
Nga Bernard Zotaj
Profesor doktor i shkencave
80 vjet më parë, forcat e xhandarmërisë, të policisë sekrete të qeverisë kuislinge të Rexhep Mitrovicës, të regjimentit mercenar “Kosovar” dhe ballisto-zogistëve nën drejtimin e pushtuesve nazistë gjermanë kryen mbi popullin e Tiranës, krimin më të madh dhe më çnjerëzor që njeh historia e LANÇ-it. Këto forca me egërsi antinjerëzore në natën e 4 shkurtit rrëmbyen nga gjiri i familjeve mbi 500 të rinj, patriotë, qytetarë e antifashistë, ku 84 qytetarë të Tiranës dhe të Shqipërisë, si dhe qytetarë të huaj u pushkatuan në rrugët e sheshet e Tiranës. Në këtë natë, Tirana u la me gjakun e bijve të saj të pavdekshëm, që ne sot i përkujtojmë me nderim, mirënjohje dhe respekt të veçantë. Masakra e 4 shkurtit 1944 në Tiranë ka hyrë në histori si një ndër masakrat më të përgjakshme, e organizuar nga bashkëpunëtorët e Xhafer Deva ministër i Brendshëm i nazistëve, Kadri Cakrani komandant i forcave të Ballit Kombëtar, Qazim Mulleti Prefekti i Tiranës, fashisti Osman Kazazi etj., nën drejtimin e Gestapos gjermane, të gjithë të drejtuar nga nazistët. Objektivi kryesor i këtij operacioni terrorist ishte për të goditur dhe asgjësuar organizatën e Partisë Komuniste dhe Frontin Nacionalçlirimtar në Tiranës. Në natën e 4 shkurtit, si hajdutë, xhelatë drejtues të xhandarmërisë, me lista në duar e me grupe xhandarësh u futën në shtëpitë e qytetarëve të Tiranës, rrëmbyen djem e burra dhe i pushkatuan në rrugë, duke i mbushur më gjak rrugët e Tiranës. Përmasat e kësaj masakre i pohoi dhe Komanda e Xhandarmërisë në raportin e saj ku thuhet: “Forcat e xhandarmërisë, së bashku me forcat e Regjimentit “Kosova” dhe me vullnetarët e Ballit Kombëtar, këtë natë kanë bastisur 230 shtëpi, ku kanë arrestuar 478 persona të dyshimtë dhe nga këta 84 më të rrezikshmit i kanë pushkatuar. Nga të 84 të pushkatuarit rezulton se 66 ishin shqiptarë, 1 kosovar, 9 italianë, 4 malazezë, 2 maqedonas, 1 grek (minoritar) dhe 1 hebrenj”. Masakra i ngjante një Aushvici të ndodhur në mes të një kryeqyteti Europian. Të masakruarit nga Tirana 29 dhe 37 nga rrethet Fier, Korçë, Durrës, Shkodër, Vlorë e Dibër. Masakra e 4 shkurtit e vitit 1944 ndaj qytetarëve të Tiranës e të vendit, por dhe të hujave që gjendeshin në Shqipëri ishte një ndër ngjarjet më të hidhura të mbetura në kujtesën historike dhe pas 80 vitesh. Ndërsa sot ka interpretime që e shikojnë këtë masakër vetëm si një hakmarrje personale të ministrit Deva. Por, nga dokumentet gjermane, del se kjo masakër ishte vazhdimi i aksioneve për llogari të gjermanëve nga qeveria kuislinge shqiptare, të drejtuara nga ministri Deva. Masakrat kishin filluar në Peja, në Prizreni, në Shkodër dhe erdhën deri në Tiranë. Në këtë natë u vranë 84 persona, por edhe një person të ishte masakruar, përsëri ishte shumë. Është një krim që këtë masakër e bënë shqiptarët e armatosur ndaj shqiptarëve të paarmatosur dhe më krim akoma, kur të armatosurit ishin në shërbim të pushtuesit nazist. Nazistët gjermanët i nxorrën gështenjat nga zjarri, me duart e shqiptarëve. Por ky terror nuk e trembi popullsinë, përkundrazi populli u lidh më shumë me Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare. Antifashizmi fitoi më shumë dhe u zgjerua në të gjithë vendin. Ajka e nacionalizmi shqiptar, pra Balli Kombëtar gjatë Luftës së Dytë Botërore dështoi në tetri dhe në praktikë. Vijmë sot pas 80 vitesh të kësaj masakre, e cila vazhdon të bëjë jehonë tek të gjithë brezat. Në sistemin socialist ishte një rrugë me emrin “Dëshmorët e 4 shkurt”, që fillonte nga Banka Kombëtare dhe përfundonte tek dera e Gradës së Republikës. Për disa vite kësaj rruge nga forca të caktuar reaksionare që kishin pushtetin në vitet e demokracisë i vendosën një emër tjetër. Përsëri u ngritën shqiptarët dhe “luftuan” në heshtje kundër shqiptarëve, pasi ata që i ndërruan emrin kishin prekur ndjenjat dhe gjakun e derdhur masiv në rrugët e Tiranës e në të gjithë Shqipërinë e jashtë kufijve të saj. Organizata e Dëshmorëve për vite me radhë i është drejtuar këshillit Bashkiak dhe kryetarit Erion Veliaj për rikthimin e emrit të rrugës “Dëshmorët e 4 Shkurti”, e cila u bë realitet një vit më parë. Organizata dhe Familjet e Dëshmorëve u shpreh mirënjohjen dhe i përgëzojmë për këtë akt njerëzor në nderim të historisë, e cila u la me gjakun e dëshmorëve dhe njerëzve të pafajshëm shqiptar dhe të huaj. Fillimi i punimeve për ngritjen e një memoriali për Dëshmorët e 4 shkurtit, është shpresëdhënës se simbolet e luftës epope, po çohen në vend, si dikur kur në lulishte “Rinia”, kishte një përmendore me emrin “4 shkurti”. Historia nuk zhbëhet sado të përpiqen pasardhësit e bashkëpunëtorëve të pushtuesve nazifashistë, ashtu si nuk zhbëhet heroizmi i atyre dhjetëra mijëra partizanëve e Dëshmorëve që luftuan me yllin e kuq në ballë dhe çliruan Shqipërinë e që bënë e shkruan historinë e lavdishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Koalicioni Antifashist SHBA, Britania e Madhe dhe BS, e dinin që partizanët shqiptarë kishin yllin e kuq në ball e në flamur, por nuk vunë kushte për njohjen e luftës dhe të Shqipërisë si anëtare të koalicionit. Sot nuk kuptohen që disa politikan dhe shtetarë tremben nga simbolet e luftës si ylli partizan, shalli i kuq, lapidarët, përmendoret e pllakat përkujtimore, kur jetojmë në demokraci dhe pranohen të gjitha, kur nuk shkel ligjin dhe lufton për njohjen dhe mos shtrembërimin e historisë. Të mos harrojmë dhe masakrat e ndodhura në Sebrenicë, në Kosovë, në Ukrainë dhe në Rripin e Gazës, të gjitha flasin se dhe në kohët moderne, përsëri ka xhelat dhe forca regresive të cilat ngrenë krye kur humbet memorien historike dhe këto ngjarje të dhimbshme të mos përkujtohen. Ato ngjarje na bëjnë apel, dëshmorët na thonë “Përherë me ne”. Në këtë 80 vjetor të çlirimit të Atdheut, Organizata e Dëshmorëve përsëri kërkon nga Bashkia e Tiranës që jo vetëm ngritjen e këtij memoriali në përkujtim të kësaj masakre, por dhe ngritjen e një muzeu përkujtimor për masakrat e bëra në Tiranë, në Pezë, në Borovë, por dhe në të gjithë Shqipërinë në vitet e Luftës së Dytë Botërore.
Na dhjeve! ..... Na rrëzove mitin se asnjë hebre nuk është vrarë në shqipëri....... . Dhe këtë e paska bëri gjyshi i avokatit demokrat nga Cakrani i Fierit...... . Ky që e fton herë pas here Top Channel...... . Ai pra që në Fier dhe Vlorë e rrahin të paktën një herë në muaj.
Rrexhepat kosovare dhe mbeshtetesit e tyre Hasone m'Albanistan jane present edhe sot m'vatan me krimet e tyre,, sumqiri Laver per 40vjt beri te njejten gje.....vrau e shkerdheu gjysmen e shqipfolesve,turku sali i '97,21 janari,gerdeci, por edhe shume te tjera jane bazhdim i kesaj rrace sunite....
Po jorgot e tu qe masakruan Korcen 1914 mor te sh...te kina sojin?? Ça ishin???
Zhgarravitesi i ketij shkrimi qenka i fundi i enveristeve. Historia ne vitet ku jetojme duhet shkruar jo nga njerez te pjerdhur ideologjikisht por nga historiane profesioniste.
Per sa kohe do te Ekzistoje shqiptarizmi masakra do te kete gjithmone.... Masakra e 44 po nuk permendet fare masakrat nga 1990 e deri ne 2023.. ( dhe 1997 masakra me kryesore ).
Te lumte per kete shkrim, e verteta nuk Humbet kurre! Rrofte LANC! Poshte tradhetaret dhe terroristet e gjithe botes!
Luani : cfar st epelqeu nga ky shkrim ty ?