Një intervistë e dështuar për interesin publik

2 Shkurt 2024, 09:58Blog TEMA
Një intervistë e dështuar për interesin publik

Nga Artan Fuga

Dëshiron ta gjesh kush ta mori shaminë nga xhepi? Gjej se kush e ka shaminë!

Prita mbrëmë intervistën ku premtohej se i intervistuari do të shpërthente!!! Bëra kujdes se mos më dëmtohej ndonjë orendi e dhomës nga plasja e ekranit të televizorit!

Cfarë dëgjova? Në vend të fakteve ekskluzive që do t'u tregonin qytetarëve se çfarë ka ndodhur në majat ku bashkohet politika me paranë, ndoqa i zhgënjyer një intervistë ku i intervistuari ndërtoi promocionin e vet publik!

Bravo i qoftë, në fakt!

Mësova ideologji të përgjithshme të nivelit të vitit parë gjimnaz me Robespierin, revolucionin, demokracinë, që veç ndonjë shtetari të penduar që i paska zbuluar tani së fundmi të gjithë i thonë nëpër tavolina.

Mësova se si i intervistuari paska "agjentët" e vet nëpër të gjitha ambasadat e huaja në Tiranë!!! Hajde bir hajde!

Mora vesh se si financat e vendit tim qenkan administruar shumë mirë, ai ka ulur borxhin, zvogluar PPP, dhe ka bërë punë të hajrit.

Madje në një muhabet koti, në "retreat" të qeverisë, i intervistuari paska thënë se po u la droga të përhapet do të përfitojë krimi si në Bolivi!!! Hajde zbulim hajde! Uaaaaa si ja kanë pranuar!

Se ai ka dashur të lejë postin, por ka qenë posti që nuk e ka lënë atë! A thua se nuk e hidhte dot andej çantën me gjithë çelësa dhe të ikte në kokë të vet pa pyetur për njeri!

Mora vesh se nuk është i fshehur i drejtësisë, por është me pushime dhe strehohet në  një vilë në pronësi të një bashkie, të një qyteti, të një vendi, të një kontinenti, por besoj se është në planetin tonë!

Se i intervistuar kërkon që si presidentët e mëdhenj, ta zemë si Shiraku, të respektohet dhe çështja e tij të çohet për gjykim në gjykatën e ndonjë vendi të huaj!!! Hajde bir bir!

Se ai është vetëm me një ndërgjegje morale të thyer, sepse në njëzet vjet që ka qeverisur, ka pasur pak besim të tepruar, paksa naiv, por ka qenë tmerr se në kongresin e një partie atë e paskan persekutuar se nuk e kanë lënë të diskutojë me qëllim që sukseset e mëdha në përballimin e tërmeteve, ku ai ka rolin drejtues, t'ja merrnin shokët e tjerë të birosë!

Dheeeeeeeeeeeeee, se për çështjen e incineratorëve ai paska sekretin si të zbulohet!

Paska formulën! Follow the money! Ndiq paranë!

A thua se këtë nuk e di çdo fëmijë kopshti që kur dikush i vjedh shaminë nga xhepi, shoku i thotë: Do ta gjesh kush ta morri shaminë e qyrreve? Ndiq shaminë! Kush ka shaminë, ai ta ka marrë!

Mos ishte shprehja në anglisht, çdo njeri do të thoshte se kjo shprehje është si ato trivialitetet : Do të mos jesh i uritur?, ha ndonjë gjë! Do të dehesh? Pi raki! Etj, etj.

Mora vesh se edhe se mund të të paguajë dikush bileta dhe dhoma hoteli, dhe pastaj t'ja paguash ti cash, se ashtu është një muhabet!!!

Përfundimisht ishte një intervistë e kthyer në një event promocional nga i intervistuari. Bravo i qoftë, sinqerisht! Kishte një teknikë të përkryer. I premtoi gazetarit t'a linte të lirë nga pyetjet djegëse duke i premtuar se po ta bënte këtë, do të tregonte një gjë të llahtarshme!!!

Dhe në fund kur gazetari e i tha: Hë tani, thuaje atë djegësen fare, atë shpërthyesen!

I intervistuari me zgjuarësi i tha: O xhurnalist shko investigo vetë! Unë po të jap metodën. Nëse do të gjesh kush e vodhi shaminë e qyrreve, gjej se kush e ka shaminë në xhep!

Cfarë dështimi!

Thënë të gjitha këto, unë nuk supozoj as se i intervistuari është i fajshëm, as i pafajshëm, as i dua të mirën, as i dua të keqen, në punë të vet, as se gënjeu, as se tha të vërteta, por ato që dëgjova ishin krejt non sens dhe pa asnjë vlerë për publikun.

Vura orenditë e dhomës në vend të vet, i kisha mbrojtur nga shpërthimi, dhe fjeta!

Veç u mboll frikë dhe tmerr publik!

Mendova se do ta pasuroja me një realitet të ri studimin për televizionin, por nuk ishte e thënë. Dështova edhe unë! Në fakt jo! Shkencat e komunikimit kanë hipotezën se modeli i medias së një vendi funksion gjithandej pak a shumë njësoj!

Shkenca t'i shëron iluzionet, edhe kur ti dëshiron që me iluzione të zëvendësish realitetin!

22 Komente

  1. B
    Besnik

    Bravo Fuga. Nje nivel interviste medioker! Gjoja gazetar leshi, s’i lidhi dy fjale bashke. Kur ti more injorant nuk paske vjedhe, nuk paske abuzuar, pse nuk vjen ketu te ballafaqohesh me drejtesine? Ky qenka ne nivelin e nje nxenesi qe sapo ka mbaruar 9-vjecaren sot.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kristi

      Ne fakt i dashur Fuga(plak se i riu punon me letra per Ramen) e gjithe intervista e Ahmetaj kishte nje emerues! Mungesen e veprimit te drejtesise ndaj pronareve faktike te inceneratoreve dhe qendrimin e saj larg procedurave qe kane mundesuar kete vjedhje. Sigurisht edhe kete e dinim nuk prisnim ta mesonim nga kjo interviste por kjo eshte nje gje kaq e rendesishme sa mjafton shkrimi yt qe kerkon ta gropose te kuptuar se perseritja e saj eshte e domosdoshme.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kalec Dega

        Nuk e kuptoj perse shahet Arben Ahmetaj , a nuk ishte i besuari i Edvin Rames! A nuk e nderoi me poste cecenin e vet Edvin Rama! akoma me cirronkat ju popull debil dele...lol

        Përgjigjjuni
      2. T
        T

        Vetëm për të mare azilin e ka bërë së ska ca te tregoje ky mi kanalesh.

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cim peku

          Beni doli ne ekran se kishte hallin mos i harronin surratin e nuk e gjenin dot,nga shkrimi kuptova se zere nuk ka folur fare

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pim Ceku

            Nuk e degjova intervisten se e dija cdo thoshin por, ajo qe me ben pershtypje ,pse nik bejn Qim Peshkun shef te interpolit.

            Përgjigjjuni
          2. V
            Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

            Analist legen

            Përgjigjjuni
            1. R
              Roja i dardhave

              Per derisa u duk se ne cilin TV do te jepej, kuptohet se cfare pacavure interviste do te ishte. Keto sjellje si te Beqajt, Ahmetajt, nuk jane tyrp e krim vetem per keta qe kane fryre xhepat me para gjaku, por edhe per Edi Ramen se cfare njerezish ka zgjedhur e i ka mbajtur per dhjete vjet prane....

              Përgjigjjuni
              1. i
                i gjori qahja

                fuga me kete ironi fare te pjerdhur,qe ke bere(duket per te rritur kuotat e tua te servilizmit prane kryevezirit)ke zbutur mosrespektin ,qe me te drejte mund te kene njerzit,karshi nje ish servili,apo alter egos tende ,prane rames sic ish ahmetaj,perpos gjynaheve te tjera,qe ai mund te kete.

                Përgjigjjuni
                1. k
                  kur njeriu ndjen kënaqësi...

                  Eshte hera e pare qe une e lexova me qej Artan Fugen, ku kishte hyre thelle ne sarkazmen e vertetesise se ngjarjes se atij reportazhihi me breke ne gryke.

                  Përgjigjjuni
                2. I
                  Iris pekmezi gruaja e taulant balles ka kompanine

                  Une dua te di ku jane 60 milione euro te inc te tiranes??? O ju qr

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bes Preni

                    Duart në krahëror e fry paluzenë .

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Trapajane hesapi

                      Kete perfundim dhe arsyen reale te kesaj interviste e Ka dhene tema qe nje dite me pare.Pacavure per financim dhe azil politik. Ka nje faji Edi Rama.Ai e dinte qe Arbeni filloni karieren si PD-ist,e vazhdoi si LSI-st,Pastaj u be socialista.Karrigja te ben pelivan.Edi duhet te distancohej nga pelivanet e lekut.Ata qe mbollen korrupsionin ,nuk mund ta luftonin ate.Ndaj dhe korrupsionin u trasheguar dhe u thelluar. Si t'ha ai bejtexhiu tek "Paraja"..."...jà di kimene parase".Dhe kjo interviste me Qim Pakun Aty synon:-para per Saliun e xenin,para per Benin.

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Humoristi

                        Ofilozof! Nje perkthyes i filoqylit nuk ka asnje shans te ndershem te drejtoje financat e shtetit!Sulltanpiktori i injoron profesinet ,identik si di Sali Bwrisha,qe emeroj minister shendetesije Ndar Noken e rrezervave tw punes.

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          ErionS

                          Fuga pa na bej edhe ti nhe analize te ngjarjeve se edhd shkrimet e tua ste japin idene e ndonje te lecituri shume gjera elementare deri ne vulgaritet thua … thua se nuk i degjojme cdo dite neper kafene por bej edhe ti lepirjen e rradhes ….sic te tha njeri siper ketu. Eshte interesant me qenien njerezore cdo pacavure qe nxjerrin nga goja u duket e “thelle” kur flasin te tjeret u duken feminore… ik Fuge ndiz Vespen dhe dil fresko mendoren

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Amerikani

                            Me beri pershtypje pyetja : A e njihni Mertirin dhe tha qe nuk e njoh. Gazetari e pyet perseri . Po leket qe firma Mertiri qe ka paguar 27 milionet e rip te shtepise se ish gruas .Nuk jane ndonje gje e madhe tha Ametaj . Nje puntor i zakonshem do 10 vite pune per ti fituar keto lek por ky bente se nuk ishte ndonje shume e madhe per nderrimin e tubave te dritave dhe ujit . Mos kane qene tuba ari keto se me keto cmime qe jane ne treg nuk blehen kurre me kaq lek. Mundte shkojne 3 milion por jo me shume. Mertiri ja dha leket se nuk e njihte dhe ky Ametaj i tregonte leket sikur ishin pare kafesh dhe jo e gjtha ajo shume. Asgje nuk tha per privatizimin e furrave te bukes qe eshte i hetuar dhe jo per inceneratoret per tja lene fajin tjeter kujt..Justifikim per azil politik . Policia spaku jane ne nivelin zero . Kur e gjen nje gazetar i rendomte dhe keta nuk e gjejne keshtu thuhet Zero. Behu burre dhe hajde perballu me drejtesine dhe merr pafajsine.

                            Përgjigjjuni
                            1. g
                              gega

                              Po 60 milion ku u zhduken?

                              Përgjigjjuni
                              1. j
                                joel shkodra

                                Po e shkruaj edhe nje here. Shpresoj ta botoni. E ke shkruar kaq shpejt e me ngut, z. Fuga, sa nuk kane te numeruar gabimet drejtshkrimore e gramatikore. Megjithate, nuk mund te justifikohen nga shpejtesia per nje person "me shkolle".

                                Përgjigjjuni
                                1. I
                                  I drejti

                                  Gazeta Tema është ma e dështuara.si vet Mero mashtruesi.edhe pak kohë ke për të mashtru shqipëtarët .o Kazan plehrash .sa i pështirë që je.sa i pavlerë që je.sepse socialistët të rrahën në Shkozet dhe ti i lepihesh për ca para të pista.turp

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    TaHipi

                                    Akoma ja lexoni shkrimet ketij sharlatani qe kerkonte dhe ende kerkon postin e krye akademikut? Po i beka gojoren e rradhes bablokut..

                                    Përgjigjjuni
                                    1. X
                                      XxxL

                                      Artan profesori e ka shkruar këtë....! Nuk më besohet????

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Tironci

                                        Arben legeni te shkoje ne Spak dhe aty te vjelle gjithshka qe di dhe jo te shkoje tek TV e Zenit te non grates sepse aty shkohet vetem per spekullime politike dhe per te nxjerre ndonje lek nga "teleshikueshmeria shume e larte". Kjo tregon dhe injorancen e Edi Rames se cfare njerezish ka mbledhur rreth vetes. Me sa kuptohet nje filoqylist qe te drejtoje ekonomine. E kuptojme qe Beni paska bere heroin dhe na ka kundershtuar inceneratoret dhe per kete ben shume mire e SPAk duhet ta degjoje e hetoje kete fakt po prblemi eshte si behet puna e atyre 500 mije eurove qe sekretarja e tij na kishte mbledhur ne zyren e tij, si e kishte emrin ajo Alda me duket? Po sa pare do kete mbledhur Beni do thoni ju qe vetem se ka pire nje kafe me Mertirin se e paska pasur dhe shok? Po atij privatizimit aty tek fabrika e bukes per te cilen akuzohet pse se pyeti Qim koke qiri? Po Qimi do ti beje Benit qoken e fundit nje lloj interviste per status politik. E tha dhe non grata doea vete mos mi prekni Benit asnje qime floku tha po Benin ka per ta sjelle pulle poste interpoli ne Tirane mos ki merak Qim.

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje