
Nga Monika Stafa
Historikisht bota është dominuar prej ëndrrave dhe projekteve për sundim global. Dikur flitej për dy kampe dhe dy lidershipe. Kishte dhe një listë të paangazhuarish apo dhe një “botë e tretë”, që gjithashtu paraqitej si model për njerëzimin. Sepse ambicia për lidership botëror është po aq e natyrshme sa çdo ambicie njerëzore për vendin e parë, çmimin e pare, medaljen e parë. Kur “modeli i modeleve”, ikona e demokracisë autentike dhe referenca e së ardhmes së botës, shprehet përmes funksionarit të vet më të lartë diplomatik se Shqipëria nuk është një mike vetëm në kohë të mirë, ky është një vlerësim që meriton të studiohet thellë.
Dhe Blinken e pohoi këtë për vendin e shqiponjave. Për askënd tjetër. Sepse nuk janë shqiptarët zgjedhje e tyre por Shqipëria. Në fjalimin e tij ai nuk kishte më model. Në një botë të ndezur tashmë prej xhindeve, SHBA nuk janë më modeli.
Më keq akoma. Sepse kjo është një botë që ka mbetur pa model.
A ishte vallë ikje nga përgjegjësia e modelit shkurtesat në fjalimin e tij? Vetëm kur rreziqet planetare janë shumë më tepër se ato që mendojmë ndodh “largimi prej privilegjit dhe përgjegjësisë së modelit”. Rrallë herë ka ndodhur më parë të flitet kaq hapur për lënien mënjanë të ambicieve të protagonizmit.
Dhe Blinken e bëri. Në jemi miq, tha ai. I katërti në radhë që pohoi duke na përkëdhelur sedrën se aleanca jonë shkon përtej dashurisë që kemi ne për njëri -tjetrin.
Cilës përtej? Botës mes luftërave, me siguri.
Kjo ishte dhe një arsye më shumë pse sek. Blinken pati kohë të mbajë fjalim në ambasadë, të takojë Fullbright-istët, të vizitojë piramidën, etj., por jo më të takojë opozitën sic bëri herën e fundit. Për të do ishte një kohë e humbur për një kockë të fortë si ai.
Ardhja e Blinken pati dhe një qëllim tjetër. Paralajmërues gjithashtu; ju keni nevojë për mbrojtje, lufta është rrotull. Kemi hyrë apo jo ende popujt janë të pavetëdijshëm por Amerika, si modeli ende i më të fortit, duhet të jetë e pranishme ushtarakisht.
Baza e Kucovës. Në gojën e Sekretarit të Shtetit asnjë emër i përveçëm nuk hyn kollaj. Hyri Kucova, Dua Lipa, Mira dhe Edi Rama.
Të gjithë janë ‘good’, tha ai. ‘Ours’, gjithashtu
Si shkenctarja finlandeze Dr. Helena Ranta që provoi shkencërisht e para masakrat në Kosovë. Ajo shqiptoi fjalën ‘Recak’ duke i dhënë tonin sulmit të Nato-s mbi Serbinë. Dhe e përdori Clinton menjëherë.
Sepse ai që don vend për të instaluar armë ka besim tek ti. Të dish emrin e një vendi thuajse të panjohur edhe për vetë shqiptarët, si Kucova dhe ta përmendësh në konfererencë shtypi do të thotë se unë kam ardhur për të.
Amerika don ata shqiptarë që e duan. Jo të tjerë.
Sot Kosova feston pavarësinë por dy ditë më parë kur sek. Blinken ishte në Tiranë ajo ishte gati- gati si non grata. Albini ta ketë fajin?! Absolutisht po. Kokëkullë, e quajtën. Kush? Amerikanët? Nuk u shqiptua gjë por u dëgjua po se po.
Sa i takon pjesës tjetër në Kosovë t’i thërresin mendjes, tha ai. Bush në bulevardin e Tiranës, atëkohë shqiptoi me zemër se ‘Time is noë” për pavarësinë e Kosovës. Sot gjërat kanë ndryshuar por nuk është se na e ka bota fajin. Për këtë arsye Blinken, tha tjetër gjë. Ai na bëri të ditur se ka dy politika e dy diplomaci për shqiptarët.
Shkurt aleati që nuk të dëgjon nuk është më aleat. Në Kosovë qëndrojmë thjesht për interesat tona, mërmëriti ai.
Nuk duhet ta heqim nga mendja se në kohën kur Rama dhe Blinken dolën në konferencë shtypi në ish -Sheraton ishte pritja për festën e pavarësisë së Kosovës.
Dhe aty ishte aspak një atmosferë feste. Të gjithë me celularë në dorë. Si një grup të rinjsh rreth Tik-Tok-ut. Shkoi Begaj dhe mbajti një fjalim. Krejt rutinë. Por duket se Blinken e kishte takuar për një porosi që Begaj e tha si të vetën; mos cënoni partnership-in me aleatët.
SHBA të gjitha porositë e drejtëpërdrejta për Kosovën i ka dhënë nga Tirana: Bush, Clinton, Blinken. Ka kjo një kuptim?
Është në filizofinë amerikane shprehja; qëndro besnik të të dua. Ndoshta nuk është rasti për ta cituar por një president amerikan pat thënë njëherë për Daniel Ortegën, presidentin e Nikaraguas, ne e dimë se ai është një qen, por si qen është një besnik i yni.
Ke folur percart si femrat e dehura qe vetem te pallohen duan. Dhe te nesermen akuzojne hamshorin se e u perdhunuan.
Mirë moj Mona, çfarë shkrove të tëra i mora vesh dhe në shumicë t'i miratoj, por atë metaforën e fundit që paska përdorur nga një president amerikan (?!) për Daniel Ortegën presidentin e Nikaraguas, në kontekstin shqiptar për kë (për cilin qen) e kishe fjalën?! Apo e ke lënë në dorën tonë që ta gjykojmë. Paçka, paçka dhe ashtu mund të thuhet....nuk është keq!
Nga konteksti i paragrafëve të fundit, Monika aludon për pa-besnikërinë e Albin Kurtit dhe jo për Edi Ramën! Shikojeni me kujdes, aty karakterizohet Ortega.
Ehu... Aman, ai as nuk qëndroi as për darkë sepse çdo gjë u sqarua lehtë që në fillim: 1. Shqipëria do ndjekë budallallëkun e Albin Kurtit, pyeti? Jo, i tha Rama, jemi me SHBA; dhe ashtu duhet të jemi. 2. Pyeti Dumanin, çdo gjë në rregull këndej, ndonjë problem? Po, i tha Dumani, çdo gjë në rregull, pa merak. Aq me aq. Mesazhet për rajonin ishin të qarta gjithashtu: ju pëlqen ose jo, ne SHBA jemi këtu, na puthni mollaqet po deshët se ne nuk shkulemi.
Gjithe kete shkrim te bukur e ke djallosur ne mbyllje... Pse keshtu,moj bije!...
Edhe unë e kisha një koment për këtë "gazetare"por Tema nik ma boton se nuk i shkon për shtati!
Nuk e kuptoj fare kete analiste,me kete stil analize apo “pathosi pranveror” qe i ben vizites shume te vecante te Ministrit te Jashtem te SHBA,per vendin dhe Rajonin tone???!!!Ju lutemi me ndriconi… me komente me vlere jo me llafe bufe!
Shkrim idiot....rrofte baba Stalini...po kte me Ortegen ce kishe?
dhe pastaj e arrestuan Noriegën ..... AFERIM
Mos e rrjeshto Blinken me Bush dhe Clinton se turperon Ameriken.
Shqiperia duhet te punoje me zgjuarsi dhe ndershmeri. Budallenjte dhe hilanjozet deti i nxjerr ne breg te mbytur.
Fjalet e fundit ne shkrim te nje presidenti amerikan per Ortegen e dikurshem se "...e dime se ai eshte Qen, por si Qen eshte nje besnik i yni".... jane fiks per Ramen e tashem! Dhe dihet gjithashtu se amerikanet nuk i mbajne gjate Qente, por i shkelmojne kur nuk i duhen (ashtu bene me Ortegen etj...e ashtu do bejne dhe me Ramen)
Kjo analizë është e mençur por, vlerat e saj do të njiheshin në kohën e diktaturës. Sot nuk merret kush me vlerën e vlerave, të shkruara apo të thëna.
O Mona ,e paske zënë 'inat' Blinken..! Po pse moj gazetaruce,që s'merr vesh nga politika fare dhe n'a bën dhe analiza ironike..!?
Coc na the moj Mona.Sa per njohjen e Kucoves ne bote emri i saje njehet prej kohesh si per nafte e per baze ajrore.Kur nuk e di para se te shkruash pyet nje hete moj Mona.Kur je kaq e shqetesuar perse ti moj Mona dhe te tjere nuk jepni ndonje ide me ke duhet te jemi si te mbrohemi si te jemi me te gatshem per atdheun etj etj.Sa per kujtese Mona u ngritet te gjithe perpjete kur qeveria vendosi qe studentet e mjeksise te punojne 3 ose 4 vjet e pastaj te dipllomohen.Mendo per nje gje kaq te thjeshte u ngriten kunder te gjithe sikur i kishte ngrene zagali.Vaj halli sikur te jepet thirja per nje mibilizim te pergjithshem ushtarak se sa mund te rrevoltohemi ne.Zaten kemi te drejte se na iken big bradherat karaoket e terci e vercit e tjera qe jane bere pjese e jetes se pa to nuk na ze as gjumi.He si thua ti Mona ca duhet te bejme ne nje moment te tille.Na jepni nje mendim si njetezit me te qute qe jeni ju.Mona qe te duash e te te doje Amerika eshte edhe privilegj edhe sakrifice ne te kundert rreshtohu nga krahu tjeter.
Me sa duket znj. Stafa nuk po e gjen dot vehten midis historianes, analistes apo spikeres se lajmeve.Tentativat po te dalin pa sukses prandaj qendro me mire aty prej nga e nise; pra si spikere, sepse aty nuk do shume mund vecse lexon ato qe te shkruajne.Besoj se per kete duhet te jesh kopetente megjithse ke mbaruar per histori dhe jo per aktrim ku duhet te te spikas shqiptimi dhe diksioni.Pra jo kushdo mund te beje gjithcka.
Porosia e pa thënë është:armatosuni e krijoni aleanca më të sigurta me Gjermani apo Angli se Amerika t,i le këpucët tek dera .Baza në Kuçovë nuk është shqiptare dhe nuk ka asnjë aeroplan shqiptar as që kanë me pas rastin të futën shqiptaret aty.Ushtria Shqiptare para aleatëve është jo serioze siq është edhe Shteti Shqiptar.Jo rastësisht amerikanët ia asgjësuan raketat Shqipërisë me thëniet se janë të vjetra e në fakt ato po përdorën kudo në botë me sukses.Kah e drejta amerikanet nderko.btareve tjerë u kanë thënë se posedimi i raketave nga Ushtria Shqiptare paraqet rrezik deri atje sa mund të bien në duar të grupeve kriminale e mafioze.Për këtë shkak Amerika nuk e armatos Ushtrinë Shqiptare,por krijon bazë që e administron vet.
Me jipni nje Kreher.
Ku e ben furnizimin kjo gazetare Stafa, aman se eshte nje cope idiote qe te gjithe e shajne e ajo nuk ze mend; u bene te gjithe ne Shqiperi Sali se ai pjerdh nga bytha e goja njesoj.