Mjerimi kërkon shoqëri!

1 Shkurt 2024, 20:48Blog Kimete Berisha

1. Në një konferencë para zyrës së kryeministrit, ambasadori amerikan Hovenier e ka shprehur frikën e tij nga serbët që mund frustrohen shkaku i ndalimit të dinarit në Kosovë.
Frikën nuk e ndjente, por e lexonte në letër. Derisa ambasadori e lexonte frikën, dëgjohej një qen që lehte fort.
- Por, më 'i madh' se Amerika dukej përkthyesi shqiptar i ambasadorit, i cili pasi që iu bërtiti gazetarëve 'A jeni gati', e urdhëroi ambasadorin amerikan:
'Let's go'...demek: nisja tash, fol.
- Ambasadori ende nuk e ka kuptuar se me shqiptarë s'ka dialog.
Në çastin që i trajton të barabartë, ata të hipin përmbi.
Provoje, nëse s'të ka djeg deri tash!
2. Frikë gjithandej.
Frikë po ndjen edhe presidentja Osmani.
Nga burimet e mia merret vesh se Presidentja dyshon në ekzistencën e një dhome sekrete brenda Presidencës, se nganjëherë po dëgjohen do zëra, sigurisht bëhet fjalë për mbëdhjet ilegale që mbahen aty mes muresh.
Kryesisht i duket se zërat e kanë bazën prapa portretit të saj në mur, por ka dyshime të bazuara se edhe saksisë me lule dikush po ia ndërron vendin.
3. Dyshimet i janë përforcuar nga rasti i djeshëm kur u zbuluan disa doktorë ilegalë që kanë jetuar në stacionin policor në Prishtinë e askush nuk i ka parë.
Në fakt policia i kanë parë ata serbë ilegalë por asnjëherë s'kanë dyshuar në moralin e tyre.
Xhelal Sveçla tha se ata serbë e kanë rrezikuar sigurinë kombëtare, aq shumë domethënë kanë qenë të rrezikshëm sa që Drejtësia menjëherë i kanë lënë të lirë sepse ata serbë as nuk kanë provuar të fshihen prej policisë me të cilët kanë bashkëjetuar.
4. Policët shqiptarë nuk e shohin armikun brenda zyreve të veta, por kjo nuk ua pamundëson atyre t'i identifikojë zyret sekrete në Presidencë ku Vuçiçi mund të mbajë mbledhje të rregullta sa për që e heton dikush!
5. Sa më përket mua, unë e kisha lejuar dinarin serb derisa t'i hiqet frika ambasadorit amerikan.
E, përse Amerika frikësohet nga frustrimi i serbëve (ende pa u frustruar) e kryeministri Kurti nuk u frikësohet serbëve, nuk e di askush pse Albin Kurti është trimi më i madh në botë.
6. Shyqyr që ekstremistët shqiptarë nuk e dinë se dinari është valutë e perandorisë osmane dhe përdoret në Irak...
7. Kryeministri Kurti sot u akuzua edhe nga gazetarët lidhur me ligjin e ri të mediave...
për video që do t'u duhet të marrin leje për t'i shfaqur.
Problemi është se gazetarët shqiptarë postojnë video të njerëzve duke dhënë shpirt...
Në fakt shumë portale janë policore, kurrë në asnjë rast nga gazetarët nuk respektohet privatësia, dinjiteti dhe familja e viktimës.
Kjo nuk është liri, është shfrenim.
Prandaj, dikush duhet t'i mbrojë viktimat e gazetarisë, t'i mbrojë viktimat nga gazetarët, se nuk ka logjikë që në një shoqëri të prapambetur dhe fund e krye të korruptuar, vetëm gazetaria të jetë 'e mirë'! .
8. Më në fund u zbulua misteri se pse Lulzim Hetemin nuk kish kush që e bindte që pas orarit të punës njeriu normal kthehet në shtëpi.
Duke jetuar në një ambient të droguar, domethënë në
mënyrë pasive edhe ai u drogua'!
Prandaj, tash po merr kuptim logjik ajo euforia e tij dhe ai shikimi nga dritarja.
9. Lumir Abdixhiku edhe sot e ka shfrytëzuar ditën për të medituar, dhe siç shihet ka përparuar shumë në fushën relaksit progresiv.
Kur nuk relaksohet, shkon në Rugovë për ta parë se si bora e zë borën, e kur nuk shkon në Rugovë hedh bomba dashurie mbi popull...
Ama, dashuria nuk është premtim, por është provë.
Lumiri nuk e ka asnjë provë!
P.S. Eh, romantika!

7 Komente

  1. T
    Tahir Gashi

    Te lumte Kimete, si gjithmone njesh! E kexova pjesen e pare, me shpresen se ke ndryshuar sa do pak, por perseri zhgenjim! Ti mendon se mjaft te shkruash kunder qeverise se tanishme dardane dhe je ne rregull. Nuk e di, a e ke mbaru shkollen fillore ?!

    Përgjigjjuni
    1. G
      Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

      Po ti Tahir a e ke mbaruar shkollen fillore?

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tahir Gashi

        Nuk e kam mbaru, vetem kater klase fillore. Por nuk pretendoj te shkruaj e aq me pak kunder Qeverise dardane , thjesht se e paguajne per kete! Te fala Garda…

        Përgjigjjuni
        1. G
          Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

          E perse te mos kritikohet qeveria nese ka aresye? Kritika eshte nje gje e mire qe nganjehere mund t'i hapë sytë.

          Përgjigjjuni
      2. C
        Cifteli apo lahute?

        Po ti or Tahir, ku e ke gjet termin qeveri dardane. Ne G te sateme? Qeveria eshte qeveri shqiptare e shtetit te Kosoves. Me nejrez si ty qe percajne kombin, serbi talle koqet njelloj si Kurti qe tall bythen me ju. Kurti qe nuk eshte shqiptar por "dardan" dhender i Serbise, martuar me serben ne Norvegji, njelloj si gjithe udheheqesit e komunizmit te Kosoves qe ishin dhendur serb.... Je i semure nga ment or Tahir mavria sepse serbi te ka dhene "hashash" qe ne bark te sateme dhe nuk kuptoni qe "bashkimi ben fuqi"... Te semure per ne cmendin qe nuk dini ku eshte e mira per shqiptaret. Edhe "dardanet" do fillojne te kerkojne kombin "dardhar" apo "karrkar", sepse keshtu ju ka mesuar serbi....

        Përgjigjjuni
      3. L
        Ladi

        Me shkrujt kunder qeverise eshte sport qe e pelqejne te gjithe dhe nuk ben shqetsim. Problem per ket gazetare eshte se e mendon veten permbi te gjithe. Askush nuk ja mush synin. Shqiptaret i perbuz nga nalt poshte e nga posht nalt, ne Tirane e Prishtine, ne Shqipni e Kosove. Tash po i duket edhe Amerika bashk me Europen qe nuk jan kerkund ne terezi me mend e krese, e kjo po i fshikullon e po i bjen n'vete dhe me siguri, ata po i studjojn me lupe ne dore gjithçka kjo "AI"e Kosoves, po ju jep me kuptu

        Përgjigjjuni
        1. M
          Miku yt

          1-Në çastin që i trajton të barabartë, shqiptaretata të hipin përmbi. Me mire te thoje se te ata të hipin mbi koke se permbi. Kur thua se te hipin mbi koke, kupton se ata jene te besdisur. Kur thua permbi duket se ata duan te bejne seks me ty. Ndoshta me e mira fare ishte te thoje se ata te hipin mbi koke qe te te hipin permbi. 2-Presidentja dyshon në ekzistencën e një dhome sekrete brenda Presidencës. Njeriu dyshon per gjera te vogka si pershembull se mos e tradheton burri. Ne kete rast nuk kemi te bejme me nje dyshim te zakonshem. Ma merr mendja se kemi te bejme me alucinacione. Me sa duket Presidentja eshte e semure dhe duhet te shkoje tek mjeku. 3- Para ketij shkrimi kishje bere nje shkrim ku kritikoje Ramen dhe Flamur Struga te lavderonte shume. Sot eshte fshehur si "lepuri" ne breket e Kurtit....

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje