Nga Martin Leka
Një benz i zi hyn në selinë e PD ku ushtron aktivitetin “Rithemelimi” i Sali Berishës. Benza të tillë, dikur në Shqipëri ishin vetëm dymbëdhjetë. I kishin anëtarët e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH Enver Hoxha, Adil Çarcani, Abdyl Këllezi, Beqir Balluku, Haki Toska, Mehmet Shehu, Ramiz Alia, Rita Marko, Spiro Koleka, Kadri Hazbiu, Petrit Dume, Pilo Peristeri. (Lenkat erdhën më pas, sic erdhi Bardhi tek gardhi).
Nga makina, zbret Gaz Bardhi. I çliruar nga kompleksi se mos në zyrë është Sali Berisha, ai duket i relaksuar, gati gati triumfator. I duket sikur është vetë Saliu. Nuk i hyn në sy as Noka, koherent në qëndrimet e veta, i cili në ditët e përplasjes së madhe me hunj e gurë e varre’, ç’nuk i pat thënë atij, gjer tek: “mos të të shoh në ambientet e PD se do kesh pasoja. Gazi ndërkohë, i kujtoi Nokës se “je miku i Kastratit, fsheh vilën e padeklaruar 760.000 euroshe, je miku i trafikantit të drogës që kur ishe ministër i brendshëm mbyti Britaninë me drogë e mori në qafë edhe Sali Berishën” etj, etj.
Kjo me pak fjalë ishte panorama e asaj që u trumpetua si bashkimi i PD. Ajo ka për simbolikë pikërisht hyrjen e Gaz Bardhit në selinë nga ku e përzunë me përdhunë. Simbolikë më të paqenësishme, më të vrazhdë e më butaforike zor se mund të gjesh. Një komedi e vërtetë, për ta patur zili edhe korifejtë e kësaj gjinie.
Komedi në fakt, që politikisht sot dhe nesër me votë, mund të shkaktojë “tragjedinë” politike të grupimit politik të ashtuquajtur “të bashkuar”.
Qysh në klasat e fillores, “bashkimi bën fuqinë” është memorizuar nga cdo shqiptar, i madh e i vogël. Një tregim i shkurtër me një skicë që portretizonte Skënderbeun, heroin kombëtar të shqiptarëve kur thirri princat dhe u tregoi një tufë thuprash.
Përtej kësaj simbolike, thuprat dhe deputetët e Gazit nuk janë e njëjta gjë. Sepse thuprat kanë një avantazh krahasuar me Gazin e shokët. Thuprat nuk flasin, Gazi flet. Dje fshikullonte Saliun “Berisha është baba i Zenit”, sot i shkon poshtë ballkonit ti garantojë besnikëri; dje akuzon Flamurin se fsheh vilën 760 mijë euro në Lalës, sot del përkrah Nokës të bindë qytetarët se janë të bashkuar. Problemi i bashkimit në kushtet dhe rrethanat ku ndodhen sot demokratët duhet trajtuar në një concept më konvencional. Do të ishte koncept shumë cinik të shpallësh, siç thotë Bardhi, bashkimin e PD vetëm pse ai dhe disa të tjerë u bashkuan dhe njohën kryetar Saliun.
Partia është një concept që e tejkalon kryetarin, deputetin, sekretarin. Partia janë njërëzit që bashkohen vullnetarisht jo thjeshtë rreth njerëzve, por rreth ideve, të cilat ata besojnë se do të kenë edhe benefite për vetë ata. Përtej tyre, pra anëtarëve me kartë anëtarësie, janë mijëra e mijëra të tjerë që liderët dhe udhëheqësit duhet ti bindin të përqafojnë platformën e tyre të ideve.
Nuk ekziston dhe nuk hyn në punë rregulli matematikor i “treshit” në politikë. Pra, meqë Gaz Bardhi dhe disa deputetë ikën tek Rithemelimi i Berishës dhe meqë “baba i Zenit” e pranoi në gjirin e vet Gazin, i bie që partia u bashkua. (Po të ishte për “rregull treshi”, do ti binte që me këtë rrëgull, kur Kastriot Islami u bashkua me Saliun në PD, të merrte me vete dhe socialist të tjerë. Në fakt, nuk mori asnjë të tillë, madje Saliut i ikën edhe disa përkrahës që kishte). Jo, sepse partia nuk është as Saliu, as Bardhi, por janë mijëra e mijëra votues që ende sot nuk e dinë se çpo ndodh me partinë e tyre. Demokratët janë në dilema serioze dhe në një inflacion të rëndë besimi në lidershipin e tyre. Pothuajse në analogji me “rastin Islami” është edhe “rasti Bardhi”. Pyetjet që shtrohen janë të shumta, po përgjigjet janë të thjeshta. Kush e ktheu PD nga një kështjellë lirie e hambar votash në një haur ku shpresa kërkohet me qiri?! A besoni në politikanë hipokritë që ç’thonë sot nuk thonë nesër e që pasnesër lëpijnë pështymën që hodhën nesër?! A e dinë politikanët se e shkuara gjithnjë ju ndjek nga pas si një hije e zezë dhe votuesit do t’ju konsiderojnë si “heretikë”?!
Vendi ka nevojë për opozitë serioze, jo opozitë arkaike, pa vizion! I vetmi vizion i opozitës ka mbetur “të krrejë Ramën”, refren prej 13 vjetësh.
Përfundimisht, Gazi shkoi tek Saliu. Po pastaj? A u bashkua PD kur vulën e ka Luli, selinë me qera Saliu, logon prap Luli? Nëse Rithemelimi që ka shumicën e demokratëve ka zgjedhur si simbol të bashkimit Gaz Bardhin, atëherë ky nuk është bashkim, por dobësim. Demokratët e thjeshtë nuk besojnë në zgjedhjet “as mish as peshk”, edhe kur këto zgjedhje bëhen herë mish, herë peshk.
Partia është materie!
Gazrat toksikë e ndotin atë!
gjetje e bukur gaz kavajoti beqir 30 kg burre triumfator hyne te vrima e miut nga e nxori saliu me shkopin e salianjit.....Gaz beqiri ideator i bunkerizimit te shqupit,ben trimin dhe eshte gati te rrah cdo deputet ne parlament,ky spurdhjak qe po te mos kishte imunitet,e rrihnin edhe kalamanjte e lagjes... Ky spurdhjak nuk e di se saliu me mulin nuk ja falin ato qe ka thene,por presin sa ti fusin te gjithe delet ne vathe dhe gazin do e kapin per byce dhe do e hedhin ne lane atje ku ka hedhur saliu disa here edi ramen.... Me qe ra fjala ku eshte kaci zi,a shkon poshte ballkonit,po hajdarja e azemit,po patozi nga kavaja.Te gjithe keto vemje u futen ne federaten e krimit...
Moj kasolle ku na mblodhe.Foltoristët dhe gaz bardhi janë njësoj si karavidhet e ish Ballit Kombëtar në Luftën e II Botërore në Shqipëri. Shkrimtari i shquar Shefqet Musaraj vë në gojën e pulaxhinjëve të BK këto vargje: Pa 2-3 pushkë dhe ne armiqëve Adio bello FRON e çifligje. Ashtu edhe gaz mavria që çfarë thotë sot nuk thotë nesër për një karrike në parlament u bashkua me nongratën,babain e zenit.Por nuk e di ky vulhumbur e i pabesë se kur të vij puna sali maloku do ua fusi sa krahu.
Je fiks ai që do të doja, në kohën e duhur. Paçka mund të komentojnë të tjerë këtu, ju lutem të të kuptojnë që të parashtroshë dhe shtjelloshë idenë e cila përfshin shumë elementë brenda. Shpresojë të të kuptojnë.
Duhet sqaruar se cilat jane Partite dhe aktoret qe jane bashkuar?! Ne tavoline u pane te njejtit individe qe e quajne veten Kryetare Partishe qe kane vetem emrin parti,pasi elektorat pothuaj nuk kane.Perveç PL-se,te tjeret turren te vene emerin ne listat per deputet dhe asgje tjeter. Kishte nje risi se mungonte PD-ja e Lulit,Partia e Shpetim Idrizit qe merr deputete,Dash Shehi pa deputete,Jorida Tabaku,Agron Shehaj dhe dhjetera deputete qe nuk dine se me ke jane! Ky “Tren me Lokomotive Foltoristin ne Papafingo i vene nen akuze ka 30 vjet qe fiton
O komentuesi Shqiptari , desha te shtoj dicka atyre qe thoni me te drejte Ju : Une nuk shoh asnje risi ne kete tymnaje qe filloi dje dhe qe duan ta quajne BASHKIM , sepse fytyrat qe pame rreth tryezes , jane te njejtat qe kemi pare ne keto tre dekada , te cilat Sali Berisha na i paraqiste si koalicion , kurse tashme kane gjetur nje fjale me te bukur "Konfederate" . Ne thelb nuk ka absolutisht asgje te re sepse jo vetem jane te njejtet personazhe te sterkonsumuara , por edhe ato nuk ishin te gjitha ,mbasi mungonin mjaft prej tyre . Atehere , cfar eshte bashkuar ? !
Analize e sakte. Kjo eshte e verteta qe din publiku shqiptar. Jam kunder thënies se disa "te mençurve mender analistë" qe thone se shqiptaret e kane memorien e shkurter. Jo. Perkzndrazi, jemi popull shume i zgjuar dhe prandaj kemi mbijetuar sepse jemi mbeshtetur gjithnje ne traditen e mire e cila e ka mbajte gjalle shqiptarin, perkunder perpjekjeve shekullore per ta zhdukur nga faqia e dheut. E si mund te harrojne shqiptaret ate pamje te shemtuar kur Foltoristet e non grates, sulmuan me hunj, kazma e lopata seline e SHQUP-it, si mund te harrojne paisjen "Dash" si otomanet perdoren per te thyer dyert e Kalave shqiptare te kohes se Skenderbeut, si mund te harrohen rrjedhjet e çurkave te gjakut te njerit prej themeluesve te vertete te PD-se, nga Gjirokastra, si mund te harrojne arrestimin e nje djaloshi nga Lezha Martin Lekaj, sapo bente hapat e para te gazetarise bashke me Nikoll Lesin tek Gazeta e vetme qe luftonte me heroizem rishfaqjen e shemtuar te neodiktatures qe po shfaqej ne vendin tone e pastaj djegëjen e Redaksise se Koha Jone, etj etj. Pse nuk harrojne shqiptaret, erdhi deri ne kete fund te turpshem ish PD e lideret kjomuniste e spiune te Sigurimit qe e vodhen kete vend, e dogjen, e vrane dhe e çuan 6 here ne lufte civile.Respekte Martin.
Shkrim i mire me buke por tashme e ka mare ferra urT uraten sali krimineli e beri demin ne kste vend nuk qete bura perfshi edhe ty Martin ta kishit ndalluar me cdo menyre ai ishte fatkeqesia e ketin vendi .Shyqyr vuri dore perendia dhe sgpetuam por vone megjitheate me mire vone se kurre dhe shyqyr edhe njehere se besoj se saliu dhe te mekuarit e tij tashme mund te quhen te vdekur besoj se nuk.do kemi me veprime si te krimibelit i cili e mori ne balle.
E fundit eshte e bukur, besoj qe e ka lene kastile: Gazrat toksik e ndotin ate. Po kush jane gazerat? GAZ BARDHI I ZI.
Vazhdon misionin e gojores ky mas:::ra i vockel. Mundohet te fitoje kohen e humbur kur u largua nga vendi, kjo eshte rruga qe ka vendosur ky lapang::Z per te ber biznes dhe para sepse keshtu bene me pare dhe shoket e tije te idealit, Nikolla dhe sidomos Sandri qe u bene me miliona duke bere gojore per pushtetin e radhes. Por je vone ore Martini i vockel se vendet jane zene me kohe dhe perfitimi me i madh eshte ndonje kocke per ta lepire.
Per ty vlen ndryshe shrehja... ty edhe po te te rrjepin 700 lekure, qytetar nuk behesh kurre ore etalon i katunarise makabre qe u dynd ne kryeqytet dhe e dhjeu me shume kete qytet kulturalisht te brishte...
Vetem ne Shqiperi e bejne trimat cope opoziten...pushteti ben kerdine...o mik po shkon 1 miliard euro fatura inceneratoreve
Z . Leka respecte, jeni demokrat 24 karat!