Nga Kimete Berisha
1. Budallenjtë e Shekspirit kanë shërbyer për t'i argëtuar njerëzit e mençur, sidomos mbretëresha Elizabetë I, ajo ka qenë e flaktë pas njërit nga budallenjtë e Shekspirit.
Për nder të Shekspirit (pas vdekjes), këtyre personazheve u janë ngritur përmendore, që quhen 'përmendoret e budallenjëve'.
Përmendorja, statuja, shtatorja, busti janë memoriale...
I bëhet njeriut pasi të ketë shkuar 'matanë', e jo të gjallit...
I bëhet dikund-dikund edhe të gjallit...çka s'ka, organizohen edhe 'funerale të gjalla', por vetëm atyre që e kanë një këmbë n'dhè e një mbi dhè.
Ama s'është mirë, s'është etike, s'është estetike, sepse "vdekja jonë nuk na takon neve'.
Përveç si gjest i neveritshëm, përveç si idolatri, që e ka ndaluar edhe mesjeta, përmendorja e Albin Kurtit është e prapambetur, këso përmendore nuk bëhen më që nga filllimi i shekullit 20-të.
Përmendoret moderne janë abstrakte, simbolike...
Por sido që të jenë, përmendorja e bukur vështirë që mund të jetë, për mua e pamundur të duket bukur një përmendore, sepse s'mund të duket bukur.
Për ta bërë përmendoren edhe më dramatike, mërgimtari nga Llapi ia ka vënë emrin 'shpresa e fundit'.
Nuk ka lënë asnjë mundësi për të shpresuar më.
Çka pas Albinit!
S'do të ketë më jetë!
Albin Kurti ka qenë shpresë, mund të jetë shpresë, por jo shpresa e fundit, sepse është jo humane, jo shkencore, jo logjike, jo poetike.... është fundi i jetës mbi tokë ta quash dikë 'shpresa e fundit'!
Të isha në vend të Albin Kurtit gjumi nuk më kish marrë nga ajo dashuri e neveritshme, e shëmtuar, e shtruar në mermer të ftohtë.
Çudi si nuk u kujtua ta bëjë përmendoren duke ikur Albini nga lufta, po me libër nën sqetull.
Duket sikur vullnetarisht Albin Kurti ka pozuar para skulptorit, i cili, nuk e di pse ia kish fryrë buzët.
Albin Kurti është në kulnin e karrierës politike, duke e shkruar librin e tij. Profesioni i tij nuk është 'idol'!
Të isha ai, do të dilja publikisht e t'ia shpjegoja njeriur se 'unë nuk jam shpresa e fundit'.
Nuk është mirë kur dikush mendon për ty, se pas teje s'ka më shpresë, s'ka më jetë...është e frikshme, është fataliste!
Si mund të ndjehet njeriu kur e sheh me sytë e tij se i kanë bërë 'memorial'!
- Bile Vjosa Osmani më e mençur, e quajti veten Barbi kukull, nuk shkoi më larg...
Mirë do të ishte ta bënte një kukull presidente, e ta shpërndante nëpër çerdhe, për frymëzim, më kukull s'bëhet!
Një ditë një doktoreshë m'u afrua në një qendër tregtare dhe më tha se 'më adhuron'.
U ngushtova, dhe kjo nuk është hera e parë që leyuesit më shprehin adhurim.
Unë mendoj se mjekja është më dikushi se unë, dhe nuk mendoj se unë jam për adhurim.
Nuk kisha mundësi t'i thoja, sepse ajo e kishte përnjëmend.
(Media ka faj që promovon si njerëz dikushi veç gazetarë e politikanë. Është e kundërta,, bash këta s'janë).
A statue of Kosovo's PM Albin Kurti was unveiled today in Podujeva, Kosovo. pic.twitter.com/8p7qylzGt7
— kos_data (@kos_data) February 14, 2024
2. Sot Albin Kurtit i doli punë edhe me dashurinë e këngëtarit Naser Berisha, i cili tha në një emision se Albini e Glauku kanë bujtë tek ai në Gjermani.
(Ju kujtohet ajo koha e ftesës 'A po vjen me bujtë', shunë mërzi e kam pasur, se tingëllonte si ftesë në një natë pa fund').
Kur e lexova njoftimin për bujtinën e Albin Kurtit e Glauk Konjufcës, kam qeshur me zë, se ma kujtoi atë vargun e këngëtarit:
- 'Do të doja se çka s'do doja të bëj sonte me ty'.
- Shqiptarët e kanë humbur talentin për të dashuruar (s'kanë pasur kurrë, po hajt, po e marrrin që kur s'ka pasur liri i kanë matur fjalët).
Ose të bën horë, ose të mbyt...nuk qetësohet pa ta qit veten prej hujit...ama në të gjitha rastet ta kërditë dashurinë.
3. Dikush ka fat.
Frojdi, për shembull, çdo problem të huaj e ka komplikuar me nëndije dhe zgjidhjen e ka 'gjetur' veç në seks, ama për vete, kur e ka takuar dashurinë e tij, ajo zonja e qenë duke qëruar molla.
P.S. Sonte për Shën Valentin kam pasul për darkë.
Pershendetje Kimete! Buzekuqin, çfare marke e kishe?! Je shume e mençur…
Kimete po ha shume pasul e dihet çfar te ndodh kur ha shume pasul. Se Al-Bini ska nevoje per pasul se i ka hipur kallamit e po fluturon.
Bravo shqiptare e mire. Nje keshille - eja jeto ne Tirane se te ben me mire mjedisi social. Ti e meriton respektin e kujtdo.
E shkreta Kosove me kete kryeminister!
E ka bere ne oborrin e vet.Ato nga dylli ne Londer idhujve te gjalle iu behen.Ky tipi ka idhull Albinin! Cka nuk te bie ty taman?
Bukur ke shkrujt por vesh ste mora.
Bravooo… Kimetja qe kemi deshirë të lexojmë. Për bustin je pak e “ nxituar” pasi është adhurim vetjak, po të ishte institucional do ishte turp( mund të merrje si shëmbull ligjin tonë këtu në shqipëri ku në istitucione mbahej “ varur hahaa” fotografia e presidentit)
E moj Kimete, e mënçur je dhe kështu do mbetesh. Por harron një gjë: të gjallët kur janë në hall duan përmendore se si do duken kur do jenë të vdekur Ndlrsa të fjallët që duan ti svlrnejnë popullit më shumë mendojnë çdo bëjnë sa janë gjallë Albini i shkretë që për faj të tij nuk di çtë bëjë sa është gjsllë, mendon se një përmendore mirë e ka. Se çdo thonë të gjallët pas ikjes së tij ai nuk e çan kokën Të paktën e ka përmendoren???!!!! Mjerim, mjerim e atyre që duan ta varrosin për së gjalli
Bukur ke shkrujt por vesh ste mora.
Deri tani, Kurti i ka fituar te gjitha sfidat, do ta fitoje dhe me Dinarin. As Asosacionin nuk ka per ta bere. Qeveria e Kosoves, ka hequr Dinarin si monedhe zyrtare dhe jo ne qarkullim, ne xhepat e qytetareve.
kur ta kuptojne kosovaret se kush ne te wertete eshte albini do jete shume vone. cdo dite qe kalon ai po e largon kosoven nga miqt nderkombetare , sidomoa me USA qe ja DHA LIRINE Kosoves.mendoj se serbia nuk do kishte dashte "kundershater" ma te forte se albini.ne emer te patriotizmit ai po e percan shqiptarine, fut hundet ne shqiperi, fut hundet ne Lugine, fut hundet ne Maqedoni tek BDI.i pari qe e urren UCK, ushtrine e kososves, clirimtaret e kosoves,deshmoret edhe heronjet qe dhane jeten per liri. ka shume per te fole per kete njeri. uroj dhe shpresoj qe kosovaret te kthellohen nje dite sa ma pare. uroj qe ti vine arsyeja, llogjika. Kosove MOS KA KTHE SHPINEN USA , atyere qe ta dhuruan lirine.
ALBIN KURTI SHPRESA E FUNDIT PER SERBET DHE PER INJORANTET SHQIPETARE. MIRE SERBET SE PRESIN QE TE NA FUTE NE LUFTE PO KETA SHQIPPT INJORANTE CFARE PRESIN NGA AL BINI
E ç'ka po du une ma ka thanun Al Bini!Gjithkush nuk e ka pae bustin e vet sepse ia kan ba pas vdekjes e mue ma kan ba te gjalle ku tash shkoj e konsultohem me ta ,duke u mirkuptue qi me ndigjon dhe me kupton ma se miri edhe pse nuk me pergjigjet!E ç'ka po don ma Kosova pertej kesaj permendore ku ku kodosh pàopulli as Adem Jasharit nuk ia ka ngrejtun kaq shpejt e bukur!Ndoshta ndokush ka me than qi bace Ademi nuk u ba kryeminister e per rrjedhoj kishte me pa qi ky milet edhe atij kish me ja ba nje bust per se gjalli ! Fjalet e tij te fundit ishin perpara permendores:Ta gezoje Kosova kete mrekulli e te jeni te bindun qe ç'do serb qe kalon prej kendej ka me u perulun ne shenje respekti,per punen e ketij liliputi qe ashte i pari ballkanas qi i tregoj vendin Amerikes! Ter zilepsun ka zera pertej oqeanit qi duen me e nderue Albinin me Bajdenin,por populli i Kosoves nuk pranon me arsyetimin qi e kena per vedi!
Bravo Kimete, por Keta Nastradine jane aq te pafytyre sa shpesh here I porositin vet statujat.
Në vendet e qytetëruara, ata nuk duan të bëjnë dallimin mes të vdekurve. Këtu duhet falënderuar qytetarin që ngriti këtë statujë për tu treguar brezave të ardhshëm se ky njeri nuk bëri asgjë.
Permendorja e Kurtit ne te gjitha varjantet duhet te jete nje karr gjigand prej guri karshi Kosoves martire apo nenes Amerike….
Permendorja tregon se Kurtit i ka ardhur fundi,vetem diktatoreve I behen ne te gjalle.Jam i sigurt se dikush do ta pshurri ashtu sic jan pshurrur gjithe para Kurtit.