Ata që kanë kodet e parave takuan Dumanin, Sadushin e Metanin

22 Shkurt 2024, 20:38Blog TEMA
Ata që kanë kodet e parave takuan Dumanin, Sadushin e Metanin

Nga Lorenc Vangjeli

Ish-apartamenti i plazhit që ishte projektuar t’i shërbente një ish-kryeprokurori kur të vishte rrobat e banjos, është sekuestruar dhe u kthye në qendër sociale për të rinjtë. Një tjetër ndërtim masiv luksoz, po mbi det, do të shërbejë si hotel pushimi për policinë shqiptare dhe kosovare. Në total, për më pak se një vit, janë sekuestruar më shumë se 100 milionë euro pasuri të rrjedhura nga krimi. E gjitha kjo është vetëm një pikë uji në detin e thellë të abuzimit me paratë publike apo si fryt i pastrimit të parave të pista. E megjithatë ka filluar. E megjithatë është vetëm fillimi i një procesi që ngjan logjikisht i pamundur për të ndjekur, identifikuar dhe sekuestruar çdo para të pistë, e cila ka krijuar jo dhe aq gradualisht, një shtresë siameze milionerësh: njëri binjak me kravatë politike dhe tjetri me pasaportë banditi. Ky është një process që mund të ketë ulje-ngritjet e tij, mund të ketë dhe kthime të befasishme pas, mundet edhe që të dështojë për ta kthyer përfundimisht Shqipërinë në një vend me demokraci të dështuar, por me shumë shanse, pavarësisht kostos, mund edhe të ecë përpara.

Bindja popullore se harami nuk bëhet kurrë hallall, ka përballë një sfidë herkuliane për t’u vërtetuar në Shqipërinë e të nesërmes së afërt. Në një shoqëri moralisht të korruptuar që njeh si perëndi vetëm paranë dhe që njeh vetëm paranë si asetin që blen zotësinë, kjo sfidë është gati në kufijtë e të pamundurës. Skeptikët mund të llogarisin se mëkatarët e vegjël lokalë mund ta kenë pësuar nga njëri-tjetri apo dhe vetë Perëndia, por jo se janë ndëshkuar nga drejtësia. Dhe në këtë pikë, ata janë në epërsi të padiskutueshme.

Në Shqipëri, vullnetet dhe mjetet lokale, burimet njerëzore dhe aftësia për ta kryer këtë operacion mbi tumorin e frikshëm të korrupsionit, janë të kufizuara. Vetëm ndihma dhe asistenca ndërkombëtare, ajo amerikane kryesisht, mund të garantojnë së pari paprekshmërinë e gjuetarëve të korrupsionit dhe së dyti, mbështetjen e tyre për t’ia dalë në një mjedis acid, ku duket se të ndershëm kanë mbetur vetëm ata që nuk kanë pasur mundësi të korruptohen. Sekretari Blinken e dha mesazhin e tij simbolik në Tiranë. Duke takuar gjithë pikat kyçe të sistemit të drejtësisë, ai dëshmoi pikërisht këtë gjë: tani është radha që ky pushtet i ri, i rikthyer publikut për herë të parë, do të duhet të ekuilibrojë dhe balancojë pushtetet e tjera. Duke nisur me ndëshkimin fillimisht e më pas, me kismet në kushtet e urgjencës, edhe me dhënien e drejtësisë.

Pak e kanë kuptuar një mesazh të tillë. Sepse ndodh si në eksperimentin e famshëm me bretkosën. Nëse amfibi i vogël hidhet në një kovë më ujë të nxehtë, ai kërcen direkt për të dalë jashtë saj, por nëse atë e ve në një enë me ujë të ftohtë që e nxeh gradualisht, bretkosa do të ngordhë brenda e zierë. Pa kuptuar se çfarë po i bën uji. Fiks kjo gjë po ndodh me një soj bretkosash njerëzore që pushteti që ju dha para, i shndërroi papritur në princa plot shkëlqim. Individë me pushtet të djeshëm dhe të sotëm, nga ata që nuk kishin me shumë se dy palë pantallona në garderobë dikur, në pak vjet në pushtet, nuk janë më në gjendje të numërojnë paratë, metrat katrorë të pronave të tyre, udhëtimet me çarter, kilogramët e floririt dhe të bizhuve e çdo lloj tjetër luksi që e përdorin për të lyer fundshpinën, si ata që bien në kos, pra, e gjithë kjo kategori individësh, papritur po shohin se ndodhen në kovën që po zien. Ca pak që e kuptuan që në fillim dhe parashikuan se çdo të ndodhë ikën, të tjerë kanë pritur me shpresë se nuk do t’i kapë vala dhe presin nëse do të ketë shans të pengohet përvëlimi. Por po ndodh. Fatkeqësisht, me të thatin do të ikin dhe ca të njomë, si efekt anësor, por kjo është situatë lufte. Një luftë edhe me e egër se ato që shqiptarët kanë bërë edhe me pushtuesit e tyre më të egër.

Logjikisht shumë do t’i shpëtojnë kovës me ujë të nxehtë. Por me shumë gjasa, apartamente të tjerë, vila rezidenciale, makina dhe mbi të gjitha para me shumë zero më pas që kanë përfunduar në banka të perëndimit, do të rikthehen në Tiranë. Sepse çelësat e bankave janë në duart e atyre që takuan Dumanin, Sadushin, Zaçajn e Metanin.

16 Komente

  1. B
    Beje

    Po na tguaj o Vangjeli çfare u be me Adriatik llallen ? Pse u denua , sa u denua ? Dhe kryesoren , perse nuk arrestohet dhe ekstradohet nga SPAK u. Sqaroi pak me fjalet e tua lexuesit se jo te gjithe e dine sesi rrodhen ngjarjet

    1. S
      Shqipetari

      Don Zoti dhe Amerika ne Toke te gjith maskarenjt e 33 viteve qe vodhen dhe vrane shqiptare te ballafaqohen me poshtersite e tyre,te burgosen dhe t'ju konfiskohet pasuria e vjedhur shqiptareve.Keto qelbesira zbriten nga malet,katundet dhe shpellat bythe grisur ndonese sot konkurojne sheiket e globit per pasuri keto ish morracake te pa shkolle dhe sharlatane qe nuk dine te lidhin dy fjali te kuptimta ,monstrat jane kthyer ne qesharake me e keqja se duan pushtet te perjetshem horrat antishqiptare te modelit gamor..Rrofte! Amerika

      1. Vranakonti

        Bravo Lorenc! Shume bukur i ke then keto gjera kaq te bukura. Sepse çelsat e bankve jane duaret e atyre qe takuan Dumanin,Sadushin,Zaçajn dhe Metanin". Bukur shume. Do zoti vjen nje dite qe keto para me metra katror,shkojn te populli qe dikur i kishte.

        1. M
          Mirvjeni

          Shyqyr qe ke shkruar tamam, dmth qe ta kuptojne te gjithe. Sepse ti shkruan mire shume, Po ben neper te ça filozofi që mezi kuptohet se çfare deshe të thoshe. Sot e ke shkruajtur ashtu siç duhet artikullin???????????????????????????????? për mendimin tim.

          1. E
            Ervis

            Kalama mbete o Lorenc Vangjeli? Te gjithe mendojne se ti je 7 vjeç nga mendja. Trute te paskan mbetur o Lenci ne rekrum, thote miku yt Henri Çili.

            1. V
              Vranakonti

              Ja,ka njerez si ky Ervisi qe nuk e kuptojn dot te verteten. Lorenc Vangjei ka shkruar nje te vertete,por ai aq e ka mendjen dhe nuk e kupton dot. Nuk eshte per t'u mbetur qejfi.

            2. Z
              Zoti meshirofte njerezit e thjeshte .

              E forte ky pershkrim z. Lorenc Vangjeli.... I vetmi pershkrim i thjeshte i sakte dhe me shume vlera qe me ka pelqyer ! Me kujtohet ne vitet 1986 kure pata nje raste te jem shkurt per vizite tek shtepia e njerit ne Tirane, ne ditet e sotem eshte babaxhan Miliradere . Priste te dilte nje pjestare nga banjo se nje banjo kishin te gjithe ne pergjethsi...Ndersa sote ne banjon qe pata mundesi te hyje, ishte si nje banjo si dhome gjumi....epo me demek mendova....miliardere normal qe do ta kete.....vone mora veshe qe kishte ne tre shtete te fuqishme te EU po nga nje Vile...Epo perseri them le ti gezoje....por vone ndegjova qe nje Vile ja kane bllokuar njeri nga shtet e EU... Thjeshtesia eshte vlera me me vlere kush e ka provuar,,se te gjithe si miliardere si njerez te thjeshte,,ne banjo njesoje shkarkohen tymerat e berxollave te pjekur apo tymerat e nje pjate supe te thjeshte ..rendesi ak qe nje dite secili do te vjedhe nga zorret jo ato gjera qe si ka merituar me djerse,,por dhe te tjera gjera ne jete...

              1. Z
                Zogu i Tiranës

                Zoçka e Tiranës!

                1. B
                  Bumbum..bum

                  Blinken erdhi të mar ca lek se I duhen për fushat. Ju kujtoni se për neve po u vjen shum von? A sa të vobekt jeni . Hani lajmet si tju a servirin. Ata vet e kurorzuan saliun tani e ka radhen shaloku

                  1. Z
                    Ziggy

                    10 me yll. Metafora dhe krahasime te thurura me nje fjalor te pasur. Apo ishe nisur per analize politike dhe perfundove duke dremitur te lendinat qe dukeshin si te tapete te mendafshte?!?!

                    1. A
                      Ardesa

                      ...prit ske pa gje AKOMA...kur thoshte i gjati...

                      1. E
                        Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI

                        OK,L.Vangjeli: -Vdekjen time e di se do ndodhi një ditë si gjithkush që ka lindur.Por,nuk besoi që VIPAVE QË NGA 1992 që kan vjedhur Pasurin e popullit mbi 350 mild.

                        1. T
                          Treni

                          Optimist ky Lorenci? Epo, shpresojmë të ketë të drejtë, por dyshoj. Ka shumë kriminelë të gatshëm të zëvendësojnë "gardën e vjetër", thjeshtë pjesë e kulturës Shqiptare.

                          1. P
                            PRoShi

                            E qëndisur e qepur bukur si një rrobaqepës me përvojë. Urime Lorenc.

                            1. Y
                              Ymeri nga Yzberishti

                              Fjala jote, ne vesh te ZOTIT, Lenco….

                              1. l
                                lindio

                                Koken te menca e ministrise se brendeshme e kishte Lenci ne kohen e Dulles.

                                Lini një Përgjigje