Nga Frrok Çupi
Një gjë dua t’u them që në fillim miqve intelektualë që shkruan një letër për t’u mbyllur derën sharlatanëve:
Kjo që keni nisur, kjo është punë e kotë!.
Sharlatanët, që thoni ju, këtu do të jenë, ndoshta edhe kur ju nuk do të jeni. Sharlatanët janë të përjetshëm dhe të përbotshëm. Ndoshta ata (që ju i lini pa emra) por iu thonë ‘këta sharlatanët’. Të lidhur do të jeni sa të jeni. Mbase edhe mund te bashkekzistoni me kënaqësi. Kot e patët këtë përrallë.
Përralla ishte kjo:
Disa njerëz të zakonshëm marrin penën e shkruajnë ose marrin rrugën dhe dalin në ekran e flasin për historinë dhe për gjuhën. Historinë e ngatërrojnë, ndërsa gjuhën e katranosin; po kështu është.
Këta duhen zhdukur (!?), të mos na dalin më para sysh.
Kam frikë se me këtë thirrje, ju të dashur intelektualë, i zgjuat sharlatanët dhe i bëtë të fluturojnë në tufa.
Sharlatanët që po thoni (fjalën ‘sharlatanë’ lexojeni kudo në thonjëza), janë si thëllëzat e dushkut. I zgjon prej këtu por ato shkojnë e fshihen dhe shumëzohen në një lisnajë tjetër. Këta, domethënë njerëzit, si shpend të shumëzueshëm, por që po quhen sharlatanë, këta shkojnë në një ekran tjetër, ose krijojnë ekrane pa fund në internet, në facebook, në instagram, në X…
Dy raste njohim që sharlatanët u ndaluan.
Rasti i diktaturës në Shqipëri dhe rasti i Europës para shekullit 16. Në kështjellat e Europës ishin mbyllur të marrët. Por kur u liruan, u kuptua se ishin magjepsës.
‘Marrësia magjeps’, ka thënë filozofi Artur Shopenhauer.
Tani nuk po e ndajmë dot, cili magjeps më shumë, grupimi juaj i ‘saktësisë precize’, apo sharlatanët që thonë çfarë u thotë mendja.
Ne fund te fundit edhe ata u bënë ashtu sharlatanë duke dashur t’u ngjajnë ju. Domethënë duan të jenë dikush, të shkruajnë, të publikojnë, të dalin në televizion… Është në natyrën e njeriut që të ngjajë te dikush e të provojë. Ju e nxorët emrin në libra dhe ekrane tv., dhe ata deshën të bëhen të famshëm si ju. Por me mënyrën e tyre. Ata fituan më shume klikime, ju mbetët mbrapa. Atëherë cili peshon tjetrin?
Gjithnjë kështu ka qenë, jo vetëm sot kur ka klikime.
Kam dy ngjarje nga përvoja ime në media:
E para, në selitë e redaksive të gazetave kryesore të Tiranës, në vitet para ’90. Redaksia ishte në katin e katërt, me shkallë, ngjitu e ngjitu. Mbrëmjeve vonë dëgjoheshin ca hapa që çapiteshin ngadalë dhe me ndrojtje. E dinim se një nga ata ishte. ‘Ata’ ishin një bezdi për ne; i quanim edhe ‘budallenj’. Vinin e sillnin nga një copë letër për ‘ta botuar’. Ndonjë prej tyre edhe mundi të botonte shkrime e sot është me emër.
Mediat kështu janë, janë si ‘mjalti’ për këta njerëz që duan të kenë emër.
Ngjarja e dytë, me dy burra me të njëjtin emër ‘Spiro’.
Të dy nga Gjirokastra. Spiro Kufo kishte qenë korrespondent i ‘Zërit të Popullit’ në Gjirokastër, por tani e kishin sjellë në redaksi. ‘Spiro’ tjetër ishte Kiço Thanas Spiri, që njihej vetëm si ‘K. Th. Spiri’. Shkruante vjersha, shkruante pa fund. Shoku i tij i vegjëlisë, Kufo, nuk po ia botonte, pra i kishte mbyllur ‘ekranin’.
Një ditë në redaksi Posta sjell një thes të tërë me letra, në adresë të Spiro Kufo. Në shpinë të thesit shkruhej: ‘Këto vjersha K. Th. Spiri i shkroi/ Që t’i lexojë/ t’i korrektojë dhe t’i botojë/ Truthari Spiro Kufoi”/
… Atëherë, si mund të ndalet tufa e këtyre njerëzve në redaksitë e mediave? Ata janë kudo e kudo.
A ka mënyrë? Të thyhen të gjithë ekranet?, ndoshta kjo është zgjidhja. Por them se edhe nëpër ciflat e qelqit të ekraneve do të ketë si sharlatanë ashtu edhe ‘intelektualë’.
Më vjen në mendje rreziku i kundërt, që një ditë sharlatanët të kthehen në zot të ekraneve dhe të mos lejojnë të vijnë historianët dhe gjuhëtarët precizë.
Po ç’patët me ta, a derëzi preciziozë? Qëkurse e kërkoni botën ‘vetëm precize’, që këtu nisin dyshimet.
Nuk dua të dyshoj për shkak të konkurrencës apo xhelozisë suaj ndaj atyre. Edhe mund të jetë kjo arsyeja, sepse ata kanë më shumë popull me vete. Popullit mjaft t’i thuash se ‘kur ishe ti, gjermanë e grekë vareshin nëpër pemë’, dhe u bëre i madh. Një ditë populli këta historianë mund t’i zgjedhë presidentë. Këto shenja i ka dhënë populli, dhe ju e dini nga shkencat humane se ‘populli nuk gabon kurrë’.
Ju e dini veten si Franz Kafka? Se Kafka e krijoji ‘Majmunin Akademik’. Por e la vetëm me kaq, te majmuni, nuk shkoi te sharlatanët. Majmuni i Kafkës një ditë e tradhtoi tufën e tij dhe u bë ‘Majmun Akademik’. U betua se nuk do te mendonte më me stomak, si të tjerët. Por prapë majmun mbeti. Veçse e krijoji Kafka si për ironi ndaj jush.
Idioti mund shkenctarinj!!! A dini pse ? Se idioti ka eksperience si idjot, ndersa shkenctari ngec para tij, para idiotit pra...
Po pra. Mire e ka spiuni Frok Ç. Edhe ne kohen e tij, dmth ne kohen e Nexhmijes dhe Froqir, paska pas SHARLATANE. Dikush punonte ne redaksi dikush ne shtepi… Per protesten e djeshme nuk na the gje sot shoku Froq.
Charlatans si babloku peshtyjne dhe e lepijne perseri .Nuk ka me te ndyre ne kete bote si ata.
Sot rastisa ne nje kafene lluksi ku ishte nje nga ata sharlatanet qe permend z.Frok !Ndihej i ofenduar qe te tille stature e quante sharlatan kur ai ka,vjedhur,rrahur,ndoshta edhe vrare e sot fale kollares dhe kostumit blu ai sharlatani i dikurshem sot eshte me imunitet prej popullit!Shiko i tha mikut te tij qe qendronte ne kembe dhe qe priste te ulej "sharlatani i pari"!Shiko çfare ka shkruar ky qe e ka hak drurin dhe me teper,per mua,duke i servirur gazeten Tema ,me doren e tij!Ndaj dhe une nxitova dhe e lexova ,kuedhe sikur ta akuzosh autorin e shkrimit per individ ai mund te te mbylli gojen duke thene se ne PD-te gjithe jane sharlatane ,ndaj dhe nuk ka perse merzitet ky!
Se ne cfare menyre duhet bere nuk e di, por qe te mos lejohet bastardimi i gjuhes shqipe, kjo eshte shume e drejte. E me duket se ne peticion ishte shume e qarte, qe, i ftuari do flase sic di ai, por gazetari, personi qe drejton emisionin duhet te flase me shqipen standarte. Dhe eshte fare e drejte kerkesa ne peticion qe s’ka pse ti jepet aq shume hapesire mashtrimeve dhe gazetari apo drejtuesi i emisionit i miraton si te mireqena tere ato qe thote « sharlatani » E se fundi nuk e kuptova mire cfare ka dashur te thote Çupi?!
Ka dash me thene znj Meri qe ky sistem, “sistemi dhe rendi demokratik” i ka sharlatanet me shumice. Sidomos ne pushtetin e katert: Media,Tv etj Ose shqip: po e ngacmove plagen do dali qelb prej saj. Z Çupi ben “ironi” me sharlatanet. Ju jeni shume korrekt me komentin tuaj
Or Frrocko o more Loqe, u thinje e dore s'hoqe / as u sqarove as nuk u poqe, nga by... e Pushteteve koken s'e hoqe /
Po spiunlleqet pse nuk I trgon o kelysh sigurimi.Mbas 90tes me Saliun ishit breke e bythe se ju lidhte ideali dhe spiunlleqet tani na beni si demokrat te dy.Yyyt fare e keqe.
Beno te ka mbaruar pasaporta diplomatike qe te paisi dikur Gazidedja!Ndaj mos e kruj shume!Zanatin e spihunllikut e n jeh mire ti.Si puna jote or Ben ,Froku bene çdo nate!
Sharlatanet kane qene ,jane dhe do te jene gjithmone ne mes njerezve te mire. Ne Shqiperi kane qene ne formen e gazetareve te Zerit te Popullit bile dhe krye redaktoreve, sa erdhi e ashtuquajtura demokraci ju bashkuan gazetes Rilindja demokratike dhe u bene nje me Sali Berishen ne promovimin e demokracise,dhe kur Berisha u shpall nongrata Ai ju bashkua ushtrise qe ben gojore per pushtetin hajdut te ripjelljes, pra sharlatane gjithe jeten.
Idioti nuk e mund asnjeher shkencetarin, sic shprehet Bohotina, ne rast se shkencetari do perballet me argumenta me idiotin. Por nese shkencetari do perballet me budalliqe me idiotin, atehere do humbi. Puna eshte qe ne Shqiperi nuk ka shkencetar te mirefillte (me perjashtim per Prof. Kabos). Ata firmetare te famshem, te vetshpallur intelektual, me tituj dimplomash te marra lart e poshte si ne studiot e mediave, duhet te verifikohen. Eshte e cuditshme qe ne Shqiperi nuk ka asnje person qe i eshte hequr titulli per plagjiature. Te shohim njeher sa nga keta intelektualet kane bere shkence dhe sa kane bere pseudoshkence!
Sharlatani me i madh i Meros je ti or Frrok spiuni. Sa here ja ke fut kot ti aq te mira paçim ne tjeret.
Kur te tregon gishtin nje injorant si ty qe dy fjali ne shqip mezi i sajove.Dhe ato, ti lexosh ne banjo qe te zbrazet robi rehat.Shko laj gojen e injorantit dhe sharlatanit perpara se te flasesh per gazetarin Çupi qe ka nje jete qe lexohet.
Rrefen copeza nga historia e jetes se tij e cila pa diskutim eshte nje histori suksesi. Qe u dhjefsh ne breke u dhjefsh!
Ka profesorë pa plagjiaturë. Janë shumë të paktë, por ka. Për shembull, unë njoh një të tillë. Mjerimi shfaqet në faktin se ka shumë, shumë pak. Por V. Tola, që shkruan "Kadareja dhe muzika" dhe "Iso-polifonia labe është trashëguar nga sirenat greke", nuk hyn te të paktët, por te fiktivët dhe falsifikatorët e shumtë. Pse? Po ja, sirenat janë thjesht pjella të fantazisë mitologjike-animizuese, rrjedhimisht nuk kanë ekzistuar fare, sepse janë personazhe të trilluara. Aq më tepër që tingujt nuk ruhen brenda rrënojave a gurit, sikurse skeletet dhe amforat! Atëherë nga e gjeti ky "shkencëtar" i paditur vijën e vazhdueshme të trashëgimisë gjer në Labërinë e sotme? Kështu ja ka futur kot edhe për muzikën në veprën e Kadaresë, pavarësisht se shkrimtari i famshëm në një vjershë thotë se mund të gërmohet toka dhe të dalin andej edhe tinguj! Kurse shkencëtari i vërtetë, më i vërteti nga të gjithë është Ilir Yzeiri. Si publicist e njeh profesionin, por unë fola vetëm për shkëlqimin e tij prej shkencëtari! Haha!
Ne Delfus te Greqise ish Kerthizen e Botes se Njohur ne Ate kohe per me shume se 8 shekuj nje nga 10 Menimet Filo-Sofike (Adhurues te Dijes) greq shkruhej. Gnosi Se Afton (Njif Veten). Te vetequajturit Skiptare duhet te Njofin Vetveten dhe ta krahasojne me historine dhe figurat historike te ketij Kombi te Lashte. Nuk mund te zerohen kero figura qe kane krjuar Politizmoin (Culture "shqip" perpara nje plakushe propagandistike Katolike ne Kalkute kur me parate dhe ndihmen e propagandes perendimore po ofendon kete Komb! Si mund te mohoet Politizmoi Greke i Vorio Epirit nga bijte e Vezireve,Pashallareve,Bejlereve,Agallareve,Hoxhallareve,Muhipeve,Dervisheve etj dikur Epirote pir Genitsere te Administrates Osmane? Sa poshte mund te shkoje ky popull dikur krenare dhe trim? Vend Heronjsh dhe Mithollogjike. Si mund te mohoje nje Skiptare se te paret e Tij i thonin Glosa dhe jo Gluhe camce (gjuhe). Po ashtu edhe termin Agios dhe jo Shen latinisht nga Saint kur Perandori Ilyre Iustinianos ne 532A.D ndertoi Gia Sofian? Per cfare Ilyresh po perpiqeni te destancoheni nga Ata,te Vertete? Po.ashtu edhe termin Popull. Ka shume Emra ne Ilyri dhe Epir si ArxiLaos,Menelaos qe tregon qe te paret e skiptareve i thonin Laos. Po ashtu edhe Papa jo Prift. Vetem be qofte se Kombi Ilyre dhe Epirote "fillon" pas renies se Perandorise Greke te Romes Lindore ne duart e Barbareve Osmane. Si mund ta considerosh nje veases dhe pushtues si Turqia vend strategjike? A ka turp me te madh? Kostantinopolin ky Qytet ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos e jane akoma vrasesit e ketij Kombi! Dhe kjo u arrit nga interesat e Fuqive te Medha. Perca e Sundo.
Të përleshesh me elegancën e fjalës , po marrin këtë si fjalë ; përleshje dhe pa e thelluar te rregullat e drejtshkrimit , që dikur ka pas qënë , për lidhëzat , pas tyre , nuk vihen presjet , por ~ nënkuptohet premëpauza - ç'e re fjalë kjo - në këndim , e kur syhazepsurve mendjen në t'tetin kat si Rometë e Zholi me fonema q'pret t'i tromaksë nga maja e kokojkës , të marrë fjalën , e avokati atë orë n'orale t'u , pasurojë , shumësin , nga avokat , mangësinë , avokat/ë , në : avoketër , - jeni ju avoketërit , e pasoi përbindja . Tulla djersëlyrë , s'di kë bren , përleshja , ketri po ! Thojnëza s'vë . T'avokatit urdhër mbase . E ku i dihet kë e n'a ka më si ca e si s'shumohen .
Ka te drejte shoku Frroj.Sharlatani i Zerit te popullit,pasi e pushuan si kryeredaktor te rd-se,u emerua drejtor i piramides!?Me bashkenatundaret e tij pinin ne veranden e piramides,su dallkauket fshatare te mesjetes.
Te te perjashtoje llumi eshte nder per kedo jo me per legjenden e eseve frrok çupi.
O Demokracia! Shkencetari te perballet me argumenta me idiotin?! Ku njeh argument idioti? Nuk me duket e sakte! Frroku eshte nder gazetaret per te fuqishem te vendit. Dhe kontributi i tij ne demokraci eshte shume i madh. Une e lexoj me deshire. Flm Tema
Epo lum ti qe e ditke se kush je?! Edhe kush eshte Frroku e ditke?! Po ne çe se vleresojme AS Frrokun , as veten si ti çte bejme.
Te gjithe kane qenq spiune i gjithe popjlli kot thone disa spiun ky e spin ai kurse sot jane spiuna kopila me mire spiun se sa drogman kurva kurvare
Nje shkrim i goditur. Keta intelektuhalet qe nuk kane bere nje shkrim shkencor dalin dhe u thone te tjerve sharlatane.
I nderuari z. Frrok Cupi eshte nje njeri me velar...bo bo cafre i ben penes kure shkruan.....por ka disa gomejre qe ja kane inatin ! mdersa z. Frrok Cupi i degjeneron vetem me penen e tije...kure shkruan cdo lloje Artikulli.... I nderaur z. Frrok Cupi edhe pse nuk do keshe kohe ta lexoshe.....je njeri me vlera saqe te gjithe Qytetaret mezi presin kure juve shkruani... Atyre lepurusheve qe e mbajne vetem per trima....do ju falen keto gabime , se e kane nga halli...Se nje pjate supe te ngrohe i detyron te bejne dhe kete role...
Degjo ti sharlatan...ti nuk ndryshon shume nga shalatanet e gjuhes...ty duhet te tevije turp qe ke punuar ne nje gazete qe fliste vetem genjeshtra...ZP.I ben me ato vjershat per Patine?!
Nuk e di për intelektualët, por e vërtetë që ka sharlatanë e do ketë. Problemi im personalisht është se Shqipëria është e tej mbushur me të tillë.
Kot po te pyes une ty Frroço, ku e fut veten ti, tek shkencetaret, apo tek sharlatanet? Me nje fjale kete gjenialitetin qe ke shkruar ketu e ke per shkence apo per pallavra?
Shqiperia ka nivel te prapambetur arsimor, kulturor dhe etik. "Gjuha eshte shprehje e mendimit" Karl Marks.
Analist gjoja je frrok po je sharlatani nr 1 ne ket vend je spiuni i kohes se qoftlargut jeburri ma legen qe ekziston
O frrok shkruaj ndoj che per shpopullimin se na ikin rinia na ikin femijet nipa e mbesa nuk e di a ke apo nuk ke po esht gjeja me e shtrenjte qe ka njeriu ti duket ske njeri po je kafshe
Sot, ka shumë "sharlatan" më shumë se kurrë ndoshta. Pazar u bë për diploma ma zi se në tregun e domateve. Sot mungon mendimi kritik. Po votove për pushtetarët i merr të gjitha. Nanë e babë është bërë patronazhizmi.Sot ik prapa diellit nëse nuk ja mbush syrin " sharlatanëve" që çajnë e ndajnë kudo e ç,ka do. Ma zi e ma, s'ka.