Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

25 Shkurt 2024, 20:50Blog TEMA

Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Nga Dritan Hila

Para disa vitesh më bie rasti të takoj një grek i cili ishte me mendje të ndarë që Gjergj Kastrioti ishte grek dhe quhej Jorgo Kastriotis. Skënderbeun, emrin e tretë të tij, as e citonte fare. Duke mos dashur ta fyej për injorancën e tij, i thashë që me këtë logjikë edhe mbretëresha e Anglisë ishte greke madje as kishe nevojë t’ia përktheje emrin, dhe babai i saj mund të quhej nga Gjergj në Jorgo; mbreti i Spanjës nga Huan në Jani e kështu me radhë. Nuk i bëri syri tërr dhe më tha që të gjithë janë grekë. Një zot e di si e mbajta të qeshurën.
Këto në përgjithësi janë sëmundje foshnjore të nacionalizmit dhe sa më shpejt të kalojnë, aq më mirë është. Ne sapo kemi hyrë kurse grekët kanë ngecuar aty.
Kjo sëmundje e shpjegon edhe maninë për të bërë gjithçka shqiptare dhe është e kuptueshme. 34 vite pasi dolëm në botë, ishim të panjohur për të tjerët dhe shpeshherë të përbuzur. Tani, ku shumë shqiptarë e kanë marrë veten ekonimikisht, kërkojnë të gjejnë edhe një identitet të tyren dhe shpeshherë bien viktima të teorive pa asnjë bazë shkencore. Asgjë e re në botë dhe do mësohemi edhe në Shqipëri.
Problemi nis kur këto bëhen trend në stacionet televizive të nivelit kombëtar dhe marrin
qytetarinë nën etiketën se “e kam parë në televizor”. Kjo niset nga fakti se në nivelet e stacioneve kombëtare duhet të ketë filtra profesionale përpara se dikush të dalë në ekran, sidomos për çështje shkencore dhe nuk mund t'i lihet në dorë një gazetari që i hyn me libër telefoni të ftuarve. Si rrjedhim jemi në fazën kur deri personazhe komike na i kanë paraqitur si gjuhëtarë, historianë apo mjekë ku në rastin e fundit kanë marrë në qafë edhe njerëz.
Sot ne po përjetojmë një sulm vulgar ndaj studiuesve tanë të gjuhës apo historisë nga ana e rrjetit dhe e pseudoshkencëtarëve. Të paditur për të përballuar një debat shkencor i sulmojnë si komunistë, dogmatikë apo konservatorë, duke rënë në pozita qesharake pasi shkenca në vetvete është konservatore dhe përpara se të vlerësojë si të saktë një teori, e kalon më filtrin e debatit, eksperimentit dhe praktikës.
Për fat ne kemi ende shkencëtarë dhe studiues që kanë bërë dhe po bëjnë një punë të lavdërueshme për të vendosur shqipen dhe shqiptarët në vendin e duhur të historisë, por ajo që i mungon tregut shqiptar është shkenca e divulguar, e përtypshme dhe e kuptueshme për masën e gjerë. Dikur ka qenë një revistë e quajtur “Shkenca dhe Jeta”, e cila bënte përhapjen e shkencës dhe drejtohej nga një njeri erudit, Luan Dibra, i cili sot nuk jeton më.
Në kushtet e përhapjes së informacionit masiv, ku gjithkush mund të botojë gjithçka, del detyra e shtetit nëpërmjet kanaleve televizive publike me redaksi që kanë edhe filtrat profesionale të bëjë emisione divulgative për shkencën, antropologjinë apo gjuhësinë. Kjo është një praktikë e njohur në vendet moderne. Radiotelevizioni italian ka pasur një moderator të famshëm të quajtur Piero Anxhela që drejtonte emisionin divulgativ të quajtur “Quark” dhe të cilin mision sot e vazhdon i biri. Ky është më i famshmi por jo i vetmi. Dhe sa më shumë të ndriçohen shikuesit, aq më qytetarë të ditur do të jenë. Ndaj unë nuk kam njohur italian që të pretendojë se është pasardhës direkt i romakëve, sikurse u duket një fakt normal historik që Lombardia e sotme është pasardhëse edhe e pushtimit dhe kulturës së longobardëve gjermanikë; jugu i saj pasardhës i shtresëzimeve helenëve të Magna Grecia-s dhe ato të mëvonshme arabe; Sicilia që ka pjesë të kulturës gote dhe arabe, e kështu me radhë. Por kjo nuk i pengon ta ndjejnë veten pasardhës të kulturave të mëdha nga përzierja e të cilave ka lindur ajo që është Italia e sotme dhe ku natyrisht krenaria që një pjesë e tyre është edhe romake, është e ligjshme. Sikurse duket groteske deri në qesharake pretendimet e fqinjëve tanë jugorë që grekët e sotëm janë pasardhës direkt 100% të helenëve, në një gadishull që ka parë dyndje të pafund popujsh nordikë apo lindorë e ku të fundit ishin otomanët e madje edhe vetë helenët e lashtë ishin produkt i kulturave mikene dhe dore të ardhura nga Afrika dhe veriu i Evropës.
Nëse për origjinën tonë do u shpjegohet njerëzve që shqiptarët janë produkt i ilirëve, por me mbivendosje dhe shtresëzime popullsish të tjera që nga ato romake, sllave, katalanase, gjermanike, otomane; që kjo nuk është çudi pasi e kanë përjetuar të gjithë popujt evropianë dhe kjo ka sjellë pasurim të kulturës sonë, natyrisht që do u ikë ky zjarri i nacionalizmës dhe do dëgjojnë më me kujdes studiuesit seriozë që mos të bëhen qesharakë kur të flasin për heronjtë tanë dhe origjinën e tyre, sikurse greku u bë me mua, aq sa nuk e kam harruar edhe pas 15 viteve budallallëkun e tij. /dritare.net

40 Komente

  1. j
    john travolta

    O DRITAN! kta pseudoshkencetaret tane kane te drejte. Po te ishin Greket te rajonit, pra indoeuropean pse kane 75% te fjaleve me origjine jo indoeuropeane? Pse kane shume pak gene Ballkanike? ( vetem (30%) krahasuar me 75% qe kemi ne? Pse kane 75% gene nga lindja e mesme dhe Afrika e veriut? Pse gjuha e tyre dhe armenishtja kane te njejtin paraardhes? Dhe kete thone keta pseudoshkencetaret qe Greket jane te ardhur ne rajon, jane nje dege e phornicians( fenikasve)

    1. b
      ben.

      Driton. Ka ca pasaktesi ne fillim ne mes dhe ne fund, gjithe pjesa tjeter eshte ok. 1. Shkencore quhet ajo qe, mbasi vertetohet dhe jo mbasi diskutohet. 2. Mikenet dhe doret jane te dy fise helene, me te njejten gjuhe me dialekte te dryshme, kuptohet te dya indoeuropiane, dhe si te tille nuk ka se si te vijne nga afrika. Po shkruajte karagjozlleqe te tilla ka rrezik qe te qesh edhe zazan guri me kocaqin. 3. Ne shumicen e tyre per mos thene 100% keta qesharaket jane si puna jote edhe rilindas edhe te pakenduar edhe kuptohet te bindur ne ate te tyren. Sot e kape nivelin e sazanit keshtu qe ftoe per kafe te penxherja jote ,keni shume per te mesuar nga njeri tjetri.

      1. H
        Hahahahaha....

        Ne kohen e Mikeneve fhe te Doreve...helet as qe "pipetinin" helenet jane shfaqur ne 600 p.e.s. me kolonite feniko-egjiptase....kurse Mikenet 1500 p.e.s. Doret 1200 p.e.s. keshtu me Mbretin e tyre...Hylloi...prandaj na e kurse kto karagjozlliqe...qe shkruan o trap....

    2. S
      Studenti

      HAHAHAh Je shkencetar ti??? Ke ndonje liber apo botim shkencor??? Ato pak qe ke lexuar jane e gjitha bota e botimeve dhe librave??? Pse shqetsohesh nga "nacionalizmi" (kombtarizmi) shqiptar??? Kjo paçavure e shkrojtur nuk e lan fajin dhe turpin se e ke emrin ne Peticionin e Turpit te Akadhemise.

        1. D
          Dakord

          Saktë. Po shtoj vetëm një fjali. Për sa kohë ka "intelektualë" që thonë EMISIONE DIVULGATIVE, Elena Kocaqi mbetet person me shumë dinjitet për mua.

        2. N
          Noc Rroku

          200Sharlatanë që se njohin turpin firmosin kundër Shqipes megjithse hanë buk nga Shqiptarët. Ata që punojnë për Shqipen gërmojnë biblotekat e akademitë perëndimore pa pages, thjesht si Patriot.....të paturpët i akuzojnë për turpre.....

          1. M
            Maverick

            Dritan, ka një shkencë relativisht të vonshme që është Gjenetika Molekulare dhe që studion ADN. Kjo shkencë, me aq kampione sa janë grumbulluar deri tani në Shqipëri dhe Kosovë (mbi 2000), hedh poshtë katërcipërisht për sa ke shkruar. Shqiptarët janë një nga popujt më homogjenë në Evropë. Për më shumë informacion rrenjet.com.

            1. T
              Treni

              E vërtetë por hajde thuaja njerëzve jashtë internetit. Disa nevrikosen aq shumë saqë skuqen në fytyrë si tullumbace kur i thua këto që po shkruani ju. Hakd, inshallah i vjen mendja Shqiptarëve; jo çdo gjë edhe e prerë me thikë fundja në kufijtë etnikë.

              1. g
                gjini

                O Dritan,po cilet shkencetare ato qi drejtone Akademine tone? Ato ishin edhe dje dhe Historine tone e Falsifikuen dhe e ndrruen si i desht qejfi Diktatorit >Tash ato duhet te heshtin dhe ne mos duhet ti kerkojne shqiptarve falje per tjetersimin e Historise se tyne,se paku duhet te ikin dhe te mbyllin gojen.

                1. 5
                  555

                  O taj Gjini, nji tash po ta ndryshojm historine si do ti dhe shpellaret e tjere si ty! Shiko nje here mijra familje te ngujuara ne veri te vendit qe rrojne si ne epoken e guritmerite e kesaj demokracie fashiste dhe pastaj dil e ha mut ketu sa te duash per diktaturen! PLEHRE!

                2. a
                  arben

                  Doli dhe nje ”shkencetar” i ri! O Zot!

                  1. a
                    american23al

                    Ha..ha ky qe po moralizon nga fillimi deri ne fund po na tregon se na qenka nje “shkencetare” i pazbuluar , na cave trapin me idiotizma shablone ( moralizim) te duash atdheun dhe ta mbrosh ate eshte patriotizem por te urresh te tjetret eshte nacionalizem more medioker, greket jane me shume se nacionalist ata mendojne se jane kerthiza e botes, shtet obskurantis fetar…

                    1. I
                      Imigranti

                      Ore Z Dritan; ne jugun e Italise ka edhe arbereshe, pra shqiptare. Pse nuk i permend ata ti, po permend vetem greket dhe arabet?

                      1. B
                        Buda

                        Rastesisht gjeta se cfare shkruan historiania kosovare Emine Arifi Bakalli per nje interviste te tre viteve me pare: "Në një ndër emisionet “Provokacija” të Mustafa Nanos në TV “ABC” po merrte pjesë një gjuhëtare (Kristina Jorgaqi), e cila lidhur me çështjen e gjuhës standarde shqipe në relacion me kosovarët, po thoshte si më poshtë: “Ata e kanë mësuar dhe folur serbishten, pra, përse mos ta mësojnë edhe gjuhen shqipe, variantin standard të saj?” Mungesë informimi dhe dashakeqësi së bashku. Sipas kësaj logjike, i bie që shqiptarët e Kosovës e paskan mësuar serbishten si alternativë të shqipes e jo si gjuhë të dytë dhe për arsye thjesht utilitare... Per me teper: klikohttps://telegrafi.com/reflektim-per-logjiken-dezintegruese-brenda-nesh/"

                        1. S
                          Spartani

                          I ka thene kush ketij qe eshte njeri i ditur?. Nga ato qe shkruan ketu po ikane thene kane bere gabim te madh. Ky di vetem te thote qe Italia e jugut eshte nje produkt i Magna Grecia, arabeve, etj. Ke qene ndonje here ne Bari te Italise o i vetquajturi "interlektual" i peticionit. Po te kishe qene do te kishe lexuar se krahas rruges "Magna Grecia" egzistojne edhe dy rruge te tjera te emeruara " Via Japigi" dhe " Via Mesapi". A te kujtojne gje ty keta emra. A te kujtojne gje more intelektuali yne emrat italisht: Dio, Sole, Luna, Aqua, Aquila. Terra. Keta jane emra bazike te nje gjuhe. Ti nuk di nga pjerdh gomari e jo te jesh futur kaq thelle ne gjuhesi e gjenezen e saj. Sigurisht ka shume teperime e pseudopatriotizem ne interpretimet e lashtesise se gjuhes dhe te historise tone, por prej tyre nuk na vjene asgje e keqe.Si ne natyre edhe ne gjuhesi e histori vepron ligji i difuzionit, nuk ka boshllek, boshlleku me dicka do te mbushet. Ka boshllek studimesh mbi historine dhe gjuhesine tone prandaj mbushen edhe me diletantizma. Por nuk mund te anashkalohen figura te tilla si Louis Beonlew, Mathieu Aref ( Arif Mati), Nermin Vlora, Dhimiter Pilika, pa permendur keta te viteve te fundit qe jane bere aq te dashur per shqiptaret, dhe akoma me shume nuk mund te anashkalohen shume historian e filozof te vjeter grek e romak, shume studjues serioz evropjan qe kane hedhur drite mbi lashtesine e origjines dhe gjuhes tone. Akademiket tane kane ngelur tek shkolla e Cabejt, laj thaj ate kane bibel. Ai i ka dhene shume albanologjise tone, por duhet te evidentojme dhe te koregjojme edhe gabimet e tij. Mos kini frike nga ata qe punojne e germojne ne thellesite e historise, sepse edhe nese gabojne gjate punes se tyre do te koregjohen. Mos kini frike nga librat e tyre.Me mire nje liber jo i plote se sa nje liber i munguar. Edhe une u ndodha njehere ne shoqerine e nje profesori grek ne Selanik dhe po me fliste per lashtesine e historise e te letersise se tyre.Nuk la pa permendur Iliaden e Homerit. I bera nje pyetje " a keni ju kenge popullore per Helenen e Trojes. U mendua pak dhe me tha Jo nuk kemi.I them prap " Si eshte e mundur qe ne shqiptaret kendojme kenge per Helenen e Trojes dhe i recitova ne shqip vargjet : Troj Elena, Troj s' Elena, Troj u lo,Troj s'u lo, dil bejke o nder bedena. me veshtiresi i perktheve ne frengjisht keto vargje qe ne shqipen e sotme thone: Elena e Trojes, Elena jo e Trojes, Ne Troj u la , ne Troj nuk u la. Ne keto dy varfgje permblidhet gjithe historia e Elenes se Trojes. Profesorit grek i iku zeri dhe fytyra. Ai Kishte gruan nga minoriteti grek i jugut te Shqiperise dhe e dinte arsyen perse ne i kendonim Helenes, po u mjaftua duke thene . edhe mund te jete ashru.

                          1. a
                            astrit

                            emrusi i perbashket i te gjithe pseudoakademikeve dhe gazetarucve asht sllavo-enverizmi

                            1. X
                              Xhulio

                              Shum i saktë z, Hila. Demokracia i ka krijuar hapësirë lloj lloj speciesh, deri aty ku dhe ujqërit promovohen nëpër emisione televizive.

                              1. G
                                Graqiret Sumqire

                                O Dritan, o gomar. Ne fakt keta intelektuhalet qe po u ben elozhe ti nuk kane bere nje studim te mirefillte shkencor, mos te flasim pastaj qe keta jane ftuar tek shume televizione edhe keto dite dhe nuk kane pranuar te shkojne te flasin dhe ballafaqohen, por perdorin si justifikim se gjoja keta qe bejne keto studime jane njerez "vulgar dhe agresiv", gje qe nuk e kemi pare sa here ata kane qene te ftuar. Shkojne vetem tek ekrani yt apo i gruas tende apo Ilir Yzeirit per te degjuar vetem veten dhe ti bejne qejfin njeri-tjetrit dhe madje duan edhe qe atyre qe merren me keto studime dhe jane diplomuar ne universitetin e Tiranes, tu hiqet edhe diploma. Ja kjo eshte debatimi i ketyre intelektuhaleve qe mundohesh te mbrosh ti.

                                1. R
                                  Realisti

                                  Dritan, në përgjithësi më pëlqen mendimi juaj racional por ja që sot shkruajte një hartim pa "pika dhe presje". Aman na përmend ndonjë albanolog tonin tu lexojmë shkencën e tyre... Në fakt mirë do ishte ti lexoje ti dhe pastaj bëje një hartim me fakte. Kohë për të shkruar ke se në fabrikë nuk punon... pfff

                                  1. B
                                    Beratas

                                    Akoma nuk e kuptojnë se nuk te jep asnjë avantazh vetemburrja se je " i vjetër". Kombet nuk janë verë qilari... E vërteta është se shqipja është gjuhë e pa lëvruar, ajo që flasim përditë nuk është shqip por një strukturë e çuditshme ku perzjehen turqishte dhe italishja me shqipen. Sa për atë episodin me grekun Dritani ka të drejtë, edhe në Greqi ka idiote me shumicë, po diçka kërcet, Dritani gazetar nuk duhet të diskutojë me grekun si grek po me një njeri të nivelit të Dritanit. Pyeteni inxhinier bucko beratin çdo të thotë në shqip fjala Skrapar?

                                    1. I
                                      Intelktualeshet

                                      Ti vete quhesh shkencëtar e intelektual o Bishtuk Hila. Dikur,kur ishe zv.minister na dole edhe si specialist aeroportesh. Cigare kontributi ke ti ne Albanologji e histori ? Cigare ke shkruar ti ? Si ty kane edhe plot debile te tjerë qe nje diplome shkollë e barazojnë me titullin "intelektual" si psh Erion Braçe, Ilir e Vjollca Trebicka etj. Pse nuk flet ju nje fjale te vetme per privatizimin e Butrintit ?

                                      1. G
                                        Go West

                                        Respekt Dritan!

                                        1. S
                                          Spartani

                                          I ka thene kush ketij qe eshte njeri i ditur?. Nga ato qe shkruan ketu po I kane thene kane bere gabim te madh. Ky di vetem te thote qe Italia e jugut eshte nje produkt i Magna Grecia, arabeve, etj. Ke qene ndonje here ne Bari te Italise o i vetquajturi "interlektual" i peticionit. Po te kishe qene do te kishe lexuar se krahas rruges "Magna Grecia" ekzistojne edhe dy rruge te tjera te emeruara " Via Japigi" dhe " Via Mesapi". A te kujtojne gje ty keta emra. A te kujtojne gje more intelektuali yne emrat italisht: Dio, Sole, Luna, Aqua, Aquila. Terra. Keta jane emra bazike te nje gjuhe. Ti nuk di nga pjerdh gomari e jo te jesh futur kaq thelle ne gjuhesi e gjenezen e saj. Sigurisht ka shume teperime e pseudopatriotizem ne interpretimet e lashtesise se gjuhes dhe te historise tone, por prej tyre nuk na vjene asgje e keqe.Si ne natyre edhe ne gjuhesi e histori vepron ligji i difuzionit, nuk ka boshllek, boshlleku me dicka do te mbushet. Ka boshllek studimesh mbi historine dhe gjuhesine tone prandaj ndonje here mbushen edhe me diletantizma. Por nuk mund te anashkalohen figura te tilla si Louis Beonlew, Mathieu Aref ( Arif Mati), Nermin Vlora, Dhimiter Pilika, pa permendur keta te viteve te fundit qe jane bere aq te dashur per shqiptaret, dhe akoma me shume nuk mund te anashkalohen shume historian e filozof te vjeter grek e romak, shume studjues serioz evropjan qe kane hedhur drite mbi lashtesine e origjines dhe gjuhes tone. Akademiket tane kane ngelur tek shkolla e Cabejt, laj thaj ate kane bibel. Ai i ka dhene shume albanologjise tone, por duhet te evidentojme dhe te koregjojme edhe gabimet e tij. Mos kini frike nga ata qe punojne e germojne ne thellesite e historise, sepse edhe nese gabojne gjate punes se tyre do te koregjohen. Mos kini frike nga librat e tyre.Me mire nje liber jo i plote se sa nje liber i munguar. Edhe une u ndodha njehere ne shoqerine e nje profesori grek ne Selanik dhe po me fliste per lashtesine e historise e te letersise se tyre. Nuk la pa permendur Iliaden e Homerit. I bera nje pyetje " a keni ju greket kenge popullore per Helenen e Trojes. U mendua pak dhe me tha: “ Jo nuk kemi” . I them perseri " Si eshte e mundur qe ne shqiptaret kendojme kenge per Helenen e Trojes, dhe i recitova ne shqip vargjet : Troj Elena, Troj s' Elena, Troj u lo,Troj s'u lo, dil o bejke nder bedena, doli bejka zallit -o, me te dy te bijat -o (Helena kishte dy vajza).me veshtiresi i perktheve ne frengjisht keto vargje qe ne shqipen e sotme thone: Elena e Trojes, Elena jo e Trojes, Ne Troj u la ( ne troje e sollen) , ne Troj nuk u la ( nga Troja e moren). Ne keto dy varfgje permblidhet gjithe historia e Elenes se Trojes. Profesorit grek i iku zeri dhe fytyra. Ai kishte gruan nga minoriteti grek i jugut te Shqiperise dhe e dinte arsyen perse ne i kendonim Helenes, po u mjaftua duke thene : “edhe mund te jete ashtu”.

                                          1. U
                                            Unili

                                            Analize e sakte. Me sa shoh nuk u vjen mire pseudopatrioteve. Kudo ne Ballkan ka perzierje kulturash dhe popuj. Spjegime te tilla se emri "ibriku", vjen nga shqipja "bri" dhe jo nga turqishtja, eshte per te qeshur. Vete fjala "bri" nuk vjen nga shqipja. U ngopem me sharlatanet e Ballkanit, ku tani e kemi radhen ne shqiptaret me budallalleqet tona.

                                            1. j
                                              joel shkodra

                                              "Sharlatanet" kane pushtuar televizionet. E vertete. Perse nuk dalin ne keto emisione "shkencetaret serioze" per debat me "sharlatanet"? Per kete mangesi kane marre hov "sharlatanet". E vertete se vetem me debat zgjidhen keto çeshtje. Me sa duket "seriozet" nuk e perballojne dot debatin. Vetem me peticione. Nga larg.

                                              1. D
                                                Demotakercita

                                                Duhet te kuptojme se shkenca nuk eshte dicka qe "vuloset" neper kanale televizive e kafene. Peticioni i deklaruar para disa ditesh,ne mendimin tim duhet vleresuar per kujdesin qe duhet treguar per gjuhen tone.Pa e mbivleresuar por,duhet te thellohen studimet e bera nga gjuhtaret tane.Shtremberimi qe i behet gjuhes sone nga njerez te ndryshem, politikane e gazetare, tregon se sa pak respekt kemi per te.Historia shqiptare duhet te vertetoj me dokumenta dhe jo mellafe ne ere historine e vendit tone,prejarrdhien e tij dhe te mos flasim me hamendesime.Pergjegjesia dhe saktesia shkencore mund te tregoj te verteten.Sa u perket pretendimeve greke duhet te kuptojme se nuk jane te reja.Propaganda dhe interesat e shume "shqiptareve"(antishqiptare,te konvertuar greke),jane shprehje e"megali idese".Akademia jone e shkencave te organizoj si duhet punen e propaganden e te mos bej politike.

                                                1. i
                                                  injoranca nuk ka kufi

                                                  ku ka kohe turkoshaku i BB te shikoj emisione shkencore e Pjer Anxhelon qe pranon cdo ndikim te kulturave te huaja ne Itali,ai pranon qe ne Sicili ka shume nderime helene,ashtu sic ka edhe ne Athine shume ndertime romake.Ne jemi populli me i lashte me sazan gurin e co dhe prandaj kemi ecur kaq shume perpara sa bota na ka zili....

                                                  1. S
                                                    Sami

                                                    Veç, ishalla Dritan HILA nuk e ka me hile!

                                                    1. K
                                                      Kaq e thjeshte.....

                                                      O lum miku....keta " shkencetaret" qe na kerkojn...peticion....cdo gje rreth...kerkimeve per gjuhen shqipe....e kane te marre nga te huajt...nuk kane asgje te tyren...me shkence ketu e 100 vjet perpara dhe kesaj shkence i permbahen akoma dhe sot...cmenduri....fhe sot qe 33 gjuhetaret me te mire te Planetit thone,,,,,,,,qe gjuha shqipe eshte 6-8 vjet e lashte ( sipas metodave te reja shkencore)...dalin keto karagjoze the thone,,,,,,jo nuk eshte keshtu..pa fakte..pa argumenta...se keshtu ja thote radakja si dikur ne kohen e Partise se Punes...(aq me teper kur shikon dhe Bamir Topin ne ate tufe qe njihet vetem per manipulim pronash dhe per asgje tjeter....vari kkk...kesaj meseleje).....ka ardhur koha qe ajo "Akademi" te pastrohet nga themelet....sepse shqiptaret jane lodhur duke paguar disa klloune qe as vete nuk e dine se per cfare jane aty....por me e,,,,,,bukura,,,,,,,eshte se gjate gjithe kohes "akademiket" tane kane cituar gjithmon te huajt per lashtesine e gjuhes shqipe....kurse tani kane filluar ti kundershtojn....thjeshte pa asnje lloj argumenti....per cfare arsye...kjo te le te dyshosh............

                                                      1. R
                                                        Realisti

                                                        Zoti Hila,une e kam percjell leta "sharlatanet" qe keni qejf ti quani dhe ata thone hapur,qart dhe thjesht: hajdeni bemani oponencen. Pse nuk dalin keta e tua rrezojne me fakte por derdellisin se medemek qenka antishkencore?!!! Dil aty,perballu,argumentoje dhe rrezoje. Kaq e thjeshte eshte. Keshtu qe kot e keni,argumenti eshte ne favorin e "sharlataneve",sepse ata kane ne dore nje fakt dhe ju petecionistet keni veç derdellitjen dhe asgje tjeter.

                                                        1. D
                                                          Didactic Tiku

                                                          Dalipaj eshte nje amator (studiues) si shme te tjere qe I kundervihen petitioning! Si puna e Sazan Gurit qe e qan gjuhen shqipe! Thote qe eshte profesor ! Pre-matur prioritet ect vijne nga fjala shqip : me pri..perpara!!! Ose Dalipaj Deti Kaspik vjen nga "ska" dhe "ik" ..skapik!!!! Studies dilettante! Ju pelqen vetja ! Dalin kunder Cabej-it !!! Cdare medioker qe jane keta sharlatane !

                                                          1. s
                                                            shkodrani pa buke

                                                            Dritan te falenderoj per shkrimin ,sa i takon fushes se Albanologjise ,keta sharlatane guxojne te maten me E.Cabejn qe eshte ne fushen Albanologjise dhe gjenezes tione si komb si Aishtaini per shkencen e fizikes quantike..Ne historine dhe etiogjenezes se nje kombi nje rol te rendesishem ka luajtur GJUHA , dhe kjo dishet se Shqipja krahas Armenishtes jane dy gjume te vjetra .Por ajo qe ve vulen ne kohet e sotme prejardhjes tone eshte testi ADN i cili i ve vulen perfundimtre ketyre "shkemcetareve" pa shkence per te paret tane para 4-5 0000 vitesh une e kam bere dhe del nje perzierje te banoreve Shqiperise jugut me Veriun e Greqise ,..Une se kam lene me kaq kam gjurmuar te paret e mi nga ana mashkullore Geni Y ,dhe per kete kammbere nje test tjeter qe e pres pergjigjen ....keta TRIMAT patriote qe rine TV dhe degjone Sazan Gurin rekomandoj te bejne testin ADN dhe nuk do isha i cuditur

                                                            1. H
                                                              Hahahahaha....

                                                              Shqiperia e jugut dhe Greqia e veriut jane i njejti popull....po ti heqim te gjithe anadollaket we jane vendosur aty pas debimit nga sto troje te shqiptareve came.....pra marreveshja e shkembimit te popullsive midis....jevgjiteve..greko-turq....kaq e thjeshte eshte....apo tani te ka dale "gjumi"....

                                                            2. K
                                                              Ku dallohen sharlatanet?

                                                              Sharlatanet pseudo shkenare profesor ect dallohen lehte ! Flasin me ze te larte shikoini ne tryeza analiza dalin cdo dite ne TV kanale te ndryshme dhe zihen! Nuk bashkebisedojne normal ofendojne te tjeret nderpresin fjalen nuk respektojne dhe ngulin kembe se studimet e tyre jane te reja dhe te verteta dhe jo hipoteza a thua kane zbuluar ameriken ne gjuhesi! Mburrin veten dhe tregojne argumenta qe mendojne se jane zbulime ! Eureka !

                                                              1. P
                                                                Piro

                                                                Rasti I Sazani Gurit eshte tipik I kohes qe jetojme. Njeri me titulli profesor, te tille Ka plot sot, njeri qe nuk levron ne fushen e vet po ne gjuhesi, ku nuk Ka asnje kualifikim. Ky njeri, I fryre nga media ben lemsh gjuhesine dhe trimeron gjithe injorantet e tipit te vet. Zoti Hila Shtron disa ceshtje po e rendesishme me duket propozimi per emisione qe analizojne ceshtje te tills. Duhet te trajtohen ne kanalet kombetare, si pergjegjsi per kulturen tone. Cdo mbremje Shireen biseda koti nga njerez te rendomt dhe nuk gjen një kanal serioz per keto tema.. Llumi Ka pushtuar median, një tregues I mjerimit tone kulturor dhe shkencor.

                                                                1. E
                                                                  Edi

                                                                  O DRITAN CFARE E KEQE I KA ERDHUR ATIJ GREKUT QE NA THE. GREKET E DUAN ME SHUME VENDIN E TYRE SE JUVE SHQIPETARET PETICIONISTE. PO MUNDOHESH TA MBULOSH MUTIN ME SHURE. E NXORET KOKEN ME NE FUND .PSE NUK THUA NJE FJALE PER ARIAN CANIN PER CHEVAT LLOSHIN WE VJEDHIN VRER NDAJ SHQIPETAREVE. PO PER ATA QE VENE SHAJNE SHQIPETARI E BE. POPULL MOS I LLIKONI KETA QE KANE FIRMOSUR KETE LETER HIGJENIKE.

                                                                  1. E
                                                                    Erdogan

                                                                    Dritani ky Emer "I Lashte" ne Vorio Epirin e Pirros nuk e kupton (Non e Kapito ital),qe te pakten (poco ital) 2000 vjetet e fundit Vorio Epirin Greqia nuk e "kishte" nga pushtimi 500 vjcare i Osmaneve. Dhe kjo me ndihmen e Vezireve,Pashallareve,Bejlereve,Agallareve,Hoxhallareve,Muhipeve,Dervisheve etj qe ishin Administrata Osmane. Si rrjedhim nuk kane lidhje Spanjollet apo Anglezet me Vorio Epirotet e mohuar nga Administrata Osmane e Arnautise. Dritani si Pionieri Enverit,I Mahmutit (Mehmet "shqip"),Abdullahut (Abdyl "shqip"),Salehut (Saliut "Shqip")Genitsarosit nga Vorio Epiri Eduartit (Edi Rama) etj. Nuk e kupton Dritani qe Marsejen e themeloi Pytheas o Masaliotis nga Masalia Greke. Nuk e kupton Dritani se edhe vete Termi Shkencetaret,Filosofet,Sharlatanet,Mesuesit nuk jane Osmane. Agi Sarandes gjysherit apo Pro-Gonet greq nga vjen dhe Emri i fshatit Progonat Dritani ndryshuan ne Sarande! Kurse Shen Gjinit latinisht nga Saint ja late (lashate ital) ashtu sic ishin per Papen e Romes "Shenjtore" d.m.th Misionare. Polisi (Jo qitet ital nga Cita) Apollonia per Dritanin eshte Perendi Osmane. Te paret e tij i Thonin Polis. Albanopolis eshte e dryshuar ne Teherane (Tirane) nga Rilindasit Bekta-Shiane (Shitet e Iranit nga Frasheri). Dhe kjo dihet perse. Ashtu sic i thone Karavo-Stasit (Station barkash) te popullsise (popola ital) para Osmane ne Karavasta. Moskopolit ne Voskopoje. Tripolis e Tropoje. Kostantinopolis,Polis kjo ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos ne Stamboll apo Kostantinopoje pa kuptim. Adhriano-polis ne Ederne. Jeorgios Kastriotis kishte per Zot Zeusin ye Atin e Athinase dhe nuk kishte aresye te convertohej ne Katolike pa rene Peeandoria e Tij e Romes Lindore ne duart e Dritanit. Keshtu thote Sharlatani Xhufinqe Ai d.m.th Jeorgua e beri per "Aresye Strategice"! Me keto Perralla o Dritan you perdoren Fuqite e Medha qe ndane Epirin ne te Veriut Osmane dhe te Jugut Greke.

                                                                    1. D
                                                                      Deda...

                                                                      O Erdogan, Ne te gjithe Europen e Mesjetes, Skenderbeu, turqisht Iskander Bey=Princi Aleksandëri Madh, njihet si princ arbenor: Dominus Arbanie... Per të kanë shkruar de Montaigne, Voltaire etj dhe e njohin për arberor...

                                                                      1. R
                                                                        Ramazan Gjokola

                                                                        O Dritan.Te kam pasur nje nga gazetaret e preferuar por ne kete shkrim I ke bere naften.Cfare e keqje i vjen Shqiperise nga puna e zellshme e disa intelektualeve atdhetare te spikatur ne zbulimin e te rejave per gjuhen e historine tone?Nuk eshte mjaft qe jemi teper te vonuar ne kete drejtim por u dashka te frenohen dhe tu mbyllet goja .Shume vone per ta bere ate..Populli din ta ndaje te miren nga e keqja.Akademia si deri me sot le te paguhet nga taksat e shqiptareve, ,dyshoj se marrin honorare nga armiqte tane shekullore per te mos bere punen ne favor te shqiptarizmes .Qofsha i gabuar.

                                                                        Lini një Përgjigje