Nga Dritan Hila
Deklarata e Blinken se “Takova të gjithë ata që duhej”, është një shumëzim me zero për opozitën. Kush e kuptoi, më mirë për të. Kush nuk e kuptoi, le të vazhdojë pelegrinazhet poshtë penxheres. Për SHBA-të, kjo opozitë nuk vlen më as për pjesë këmbimi.
Tashmë jo vetëm ata që i kanë hipur karrocës së shpartalluar të Berishës, por as satelitë të tij, nuk konsiderohen nga amerikanët si aset opozitar.
Prova e forcës që duan të bëjnë ndjekësit e Berishës në 20 shkurt, ngjan me ato të Noriegës dhe batalionet popullore që krijoi ai në Panama, për t’i bërë karshillëk amerikanëve. Fundi dihet, i matnin kokën me metër në burg, në Florida. Jo se do shohim Berishën në atë pozicion, as në Florida dhe nuk besoj as në Reç, por kjo përqasje shërben thjesht si krahasim i vlerës së tyre politike për SHBA.
Rama tashmë ai nuk e ka garën me një opozitë pasi ajo nuk ekziston, por me standardet që kërkon SHBA përsa i takon korrupsionit dhe demokracisë. Tani e mbrapa Rama do ta ketë pikërisht garën me këta tregues, dhe opozita reale do të jetë ky standard amerikan.
Fatkeqësisht Shqipëria nuk ishte e vetëmjaftueshme ta zgjidhte me mjete politike bllokimin e saj, nuk qe në gjendje të bënte një zhvillim normal dhe të krijonte dy pole politike, ndaj u desh edhe ndërhyrja e miqve. Pas kësaj, përveçse kryeministër i zgjedhur, Rama praktikisht do jetë një regjent, derisa të formohet një konkurrent opozitar në gjendje ta sfidojë dhe rifillojë një garë mes dy alternativave.
Amerikanët vetë janë në kërkim të një të tilli, por problemi është që toka ende është shterpë me ndonjë element të tillë e për më tepër opozita nuk është diçka që trapiantohet në një vend. Më e vështirë bëhet kjo pasi gjysmë fusha opozitare ka ose figura të djegura, ose mitomanë që kërkojnë të hyjnë në fushë. Të gjithë jashtë standardeve. (Dritare.net)
Analize perfecte! Ta lexoi dhe Ben Andoni,qe vetem verdallos fjale!!
Ja ke fut si Rama
..... vazhdojne pasardhesit e krimineleve drejtues ne Ministrine e Brendeshme ne kohen e diktatures te japin mend dhe te shajne aty ku u djeg.... OPOZITEN.
ku ka me mitomane se rama dhe veliaj mor oredinere. Keta jane me keq se berisha
Vetem DIASPORA mund te gjeneroje nje alternative te vertete pushteti e zhvillimi. Pjesa QYTETARE e shqiptareve eshte JASHTE. Ne Shqiperi kane mbetur te paaftet, dallkauket. Mos harronin qe edhe vete Rama, erdhi PIKERISHT nga DIASPORA. Nese duam nje Shqiperi bashkekohore, moderne. Ndersa per nje kenete dumbabiste, ja ku i keni shembujt...historikisht dum baben...njeher sulltanin,pastaj Zogun, Enverin, saliu eshte baba i fundit... qe ka dumbabistet e vet. Por shqiptaret NUK mesojne nga historia... Jo!
Ti o bir krimineli qe i di te gjitha, me thua dot nese vizita e Sekretarit te shtetit ishte vizite zyrtare apo vizite personale? Ishte vizite per partine socialiste apo per popullin Shqiptar, apo thjesht per Edi Ramen qe ta qetesonte se nga Amerika nuk do t’i hapen petet lakrorit McG dhe te njejten gje edhe nga SPAK? Si mund t’i jepte ai doren e te ngrinte vlerat e kryeministrit Shqiptar qe korruptoi agjentin e FBI per te shpallur non grata kryetarin e opozites? Soros gjendet kudo
Ore idiot,opozitare ka pas kur ka qene yt at spiun qe te ishin kriminele e te conin te Mali me gropa,jo me sot qe ka vajt vajt muti deri ne fyt
Bëji yzmetin xhungës leshshpupurisur o Driton Hileja. Lëri detyrat që të ngarkon operativi I zonës. Xhunga ka folluar te lere pa krehur ...turbines.
Mesazhi eshte I qarte,vazhdo bej kerdine sa te jemi ne me gjyshi Sorren.
Mesazhi është i qartë! Atij gomarit në Prishtinë i duhet thënë se nëse vazhdon edhe e kruan,serbët mund të bëjnë ndonjë sulm ,dhe amerikanët nuk duan hë për hë front tjetër pas Ukrainës,Gazës dhe Detit të Kuq . Shpallja e Bazës të Kuçovës këtë mesazh ka. Amerika është këtu,po duhet t'a dëgjoni. Nuk kishte kuptim të shikonte në Kosovë për t'a dhënë këtë kumt....
Kete qe sqaron ti Mero.inteligjent i madh e dine te gjithe.por se kuptoj se ka nje shprehje qe thote .Fshati qe duket sdo kallauz.ozot sa mjeran je bo.si nuk te ngeli as 1 perqind dinjitet.
Si gjithmone mjaft objektiv dhe i sakte! I nderuar zoti Hila!