Nga Jorida Tabaku
Nuk më ka ndodhur që t’i jap përgjigje një media mbi një shkrim të shkruar në lidhje me mua. Por mendoj ta thyej këtë, thjesht për transprencë.
Lapsi.al ka shkruar dy profile për mua, të parin në vitin e largët 2018 ku vlerësonte faktin që kam guximin për të denoncuar oligarkët me emër edhe mbiemër në një kohë kur kërkohej me ngulm diçka e tillë nga opozita. Ndërsa profili i dytë ka qenë ky i publikuar sot ku mungesa ime në mbledhjen e përbashkët të grupit të deputetëve u konsiderua si simbol i absurditetit.
Që prej shtatorit 2021 kur në PD nisi një përplasje me reperkusione të thella në gjithë strukturën e partisë, kam qenë e qartë dhe konsistente në përpjekjen për të mos ndarë bazën e partisë për t’i dhuruar kundërshtarit një opozitë të dobët. Teksa media i frynte zjarrit të një përplasje të dhunshme me titujt që ofronte, bashkë me kolegë deputetë kemi pasur guximin të zbrisnim në bazë duke takuar këdo për të kërkuar pikërisht këtë unitet që është jetik për opozitën.
I kam qendruar kësaj vije dhe bindje me mund dhe në heshtje pa ndonjë heroizëm pasi atë parti politike e njoh mjaft mirë. Si një person i dalë nga strukturat e asaj force politike që më ka dhënë shansin të kuptoj dhe se si duhet ta bëjë fushatën elektorale dhe si ta ndjej humbjen dhe fitoren. Kjo më ka ndihmuar jo pak për të qenë në krye të detyrës duke trokitur në çdo derë për të kërkuar votën.
Megjithëse produkt i asaj force politike, nuk e kisha menduar kurrë që do të arrinim në pikën ku linçimet publike ndaj njëri tjetrit do të jepeshin në media, nga foltoret e kuvendit të Shqipërisë apo dhe studiot televizive. Nuk e kisha menduar asnjëherë që mazhoranca të kishte luksin që të tregohej cinike ndaj nesh dhe të nënqeshte teksa sulmoheshim personalisht mes njëri tjetrit.
Ndoshta jam gabim, ndoshta jam mirë po kjo beteja për te sulmuar këdo në opozitë me “laps” në dorë na dëmtoi të gjithëve megjithëse jam treguar e kursyer me fjalën më shumë se shumë të tjerë.
Ndoshta prapë jam pakicë e mund të duket absurd që me 8 janar zgjodha të mos jem. Megjithëse brenda në PD ishin koleget e bashkëpunëtorët e mi, e jashtë ishin po kolegë e bashkëpunëtorë të mi se konceptoja dot më dukej absurd që demokratët te ziheshin mes vedit.
Ndoshta lapsit, idhtares se djegjes së mandateve, gabimit më të madh të PD, mund ti duket gjuha e ndryshme, por kam mbajtur të njëjtin qendrim si në Tiranë ashtu dhe Ëashington: PD ka fituar me forcën e fjalës jo të dhunës; PD nuk e ka betejën me SPAK; PD nuk fiton asgjë nga flaka në kuvend sepse na ka nxjerrë të gjithëve nga përballja politike e mendoj se sot më shumë se kurrë na duhet përballja politike.
Si dje si sot mendoj se djegia e mandateve, mos pjesmarrja në zgjedhjet vendore të vitit 2019, agravimi i sjelljes në kuvend ku goditja me duar qe më e dobishme se sa argumenti me fjalë apo retorikë, janë gabime. E të gjithë faktet dhe sondazhet dëshmojnë që pikërisht këto sjellje dhe gabime strategjike kanë qenë mallkimi i opozitës në Shqipëri. Tragjedi të parathëna nga shumë kolegë që në heshtje ndoqën masën e demokratëve të fryrë artificialisht nga retorika por edhe një pjesë mediatike që shtynë në ekstrem duke larë duart më pas si Ponz Pilati për dështimin.
Sikundër edhe e kanë dëshmuar xhanëm në sjelljen ndaj kolegëve të mi. Fjala vjen miku dhe kolegu im Gaz Bardhi deri më dje ishte Gaz Brava i dyshes Basha-Bardhi ndërsa sot për to është z. Bardhi i mirë që u bashkua. Përse ky ndryshim? Me siguri ndonjë reflektim mediatik më shumë se sa centrim editorial për arsye të tjera.
Me shumë vështirësi po përpiqem ti flas njerëzve se cfarë po ndodh me ekonominë, cmimet, ligjet e shumë të tjera e media si Lapsi nuk i reflektojnë qëndrimet opozitare të miat, por janë gati me laps në dorë të sulmojnë pse mendoj ndryshe.
Për dy vite me radhë teksa në media konsumohej tragjedia e Partisë Demokratike, vendosa të bëj atë që di më mirë; me pak fjalë t’i përkushtohem punës si deputete. Në vitin 2018 thuajse asnjë media nuk publikoi interpelancën time për inceneratorët.
Shumë media, refuzuan të pasyqrojnë lajmet për inceneratorët duke na shumëzuar me zero. Më shumë lajme kishte në to për akuzat që kolegët e mi bënin karshi meje dhe komisionit hetimor se sa për faktet që Komisioni Hetimor nxorri në pah. Më shumë lajme kishte për ata që më akuzonin se unë e kisha me gjasme atë komision hetimor se sa për provat dhe faktet që njerëz që sot gjenden përpara drejtësisë i thanë përpara komisionit.
Ndërkohë që sot deklarajonë është beteja e vetme e fituar e PD pas 2021.
Nuk ka dy të vërteta; ka një e cila duhet të jetëe qëndryshme në kohë.
Po, jam në një situatë të vështirë, të gjithë jemi në situatë të vështirë, por mendoj që së pari as duhet të intimidohemi, as të tërhiqemi nga ato që besojmë; as të presionohemi pse botuesit kanë një mendim e duhet patjetër të gjithë të mendojmë e veprojmë ashtu!
I shkruaj këto rreshte as me mllef e as me neveri, ashtu siç ka shkruar Lapsi, por me ndërgjegjjen që një rrugë e vështirë na pret përpara; por jam e sigurtë se rruga e PD për t’u bërë alternativë politike është tek ideja, tek fryma, tek besimi dhe tek parimet; kurrsesi që në Shqipërinë e 2024 të mendojmë se do arrijmë diçka duke sulmuar këdo që mendon ndryshe!
Pas 14 majit 2023, rezultatit katastrofik në çdo kuptim u kam kërkuar kolegëve të mi demokratë të grupit parlamentar, të z. Berisha edhe të krahut të z. Basha që të shkojmë në zonë dhe të analizojmë votën në çdo kuti. Pasi ne kemi dështuar që të jemi një forcë elektorale dhe të punojmë si një parti elektorale me rezultate konkrete në çdo kuti e qendër votimi. Por, i jemi futur një lufte civile që nuk na ka bërë më të mëdhenj por na ka zvogëluar në këto ndasitë tona që qytetarëve u duken qesharake, ndërkohë që pushteti abuzon e vjedh.
Kam kërkuar të kemi një bashkim që nuk është as mekanik, as dorëzim me kushte por një bashkim që vjen natyrshëm nga një analizë e demokratëve që në 2021 pësuan humbjen e dytë të madhe dhe ende nuk e kemi kuptuar përse. Kam kërkuar një reflektim duke parë nga vetja me një tur dëgjesash jo për të konfirmuar emra por për të kuptuar realisht se ku ka çaluar PD-ja. Kjo pasi mendoj që kriza e sotme nuk është thjesht një krizë emri. Më së shumti mendoj që kjo është një krizë idesh, organizimi dhe filozofie drejtimi që ka kapur partinë më të madhe në opozitë.
Nëse PD nuk e ndryshon veten e saj për t’iu përshtatur modernitetit dhe ligjërimit që kërkojnë shqiptarët. Nëse kjo forcë politike vazhdon të mbetet në krizën e një partie që përsërit fjalimet e 3 dekadave me të njëjtën stil dhe leksik nuk do të jetë kurrë një forcë që do të përthithë nevojat e një Shqipërie që lëngon. Nëse motoja e PD mbetet lufta kundër SPAK atëherë jemi ende në krizë. Se kemi betejën me askënd por me kundështarin.
Mbase shumë demokratë kanë hequr dorë, detyra ime për sa të kem fuqi është t’i ftoj ato në këtë forcë për të ndërtuar diçka ndryshe. Për një PD ashtu siç e meritojnë qytetarët, shumica e heshtur që ka zgjedhur të mos përzihet në sherrin brenda shtëpisë. Shumica e heshtur që ka zgjedhur të mos jetë palë me askënd që nuk ofron një alternativë të sinqertë për të dalë nga ky batak.
Nëse flasim për këtë bashkim jam këtu e pranishme! Ndoshta pikërisht ky bashkim mund të duket absurd por nëse flasim për një alternativë të tillë atëherë ne jemi në rrugën e duhur për t’i ofruar shqiptarëve një alternativë të besueshme përballë regjimit aktual.
Jorida, mos hezito, bashkohu me Bashen dhe nxirreni opoziten nga haleja ku e ka futur hoxhw Berisha me Gaz Bythen
Shoqja Tabakja, Me kete qendrim, e kape edhe nje leje tjeter ndertimi. E ke gati te firmosur. Shef Edvini eshte I kenaqur nga ty. Edhe vulen do ja heqe atij teveqelit qe fle me biberon, dhe do ta japë ty. Balla donte te te takonte ne zyre..ne privat...mezi po te priste. Dihaste si zogu I Safet Gjicit kur Alma.....
Ju jeni qe te gjithe te pjerdhur,vini verdall si pordha neper brek,por qe te gjithe perfundoni te krimineli Sali Berisha. Ju qe te gjithe mendoni se Amerika ka gabuar qe e shpalli Saliun non grata,pra jeni Murrizi,asgje me shume.
Jane te paafte e te kapur
Ti je me zagare a buçe si duash zgjidh , te pakten Gaz Brava e tregoi se eshte peder hapur ,po ti apo kujton se do ja hudhesh pa u hetuar per vilen ne Lalz ?
Shkurt muhabeti zonja nuk tha asgje, as mish as peshk, as me nheren e as me tjetren pale.
O Jorida! Shumë gjëra i ke thënë mirë. ..... . Por ke bërë një gabim substancial........ . Bën replikë me një portal banal në kuptimin e plotë dhe të vërtetë të fjalës......... . Vetë ju bëni shumë mirë, kur i kujtoni politikanëve të djathtë, se PD duhet të ndryshojë retorikën e fjalimeve dhe debateve, pasi duket sikur janë ende në vitin 1992, kur shqiptarët kanë mentalitet europian të viteve 2030....... . Mirëpo keni rënë në grackë, kur replikoni me Lapsin. Shikoni komentet poshtë opinioneve apo shkrimeve dhe do tju vijë turp nga vetja që replikoni me një portal pornografik....... . Niveli juaj dhe shpresa e demokratëve tek ju, duhet tju motivojë për mos u ndotur në flliqësirat e lapsit....... . Këtë shkrim ju mund ta bënit gjithësesi, duke debatuar me kolegët tuaj, por edhe duke ju dhënë shpresë demokratëve dhe gjithë opozitës, se takimet tuaja në departamentin e shtetit, ju shtyjnë juve që të ndërmerni iniciativën për të bërë bashkimin e opozitarëve, vetëm me mendimin se pa përkrahjen e SHBA askush nuk mund të udhëheqë betejën kundër kësaj qeverie të korruptuar........ . Dhe sigurisht duke përkrahur dhe nxitur SPAK që të veprojë në të gjitha kahjet e politikës, pa i dalë në krahë asnjë individi, qoftë udhëheqës apo koleg i juaji........ . Vetëm kështu ju do të bëni për vete jo vetëm demokratët, por edhe të ashtuquajturin elektorat gri, që nuk është as demokrat, as socialist, por dëshiron një drejtim më të mirë të punëve në këtë vend.
Ne se dikush do te me pyeste, kete zonje dhe zonjen tjeter Açka une do ti kisha zgjedhur ne krye te grupit per riformimin e Opozites, duke shmangur personat e konsumuar qe gjallojne e shamatosen pa vlere ne te tria grupimet.
Optimizem deri ne marrezi, PD Ka themele ne uje, ashtu I erdhi historia si PPunes nga 1951- 1991!
Nuk i lexoj keta te semuret e rrumpalles me emrin pd por balonen tabake u bera kurioz dhe e lexova,rezultati:-nuk e kuptova per e me te cilen pd e kishte sepse jane dy pd e nje gjysem!
Ti moj tabake e shkrete pa Sali Berishen je nje hic , je e paafte , shko tek Luli as 100 vota nuk merr.
Pse përpëlitesh dhe nuk demaskon hapur Sali Hajdut Intrigant Nongratën?
Kjo eshte torollak apo sic thone tironcit bashkeqytetaret e saj ka tru sa nje carac. Nuk ka thene kush Gaz Brava, por Lul Brava korrigjo shinjestren moj mbesa e Dervish Hatixhese qe moshtronte hallexhinjte, jeni si familje mashtruesa mbiemri Tabaku qe njeh si kryemashtrues te fisit Bulce Tabakun jeni ne konkurence me te famshmin Tit Sojli qe i ka shit katunarit po tironc Kullen e Sahatit.
Jorida je Shqiptare apo serbe? Nese je Shqiptare bashkou me Bashen. Kupola e foltores eshte serbe.
Të bësh replikë me Lapsi.al është njësoj sikur të bësh replikë me PornHub.
Ti o Jonida nuk ke nevoj per replike. Ate ta ben Meroja ty sa kohe ti ben lojen e Ramutit.
Medemek, sipas pohimit të zysh Tabakut, më përpara PD'ja nuk paska qenë ushtruese e dhunës, nuk paska fituar prej saj, po na paska qenë e fjalës, e ideve. 2 prilli i Shkodrës, vjedhja e hapur e votave në '96-tën, shpartallimi i shtetit në '97-tën, urdhëri i udhëheqësit "legjendar" të PD-së, atëherë president i Republikës, për të bombarduar jugun e vendit, dërgimi në jug i forcave paramilitare të armatosura nga partia (theksoj: nga partia) me trupa të thirrura nga veriu, hedhja në erë e shtyllave të tensionit të lartë pastaj vrasjet masive në Gërdec nga djali i tij, vrasjet e 4 krejtësisht të pafajshmëve para kryeministrisë, që ai e konsideronte si personale dhe deklaratat publike se do të vriste edhe 30 edhe 300 edhe tre mijë nëse i preknin ndonjë gjethe të territorit të bunkerit të tij kryeministror vjedhja e Shqipërisë etj. etj., ashtu si edhe deklarata e kryetares se kuvendit, Jozefina Topallit kundër palës opozitare, se Sali Berisha bëri gabim që nuk u dha plumbin ballit... pra të gjitha këto na qenkan përdorim i fjalës, hedhje idesh, koha e artë e PD-së, kur zysha Tabaku paska mësuar se si duhet të sillet një parti për të bërë për vete zgjedhësit e për të zhvilluar vendin. Me këto mendime që shpreh në këtë shkrim, zonja Tabaku është thjesht një nga zullumqarët e Shqipërisë, që me apo pa dashje ka mbështetur udhëheqësin e saj antishqiptar, atë që ka punuar e punon natë e ditë t'i bëjë varrin Shqipërisë për pasion, për shkak të ndonjë urrejtjeje, për shkaqe të shëndetit mendor, apo në zbatim të detyrave që i jepen nga ndonjë shtet që e do Shqipërinë të përfshirë në hartën e vet. Për të gjitha këto arsye, për të gjitha gjëmat që i ka shkaktuar këtij vendi e këtij populli mender udhëheqësi i tyre, asnjë nga politikanët e PD-së që nuk ka kundërshtuar politikën antishqiptare të monstrës Sali Berisha nuk ka të drejtë sepse nuk ka fytyrë të shitet si atdhetar, si demokrat, si njeri me moral e me vlera. Këta njerëz janë pa dinjitet, prandaj nuk e meritojnë të jenë në politikë. Për fytyra të tilla duhen vendosur mekanizma ligjorë për t'i ndaluar t'i dalin përpara popullit e jo më të pretendojnë qeverisjen e vendit.
Uroj që "ndrikulla" Tabake, siç ka lexuar atë të "lapsit" të Bushatit dhe Shkulakut, të lexojë dhe komentin e @Haka Tekizoti. Thënë këtë ajo do ishte më produktive që replikën e saj me "lapsin", që s'i lipset kujt, ta bëjë jo si replikë, por duke u shprehur dhe rreth atyre të komentit në fjalë, dhe kështu ta dimë më mirë dhe ne ('elektorati gri', siç u pëlqen të na quani) se me kë kemi të bëjmë.
Edhe te tute e pane se cfare lavjerresi i peshtire je ndaj te dhen shkelmin bytheve.E meritoje me kohe
Ne nje vend qe pushtohet me dhune,ligjin e bene pushtuesi. Ose do bashkohesh me te,ose do luftosh ta shporresh ate. Ju, ne rastin Tuaj zonje, nuk keni mundesi tjeter pervec se te mblidheni te gjithe rreth nje programi progresist, rreth nje ideje te re politike. Ata te varrese dhe te leves nuk heqin dore nga e vjetra. Ikni nga fjalori i Saliut qe vendi po lengon,e mufka te tjera. Shteti i Rames,me gjithe te zezat e veta, eshte me i mire nga ai qe ndertuat ju me Salin ne krye, ne ketu kemi qene. Nga ju shpresojme qe te na jepni nje mundesi me te mire se ky qe kemi, kaq duam, dhe per kete,po, ju mbeshtesim. Te tjerat jan lloqe Kavaje.
Znj. Jorida, zgjedhjet e 14 maj 2023 u sabotian ne nisje nga Gaz Bardhi, duke mos nxjerre kandidatw te PD zyrtare. Duke shkuar tek "Rruga Flsmes", vertetoi plotesisht kete teze. Jam i bidur qe radikalet e rithemelimi si Paluqja etj. do ta trajtoje si pleher. Nuk artij ta kuptoj kete sabotator te zgjedhjeve te 14 majit 2024
Ju të gjithë jeni "brumë nga e njëjta magje",produkt i Berishizmit! Prandaj jeni të destinuar të përfundoni në gropën e qenefit,aty ku ka përfunduar idhulli tuaj,krimineli dhe shkatërruesi i kombit shqiptar SB!
E friksuar nga kercenimet dhe egersia e bajraktarit te Vicidolit , znj.Tabaku perpiqet e i vjen verdalle per ta thene te plote , por frika nga demoni ben qe t`i ngecin fjalet ne fyt . Me shume se kaq nuk pret kush qe te na thote . Brenda PD -se ka ekzistuar qysh nga fillimi nje fryme terrori , pergjimi te formes policore sekrete , per te perzgjedhur e mbajtur prane vetes njerezit me servile , besnike ndaj " mbretit ", por ne cdo rast njerez te dhunshem e te pa pergjegjshem para popullit , ligjit e normave morale . Kjo force politike duhet te transformohet rrenjesisht me ide e programe bashkekohore europiane dhe te pastrohet nga figurat e sterkonsumuara e me partickat qe kane humbur teresisht besimin ne popull . Vetem keshtu e me alternativa te qarta e bindese do te mund te rikthehej gradualisht besimi i elektoratit dhe bashke me te , mundesia per pushtet . Nuk vjen behari me nje lule si znj.Tabaku . Edhe sikur te vihej sot ne krye te PD - se , do ta shqyenin pa pike meshire ujqit e vjeter apo te rinj me botkuptimin mesjetar te bajraktarizmit apo filiza te nje mendesie neofashiste qe sot ka fytyren e Gazmend Bardhit ,
Kjo Zonjë është me mënd në kokë dhe këmbë në kokë Kjo duhet në krye të PD Llogjikë, vizion, demokrate e vërtetë Drejt kësaj zonje- lidershipe duhen drejtuar sytë dhe jo në ballkonin e katit të tetë , e Mulrat Lulrat dhe Gazi i Botës Nderoni mendjen e kthjelltë! E jo pazarxhinjtë që lëpihen për një mandat deputeti Bashkohuni rreth kësaj Zonje dhe çirruani maskën batakçinjëve! Ja e ardhmja e PD Të gjitha zonjat së pari! Leni mënjanë burrecat e trimërive të inskenuara!
Znj. Jorida, mundesh që, me staturën politike dhe njerëzore që ke, ta bësh Shqipërinë me opozitë. Por, përpara se të nxjerrësh një PD të denjë për opozitë perëndimore, mos u merr me Gazra, por u rhuaj zgjedhësve se ti: 1. Dënon politikisht dhe penalisht të gjithë ata persona udhëheqës dhe militantë të saj, të cilët, si repart militar, kryen genocid ndaj popullit shqiptar në 1997 me forcën e tërë ushtrisë; 2. Dënon politikisht dhe penalisht të gjithë ata persona udhëheqës dhe militantë të saj, të cilët shtypën me gjak masiv protestën masive më 21 Janar 2011 me forcën e tërë Gardës së Republikës; 3. Dënon politikisht të gjithë ata deputetë të PD-së, të cilët pushkatuan parlamentarizmin në 2019, duke djegur mandatet e deputetit në mes të legjislaturës, një akt që është unik në historinë e anti-parlamentarizmit europian. Të tjerat, jo tendera, jo inceratorë, jo SPAK, e të tjera, janë të rëndësishme, por jo kapitale. Kapitale janë tre pikat më sipër. Fiksoje: Populli shqiptar nuk harron më!
Me gjithe ish-respektin po juve kush jeni tani?! Jorida Fyçka qe mjafton te jem ne politike, media , person publik por opozite sbehem dot dhe kur te behemi pozite me merni dhe mua sa te vij nga ku ishte Brezovice a Valbone se nuk me kujtohet..
Jane njerez te konsumuar totalisht qe vetem ata qe besojne verberisht ne perendine e kriminelit Sali Berisha per aresye personale, ata dua te jene bashke deri ne zgjedhjet e 2025 se mbase vene prape kandidaturat per deputet pastaj di ti shikoni si do hane njeri tjetrin nga koka tek kembet. KJo e ashtuquajtyr parti, jane barbare dhe alternativa e tyre eshte krimi Lazaratit deri tek gjithe ngjarjet e tjera. Le ti provojne shqiptaret funderrinat e tyre!
Jorida eshte unike per te drejtuat PD dhe opoziten ne pergjithesi drejt fitores!
Pozita serioze, pas dy/tre mandatesh, shqetesim ka mungesen e opozites qe mund ti dorezoj celsat! Besoj se Jorides do tja dorezonte me kenaqesi ne se do ishte ne krye te opozites! Edhe populli keshtu do vepronte!
Pozita serioze, pas dy/tre mandatesh, shqetesim ka mungesen e opozites qe mund ti dorezoj celsat! Besoj se Jorides do tja dorezonte me kenaqesi ne se do ishte ne krye te opozites! Edhe populli keshtu do vepronte!
Zonja Tabaku! deri sa ju personalisht dhe bashk me deputet te tjere qe mbajn syt te bytha e Sali Berishes se çfare pordhesh do nxierin ai,keshtu do te ngeleni,nje parti e copetuar dhe e shkaterruar totalisht. Qajeni pushtetin.
Një shkrim brilant që thotë shumë gjëra por nuk I thotë të gjitha.Megjithatë aty kuptohet se nuk fitohet me kreun e armatosur të Berishizmit por me alternativa qeverisëse.Duhet më shumë guxim të shkëputet nga Berishizmi.Çka thotë Ina kuptohet se nuk është faji I Ramës që opozita nuk prodhoi alternativa.Nga PDduhej të dilte një brez I ri politikanësh që të zbythte më më së pari ato figura të konsumuara që I bien fyellit në një vrimë ka 30 vjet.Kjo është domosdoshmëri.Shqipëria është e të gjithëve por jo e horave.E atyre që ëndërrojnë të vinë në pushtet ta vjedhin e sakatojn e ta çojnë në pikën zero.