Më në fund ‘’neutralët’’ i nënshtrohen Sali Berishës

5 Shkurt 2024, 20:50Blog TEMA

Më në fund ‘’neutralët’’ i

Nga Ervis Iljazaj

Protesta e rithemelimit sot përtej pamjeve të zakonshme në parlament dhe jashtë tij, kishte një lajm domethënës. Gazment Bardhi dhe deputetët që e ndjekin atë, të cilët deri më sot kanë mbajtuar një qëndrim neutral për sa i përket lidershipit të Berishës, u panë poshtë ballkonit të tij duke legjitimuar ‘’rrugën e shpresës’’ si rrugën e vetme opozitare. Deri më sot, Gazment Bardhi nuk e ka ka njohur Sali Berishën si kryetar te rithemelimit, madje as Flamur Nokën si sekretar të përgjithshëm sepse mendon se e mban vetë këtë post.

Me vajtjen poshtë ballkonit të Berishës neutralët u rreshtuan nën Berishën duke e njohur de fakto si liderin e tyre. Ky po që është një lajm i rëndësishëm për zhvillimet brenda atij formacioni politik. Me sa duket Bardhi dhe të tjerët, edhe pse u munduan gjatë gjithë kësaj kohe të ndërtonin një politikë autonome përtej emrit të Sali Berishës , nuk ja arritën dot. Kuptuan që as nuk mund ta përdorin dot Berishën për qëllimet e tyre politike dhe as të trashëgonin elektoratin e tij. Përkundrazi, ky i fundit i përdori ata për betejën e tij.

Të gjithë këta deputetë e kuptuan fare mirë se politikisht nuk përfaqësojnë asgjë. Të vetmen shpresë kanë të rreshtohen pas Sali Berishës nëse duan të fitojnë ndonjë vend në listë si deputetë të ardhshëm. Të pafuqishëm për të ndërtuar politikën e tyre, u dorëzuan pa kushte ndaj popullaritetit të Sali Berishës.

Kjo konfirmon edhe njëhër se e djathta sot në Shqipëri ndahet në Berishiste dhe jo Berishiste, e cila përfaqësohet nga Lulzim Basha. Të gjithë të tjerët nuk vlejnë asgje politikisht. Prandaj u duhet të rreshtohen pro njërit ose tjetrit. Të vetmit që kanë treguar se kanë elektorat brenda elektoratit të djathtë. Prandaj bashkimi i disa deputetëve nuk mund të konsiderohet bashkimi i të djathtës, për sa kohë nuk bashkohet elektorati. Bashkimi i Bardhit me Berishën në këtë kuptim nuk ka asnjë vlerë për të djathtën shqiptare.

Megjithatë, ky është një qëndrim politik i qartë i cili vlen pas një kohe të gjatë neutraliteti nga këta deputetë. Tashmë rithemelimi nuk ka dhe as nuk mund të ketë lider tjetër vecse Sali Berishën.

Edhe pse njohja de fakto e liderishipit të Sali Berishës dhe bashkimi me të ka kontradiksione të thella në vetvete. Nga takimi me Escobar në Amerikë te njohja e Berishës si lider, të cilin ky i fundit e ka quajtur publikisht si të korruptuar përbën një anomali. Apo te qëndrimet te SPAK, ku Berisha e konsideron organizatë kriminale dhe Gaz Bardhi ka besim te ai instucion. Të gjitha këto qëndrime përbëjnë kontradiksione të cilat duhen parë se cfarë do të sjellin për rithemelimin.
Megjithatë, për politikën janë më mirë qëndrimet e qarta se sa neutraliteti.

Tashmë palët janë të qarta dhe mbetet për tu parë se cilat do të jenë zhvillimet në ditët në vijim. Por një gjë duhet theksuar. Në politikë nuk ka neutralitet. Këtë gjë me sa duket e kuptuan Gazment Bardhi dhe të tjerët.

Me sa duket erdhën te qëndrimet e Flamur Nokës dhe Albana Vokshit dy vite më pas. Dy vite kohë të humbura me luahatje politike të cilat kanë pasur si synim vetëm poszicionin e sigurtë politik të tyre dhe asgjë parimore. Sepse të kuptohemi, ata po shkojnë sot te Berisha jo se mendojnë njësoj, jo se kanë qëndrime të njëjta apo se besojnë se ai mund ti sjellë në pushtet, por thjesht nga halli.

10 Komente

  1. z
    zigur

    Keta jane homoseksualet qe e kthejne prapanicen atje ku kane interes.

    Përgjigjjuni
    1. z
      zogu i pd-es

      De facto,eshte bashkim,i vonuar,pasi dhe biologjikisht,gazi eshte i gjithe terhequr nga mashkulli i eger sali,sa dhe fotografine sic thote dhe vete ja mbante ne dhomen e gjumit.

      Përgjigjjuni
    2. J
      Jorgo

      Pakti Rama-berisha i 2008-es me ndryshimet kushtetuese nuk u ka lene ndonje shanc tjeter as ketyre zagareve te rrahur, as ndonje burre me k..qe apo gruaje me b..the

      Përgjigjjuni
      1. E
        ENTSOE

        Me bukur dhe me qarte nuk Ka, vetem te shtosh qe Gaz Bardha vajti Tek Babi I Zenit!!

        Përgjigjjuni
        1. P
          P

          Tani po flet Raqiiipllari i te Grida Suma,njerez te neveritshem,keta nuk mund te ndigjohen,ndrova kanal. Topi i Tanit eshte bere topi i kurvave.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shirje-Korrje

            Po dmth te luftoje Salen dhe te shije Rama si i do trapi dmth ?! Edhe ju te lejoni te ikin karvanet me emigrante se te degjojne fyellin pa vrima te Edi Rames

            Përgjigjjuni
            1. B
              BUTAKËT kështu përfundojnë .

              Nuk j’a vlen t’ë harxhosh kalemin për t’ë shkruar për BUTAKË , o Ervis . Po ajo punë dihej që kështu do përfundonte për Bardhin .Po mos t’ë duket çudi që një ditë kështu do shkruash dhe për këta BARDHOSHËT e tjerë që sot “dalin” kundër Berishës , j’a u ka qepur dosjet dhe j’a u ka varur në qafë , s’kanë ku shkojnë përveç se në vathën e Tij .

              Përgjigjjuni
              1. A
                Ali Pasha

                Një qen që leh aty ku han, leh e leh tek koliba e Meros. Në vend që të bashkohen dhe të forcojnë opozitën, vazhdojnë të mbrojnë pushtetit. Sa turp pthuuu

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Patronazhisti

                  Ervi-Ilja-zaj e paska kap edhe ky nje pagese nga inceneratoret. Cfare molusku medioker. E genjen Ymeri I thote ti je ne juri te gjykosh me ke u rreshtua ... (gruaja e vet)

                  Përgjigjjuni
                2. S
                  Skraparliu

                  Te gjithe gazetaret analistet shkruajne per Bardhin u kthye si u kthye nga Amerika dhe ku shkoi,por àsnje gazetar apo analiste nuk i bene nje pyetje Gazit A KA VAJTUR KETO TRE VJET E KUSUR NE ELBASAN ke votues ka takuar per te qare hallet,por vetem ka uluritur ka ndeze flakadane ka ngritur karriget kapul ne parlament leket i ka mare ne Amerike ka vajtur e ne Europe me taksat tona ju thoni vajti apo nuk vajti te bershia,Bardhi del ne tv dhe thote une po luftoje per Shqiptaret po si po lufton pse nuk ke vajtur ne Elbasan tek votuesit por asnjeri nuk i bene pyetje por kane merake do ta vere Sala ne liste per deputet vitin tjeter apo jo.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje