur sh te shese dacibao alla kinezce per profecite e tyre kunder disa apasionanteve qe jo te gjithe ndoshta kane konkluzione bindese gje nuk perse te ofendohen nga kjo “élite” ( nje bunch of mediocres ) qe kapardisen ne tv , me falni per fjalorin por eshte i njenjte me ate te peticionit….!!!

                  1. R
                    Realisti

                    Bla bla bla o Fatos!! Edhe ti u ktheve ne gjithollog a thua se ti je qendra e sqarimit publik. Del e flet per kontribute te te tjereve por qe te deklarosh gjera te tilla duhet te kuptosh nga kontributi dhe te kesh referenca te qarta. Keto jane gjerat themelore qe mungojne ne keto debate qe degjojme nga te gjitha krahet. Vjen ti tani dhe ben me shume zhurme... pfff. Pika o Fatos. Dil nga liqeni dhe pi ndonje aranxhate.

                    1. K
                      Komiti

                      Po ben gabimin e dyte duke mbrojtur te parin, bre muzhik sovjetik. Ankohu ne Moske, Beograd e tek Janulla, jo ketu.

                      1. M
                        MAKSIM CELA

                        shkrim exelent , i ke thene te gjitha sakte dhe me vertetesi shkencore ,te falenderoj.Personalisht nga keta sharlatane qe ti tregon me eshte neveritur TV dhe ka vite qe nuk i ndjek .....

                        1. L
                          Leon Dules

                          Bravo Tararififa, perfaqesuesi me ne ze i atyre qe bejne genuine science. Vari lesht o llapa-shkencetar.

                          1. D
                            Dakord

                            Shumë të madh e paske mllefin me ata që i quajtët sharlatanë që ndoshta edhe janë, nuk e di. Ato që nuk dija por i lexova në artikullin tuaj të gjatë janë: SË PARI ju nuk thoni aty që historia e lashtë është shkencë që ndryshon, pra që çfarë është shkruar deri tani mund të dalë në të ardhmen e afërt e pavërtetë. Shembulli më i mirë është zbulimi i Gobekli Tepe që rrëzoi datën e civilizimit të parë atë sumer i cili nga ana e vet rrëzoi atë grek. SË DYTI (dhe kjo nuk ju falet) nuk quani dije përrallat, legjendat me engjëj e djaj e me ferr e parajsë??!!! Pra inatin e paske edhe me Dan Brown, Jim Marrs, Zecharia Sitchin etj dhe jo vetëm me Sazan Gurin etjj. Pra ju nuk e ditkeni se përrallat dhe legjendat janë "lënda e parë" për arkeologët gjetjet e të cilëve janë lëndë e parë për historianët??!! Ah meqë jeni jo fantazist por ju pëlqen të citoni fizikanë ju kujtoj se Ainshtajni ka thënë se imagjinata është më e rëndësishme se inteligjenca. SË TRETI, ju nuk prisni të bëjë shkencë historie një gjeolog, një kimist, një agronom, po mirë ju vetë përse i referoheni "teorisë së njutonit" (për më tepër në mënyrë të gabuar) pa qenë fizikan? SË KATËRTI, meqë na fute vetë në fizikë, a e dini ju se fizikanë të shquar sot u janë përgjigjur shkencërisht sharlatanëve që mendojnë se toka është e sheshtë? Madje kanë përdorur terma të thjeshtë për të paditurit, e kanë bërë këtë me modesti dhe pasion kurse ju e quani fyerje të debatoni me gjeologë, kimistë e agronomë për çështje historie e gjuhësie. SË PESTI, nëse historia e gjuhës shqipe nuk është temë për "AGORA" as dhe për gjeologët, kimistët, agronomët, atëherë temë për kë është??? I nderuar zotëri, unë e dashuroj gjuhën shqipe por diplomën e kam në shkencat e natyrës. Kjo nuk më pengon t'ju them juve se dija dhe kërkimi në gjuhë dhe histori nuk është monopoli juaj. Alternativat janë ose lerini të qetë gjeologët, kimistët dhe agronomët në hobet e tyre, ose dilu përballë në studio për të mirën e atdheut. Mos kij frikë zotëri se fundja a nuk fiton gjithmonë shkenca kundër sharlatanëve?? Duke mos pranuar debat ballëpërballë unë nuk mundem të shquaj kush janë sharjatanë e kush historianë. Dil pa frikë në debat zotëri se sharlatanët e sotëm nuk të djegin në turrën e druve. Artikulli juaj ishte më shumë një cv e juaja mbi dijet tuaja sesa një argument kundër gjeologëve, kimistëve dhe agronomëve që merren me gjuhësi e histori a thua se e kanë të ndaluar.

                            1. Çudia

                              Çfarë mund të kontribuojë më tepër në ketë histori një njeri I korruptuar... a ka njeri qasje te dosja e korrupsionit të Tarifës kur vidhte në ambasadë? Mbase aty do dalin edhe njori më të mëdha se si është përdorur gjuha shqipe për të zhvatur paret e shqiptarëve.

                            2. S
                              Shqiptari

                              Great! Nje pergjigje e sakte dhe e argumentuar shkencerisht, e mbeshtetur me argumente solide.

                              1. d
                                dali

                                E nxorret kete kelyshin e studimeve marksiste leniniste.Ptu fare e ndyre.

                                1. S
                                  Sanço Pança

                                  Edhe pse u lodha se lexuari këtë 'flet-rrufe' të Tarifës,pata durimin t'a çoja deri në fund dhe konkluzioni; Nuk ia vlen t'i përgjigjesh,aq më tepër se Tarifa dhe peticionistët janë 'më sipër' të gjithë 'sojit tonë',qytetarët e thjeshtë 'dele',paçka se unë të paktën ndjehem shumë 'më sipër' se këta 'biçim' shkencëtarët e akredituar nga politika,që gjihsesi edhe një të përbashkët e kemi ,se as unë ( unë vetëm lexoj ,nuk di të shkruaj,ndërsa këta rhonë se janë dikushi),as këta nuk kanë shkruajtur asnjë faqe për këtë vend,asnjë faqe për prioritetet e këtij vendi,asnjë faqe për projekte dhe plane,të mbrojtjes së gjuhës,së preajrdhjes së shqiptarëve duke e pasuruar edhe me gjetje dhe informacione të reja,asnjë faqe në politikat e tyre për zhvillimin ekonomik,për zhvillimin e arsimit dhe mbrojtjen e shkollës,garantimin e të ardhmes së fëmijve,asnjë faqe pse për 30 vjet ska asnjë investim të huaj,për 30 vjet pse shqiptarët vazhdojnë e ikin si në luftë,për më tepër në vend që të vij duke u ndaluar,po shtohet ikja e tyre,asnjë faqe për ...nuk mbaron.. Gjithsesi ,kur hap faqet online të akademisë së shkencave të Kosovës,gjej shumë përgjigje në pyetjet e mija dhe aty vej re mbi të gjitha ,se ka organizim në faqen e saj,ndërsa tek Akademia jonë e shkensave ,pothuajse asgjë,gjithçka në 'tym' ,gjithçka 'sekret',gjithçka si në çdo faqe tjetër të institucioneve tona,'në terr' e mungesë të plotë të transparences. Nuk mbarojnë 'ankesat' e mia,por edhe të shumicës së qytetarëve për të ashtuquajturit akademikët,apo intelektualët tanë,që së fundmi arritën të paktën të bëjnë një gjë,'të kapin dashin nga brirët' dhe të n'a e bëjnë kurban përpara nesh,popullit 'dele'.. Tarifa,thotë ,se atyre 'sharlatanëve' j'u dogji vet,se ata reaguan të parët,se medemek ku e dinin ata që ne e kishim me to..!? Shumë qesharak o Tosi.! Një shejtan budalla ,mendoja se mund të identifikohet tek një i paditur ,apo i përuulur 'të zgjuar',qe bën si i ditur,por në fakt nuk qenka ashtu,'një shejtan budalla' i kohëve moniste sigurisht identifikohej të ishte një servil ,por ky i kohëve moderne ,thjesht një 'by*lëpirës'.. Nuk e di te cila kategori hyni ju zotri edhe pse me 'dëshirën' e zjarrtë për të bërë këtë 'dacibao'kaq të gjatë,e ke dhënë vet përgjigjen. Kam lexuar me mijra libra,por s'jam askush të të hedh ty poshtë ,aq më tepër mendimin e lirë si opinion,por duke dashur të marrësh pozicionin e 'inkuizitorit',pa dashje ju zbuloni në fakt njeriun e padëshiruar në këto kohë ku kemi zgjedhur të jetojmë,por që nuk rezulton dhe po bëhet më mbytës në Shqipërinë tonë,sepse figura të tilla nga qytetarët e lirë,shihen si të një autokrati të rrezikshëm ,që predikon me retorikën e tij fjalën e lirë,por që në thellësi,është duke e përvetsuar atë dhe duke e quajtur të lirë e të vërtetë fjalën e lirë,mendimin,opinionin,vetëm kur del nga goja e tij. Kam lexuar në kohët moderne post komuniste më shumë libra për identitetin ton kombëtar,se të gjthë librat në kohën e monizmit,duke përfshirë ato të shkollës dhe romanet,deri te të verdhat.. Dhe kam zbuluar të vërteta të mëdha të cilat nuk kam mundur t'i gjej në librat e ofruar nga studiuesit tanë të afirmuar. Shpesh më ka dhembur, kur fakte e dokumente që nga antikiteti folur e shkruar për shqiptarët,i lexon në arkivat e huaja dhe të shkruajtur nga të huajt.Por pas kësaj më shumë të dhëmb fakti se përse historianët tanë pranë akademisë,nuk i mbledhin këto dokumente dhe tia shtojnë biblotekës shqiptare për lexuesit e tij. .Gjithsesi të gëzonte fakti që të tjerë historianë e hulumtues të rinj jasht tutelës akademike,po çfaqnin ambicie të admirueshme ,duke zëvendësuar atë zë të munguar,që shqiptarët presin nga akademikët e tyre. Shpesh nuk e kuptoja pse ca zëra të fuqishëm në fushën e albanologjisë,nuk kishin zë dhe të vinte keq që nuk arrije të lexoje libra të disa ikonave të historisë deri në fund ,si Kristo Frashërin psh ,vetëm se ai nuk gjente terrenin e përkrahjen e duhur në këto kohë për të botuar dorshkrimet e tij të pafund. Prandaj kam konkluduar ,se kjo kohë ka qenë e vështirë për shumë studiues hulumtues,apo historian të rinj të pavarur,të cilët ndeshen çdo ditë me 'mure të larta' në oboorin e madh të akademisë tonë,e cila nëse do të ishte e lirë,do duhej të ballafaqohej me të rejat ,të paktën duke 'iu hapur derën',pasi tek e fundit le t'i klasifilonte si të donte më pas edhe në 'sharlatanë',por le ti etiketonte në fillim si 'fëmijë naiv',se tek e fundit nuk po shajnë shqiptarët,por po i ngrejnë në qiell ata,prandaj qëndrimi apriori populist e përjashtues,duket që është një qëndrim ndaj atyre që vijnë përballë,që nuk flasin skutave ,por që vijnë e trokasin çdo ditë në dyert 'e diturisë' ,pra në dyert e akademisë,kur kjo nuk mban qëndrim ndaj sharlatanëve të vërtetë,që n'a mbushin televizionet me budallalliqe të pafund dhe kanë imponuar me programet e tyre,boshllikun,hiçin,kulturën orientale ,të cilat kanë kthyer gjitjçka në modelin 'tallava',të cilën akademia jonë nuk e 'sheh' dhe kjo sepse e ka pranuar atë në heshtje,paçka se dëmton shqiptarinë. Atëhere pse duhet t'i dhemb kaq shumë 'tarifave' për prurjet e reja studimore,që vijnë nga studiues alternativ ,kur për këto 33 vjet vet ata s'bënë asgjë,por mbyllën sytë për gjithçka ka ndodhur në këtë vend,e lanë këtë vend të tkurret jo vetëm në popullsinë e saj,por më shumë se çdo gjë në minimizimin e vlerave të saj..!? E pra konkluzioni i vetëm është se ,sharlatanët e vërtetë ,ata që thonë çdo ditë nëpër media se,-" toka është e sheshtë",vetëm sa qeshin dhe bëjnë karshillik në mes të turmës dhe kur shohin se në 'turrën e druve po digjen Xhordano Brunot' ,vetëm se thonë të vërtetën e vërtetë,ata fërkojnë duart. Si do ju përshtatej më mirë juve z.Tarifa qëndrimi i "sharlatanëve tuaj" që ,po konfirmojnë të vërtetën,"se toka është e rrumbullakët".,!? Por si duket,e paske ndarë mendjen,përfundimisht edhe për ty toka qenka e 'sheshtë'..!

                                  1. A
                                    Alfred

                                    Pergjigjen e duhur palo-peticionit ia dha z.Ardian Vehbiu. Z.Tarifa flet si patronazhisto-intelektual! Nuk shkeputet dot nga koha kur "...mendimin shkencor duhet ta pershkoje si nje fill i kuq mendimi marksist-leninist i partise dhe shokut Enver.."!....Aty ka mbetur, nuk nderron dot,ky patronazhisto-ambasador i thekur, qe i bashkangjitet cdo peticioni " me orientim nga lart e me vullnet nga poshte"- sic thoshte "xha Braho".....

                                    1. L
                                      Leonidha i Spartes.

                                      1)Në fakt, besimi i verbër në një teori, qoftë kjo edhe shkencore, por, aq më tepër, në një teori të paprovuar shkencërisht, argumenton një filozof tjetër i njohur i shkencës, Imre Lakatos, “nuk është një virtyt intelektual, por një krim intelektual”. Sipas tij, “një pohim mund të jetë pseudoshkencor edhe nëse është shumë ‘i mundshëm’ dhe të gjithë besojnë në të, ashtu siç një tjetër pohim, ose një teori, mund të jenë shkecërisht të vlefshme edhe nëse askush nuk beson në to”. Madje, argumenton Lakatos, “një teori mund të ketë një vlerë shkencore të jashtëzakonshme, edhe nëse askush nuk e kupton atë e jo më ta besojë. 2)Në shkencë”, theksonte Carl Sagan, “nuk ka pyetje që janë të ndaluara të bëhen, pavarësisht se sa sensitive apo delikate janë ato, nuk ka të vërteta të shenjta. Kjo hapje ndaj ideve të reja, bashkë me shqyrtimin më rigoroz e më skeptik të të gjitha ideve, e ndajnë shapin nga sheqeri. Nuk ka rëndësi se sa i zgjuar je, sa i shquar apo i respektuar je. Ti duhet ta vërtetosh rastin tënd përballë kritikave skrupuloze të ekspertëve”. I nderuari Fatos Tarifa. Asnje nuk e ka prone te tijen shkencen ne pergjithesi, historine apo gjuhesine, qofte ky edhe me titullin akademik. Askush nuk mund ta ndaloj nje bashkekombasin tone ose edhe nje te nje kombesie tjeter te studjoj ne keto fusha, apo edhe te shkruaj per to. Lepuri fle tjeter kund. Ti padashur dhe kalimthi e zbulove. Ne nuk kemi mendimtare, filozof, gjuhetare e historian qe te perballen me perfaqesuesit e ketyre shkencave te vendeve fqinje qe historikisht na kane mohuar identitetin, gjuhen,historine dhe autoktonin ne keto truaje. Shumica e ketyre sharlataneve jane agresiv ndaj elitave tona qe historikisht kane qene te pa afta ti kundervihen mendimit anti shqiptare ne shekuj dhe me tej dhe si pasoj ne sot administrojme 28000 km 2 ( Kosoven) nga 93 000 qe kishin 4 vilajetet shqiptare.Keta sharlatanet pa dashur po ju hapin nje front betejash ku ju e dini se do te dilni te mundur per shkak te padijes tuaj, sepse pa tjeter ne forumet e ndryshme nderkombetare, ne simpoziumet e koferencat nderkombetare shkencore juve do tju duhet te jepni spjegime edhe per gricjet e sharlatanve ne origjinen e gjuhes dhe te kombit tone. Une nuk jame fare me dalldisjet e disave si ato qe permendet ju me lart, por shumica e sharlataneve nuk bejne gje tjeter vecse citojne autore te huaj edhe shqiptare veprimtaria e te cileve eshte po aq shkencore sa dhe juaja. Si shembul po ju sjell punen e Nermine Vlora. Nje pune sa shkencore aq dhe patriotike e referuar ne shume koferenca shkencore jashte vendit. perse askush nuk i referohet punes se saj. Mos vall ne duhet te degjojme vetem LLoshin qe thote se perllazget nuk i perkasin grupit te popujve undoevropjen, apo kerkon ti prezantojne 100 fjale te gjuhes ilire sepse zoterija mendon se ilirishtja eshte gjuhe e huaj per shqiptaret. Le te hidhet pertej detit e te lexoj mbi shkrimet ne varret e mesapve. Apo mos ne do te vazhdojme te degjojme brockulla te tilla si ajo qe emri i fshatit Cmokthine ( ne Vlore) do te thote vendi i fiqeve sepse e ka origjinen nga sllavishtja kur ai emer flete shqip nate e dite ( Cmokthine = Cmo kthine = Cemo shteipi = shtepia , kthina e Cemos). Sa e sa te tilla qarkullojne ne fjaloret dhe artikujt "shkencor" te atre qe na hiqen si te gjuthe ditur. Ti riprodhova ketu me siper dy paragraf nga artikulli yt sepse ata rrezojne gjithe arsyetimet e tua per ate se cfar eshte shkenca dh se si zhvillohet ajo. Akademiket tane duhet te dalin dhe te vertetojne te kunderten e asaj qe thone e shkruajne " sharlatanet" e jo te hidhen dege me dege, keshtu tha filani e keshtu tha fisteku.Vertetoni te kunderten me thenie precize (saktesisht per problemin) te filozofeve e historianve te lashte por edhe te studjuesve te koheve moderne per lashtesine e kombit dhe te gjuhes tone.

                                      1. S
                                        Salianji

                                        Per ata qe van ne shkolle e nuk mesuan asgje populi yne ka nje shprehje " vajti djali ne Martallos, vajti hu e erdhi llos", besoj se ekupton ti o Fatos.

                                        1. D
                                          Dhëmbeli

                                          E lexova deri në fund . Shumë i gjatë artikulli . Kërkon të mbushë mëndjen atyre që janë kunder peticionit . Unë i jap të drejtë z. Tarifa , dhe gjithmonë më ka pëlqyer . Ai ngre problemet teorikisht . Nuk pritet që ky artikull të kuptohet nga populli i thjeshtë . Gjithsesi Tarifa mori guximin që të sqarojë diçka nga domozdoshmëria e problemeve që ngrihen në pedicion . Shpresoj të ketë një qëndrim zyrtar .

                                          1. R
                                            Robert Nika

                                            Fatos Tarifa, i shemtuar nga Fytyra, i shemtuar nga mendja, i shemtuar ne shkrime.... Si duket Turqit e EZrdoganit i kane nderprere financimet dhe tani kerkon te kendoje si gjeli maj plehut....

                                          Lini një Përgjigje