Pse nuk e nënshkrova peticionin e intelektualëve, kundër sharlatanëve në TV

27 Shkurt 2024, 17:46Blog TEMA
Pse nuk e nënshkrova peticionin e intelektualëve, kundër

Nga Ardian Vehbiu*

Për peticionin drejtuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ministrisë së Arsimit, Agjencisë për Media dhe Informim, Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) po bëhet jo vetëm shumë zhurmë, por edhe jo zhurma e duhur. Një grup nga elita intelektuale, por që nuk e kam shumë të qartë se nga kush dhe si dhe me iniciativë të kujt janë përzgjedhur, kërkojnë ndërhyrjen e autoritetit publik, për të frenuar promovimin e gjepurave në media, veçanërisht në televizion, kryesisht lidhur me narrativën e prejardhjes së gjuhës dhe të popullit shqiptar. Problemi është real, dhe kujdesi për çfarë i jep mass media publikut është prerogativë e institucioneve të peticionuara, të cilave, me sa kuptoj, thjesht po u kërkohet të bëjnë punën ose të zbatojnë ligjin (që është edhe arsyeja për çfarë ekzistojnë dhe mirëmbahen).

Mua më ftuan të nënshkruaj, por m’u desh të refuzoj. Sepse nuk besoj në peticionet, dhe aq më pak në peticionet « intelektuale ». Intelektuali i ka mundësitë, madje edhe detyrën, të artikulojë qëndrimin e vet individualisht në publik. Një gjë që thotë intelektuali A nuk është se fiton në peshë dhe në argument, nëse e thotë bashkë me intelektualin B. Prandaj peticioni është në thelb një gjest, një performativ, në një kohë kur kjo praktikë – e gjestit – po e varfëron shumë jetën publike. Shumë emra që i janë bashkuar peticionit unë nuk i njoh, dhe nuk besoj se kanë dhënë ndonjë kontribut në shëndetin e ligjërimit publik. Përkundrazi, janë emra që sapo janë bërë emra, pikërisht ngaqë kanë nënshkruar.

Një arsye pse nuk nënshkrova, është se peticioni bëhet për një çështje të cilën unë kam të paktën njëzet vjet që shkruaj – me artikuj dhe ese të botuara në shtyp dhe në revistën Peizazhe të fjalës. Vitin e fundit, me mbështetjen edhe të fondacionit « Fan Noli », kam botuar mbi 30 ese dhe artikuj ku e shqyrtoj fenomenin nga shumë anë. Madje jo vetëm kaq : gjatë mbledhjes së asamblesë së Akademisë së Shkencave para gati tre vjetësh, kur u pranova zyrtarisht si anëtar i jashtëm, në fjalën time të përshëndetjes u përqendrova pikërisht te nevoja e ngutshme për të kundërshtuar përmbytjen e opinionit publik nga pseudo-dija. U bëra thirrje kolegëve që të angazhoheshim – jo me peticione – për t’ia prezantuar dijen shqipe publikut në mënyrë moderne, bashkëkohore. Nuk di sa më dëgjuan.

Një arsye e tretë, është se peticionet i vënë të gjithë nënshkruesit në një rrafsh, i shkrijnë në një entitet kolektiv, në një formacion gati ushtarak – njëra firmë vlen sa firma tjetër. Thirrja ime ose jotja (Ilir Yzeiri) ose e Bardhyl Demirajt vlen aq sa firma e Selim Selimit – gjë që nuk më duket e drejtë. Ka njerëz që kanë paguar kosto të lartë edhe personale, ngaqë u janë vënë pseudologëve ; dhe kjo sepse kanë dalë ballazi, në mbrojtje të dijes dhe të traditës albanologjike në botën shqiptare. Ti ke paguar, Ilir ; unë kam paguar ; Anila Omari ka paguar. Tani së fundi Eda Derhemit, profesore në Champlain Univ., Illinois dhe njeri i angazhuar fort me albanologjinë, nuk i lanë kusur në Facebook. Pa u bërë ky diferencim, peticioni mbetet gjest teatral, në mos qoftë një përpjekje për ta kontrolluar debatin. Akademia e Shkencave është lajmëruar prej kohësh për rrezikun e këtij fenomeni – ka zgjedhur të heshtë. Edhe kur kanë dalë turbologët dhe kanë protestuar kundër Çabejt, duke e cilësuar këtë tradhtar!

Një arsye e katërt, me rëndësi për mua, është se peticioni krijon përshtypjen, sikur ekzistojnë dy kampe – ai i dijes dhe ai i pseudo-dijes me indiferentët në mes; dhe fton publikun që të reflektojë. Por unë mendoj se ekzistojnë të paktën tre kampe : ai i dijes, ai i pseudo-dijes, dhe ai i ideologëve kombëtaristë, që shpesh janë protagonistë në ligjërimin publik. Këta ideologë janë njerëz përgjithësisht të zotët, ekspertë, të përgatitur mirë, por që kanë për emërues të përbashkët besimin se çështja kombëtare e lejon shtrembërimin e dijes. Ndonjëherë mendoj se këta njerëz ia helmojnë mendjet publikut më keq edhe se pseudologët. Ja si shkruante njëri prej tyre, në kontekstin e debateve të tanishme rreth peticionit:

“Lërini joakademikët të kumtojnë idetë e tyre qofshin ato edhe pak ekstremiste. Në shumë raste ata përbejnë armën më efikase për të asgjësuar propagandën agresive të qarqeve antishqiptare e cila historikisht i ka kaluar kufijtë e absurdit. Plumbi nxirret me plumb”.

Do të thoja se “qarqet antishqiptare” ose nuk ua varin fare turbologëve, ose i shfrytëzojnë për t’u riprodhuar. Asnjë meritë nuk kanë këta pseudo, që sjellin në ekrane dhe në librari teoritë e tyre të çuditshme, me efekte shpesh komike, dhe gjithsesi të pambrojtshme – madje janë prova më e mirë se kultura shqip nuk arrin dot të artikulohet në nivelin akademik dhe mund të prodhojë vetëm ligjërim folklorik, të denjë për ndonjë muze të papjekurisë intelektuale ballkanike.

Për fat të keq, çfarë duhet të ishte pjesë e një debati për të çuar drejt së vërtetës, nëpërmjet argumentit dhe kundër-argumentit, tek ne shpesh njëjtësohet me përplasjen « politike », të tillë si ajo që ndodh në parlament në Tiranë, ku i duhet siguruar fitorja palës « sonë ». Ndarjen mes së vërtetës dhe së pavërtetës, e zëvendëson ndarja mes NE dhe JU, me rezultate të vajtueshme (e vërteta jonë dhe e vërteta juaj, ose relativizimi total i së vërtetës); duke e shndërruar dijen në patericë të konflikteve ndëretnike, reale dhe imagjinare. Në fakt, e kam thënë edhe më përpara, shërbimin më të madh armiqve të çështjes shqiptare ua sjellin pikërisht turbologët dhe apologjetët e tyre, të cilët po i stërvitin mendjet e njerëzve me bindje të tilla, që ta paralizojnë çdo lloj komunikimi mes « tanëve » dhe « të tjerëve » dhe njëherazi të narkotizojnë mendimin kritik te subjekti shqiptar i ligjërimit.

Qasjen e tyre ndaj raportit mes dijes dhe ideologjisë e gjen sot kudo – në ligjërimin zyrtar, në tekstet shkollore, në fjalën dhe veprën e atyre që mbase mirëfilli kujtojnë se po i shërbejnë kombit dhe çështjes kombëtare, madje edhe po flijohen për të. Për mua, pseudologët – objekt i peticionit – nuk do të kishin pasur jehonën që kanë, pa ndërmjetësimin e kësaj pale të tretë. Ndryshe nga pseudologët, ideologët kombëtaristë dhe demagogët që ndonjëherë u bashkëngjiten u rrinë larg absurditeteve, por njëlloj lejojnë të pavërteta të hyjnë në dije, me pretekstin se po i shërbejnë kombit. Por disa prej tyre duan tani të ruajnë monopolin në ligjërimin kombëtarist – të cilin njëlloj ua rrezikojnë turbologët; disa të tjerë i janë dorëzuar prej kohësh kitsch-it.

Nga ana tjetër, unë besoj se pseudo-albanologjia që ka marrë hov sot ka qenë gjithnjë pjesë e diskursit kombëtarist, që në kohën kur këtë e nisën arbëreshët – e nxitur nga dëshira për të rrëfyer çfarë ka unike te shqiptarët dhe shqipja. Gjuhësia historike-krahasuese, si dije solide, erdhi relativisht vonë në kulturën shqiptare, me brezin e Çabejt; përndryshe, rolin e dijes historike deri atëherë e kishin luajtur rrëfimet dhe legjendat mitologjike të prejardhjes të kombinuara me përshkrimet folklorike. Gjithsesi, sot kjo ringjallje e mendimit «alternativ» më lidhet edhe me dobësimin e institucioneve të dijes dhe të arsimit, rënien e prestigjit të autoritetit dhe të respektit për mësuesin; siç më lidhet, nga një pikëpamje tjetër, me kontaktin masiv të shqiptarëve me të huajën, pas 1990-ës. Kam vënë re që disa nga etimologët amatorë, të cilët kanë mbytur ekranet, vijnë nga eksperienca kontakti me gjuhët fqinje – italishten, greqishten. Shpjegimi etimologjik është një mënyrë për të kapërcyer ndjesinë e inferioritetit që buron prej këtij kontakti. Paralelisht, ka një zgjim interesi popullor për çështje të identitetit, të prejardhjes dhe të autoktonisë, veçanërisht në diasporë dhe në Kosovë. Por asnjë nga këto nuk do të ndodhte, po të mos kish gjetur terren pjellor, në oralitetin që vazhdon të bëjë ligjin, në mendësinë tonë kolektive.

Oraliteti nuk e pranon dyshimin, as testimin e hipotezës; preferon narrativën ndaj argumentit ; shamanin dhe ideologun ndaj dijetarit ; të tashmen e përhershme ndaj rrjedhës së kohës ; statikën dhe përsëritjen, ndaj dinamikës dhe ndryshimit. Ligjërimi i arsyetuar humb terren, përballë gjestit dhe performativit. Suksesi i madh i turbologëve sot më duket i krahasueshëm me katastrofën e piramidave financiare në vitet 1990, që edhe atë e shkaktoi besimi dhe përbuzja e dyshimit. Këtë e kanë kuptuar mirë disa entertainers, në mass mediat – nuk dua t’i quaj gazetarë – që u japin hapësirë përtej çdo logjike absurditeteve në emisionet e tyre, sepse e dinë që do të fitojnë publik. Dhe nuk e kam fjalën vetëm për turbologët dhe pseudo-etimologët; sepse janë edhe fallxhorët, astrologët, konspiracistët, njerëz që hedhin poshtë mjekësinë, farmakologjinë, vaksinat ; që shpjegojnë kush e udhëheq botën ; që parashikojnë tërmetet dhe kometat dhe kushedi çfarë tjetër. Një masë e larmishme njerëzish, që i bashkon vetëm kundërvënia ndaj dijes, shkencës dhe arsyes, në emër të kundërvënies ndaj autoritetit. Nuk ka profession libre, që të mos vihet në dyshim: gjykatësi, mjeku, eksperti: shoqëria u është kthyer gjithë mllef më të mirëve të vet: një farë seleksioni negativ.

*Një përmbledhje të gjërave që thashë në bisedë me Ilir Yzeirin, në emisionin ADN të RTSH-së, që u transmetua të dielën, 25 shkurt, në orën 23:00.

43 Komente

  1. E
    ENTSOE

    Shume e sakte!

    1. N
      Notari i liqeneve

      Ndiqni videon e Andi Zeneli per kete mutin Vehbiu, lepires pushteti. https://youtu.be/uUfWkJoWPo0?si=zD41gjXKQZjU6y84

      1. T
        Tare Limonidis

        Vehbiu albanologos blogger nga Ameriqia, vlen leximi i blogut te ketij per te marre diplomen? Njelloj si vivllat e Kocaqes se gjore.

      2. V
        Vezhguesi

        NE fakt Akademia e Shkencave nuk hesht, ajo po flet nepermjet jush Adrian ( a nuk jeni ju antar korrespodent i saj ?). Idete e tua i gjej gjithmone interesante. Me interesante eshte te vesh re se disa nga emrat qe kane neneshkruar peticionin si psh Pellumb Xhufi e disa te tjere shpesh nuk jane shume larg nga Elena Kocaqi, duke bere me shume historizma politike se histori reale. Eshte krijuar nje rryme ne historiografine shqiptare qe bie ndesh me ate boterore. Dhe Elena Kocaqerit nuk jane shume larg prej tyre. Ju i kini trajtuar ne kohe mjaft nga keto tema ne artikujt e tu te hershem. Pergezime dhe per permbledhjen e bisedes me Ilir Yzeirit, ketij gazetari mendjehapur.

        1. f
          foshnja

          Ti e ke shkruar kete artikull duke shkelur shume rregulla gjuhesore keshtu qe nuk ke sesi flet per gjuhen shqipe dhe aq me teper si intelektual. Pastaj cili eshte kontributi yt sepse the qe disa nga emrat nuk i njeh dhe i nenvleresove si pa kontribut? Eshte mbushur Shqiperia me karagjoze dhe pseudo intelektuale

          1. F
            F.A.

            Ja ç'të gjenë kur futesh në koliben e qënit, mbushesh me pleshta! Epo të arrijë puna deri këtu, sa një "foshnje" ti thotë njërit prej korifejve të gjuhës shqipe, ndoshta mëndjes më të ndritur për kohën që jetojmë në botën shqiptare, zotit Ardian Vehbiu, se "Ti e ke shkruar kete artikull duke shkelur shume rregulla gjuhesore keshtu qe nuk ke sesi flet per gjuhen shqipe dhe aq me teper si intelektual." kjo kalon çdo kufij.....

            1. E
              Erdogan

              Pa na i argumento keto qe thua, apo justifikohesh me emrin "foshnja"? Nejse si foshnje qe je, bravo te qofte qe ke mesuar te shkruash!

              1. S
                Salvation

                Foshnje, besoj se AV i ka dhënë provat tek blogu i tij se di te shkruaje shqip dhe jo turqisht e italisht, apo ne anglisht! Lexo ndonje artikull tek blogu i tij.

              2. A
                Akademia e politizuar.

                E ashtuquajtura mavria akademi vetem e tille nuk mund te quhet . Inteligjenca jone ka marre fund . Akademia eshte politizuar dhe prandaj me mire eshte te mbyllet dhe te reformohet. Kemi intelektuale shume te mire e te zot por kemi dhe dallaveraxhi qe e kane mberthyer akademine sepse jane te lidhur jo me te por me politiken qe nuk duhet te jete pjese e saj. Kjo akademi nuk lejon studimet shqipetare dhe per Shqiperine se ju thyhen xhamat politikaneve tane. Cfare eshte kjo more vellezer, kjo eshte kulmi i poshtersise . Nuk ka vend ne bote ta beje kete. Lerini more studiusit te bejne punen , te argumentojne te hulumtojne, per te miren e vendit.

                1. V
                  Vezhguesi

                  Nje fjale goje eshte te flasesh kundra Akdemise se Shkencave, sidomos kur nuk ke ndjekur asnje prej konferencave nderkombetare qe zhvillohen nga kjo Akademi ne fusha te ndryshme si Fizika, inxhinjerite, mjekesia etj. Te pakten futuni ne side-in e Akademise dhe po qe se keni nje fare niveli arsimor, do tju vije turp per ato qe shkruani.

                2. d
                  demokrati

                  Epur si move!8000 Vjet te Shqipes se folur nuk zhbehen me fermane “intelektualesh” qe kane thirrur ne ndihme jo vetem pusetat mediatike te financuara nga moska dhe teherani.Une Shqiptari, Dijen dhe te Verteten Sublime mbi Gjuhen Shqipe do ta kerkoj dhe gjej te Bop jo tek ushtari i ajotollah khameneit ne krye te akademise inkuizitore te Tiranes.Do ta kerkoj dhe gjej te Lajbnic dhe Pedersen dhe jo tek losh dhe omar, qe ne gjeneze jane ne borderote e beogradit dhe athines.Sa per tellalllet “yzeir” problemi eshte gjenetik.Une Shqiptari i Shekullit te XXI, nuk mund te pranoj diktatin gjuhesor te turkut cabej dhe nihilizmin provincial theokratik te latinocentrikut topall, te cilit politika vendimarrese antishqiptare i krijoi terren te bej nje gjenocid te vertete gjuhesor, kulturor dhe historik.Une Shqiptari, qe kam pare burra te Rroken dhe Token, nuk kam nevoje per cabej topall demirajn dhe kelyshet e tyre antikomb, i besoj Science., per te kuptuar se Gjuha ime e pershkruan procesin fillestar te komunikimit dhe njohjes nepermjet prekjes se duarve ne menyren me te plote dhe fillestare dhe te huazuar nga gjuhet e tjera.intelektualet” nga bunkeri i yzeirit qe perdoret per te shkaterruar shqipen, le te hedhin poshte Perfundimet dhe Shkencen e Akademis Suedeze, librin e Cavalli Sforza dhe te perballen me Gjoken, Nikollen dhe vepren e martirit Aristidh Kolia, por ata “intelektuale” te rrejshem dhe te pakallur skane guxim dhe formimin intelektual te Europes.8 Mij Vjet Shqipe e Folur, Shkenca foli.

                  1. D
                    Dhimiter Pasko

                    Demokrati! Respekt per shkrimin. Ju ftoj te kerkoni ne internet debatin mes Z.Minella Aleksi dhe vemjes ardian vehbiu. Eshte interesante per shume motive. Ju pershendes.

                  2. t
                    tosi

                    edhe ti mut si ata je qe kur ke pranuar te jeshe antar i nje grupimi qe quhet akademi shkencash per vetem shkence nuk ka e behet ne te

                    1. hajt ta gezojme mender arna-Mutistanin

                      Te thuash se ne kete vilajet te denatyruar perseri ne aziatik, egziston raca intelektuale eshte ekuivalent sikur te thuash qe ketu ka dhe arnaut astronaut.

                      1. V
                        V.F.L.P.

                        VDEKJE FASHIZMIT! - LIRI POPULLIT!

                      2. N
                        Niku

                        Nuk është vetëm gjuha, që AMA duhet të vejë rregull në këtë « stan ». Media po luan një rol regresiv në një shoqëri ku nuk lexohen librat dhe shkolla nuk edukon nxënësit, por « pompon » çdo familje me të pavërteta.

                        1. S
                          Spartani Leonidha

                          Per ta kuptuar kete antiturbolog na duhet nje perkthyes qe te zoteroj shume gjuhe se nuk mora vesh se te kujt gjuhe ishin me shume se gjysma e fjaleve qe ka perdorur ne ket dacibaon e tij. Nje gje eshte e kuptueshme : shqiptaret kane fituar dhe po perdorin te drejten per ta shkruar vete parahistorine dhe historine e tyre, per te gjurmuar lashtesine e gjuhes se tyre, duke ua hequr nga duart ketyre qe paguhen per te shtremberuar te verteten. Shqiponja jone me dy krere eshte ngritur ne fluturim shume lart, sepse ajo nuk e ka origjnen as nga sllavet e as nga bizanti ortodoks, por nga "Horusi i Pellazgeve' 17 500 vjecar. Keta kane frike se mos po na nxjerrin nga grupi i popujve indoevropjan po te pranojme se rrjedhim nga pellazget sikur keta te fundit te kene qene prekur nga lebra. Ceshtja e pellazgeve dhe e gjuhes se tyre i perket helenistikes kembengulte para ca kohe nje pseudogjuhetare. Keta nuk e kalojne dot ylberin, prandaj le ti leme te rrine strukur atje midis rafteve te letrave te tyre qe kane zene myk. Sigurisht nuk jam me komedianet pa skene qe kerkojne ta sjellin Trojen ne Gjader, apo me ata qe e spjegojne emrin e detit Kaspik me shqipen e tyre " eshte kapur dhe s'ik". Nje gje del e sakte, gjuha jone e fillimit eshte gegerishtja, me terma te shkurter me nje, dy dhe e shumta me tre rrokje. Idjomen e saj arkaike e ka studjuar me themel dhe e ka zbuluar ne shkrimet e lashta ne gjijte vendet qe lagen nga Mesdheu qe nga Azia e Vogel. Afrika Veriore, Evropa jugore deri ne brigjet e Atlantikut, e mbesa e Ismahil Bej Vlores. Nermin Vlora Fallaski. Mbase ka edhe ndonje pasaktesi, por puna e saj 30 vjecare ne gjurmimin e rrenjeve te shqipes eshte kolosale. Keta pseudoakademik e pseudointelektual nuk e pranojne se kane frike nga Hija e saj, e cila eshte e madhe e i bene te padukshem, po keshtu keta kane frike nga Aref Mati, Dhimiter Pilika e se fundi edhe nga Elena Kocaqi. Atij qe korrte nje parcele te madhe me grur gjate nje dite, nuk i thoshnim perse ke lene disa kallza pa mbledhur por i thoshnim "puna e mbare e te lumshin duarte". Edhe njehere theksoj teperimet le te evidentohen por puna ne teresi duhet vleresuar. Ju kujtohet , besoj, thenia e Pavllovit kur i dhan titullin akademik. Paparacet shkuan e i than "Zoti Pavllov Ju duhet te dini shume se ju dhane titullin akademik" e ai me qetesine e eruditit u pegjigj " Ashtu eshte une di shume, por ato qe une nuk di jane shume e me shume" dhe shtoj " Njeriu i ditur duhet te kete kurajon t'i thote vetes 20 here ne dite " Injorant". Keshtu tha Pavllovi shkencetari i reflekseve te kondicionuara. Mbushni boshllekun me dijet mbi lashtesine e popullit dhe te gjuhes se tij dhe do te shihni se ciflat do ti nxjerre lumi ne ane.

                          1. M
                            Maverick

                            Pajtohem plotësisht me sa ke shkruar, por nuk kuptoj përse të duket e pamundur vendndodhja e Trojës në Lezhë?!

                            1. m
                              mendimi

                              Komenti i zotit Spartani Leonidha mua me pelqeu shume, jo se di une mbi keto rethana historike, por menyra se si i thote gjerat eshte nje argument me vete per ta besuar si dhe mbeshtetja tek disa njerez te medhenj te te gjitha koherave si Pavllovi, apo dhe Nermin Vlora Falaski, jane bindese per nje mendesi pa ane. Ne Portugali kam degjuar qe "menges" se xhaketes i thone "menge" si i themi ne ne shqip. Une nuk di ta spjegoj ama ka diçka qe e lidh me shqipen kete fjale se kot nuk eshte dhe ne ate gjuhe...etj. Mua me beri pershtypje te madhe kur e kam degjuar, se eshte dhe fjala dakort ne ferngjisht njesoj si ne shqip, por kjo mund te jete dhe e huazuar ashtu si sot shqiptaret kur na aprovojne diçka na ngrene gjishtin e madh te dores perpjete qe ne dikur e kishim per ofendim dhe kur nuk donim ti aprovonim dikujt diçka apo te mos ja jepnim i thoshem: hyp ketu dhe shihe Stambollin duke ngritur gjishtin e madh . Tani ai gjisht na ngeli si ngritja e gjishtrave te Saliut apo dhe te kembeve qe nuk e kane per gje. Kaq kisha une se nuk dua te bej gabime pavaresisht se s'me thote njeri gje po me thote vetja.

                              1. p
                                pap

                                Ndoshta mund te lidhemi ne gjuhe edhe me Japonine, se hurmes beratasit i thone "kaki", njelloj si japonezet.......... :)

                            2. p
                              pjeter

                              "Prerogative" "peticionime"! Ishte e nevojshme??!!

                              1. D
                                Detari

                                Bukur! Dhe sidomos qartë!

                                1. A
                                  Agimi

                                  Z. Ardian do te kishit bere mire, jo mire por shume me mire qe s'bashku me ata intelektualet qe ju si njifni, s'bashku me akademin e shkencave (qe flejne gjume dhe paguhen nga djersa eketij populli) dhe AMA -ne qe eshte njelloj si A. Shk. te merreni me gjuhen e folur ne te gjitha mediat , duke filluar ti nga vetja, qe vetem shqip nuk eshte, mos valle duke perdorur fjale te huaja ju duket vetja me te mençur? Per te mos thene ndonje fjale tjeter me mire po embylle.

                                  1. s
                                    sulo Permeti

                                    Perseri njerzve te dijes,u rezervohet orare sh. te vona ne tv,ne oret e mesnates ,kur njerzit e rregullt flene.....per te ardhur keq!

                                    1. g
                                      ganiu

                                      Zoti Vehbiu (më këshilloi Cenua tju drejtohem kështu), keni shumë të drejtë, por sidoqoftë, ky peticion ka një farë vlere. Nxit debatin. Ju shkruani shpesh në faqen tuaj, pr janë të pakët ata që e lexojnë.

                                      1. N
                                        Nik

                                        Z. Vehbiu me shkollimin univesitar per gjuhesi dhe kualifikimin per gjuhesi jashte shtetit, ne Itali, ishte nje nga kandidatet e mundshem krahas ca te tjereve te ngjashem te tij, per kontribute te reja ne Albanologji, kryesisht ne Ghuhen Shqipe. Per fat te keq qe nga plejada e gjuhetareve te medhebj Shqiptare, te prire nga i shquari Cabej eshte krijuar nje boshllek i madh ne kete fushe. Investimi shteteror i bere per kualifikime dhe specializime te gjuhetareve te rinj vajti dem. Z. Vehbiu eshte ne fakt sot nje shkrimtar modest dhe publicist shume i mire, por publiciste te mire sot ka plot, na mungojne shkenctaret e Gjuhesise. Prandaj ky boshllek qe eshte krijuar po mbushet nga amatoret dhe studiues autodidakte te historise se Gjuhes Shqipe. Dhe diçka tjeter, Z. Vehbiu jeton ne Amerike dhe e njeh mire perendimin dhe kulturen perndimore. Fjala "intelektual" nuk perforet ne kulturen perndimore, ajo eshte nje sajese e sistemit punist. Ne pernendim flitet per shkenctare te fushave te ndryshme, per artiste dhe shkrimtare por fare per "intelektuale". Ne shqiperi çdokush qe ka kryer shkollen e larte quhet "intelektual", nje atavizem komplet totalitar!

                                        1. k
                                          kamarieri tek pjatat

                                          Duket Nik,qe vazhdon te punosh kamarier,dhe sic eshte skota jone e perzier,sa me i paditur te jesh,aq me te madhe e kemi deshiren per tu dukur.

                                          1. N
                                            Nik

                                            O "kamairer", ne se je i afte menderisht debato me komentin tim. Ti vetequhesh kamarier por edhe ne se pastron banjot, ajo eshte nje pune e nderuar, une te respektoj per punen dhe ta fal injorancen!

                                          2. a
                                            anti25642654censurë

                                            nik më duket se e ke pak si gabim!!pak a shumë fjala intelektual është e përkufizuar njëlloj në të gjitha gjuhët,në shumë!është një njeri që punon me tru,e thënë thjesht thjesht!! tek ne kjo fjalë përdoret pak si gabim!tek ne përdoret në vënd të zgjuarsisë!!intelekrual,të punosh me tru nuk do të thotë patjetër të jesh dhe i zgjuar!!këtu një person që ka mbaruar shkolla dhe punon me tru,jo punë krahu(dhe ajo do tru,e në shumë raste!?shumë tru)jo vetëm që quhet ashtu si e shpjegon fjalori por dhe i zgjuar!!ky përcaktimi tënd është pak si gabim!!

                                          3. p
                                            peizazhe

                                            Respekte prof Ardian Vehbiu per shkrimin, por dije se gjysma e tyre qe nenshkruan jane analfabete ose gjysemanalfabete funksionale. Ketu tek ne profesoret jane nje grup qe vetem profesore nuk mund ti quash, i blene shkollat dhe titujt. Pikerisht ata dalin flasin e nenshkruajne. Edhe nje here respekt.

                                            1. a
                                              american23al

                                              Degjove nje interviste te Lloshit, Kocaqi, dhe nje te nderuari tjeter qe nuk ja mbaj mend dhe me e cuditeshmja ishte se z.Lloshi merrej me “ shkence” te vertete ndersa bashke biseduesit qe jepnin konkluzione nga universitetet presticioze te Europes ishin jo shkencore per te, ky absurditet tregon se “akademiket” tane jane ne bordero te diku tjeter qe i shqeteson sh vjetersia e madhe e gjuhes shqipe duke kundershtuar me argumente nga me te ndyshme te kunderten, e pakonceptueshme devotahmeria e tyre ne kete drejtim vetmohues ndaj shqipes, per mua me falni per fjalorin te ngjashem me pericionin: keto kufoma te kalcifikuara dhe perkrahesit e tij nuk kane ci duhen popullit por akademia antikombetare duhet te riformulohet me njerez qe t’i sherbejne identiteti kombetare dhe vazhdimin e studimeve dhe pasurimit te tyre ne te mire te kombit…

                                              1. V
                                                Vezhguesi

                                                Sa gje e cuditeshme! Te paditurit akuzojne nje mjeshter te gjuhes shqipe si Ardian Vebiu!

                                                1. S
                                                  Sherif Sherifi

                                                  Doli dhe ky Vebiu qe e mban veten se eshte gjeni te mbaje leksione per intelektualizmin por ne fakt eshte nje kaqol qe e mbajne per shegert ca agallare turkoshake ne Zvicer...

                                                  1. D
                                                    Damon

                                                    Nuk e firmose o Ardian qe te nxirrje veten ne dukje,ndryshe nga te tjeret. Vehbiu i vetem kunder sharlataneve po dhe kunder Akademise ! Shpetimtari ! Uaa cfare show ! Si rregull ke bere kontrapedalin gjithmone me synimin te dukeshe, se sa per argumentat i ke pasur ne mos te mjera, te pakten te dyshimta. Edhe si akademik je nga te rrallet pa veper te nivelit akademik, gjithcka ke shkruar e botuar eshte e nivelit divulgativ, popullarizues. Kjo mire po vetem kaq, nderkaq keshtu ke terhequr pas emrit tend ata qe s'dine po edhe ata qe ndjehen mire si mik i akademikut , jo i veprave te tij. Por nuk i hedh hi syve kujtdo, sado koke e madhe te te duket vetja. Vazhdo, mbildh pajtimtare, po nuk kane per te te mbajtur mend

                                                    1. B
                                                      Belul Gjeraqina

                                                      Doni me per Belulin?

                                                      1. K
                                                        Kocka

                                                        Keni ngelur akoma te Çabej dhe gjithe reliket e tjera te gjuhes shqipe dhe nuk po arrini ti thoni asgje te re dhe interesante ketij populli. Atehere per cfare paguheni? Per tu marre me politike? Se sa per shkence as behet fjale. Nese jeni me te zote se turbologet apo pseudologet dilni ju mbi ta prevaloni. Mos na hani mune me mendjemadhesine tuaj se nuk kemi nevoje. Ilir Yzeiri merret vetem me politike keshtu qe mos na e sill si shembull akademiku se na hap barkun. Ne te gjithe boten egzistojne akademiket dhe sharlatanet dhe ndarjen e ben publiku nuk e beni ju qe rrini gjithe diten me duar ne koqe. Dhe ceshte akoma dhe me skandaloze ju jeni te gjithe te shitur neper qarqe te ndryshme dhe sju ben syri drite para nje tufe me leke e shisni dhe gjuhen dhe popullin tuaj e kemi provuar disa here mbi kurriz.

                                                        1. G
                                                          Gimi

                                                          Kujt i plasi te dij sepse nuk e nenshkroi ky peticionin. Edhe ky kerkon te mbetet ne treg. Suksese ne jete.

                                                          1. A
                                                            Artan

                                                            Ky është një copë psikopati që thotë se shkelja e normës vjen prej purizmit dhe është për "legalizimin" e fjalëve të huaja. Domethënë pak a shumë, sipas tij, po t'u hapet dera dykanatësh fjalëve të huaja dhe të hyjnë në normë, atëherë edhe ata që i përdorin nuk e thyejnë normën. Ka bërë edhe shkrime te blogu i vet që e quan revistë për keqpërdorimin e shqipes, ndërkohë që vetë shkruan gjithë ndikime nga anglishtja. Për shembull, te një nga shkrimet e fundit kishte shkruar diçka të tille si "Ai e realizoi që " per "Ai e kuptoi që", kishte ndër mend fjalën "realise" të anglishtes.

                                                            1. A
                                                              Artan

                                                              Ky është një copë psikopati që thotë se shkelja e normës vjen prej purizmit dhe është për "legalizimin" e fjalëve të huaja. Domethënë pak a shumë, sipas tij, po t'u hapet dera dykanatësh fjalëve të huaja dhe të hyjnë në normë, atëherë edhe ata që i përdorin nuk e thyejnë normën. Ka bërë edhe shkrime te blogu i vet që e quan revistë për keqpërdorimin e shqipes, ndërkohë që vetë shkruan gjithë ndikime nga anglishtja. Për shembull, te një nga shkrimet e fundit kishte shkruar diçka të tille si "Ai e realizoi që " per "Ai e kuptoi që", kishte ndër mend fjalën "realise" të anglishtes.

                                                              1. S
                                                                Shkrimtari

                                                                LOL Vehbiu jane turq me origjine. E di me saktesi.

                                                              2. O
                                                                Ora

                                                                Shume mire qe nuk e nenshkruat , ky fjalim me shume fjale , frengjisht te shtremeruar , italishte shqiptare , anglisht te basarduar , tregon qe duhej kjo inisiativë kunder shkrimeve folësve , ..qe fusin fjale te huaja per te mbuluar mediokritetin e tyre ...

                                                                1. A
                                                                  Aldrin

                                                                  Oralilteti dhe narrativa e Adrian Vehbiut

                                                                  1. a
                                                                    anti anarkisti

                                                                    Po nuk nënshkruajnë sharllatanët sepse u konvenon ta zhbëjnë gjuhën e nënës përmes Mediave dhe kulturës - cullak e pa asnjë dinjitet. Gjuha ishte mbeti bazamenti kombit prandaj sharlltanët e duan plotikën e globalizimit dhe të qenjës jo njeri.

                                                                    Lini një Përgjigje