Vetëvrasja e Leonardit u porosit nga ne të gjithë

12 Shkurt 2024, 17:06Blog TEMA
Vetëvrasja e Leonardit u porosit nga ne të gjithë

Nga Ilir Yzeiri

Djali që shihni në këtë foto është Leonard Farruku. Më 12 dhjetor të vitit 2023 ai, në rrethana të panjohura, por në gjendje të rëndë psikologjike, vrau veten. Po cili është Leonard Farruku ? Ai është një nga qindra apo mijëra emigrantë shqiptarë që largohen nga vendi në drejtim të Anglisë, kryesisht, duke marrë në sy rreziqe nga më të mëdhatë. Edhe ai, ashtu si shumë të tjerë, në vitin 2022 kishte kaluar kanalin e La Manshit me gomone dhe ishte futur në Britaninë e Madhe. Qeveria angleze atë dhe disa të tjerë, në pritje të marrjes së një përgjigjeje për lejeqëndrimin, i kishte mbyllur në një anije me emrin Bibby Stockholm në jug të Anglisë.

Pas një pritjeje të gjatë, Leonardi ose Nardi siç e thërrisnin të gjithë, vrau veten në ambientet e kësaj anijeje. Kjo ngjarje tronditi opinionin anglez. Gazeta « The Guardian » nis një gazetar në Tiranë dhe më datë 5 shkurt boton një reportazh të gjatë për këtë ngjarje tragjike. Gjëja e parë që të vjen në mend është kjo : pse gazeta britanike, ndër më të mëdhatë e atij vendi, tronditet nga një ngjarje e tillë dhe dërgon edhe një gazetar në Shqipëri dhe i jep hapësirë të madhe kësaj ngjarjeje edhe gati dy muaj pasi ajo ka ndodhur?!

Reportazhi është ndërtuar me detaje dhe gazetarja ka shkuar ka parë shtëpinë dhe lagjen ku jetonte, te parafabrikatet pranë shkollës Bajram Curri, ka gjetur e ka intervistuar shokët e Nardit, pastaj ka vajtur në Liceun Artisitk « Jordan Misja dhe ka pyetur mësuesit e tij, ka folur me motrat e tij në Itali dhe ka zbuluar se Nardi ishte një muzikant shumë i talentuar, plot pasione e dëshirë për jetën. Kishte ardhur nga Vora në Tiranë dhe në gjurmë e të atit, klarinetist i talentuar dhe ai, kishte nisur aventurën e muzikës dhe shumë shpejt ishte bërë një instrumentist i shkëlqyer. Por fatketqësitë e rrëzuan poshtë. Në moshën 13 vjeç i vdes e ëma dhe pas një viti edhe i ati. Këtu jeta e tij merr një goditje. Mbaron Liceun ikën te të motrat në Itali dhe vendos të ringrihet. Kishtë ëndërr të bëhëj muzikant dhe përfundon në Angli. Aty, pikërisht kur ai e kishte arritur një pjesë të ëndrrës, vret veten.

Të gjitha këto na i zbulon gazeta angleze « The Guardian ». Pikërisht këtu mund të nisë edhe reflektimi ynë. Në gjithë këta vite tranzicion ne kemi humbur ndjeshmërinë. Nuk na bën përshtypje vdekja, tragjedia. Nga vëmendja që tregon gazeta angleze për historinë e Nardit ne mësojmë se në Shqipëri ka dy kategori shqiptarësh: ata që ia dalin dhe që e përdorin këtë vend për të realizuar vullnetet e tyre dhe ndërtojnë këtu parajsën e tyre pa pyetur për të tjerët dhe një popull tjetër për të cilët nuk pyet askush. Ky popull përfaqësohet nga Leonard Farruku. Si ka mundësi që në opinion tonë publik nuk ndjehet nevoja që të merremi edhe me këtë kategori shqiptarësh, që për të realizuar një ëndërr apo thjesht edhe pa e vrarë mendjen gjatë, ikin nga ky vend dhe largohen jo me pasaportë, por me gomone si në vitet ’90 apo si pas viteve 1997.

Dua t’ju pyes ju, teleshikuesit e mi, : a keni parë ndonjë reportazh të mediave tona për shqiptarët që jetojnë në kampet angleze apo në qendrat e pritjes në Gjermani. Po ambasadat tona në këto vende, a shkojnë në këto kampe, a marrin kontakte me këta shqiptarë në Angli, Francë apo Gjermani, pra a marrin mundimin që t’i njohin ata, të bisedojnë me ta, të kuptojnë se sa janë, përse kanë ikur dhe në ç’kushte jetojnë. Anglezët tronditen me fatin e Leonard Farrukut dhe, edhe pse kanë kaluar dy muaj nga ajo ngjarje, realizojnë një reportazh të gjatë për Nardin, ndërsa ne, mediat tona, opinioni publik jemi mpirë me narrativat banale të politikës dhe shfaqjeve po ashtu banale të telenovelave apo të realitishoëve.

Pyetja që duhet t’i shtrojmë vetes ne të gjithë por edhe ata që zgjedhim për të na qeverisur është kjo: pse po e bëjmë të pajetueshëm këtë vend për të rinj si Leonard Farruku. Përse Leonard Farruku, por edhe ata që simbolizon ai, pasi mbaron një shkollë dhe i talentuar si muzikant nuk e realizon dot ëndrrën e tij këtu, por vendosë të ikë. A e kemi pyetur ndonjëherë veten se përse ua kemi vrarë ëndrrat këtyre të rinjve. Ne vijmë nga një traditë moniste, nga një shoqëri e mbyllur dhe hapja, liria për të lëvizur na duket sikur është edhe mundësia e artë për të realizuar ëndrrat. Mund të jetë edhe kështu.

Por nuk ka vend europian që e bën atdheun e tij të tillë që, në një masë të madhe, t’i nxisë të rinjtë e tij të largohen. Siç dihet një nga sfidat e njeriut është ëndrra dhe e ardhmja. Shoqëria jonë nuk po arrin që t’i bëjë fënijët tanë të ëndërrojnë dhe të shohin të ardhmen. Po ndërtojmë një vend ku lakmia dhe pasurimi me çdo kusht janë shpallur si motivi i jetës. Në këtë garë të ethshme ata që janë njerëz normalë largohen dhe i hapin rrugë atyre që të marrin përpara e të fshijnë me egon dhe luftën për t’u pasuruar me çdo kush e me çdo çmim. A e keni pyetur veten ndonjëherë ju të dashurit teleshikuesit e mi: ku do të shkojë fëmija ynë pas shkollës.

Ku është fusha e sportit e lagjes, ku janë fushat e sportit, sallat e teatrove apo ambientet kolektive ku dikur mblidheshin fëmijët dhe argëtoheshin apo mësonin veglat muzikore, ku janë konkurset e matematikës, të dramës, të fizikës, olimpiadat sportive dhe ato pedagogjike. Për fat të keq ne po vijojmë të ndërtojëm Shqipërinë për gjysmën e popullit dhe gjysmën tjetër e kemi shpallur të panevojshme : e kemi lënë të vetëqeveriset dhe të shfrytëzoje lirinë për të emigruar. Ndaj edhe historia e Nardit nuk na trondit më sepse ai është pjesë e atyre shqiptarëve apo e atij populli që ne e kemi lënë të lirë … deri edhe të vetëvritet.

*Komenti i ADN-së

15 Komente

  1. D
    Dallkauku

    Me t’thon drejten Iliro, une s’kam porosit gje. Keshtu qe ma bej ket nder e ma hiq emrin nga lista

    1. G
      Go West

      Shume bukur e ke shkruar Ilir, urime, te ben te reflektosh...

      1. E
        Emri

        Me ka shokuar ky lajm te cilin e mesova vetem pak dite me pare , kur ne pallat diskutohej per gazetaren Angleze qe kish ardhur te pyeste banoret. E kam patur ne shkalle , ku ishte qeraxhi bashke me familjen e tij per nje periudhe relativisht te gjate. Fatkeqesia e ndoqi te shkretin pasi i vdiqen prinderit kur vete ai ishte ne moshe te re. Megjithate e mbaj mend si eshte dhe ne kete foto, nje djale te qete dhe gjithmone i qeshur, qe pershendeste sa here shkembeheshim ne shkalle. U prehte ne paqe

        1. S
          Shpetim Metaj

          Nje pershkrim i shkelqyer por e keqja kombit gjithmone i ka ardhur nga politika dhe sherbetoret e saj.

          1. I
            I PPA SHKOLLUARI

            Kjo nuk është e vërtet.Mos.fol në numrin shumës profeslor,por bieri drejt e në ballë që janë: 1Ju e ashtuquajtura inteligjenc;2Politika e politikanëve rë pas vitit 1984 ;3Mjetst e propagandës dhe të tjera....Një popull aë shkelë gjakun dhe bukën e që mban sytë nga qielli por (por jo nga zoti të më kuptoni) do të ketë këto pasoja.Një i vjetër thoshte që ka dhe më keq onjerëz por luani vëndit se e huaja të ndihmon por nuk të mban gjallë dhe ballë llartë dhe faqe ndritur.Kemi qënë të arfër,të robëruar por KRENAR.

            1. R
              Rama dhe orgazma qe merre nga kembet e karriges

              Ky eshte vendi,qe drejtohet nga miku i tend Yzeiri,qe ti dhe mbas kesaj skopie te mjerueshme qe i ben shoqerise shqiåptare,nuk i permend as emrin.Kjo shoqeri vazhdon te degradoje dhe perjeton nje kollaps cilesor dhe sasior:Gjysma e popullsise,vazhdojne te ikin nga syte kembet,ata qe mbeten ketu jane pa shprese,pa vende pune,me shume se gjysma e popullsise me semundje psiqike,ku brezi i ri e gjen ilacin tek droga.

              1. C
                Cen

                Pi ti more shoku Ilir Yzeiri ke bere ndonje shkrim per korrupsionin qeveritar qe edhe Butrintin e japin me koncesion. Uji rrjedh I qelbur nga lart.

                1. G
                  Gazeta

                  Nuk eshte se njerezit nuk kane ndjeshmeri por propaganda qe kontrrollohet nga qeveria dhe partit politike nuk lejon rreptesisht te tilla lajme. Ngjarjet tragjike, kriminale, cnjerezore dhe skandalet ndodhin vetem ne Shqiperi! Jashte saj shqiptaret jetojne te lumtur dhe ka standarte te larta qe shqiptaret ne Shqiperi duhet ti arrijne. Kete gje e thote Rama dit e nate sa her del por edhe tufa e analisteve dhe opinion beresit. Ajo ngjarje nuk eshte e vetme, para kesaj ngjarje nje tjeter shqiptare vrau veten ne Londer ne qender azili. Keto jane qendrat qe Rama do te sjell ne Shqiperi per interesat e Italise. Mediat nuk lejoi asnje debat per kete, edhe vet Rama nuk lejon pyetje apo diskutime megjithese opinioni publik eshte kunder. Pyetjet dergoja Rames si ka mundesi qe ti dhe ambasada jote ne Londer nuk merr mundimin as te bej nje njoftim apo larg qofte te interesohet. Lere me te presesh nje ngushllim familjes apo ti vene per kafe. Apo per kafe shkohet per te dhene titullin deshmore vetem?

                  1. X
                    Xhoni kripa

                    Qoft I parajses Nardi

                    1. N
                      Njeriu me mend ne koke

                      e derguan me zor ne Angli? apo shkoi vete? me cfare statusi kishte menduar te jetonte aty? pse nuk ndenji ne itali? pse nuk shtrohen keto pyetje ne artikull?

                      1. D
                        Degelisi

                        Ti qe ke shkruan a ke bere ate qe beri gazetari anglez? Bazuar ne shkrimin pergjigja ime eshte jo. Gazetaret nuk Duhet te shkruajne pa fakte

                        1. T
                          Tani

                          E tmerrshme. Nese Nardi do kishte care ,shkelqyer ne muzike ne Angli,ne do.mburreshim. Eshte shqiptar ai. Do ta priste kryeministri,ambasdori. Sa ishte gjalle...

                          1. A
                            Avokati : Popull

                            Gazetarin e pergezoj per kete artikull te goditur.Nardi eshte perfaqesues i mijra shqiptareve te deshperuar , te ndershem qe kerkojne ta gjejne veten me pune te ndershme ketu dhe ne pamundesi ketu marin rrugen e mundishme te kurbetit. Kjo qeveri nuk ka projekte per punesime per te rinjte tane, por na ka shurdhyer veshet me arritjet e medha ne Turizem dhe me propoganden e merzitshme qe behet dita- dites se gjoja tregut tone i mungokan profesionistet. Dhe ne se kjo e fundit qendron a ka bere kjo ndonje analize se si paguhen puntoret dhe me pagen qe marin a ja dalin te perballojne cmimet e cmedura te tregut shqiptar. Edhe Maqedonia, nje vend me resurse shume me te vogla se Shqiperia i ka cmimet shume me te ulta jo vetem te produkteve bujqesore, por edhe te produkteve te tjera ushqimore qe vijne nepermjet importit. Nafta eshte me cmim shume me te ulet se ne dhe me cmim stabel. Dhe eshte per te theksuar fakti qe ne kete vend kursi i kembimit nuk ka luhatje. Me nje fjale, te gjitha keto nuk regulllohen me urdher, por me politika ekonomike kur keto jane te mencura dhe kur burojne nga nje vullnet te mire te qeveritareve per ta pare popullin e tyre te pakten te perballoje jetesen normale.

                            1. T
                              Tiku

                              Sistemi z.Yzeiri,sistemi qe enderuam ku shkopin magjik e kishim ne dore dhe e perdorem duke e futur ne prapanice per te fluturuar !Ekonomi tregu nuk te del vrit vehten,ose shijo frytet e kesaj kalbesire duke luajtur ne tik-tok,duke u toksikuar e vrare pjestaret e familjes !Kohe moderne ,njerez te ndryshem ne kohe te ndryshme veprojne ndryshe! Ne sistemin qe lame pas ketu e 33 vite nuk te linin as te vrisje shoket,prinderit,vehten,ndersa sot ke lirine beje ç'te duash ,hidhu edhe nga kati i peste,ose dil ne dritare dhe kuvendo edhe pse je nen arrest shtepie,ku te ndalohet komunikimi! Ndaj dhe i ndjeri Nardi ate qe deshi ta arrinte per se gjalli e realizoi me vetvrasje duke u bere i zeshem brenda nje shoqerie qe nuk i intereson me jeta e vet e jo me e dikujt tjeter!

                              1. S
                                Shqiptari

                                O zoti Yzeiri per cilat ambasada flet , te ter Ambasadoret kudo qe ndodhen mender nuk pjerdhin per kerken ne kte bot , se jan njerez te zgjedhur me miq nga qeveria dhe parlamenti dhe as qe duan tja din per shqiptaret , ata vendin e punes e shohin si fat per te ber qefet e tyre per te ber realitet endrrat e grave dhe te fmive te tyre , punonjsit e Ambasadave kudo qe ndodhen jan fmi deputetesh e politikanesh , po te shkodh ne xhdo ambasad te flasin me perçmim sikur ti je lyps klloshar , pun ste mbarojn dhe te perbuzin thua se kto bastard e vemje te ardhur ne menyren me te pa merituar kan ne dor jetet e shqiptarve qe kan dal nga shqiptia me sakrific pa fund kur kto nuk kishin lindur akoma , shtetaret shqiptar nuk ndjejn kurr as nje detyrim per qytetaret e tyre , ata neper ambasada bejn qefe dhe realizojn endrrat qe ja ka ber kismet babi me mamin duke vjedhur shqiptaret dhe duke mos ber asgje , esht sistemi kurves koha bastardeve mashtrusve antishqiptarve dhe llumit te kti populli , prandaj ikin shqiptaret , se kta te vjedhin te grabisin dhe te poshterojn duke te then pabuks nga mengjesi ne dark , pordhet e ktyre plerave si duron dot ky popull dhe iken nga syt kembet , llumi shqiptar i ktyre 30 viteve qe ka zaptuar politiken , po e shperben kombin shqiptar , nga 4.8 milion qe ishim ne vitin 90t , jan katandisur 1.2 milion shqiptar ne kte vend ,kombi drejt zhdukjes zuzaret rrin tek kati 8 duke pellitur dhe llumi perfitus posht , pjesa tjeter ne pushtet .

                                Lini një Përgjigje