Shkoi Gazi ke Baba (i Zenit)

9 Shkurt 2024, 09:10Blog TEMA
Shkoi Gazi ke Baba (i Zenit)

Nga Martin Leka

Ky ishte lajmi i të gjitha mediave, të mëdha e të vogla, televizive e radiofonike, online e të printuara.

Tek rrugica e Salës, aty ku ka shtëpinë e gjendet në arrest, shkoi në ritualin e pasdites së cdo dite të foltores edhe Gaz Bardhi.

Kamerat e kishin fokusuar dukshëm, duke lënë në hije ata që cdo ditë bëhen kallkan poshtë ballkonit të Berishës.

Gazi dukej i vetëkënaqur, si lider, triumfator. Dallohej në gjestikulacione se ishte “stari” i rrugicës së “shpresës” mes disa dhjetëra fansave që shumica regjistrohen e bëjnë selfie që një ditë, me shpresë, ta kenë si “portofolin” e një krediti që do tu duhet për një punë në shtetin medemek të Foltores.

Se pse u bë lajm Gazi që shkoi poshtë ballkonit të Berishës, s’e kam kuptuar. Ndoshta në rutinën e bezdisëshme e të varfër politike, kjo mund të justifikohet.

Gaz Bardhi sot duket si një avion pa pistë. Do të duhet një gjeni të interpretojë sjelljet antropologjike të politikanëve të tipit të Gazit. Ishte vartësi kryesor i Lulzim Bashës. Sekretar i Përgjithshëm. Krahu i djathtë. Në betejën e “Vërsajës” së PD, Gazi ishte në “kështjellë” dhe dha ndihmesë në mposhtjen e pushtuesve foltoristë me në krye Sali Berishën.

Janë të freskëta akuzat dhe epitetet e Gazit për liderin historik të PD. Që nga ato me terma të rënda, gjer tek ato limonadë. Kur Gazi iu drejtua Sali Berishës si “babai i Zenit”, shënoi fundin e një rruge ku Gazi e Saliu mund të bashkoheshin ndonjëherë. Por nuk thonë kot, në politikë kurrë mos thuaj kurrë. Këtë postulat ka patur parasysh Gazi kur një ditë mori rrugën për në rrugën e Salës.

Sjellja politike e Gazit nuk është thjeshtë sjellja politike e një individi. Ky është fenomen i sjelljes politike në Shqipëri, sëmundje e vjetër sa vetë demokracia e brishtë shqiptare e pak më shumë se këtyre 3 dekadave.

Braktisja e ideve dhe prevalimi i interesit personal, sin ë këtë rast, ka bërë që politika të jetë gjithnjë e më e vrazhdtë, gjithnjë e më larg qytetarëve e gjithnjë e më pak e pabesueshme.

Është kjo arësyeja që qytetarët nuk kanë besim tek politika. Është kjo arësyeja pse është në këtë gjendje opozita. Dhe është kjo arësyeja që për më shumë se tridhjetë vjet me radhë qytetarët janë detyruar të zgjedhur për ti udhëhequr “të keqen më të vogël”.

Sa për Gazin, askush nuk ka patur dyshim. Prototip i një pragmatisti të shëmtuar politik. Që për një karrige deputeti, është gati të shkojë ditë për ditë e pasdite për pasdite jo vetëm poshtë ballkonit, por edhe të “flejë” me Berishën. Nëse Berisha do të ishte si ai.

23 Komente

  1. R
    Referendum per arrestimin e koleres sali

    ljo tregon se sa te varfer jane shqiptaret nga ana mendore,sa te varfer jane politikanet nga trute(jo nga xhepat plote)se sa medioker jane tv e drogaxhinjeve e hajduteve qe ftojne cdo nate keta rrugace mutrat e kombit.....A mund te bej hajer Shqiperia me dru me pre mullixhiun e miellit muli,salianji,shalqini,gjeli detitt karnaval e sa e sa budallenj qe po i shplajne trurin ketij mileti

    Përgjigjjuni
    1. t
      turmaxhiu

      Me ven keq qe Ju nuk e keni kuptuar se perse vajti Gazi ne rrugicen e Saliut!Aresyeja eshte fiziologjike per tu ferkuar ,sepse ai shkon githnje ate atje ku ka turma pikerisht per kete nevoje!Ndaj dhe ai gjendej atje dhe do ta shikosh kudo ku ka grumbullime!

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nardi

        Analizë e saktë. Vetëm kini parasyshe një gjë. Ështe kush ështe e si ështe, Berisha nuk është budalla. Ai është dhelpër e vjetër dhe i nuhat mirë spërdredhjet e Gazmut Bardhit, por edhe të të gjithë ujqërve e dhelprave që i sillen përr rreth. Saliu luan harushë me Gazmutin. Po të ishte se Saliu do të merrte vendim se kujt mund t'ja linte Foltoren, ai e ka njeriun e duhur. Ai Është Oerd Bylykbashi, nje njeri serioz, intelektual dinjitoz dhe asnjëherë nuk pati luhatje në qëndrimin ndaj Berishës, njeri i matur, me eksperiencë tashme në drejtimin e PD-se, nuk eshte lakuar kurrë per korrupsion, jurist shumë i aftë dhe mendoj se Oerdi do kishte edhe mbështetjen e te gjithë dedputeteve te Foltores. Loja me Gazmutin mbaroi. Oerdi ka qënë gjitrhnjë i respektuar nga nderkombetarët. Berisha e njeh mire Oerdin, e ka provuar në shumë beteja. Oerdi në asnjë rrethanë nuk tradhëton, është djal trim dhe në perballjet televizive ka qetesinë e dohur, analizën e ka te kthjelltë, ka forcë argumentuese dhe per shkak te këtyre vetive kundërshtaret maten mire kur debatojnë me të.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tahir Gashi

          Padyshim… Bylykbashi kurre nuk me ka tradhtue! Kjo eshte damakrazia, miliarderi berishe, cakton pasardhesin, ai qe do i sherbeje Familjes! Po sikur, Berisha te zgjedhe sali lushen?!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tironci

            Bulyku eshte e vertete njeriu qe mund te mos jete tradhetar po kujt i plasi. Problemi eshte qe demokrateve nuk u duhet nje jo tradhetar ose kush eshte me besnik i non grates por nje person qe ti coje ne fitore te zgjedhjeve, nje person ne te cilin njerezit te besojne se do te drejtoje ndershmerisht dhe me drejtesi, nje njeri qe nuk vjedh si non grata qe Bylyku na mbron si besnik por nje njeri qe do te denonte korrupsionin dhe qe do ta denonte vete non graten e jo ta mbronte ate. Keshtu qe Bylyku ose foltorja nuk i hyn as dreqit ne pune jo me demokrateve.

            Përgjigjjuni
          2. D
            Daullxhiu

            Ore po me kete lali dhjerin, cbehet?

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tahir Gashi

              Mbjell fiq dhe shton miliardat! Padyshim…

              Përgjigjjuni
              1. P
                Patronazhisti

                I mbjell ne "bahçen" tate.

                Përgjigjjuni
              2. S
                Salianji, Korreshi, Nallbati.

                Pyet tet eme.

                Përgjigjjuni
              3. Ç’të bëjë HALLEXHIU ?!

                Po jo vetëm me babin e Zenit , po dhe me pronarin e vilës 760 000 euro në Lalëz, që nashti janë bërë pendë në luftën heroike me miell e vezë për “ mbrojtjen” pluralizmit (pasuritë e shtresës te mesme) .

                Përgjigjjuni
                1. M
                  M.B

                  Ti qenke militant kok bosh

                  Përgjigjjuni
                  1. Roberto

                    Martin je njesh por nuk jam dakort me kete fjali qe thua per Gazmendin tone te dashur. Ju thoni :-Gaz Bardhi sot duket si një avion pa pistë. Nuk jam dakort me kete sepse Gazi piste ka bythen ku ulen te gjithe avionet e botes prandaj mos genje se na merr ne qafe gjithe fashatin pastaj.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Treni

                      Shumë nga ne, nuk zgjodhën të keqen më të vogël, thjeshtë ia mbathëm. Politikanët janë thjeshtë pasqura e një populli pa vlera e pa kulturë. Hasta lavista Albania, you won't be missed.

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Viçidoli

                        Lëreni Gazin pa mënd ,mbase foltores i jep pak mënd.Çthotë Salia bën partia(emrin e ka parti liria)s'ka ku shkon dhe Gaz mavria.

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Flamuri

                          Z.Martin Leka dikur mbaje gazeten RD e mezi prisnim me lexuar shkrimet e tua ,sot Shqiperia ka nevoje per Ju ,nuk duhet qe dy heronjte e sotem qe shahen sa para mbrapa te jene te vetem ,e keta megjithe presionet nuk jane trembur e nuk tremben edhe sot e mot ,jane te nderuar e te respektuar per penen e tyre te fuqishme ,Z. Mero Baze e Frok Çupi .

                          Përgjigjjuni
                          1. Analist

                            Gazi te shkoje ne te semes bashke me hajdutin nongraten sali krimibelin.U qofte e lehte mortja.

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              LGBT

                              Hahaaa shume e gjetur mbullja... do flinte ne krevat me Berishen nese do ishte si ai... po ku i diet... edhe mundet te jete si ai por anasjelltas...

                              Përgjigjjuni
                              1. J
                                Juliano

                                Shum saktë përshkrimi që ju bëni. Interesat e bardhit si interesat e berishës, sejcili për vete. Ky është një sharlatan, asgjë nuk e ndryshon me ballijtë, fari evis. Ku në kohën që drejtonte Basha, këta ishin zëdhënësit e lobingut për bashën, si njeriu që nuk mund ta zëvëndësonte dot kush, sot e njëja gjë me berishën, me shpresën për të marë bekimin e vëndit deputet ani pse dhe berisha s’do jetë më. Një tater ku personazhet janë realë të një deskretitimi popullor dhe politik.

                                Përgjigjjuni
                                1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                  Berisha kërkon të fshijë nga memoria e shqiptarve periudhën 30 vjeçare të veprimtarisë së tij. Absurde, e gjithë çeta e tij me fanatikët , nuk mund ta mbuloj me mjell, sado i Bardhë qoftë ai. Berisha ka konsumuar rastet dhe kohën, tani është duke konsumuar mediokërit. Sa të jetë gjallë Berisha, askush nuk mund të bëjë më tepër se fshirjen e pluhurave të kolltukut të Rithemelimit.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Loku

                                    E gënjen mendja Gaz trapin se do marrë PD...hahaha

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Sotir Bulku

                                      Mendim, ashtu kot Ka mu ndesi qe amerikanet t'i kenbe thene Bardh Ziut, qe te bashkohet me rithemelimin e Bereishes, me qellim qe Bardhi i Zi, me kalimin e kohes, te behet violina e pare ne orkestren e madhe te Rithemelimit, dhe me pas edhe dirigjent orkestre. Kuptohet ky eshte nje mendim i thjeshte, por Sala nuk e ha kete koker ulliri, se eshte i rrahur me vaj dhe me uthur, pra eshte bir kurve. Keshtu ndodhi edhe me Eduard Selamin, mendoi i shkreti se duke kandiduar per kryetar i partise demokratike, perballe Saliut, do te fitonte, por ne fund iku me bisht ne shale. Qe ta kuptojne njerezit se perse Saliu Berisha eshte ne armiqesi per jete a vdekje me Ameriken, eshte vetem kjo - sepse Saliu e ka kuptusar se Amerika ka kerkuar dhe kerekon qe ai te iki nga pushteti, por po i more Saliut pushtetin, do te thote se atioj i merr jeten. Dhe kjo armiqesi midis Saliut dhe Amerikes, taamam, tamam ka filluarf ne pranveren e vitit 1997. Aty Saliu e kuptoi se nuk e ka me mbeshtetjen e amerikaneve, dhe per kete ka qene ne armiqesi me te gjithe ambasadoret e Amerikes ne Tirane. I jepni pushtetin Saliut, bejeni edhe nje here kryeminister, dhe shikoni pastaj se sa e mire eshte Amerika.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. R
                                        Real

                                        Nje mutacion skandaloz ka pesuar ky i ashtuquajtur gazetar qe i kishte mbetur merak se shoket e tij te fillimit ndenjen ne vend dhe u bene miliardiera. Ka pesuar mutuacion jo vetem nga paraqitja e jashteme, por me shume e ka pesuar ne tru duke u bere nga idealist ne nje qe sot ben vec gojore per pushtetin hajdut te ripjelljes. Don te fitoje kohen e humbur se koleget e tije te fillim viteve 90 kane marre arratine.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Arbeni

                                          Partia e MALOKUT ka shkuar për lesh dhe për lesh kanë shkuar edhe palo deputetët e saj.Gazment kokëhuri sheh ëndërra me sy hapur se një ditë saliu do t’i jap frenat e foltores.Ky është një delirant i sëmur.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje