Bollino: Muli kërkon qeveri teknike sepse Berisha ka në plan të bojkotojë zgjedhjet e 2025-ës

25 Shkurt 2024, 19:00Blog TEMA

Bollino: Muli kërkon qeveri teknike sepse Berisha ka në plan të

Nga Carlo Bollino 

Tashmë i bindur për një humbje elektorale të re (deri më tani e parashikuar edhe nga të gjithë sondazhet), grupi i Rithemelimit po përgatitet të bojkotojë edhe zgjedhjet e 2025-ës. Berisha është i vetëdijshëm (dhe në këtë pikë ai nuk gabon) se mënyra e vetme për të mos humbur një garë është që të mos marrë pjesë. Problemi është si të shkarkojë fajin për këtë zgjedhje mbi qeverinë, në mënyrë që të mund të paraqitet para pakicës së vogël që ende beson në përrallat e tij, si viktimë e një komploti anglo-rama-amerikan. Idenë e ka nisur Muli, një nga strategët e fundit që kanë mbetur në grupin e tij, sepse bashkë me Edi Palokën, ende mbart një fare masë muskulare të domosdoshme për të kryer urdhrat politike të doktorit. Ideja u shpall dje pas një takimi të Rithemelimit: Nuk ka zgjedhje pa qeveri teknike!!

Prandaj, ëndrra e vjetër e Sali Berishës (dhe njëherësh edhe e Lulzim Bashës) për të futur në dhomat e pushtetit jo pasi ka fituar zgjedhjet politike, por para se të kish votuar, po rikthehet. Muli ëndërron shoferin që i sjell përsëri zarfat brenda ministrisë, Belo fantazon për tenderat që më ne fund mund të ndajnë, ndërsa familja Berisha planifikon se si të shpëtojë nga SPAK duke zënë një pozicion pushteti. Qeverinë teknike të majit 2017 e kujtojmë të gjithë: rikthyer për disa muaj në ekzekutiv krah socialistëve, basha-berishianët u përfshinë shpejt në një seri emërimesh dhe tenderash skandaloze si asnjëherë as më parë se 2013. Nga ajo përvojë totalisht e dështuar ka mbetur si simbol i kompromisit vetëm Erinda Ballanca, e cila mbeti avokatja e Berishës edhe pas emërimit si Avokate e Popullit.

Berisha dhe Basha kishin kërkuar në marrëveshje Ministrinë e Brendshme me bindjen se në këtë mënyrë mund të pengonin mashtrimet e imagjinuara dhe kështu të siguronin një fitore të thellë. Rezultati ishte një fitore e re e thellë e Partisë Socialiste, e cila për të siguruar shumicën nuk kishte më nevojë as për një aleancë me Ilir Metën. Përkundrazi, ndoshta fitoi pikërisht për këtë arsye. Para evidencës së humbjes dhe të frustruar nga roli i opozitës, Partia Demokratike mori rrugën e vetëvrasjes politike, duke braktisur fillimisht parlamentin dhe më pas zgjedhjet lokale të mëvonshme që siguroi se nuk do të zhvilloheshin kurrë pa ta. Natyrisht, u votua rregullisht, megjithëse pa pjesëmarrjen e çiftit Berisha-Basha, dhe si rezultat, Edi Rama dyfishoi pushtetin e tij sepse përveç pushtetit qendror fitoi shumicën absolute edhe në pushtetin vendor.

E vetëdijshme për gabimin fatal të bërë, Partia Demokratike në prill të 2021 u paraqit prape në zgjedhje, gjithashtu me Bashën dhe Berishën në krye, të dy të bindur nga statistika se një mandat socialist i tretë nuk do të mund të realizohej. Nje tjeter llogari e gabuar dhe për të tretën herë socialistët fituan. Një rezultat i papritur përpara të cilit një Lulzim Bashe të habitur i shpetoi arsyetimi i tij i famshëm ''beteja jonë sapo ka filluar'' pasi kishte siguruar të tijët se betejën kundër Edi Ramës do ta fitonte pikërisht atë ditë.

Pas zgjedhjeve nis dhe epoka post-Berisha. I sapo rizgjedhur Basha në krye të partisë, pavarësisht humbjes elektorale, Sali Berisha u përball me shpallje fatal amerikan si person non grata për korrupsion familjar dhe minim të demokracisë. Shkarkimi i tij nga grupi parlamentar i bërë nga Lulzim Basha me urdhër amerikan, shkaktoi shpërthimin e Partisë Demokratike dhe fragmentizimin e saj në tre grupe që mund të shuajnë plotësisht forcen e opozitës që është tashmë një pakicë.

Ndërsa Lulzim Basha mbeti kreu formal i Partisë Demokratike duke ruajtur deri më tani vulën dhe simbolin e partisë, Sali Berisha e ka shpallur armikun e betuar dhe u vetëproklamua kreu i Rithemelimit (një grup pa identitet elektoral por që ai vazhdon ta quajë Parti Demokratike) ndërsa Gazmend Bardhi u bë kreu i një tjetër fraksioni që bashkon një pjesë të grupit parlamentar dhe që kohët e fundit është rrjeshtuar me klanin e Berishës. Kur ishin të bashkuar, ata nuk arritën kurrë të fitonin kundër Edi Ramës, dhe duket e pamundur që kjo opozitë ta bëjë këtë tani që janë të ndare, jo vetëm formalisht, por edhe ideologjikisht. Akoma me shume kur ligji i ri zgjedhor që ndalon koalicionet e njohura si ''trena'' (një tjetër fitore strategjike e arritur nga Rama falë bojkotimit të parlamentit të vendosur nga PD), që u imponon forcave në garë unitetin maksimal nën një logo të vetme. Deri më tani, logo e vetme në dispozicion për të konkurruar kundër Partisë Socialiste është ajo e Ilir Metës nën të cilën duhet të strehohen Bardhi dhe Berisha (një pro-Spak dhe pro-amerikan, tjetri anti-Spak dhe anti-amerikan) duke parë se aktualisht Lulzim Basha konsiderohet nga të gjithë si armiku par excellence dhe prandaj do të garojë vetëm me logon e PD-së.

Berisha ruan rreth vetes militantët e tij më ekstremistë, të cilët janë gjithnjë e më pak pasi ndjekja e tij e fundit për korrupsion nga ana e Spak ka bërë që të largohet edhe pjesa e vogël e moderuar që ende e kishin mbështetur, ndërsa të ashtuquajturit ''elektorat gri'' (vendimtar për të ndryshuar forcën elektorale që Edi Rama vazhdon të gëzojë) janë larguar edhe më shumë nga ky formacion politikisht hibrid me krye Salin Berishën dhe tashmë përfundimisht identifikuar si një forcë ekstremiste, anti-amerikane dhe anti-drejtësi. Të besosh se mijëra personat e mbledhur me mund të 20 shkurtit në Bulevard janë provë e një përmbysjeje të forcave është vetëm një tjetër iluzion, dhe mashtrim për militantët. Kur në protesta marrin pjesë vetëm militantët në vend të popullit, numri nuk ka asnjë rëndësi.

Në këtë skenë elektorale të mirëpërcaktuar (të pakten deri më sot) kushti i Mulit për të marrë një qeveri teknike duket qesharak dhe paradoksal. Pse duhet ta pranojë këtë Edi Rama? Është e qartë se qëllimi i vetëm i këtij pretendimi të re grotesk, është të pergatisë terrenin për të bojkotuar zgjedhjet e ardhshme. Sali Berisha e di mirë se nuk ka asnjë mundësi të kthehet kryeministër, dhe në fakt, gjëja e vetme që i intereson vërtet është të mos dalë humbës nga votimi dhe prandaj, për të mos humbur zgjedhjet mund të vendosë të mos marrë pjesë. Berisha është i bindur se një humbje elektorale do të legjitimojë pozitën e tij si minorancë, ndërsa prej vitesh ka preferuar të bëjë të besohet se është udhëheqës i një shumice që është privuar padrejtesisht nga pushteti.

Por dyshimi që vazhdon të shqetësojë është se si mund të zgjedhin të gjitha këto figura të reja politike që e rrethojnë, të vetëvriten politikisht për të qëndruar besnik ndaj një njeriu që është i vdekur moralisht dhe elektoralisht. Vetëm për të fituar nje vend në listën zgjiedhore dhe per t’u ulur prapë mbi nje karrike ne rradhët e opozitës? Një shpresë që bojkotimi i mundshëm i zgjedhjeve i vendosur nga Sali Berisha do të shuhej menjëherë. Ndërkohë që do ishte me serioze të largohen përherë nga Sali Berisha, (që bashkë me Mulin dhe Belon, por pa parti, vlen pak ose aSPAK), te gjendet një formë kompromisi me Lulzim Bashën për të ndarë udhëheqjen e partisë dhe kandidatin për kryeministër, dhe të gjithë së bashku, nën logot e PD-së, të sfidojnë Edi Ramën në një beteje zgjiedhore që do të kthehej në një garë të hapur. Mund të humbasin gjithsesi, por të paktën do ta bënin me dinjitet.

20 Komente

  1. F
    Flamur me shkop në bithẽ

    Muli “dru me pre” nje bythelepires serial i Saleh shpelles dhe Luli Bashes, here tek e tek e here treshe ben sikur eshte dikushi. Muli eshte thjesht nje bageti e pavlere dhe qe injorranca e hajvanlleqet e tij do diskutohet për dekada ne fakultetin e blegtorise e zooteknikes sa here te kete diskutime mbi shterpesine.

    1. E
      E njoftuan Noken qe eshte nongrata edhe ai

      Nongraten e ka bojkotuar i madhi Zot, si 'komunist' te pandreqshem. Ndersa Nul Moken e la Zoti pa tru kur lindi, e harroi. Por beri edhe pune te mire kur e caktoi kryekoqe te foltores.

      1. V
        Vranakonti

        Saliu me horrat e tij,po e ndjen gjall se humbja ne 2025 eshte e qart, eshte nje fakt i pamohueshem,nje pamundesi dhe kekon sot qeveri teknike. Ata mendojn se Edi Rama eshte budalla. Edi Rama ata i ka vene ne maj te shkopit dhe po tallet me Salin dhe ata preshat e tjere. Saliu nuk fiton kurre perball Edi Rames se nuk e ka numerin e nevojshe. Me shum se 622 mij vota opozita nuk mere ,kur PS-te ka mbi 880 mij votues. Kete gje Saliu me shpuren e tj e di si dreqi dhe çfare bene,akuzon Ramen se na vodh votat. Ndrydh,shtrydh, opozita aq njerez ka,te beje çfare te doj,votues nga qielli ai nuk mere dot. Nga frika e elektoratit te tyre, Saliu,Basha,Meta etj.kan friken e ndonje konfrontimi te elektoratit kundra tyre. Mos o zot te ngrihen demokratet e t'i kekojn llogari per shpartallimin e partise dhe per humbjen e zgjedhjeve,ata te gjene vrim ku te futen. Lufte civile brenda llojit,partit opozitare do vrasin njerii tjetrin. Pikerisht kesaj i druhet djalli i madh Saliu. .Per kete ai kerkon qeveri teknike..dhe i shkojn poerdhet nga shtate.

      2. S
        Shkembi

        Gallate shoellaresh e Karlo! Por cfardo qe te bejne rruga e tyre drejt asgjesimit, eshte e pakthyeshme. Rama ka maxhorance dhe s’ka Pse fundit nga kercenimet e shpellareve

        1. b
          ben.

          Une e kuptoj qe KArlo shkruan per inteligjencen e shoqerise shqiptare. Vetem pak e lexova sepse ky eshte shume filozofik, dhe e ndalova leximin ne momentin qe shkruante se berisha me shoke kerkojne te marin pjese ne qeveri teknike , qe ti bejne presion SPAK. O KArlo me sa kuptojme ne pjesa e pashkolluar e shqiperise , si mund te ndikoje te SPAK 1 minister kur te SPAK nuk ndikon dot kryeminstri????? Ndoshta KArlo ka shume pune dhe e nuk pergjigjet dot, por dikush tjeter po kaq inteligjent sa KArlo mund te ma shpjegoje.

        2. S
          Shkembi

          Gallate shoellaresh e Karlo! Por cfardo qe te bejne rruga e tyre drejt asgjesimit, eshte e pakthyeshme. Rama ka maxhorance dhe s’ka Pse fundit nga kercenimet e shpellareve

          1. S
            Shkembi

            Gallate shoellaresh e Karlo! Por cfardo qe te bejne rruga e tyre drejt asgjesimit, eshte e pakthyeshme. Rama ka maxhorance dhe s’ka Pse fundit nga kercenimet e shpellareve

            1. I
              Indinjata

              Qe Shqiperia te rikthehet ne normalitet drejt nje demokracie te mirefillte duhet qe te gjithe Mul Noket,Gaz Bardhet, e plote idioter te tjere te rikthehen nga kane ardhur duke dashur te marrin peng kryeqytetin!Veten ne kete menyre Shqiperia duhet te rihyje ne rrugen per nje ekonomi tregu te mirefillte dhe nje demokracie te vertete!Ndryshe ,ky vend i pushtuar nga mesjeta ku nga individe qe nuk kishin pare Tiranen e sot jane pronare vilash ne kryeqytet dhe bregdet,pa lene menjane bjeshket ,kurr por kurr nuki ka per tu civilizuar duke u afruar drejt vendeve demokratike!Ne Shqiperi vazhdon loja Berishjane "toke e xanun " ku dhetoristat e 90 jane bere pishman qe godinen e KQ,te monizmit dhe sot te Kuvendit te Jenave nuk e privatizuan duke e kthyer bulevardin Deshmoret e Kombit ne braken e dikureshme!Kjo pengmarrje eshte nje ogurezeze per kete vend qe pas 34 vitesh shkerdhatokraci te ridigjet perseri nga mesjetare te veshur me kostume firmato duke menduar se jane civilizuar dhe emancipuar.

              1. M
                Molo

                Nuk besoj se është kaq e thjeshtë! PD ka mbaruar si parti,jo vetëm në krye por edhe në bazë. Hajdutët e Berishës si Luan Baçi flasin në emër të bazës,po përveç pak rrugaçëve lokalë që i mbajnë me gënjeshtra nuk e ndjek askush.. Zgjidhja është shpërndarja e partisë!

                1. F
                  Fadhi Badhiu

                  Flamut hale Noka kerkon qeveri teknoke se edi se si fitohet pastaj . O Bolino Sali muti nuk ka vetem Liken po ka edhe Mediun bashkeluftetarin e Gerdecit apo Nard Ndoken apo Dulen e grekut e megjthate do fitoje nga te treja ate me te gjatin , se kujton popullin budalla Sali krimineli e beson se do e riketheje per se treti . Bardha te marri ate te Salmutit ne goje e ta lepije se as ne zgjedhjet e 2029 nuk ka per tu futur ne lista , nuk ja harron Sala e Flamuti tere ato akuza qe ja u beri fill pas 8 janarit e me pas po ua lepin prap .

                  1. p
                    paemerr

                    nje i kapur flet per nje te kapur tjeter.....vari lesht

                    1. J
                      Justice

                      I hate all of you, PD Parti dallaveresh/ djaj/derra/dry me pre… On the other hand PS pari suma/ sulltana nga village Tirana/ starting artist leader Rahhma nga 2 dhoma a 1 guzhin te zogu zi dhe me piktura/shurra/ prime minister ???? of dumb people.. qe e lene plukun mafioz / hajdut / I paskrupull ta quad veten genius” my ass. God is going to take care all of you Albanian thugs. Kush eshte ky so call gazetar Italian go home dye shkruaj per vending dhe njerzit e tu mafioz . This land is my LAND not your fucking land . What’s yours is mine , what’s mine is not yours.

                      1. s
                        sali

                        Shume e sakte.Ky eshte realiteti i Berishisteve

                        1. B
                          Bolino kelysh i sales

                          Dhe ti kelysh i sales dhe mulit je pavaresisht se hedh ndonjehere shashka kunder te dyve. Vec me keta perballe fitoni ju! Por...!

                          1. D
                            Dashnoret e Meros

                            E paska kapur edhe ndonje prone tjeter me 1 euro Karlloja I Agimes. O Karllo Bole-ino si po shkon terapia ne SPAK ? Po kollitesh ndopak ? Prit prit se paske edhe surpriza te tjera. ( degjo inceneratori I Tiranes vazhdon paguan ne cash merobazetaret. Po ti je ne liste sefundmi- per reklama " kuptohet")

                            1. P
                              Pali(jo shen)

                              Karlo falimiderin per shqipen tuaj. shkruan me shqip se shqiptaret Ju uroj me gjithe zemren per me te miren Tuaj. rrofshe e perparofshe thoshe ime meme.

                              1. F
                                Fisniku i Freskut

                                Nёse kryekrimineli dhe kryehajduti Sali Berisha nuk do te dёnohet per krimet e tij me burg per 25 vjet, por do tё jetёi lirё deri nё zgjedhjet parlamentare tё vitit 2025, nuk ia vlen mё tё jetohet mё nё Shqipёri.

                                1. C
                                  Cuni i Vuk Karaxhicit , dobicit nga Vicidoli

                                  Kam simpati per Carlon . Jo veterm qe shkruan e flet shume sakte ne shqip , por . . . . mbi te gjitha eshte mjeshter i fjales ne profesionin e tij , respekton gjithenje normat e moralit e te etikes , trajton me objektivitet probleme madhore qe shqetesojne sot shqiptaret , gje qe e nderon dhe ia rrit vlerat ne syte e popullit , aq me shume kur shohim se si jane katandisur pjesa me e madhe e medias shqiptare , qe as me 28-29 nentor nuk u bie nder mend qe jane shqiptare ,

                                  1. f
                                    futja pordh karlo

                                    shkrim pa kuptim karlo nuk kuptohesh ne intelektualet e jo me te pa shkollet

                                    1. V
                                      Vala

                                      Muli mund te kerkoje cte doje, por drejtesia duhet ta marre te pandehur per thirrjet fashiste qe ben per destabilizim te vendit

                                      Lini një Përgjigje