Aleanca e ‘’qelbësirave 2” mund t'i shërbejë shumë drejtësisë shqiptare

1 Shkurt 2024, 19:30Blog TEMA
Aleanca e ‘’qelbësirave 2” mund t'i

Nga Ervis Iljazaj

Gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, në një debat televiziv, gazetari Mustafa Nano nxori shprehjen e famshme “të gjithë qelbësirat të bëhen bashkë me qëllim që të largojnë Sali Berishën’’.

I vendosur në vështirësi nga argumentet e Henri Çilit për çështjen e rotacionit, ku ky i fundit mbronte tezën se opozita nuk kishte as moral dhe as program më të mirë se qeveria në ato kohë, dhe në këtë kuptim nuk ishte asnjë arsye për rotacion. Mustafa Nano gjeti të vetmin argument për të mbrojtur rotacionin, si qëllim kryesor largimin e Sali Berishës, dhe për këtë arsye të gjithë duhet të bëheshin bashkë.

Për të nuk ishte e rëndësishme nëse kishin moral apo jo kundërshtarët e Berishës, kishin program më të mirë apo jo. Rëndësi kishte vetëm largimi i Sali Berishës. Prandaj le të mblidheshin të gjithë qelbësirat bashkë në një aleancë kundër Berishës. Që nga ajo kohë kjo frazë hyri në zhargonin politik dhe mediatik shqiptar si një koncept makiavelist, ku për të arritur qëllimin mund të përdorej çdo gjë dhe çdo kush.

Sot ka një aleancë tjetër që duket në sfond. Një aleancë që mbledh njerëz të akuzuar nga drejtësia apo që kanë procese në SPAK, të cilët gjithmonë e më shumë po bëhen bashkë për të sulmuar dhe akuzuar politikanë të tjerë apo edhe organin e ri të drejtësisë SPAK, me iluzionin se do të shpëtojnë veten në sytë e opinionin publik shqiptar.

Sepse armiku për t’u mundur sot është SPAKU dhe drejtësia, apo edhe politikanë të tjerë që ende nuk kanë përfunduar atje. Në këtë turravrap se kush ti shpëtojë drejtësisë, po krijohen aleanca politike apo individuale, pikërisht për t’ju kundërvënë njeri tjetrit.

Megjithatë, po ta shohësh nga një këndvështrim tjetër, kjo aleancë mund ti shërbejë shumë drejtësisë shqiptare. Për të shpëtuar veten apo për ti bërë keq kundërshtarëve politik, ata gjithmonë po flasin për drejtësinë, gjithmonë po japin të dhëna dhe indicie për SPAK. Me idenë se po i bëjnë keq kundërshtarëve politikë, ata po i bëjnë një shërbim drejtësisë shqiptare në këtë luftë që kanë nisur midis tyre.

Një nga këto raste është edhe intervista që do të japë sot ish zv.kryeministri i Shqipërisë Arben Ahmetaj nga arratia. Një person të cilin nuk e kap dot SPAK, por e kap Çim Peka. Sigurisht për Çim Pekën kjo është një arritje profesionale, dhe me të gjitha gjasat audienca do të jetë maksimale. Ashtu sikurse ka paralajmëruar vetë gazetari, Arben Ahmetaj ka bërë deklarata të forta, madje dhe akuza për politikanë të rëndësishëm të Shqipërisë, deri te kryeministri. Nuk dihet ende nëse do të ketë akuza domethënëse, por nëse ka të tilla, e ndihmojnë shumë opinionin publik.

Të gjitha akuzat duhen vërtetuar më pas, aq me tepër kur bëhen nga një njëri që është vetë nën akuzë, dhe duhen marrë me rezerva. Megjithatë, të gjithë këta të akuzuar të drejtësisë që gjithmonë e më shumë nxjerrin emra të pushtetarëve të lartë, nuk bëjnë gjë tjetër veçse e ndihmojnë drejtësinë në Shqipëri.

Ndoshta janë njerëz të pabesueshëm, të shpallur “non-grata”, apo nën akuzë. Njerëz të cilët konsiderohen si të korruptuar. Por aleanca e tyre kundër këtij pushteti, për të cilin ata mendojnë që i ka çuar përpara drejtësisë, nxjerrë në pah mekanizma dhe lidhjet e errëta të tij dhe janë një material i mirë jo vetëm për drejtësinë institucionale, por edhe për atë të opinionit publik.

Nëse SPAK vazhdon me këto ritme, me hetimet e tij në nivele të larta të pushtetit, gjithmonë  e më shumë do të kemi njerëz që do të nxjerrin sekrete të pushtetit, njerëz që do të akuzojnë njëri-tjetrin, njerëz që do të denoncojnë rivalët e tyre për korrupsion. Të cilët, të gjendur nën thundrën e drejtësisë, do të mundohen të shpëtojnë vetë dhe të akuzojnë të tjerë. E duke bërë kështu, i shërbejnë shumë drejtësisë shqiptare. Pa dashur ndoshta, por rezultati ky do të jetë.

9 Komente

  1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

    Ti shërbesë drejtësisë duhet të paraqitet atje dhe të denoncojë me fakte. Nga ky pozicion duket sikur Çimi e ka nën këmbët e veta drejtësinë dhe i akuzuari do dal i pafajshëm!

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jovan Bregu

      Ç'keni bre lalkë pse kaq tmerr nga nje tigrush i vogël si Beni ne arrati larg qeverisë dhe liderit global ne kerkim nga policia (bie llafi) se ai nga dogana iku po varja Ç'ne sot gjithë kjo zallamahi e madhe per Benin??

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emigranti

        Ta jepte live intervisten qimi jo te montuar 3 dite ne studio.do ti rregulloj si te doje qefi saliut .por ka ikur koha e montimeve .populli eshte zgjuar tashme.o qiiiiiiiimiiiiiii.

        Përgjigjjuni
        1. g
          goni

          Pse nuk rri atje o i arratisur, populli sikur dhe TI ja kane mbathur me te katertat nga shqiperia.Keta kane shitur Shqiperine me gjithe cule ti diskuton MONTAZHIN. Zgjohu o Afrikan zgjohuuuu.

          Përgjigjjuni
        2. J
          Juliano

          Shum reale, bravo Elvis. Një shkrim dhe një thirrje atyre qe ndonjë cigare hashash apo ndonjë vizë pas buke, relaksohen se me sa u shtu buxheti tyre në bankë, pamvarsisht se si vijnë e se si justifikohen. Respekte.

          Përgjigjjuni
          1. r
            rezarta

            po nuk u vjen keq nje pyetje per z ahmetaj me qe baltosi vetem z ramen per pervetesime maramendese ne miljona euro ky z ahmetaj si ariti ne ate karike te ministrit te financave vetem me nje shkolle te gjuheve te huaja? nderkoj qe ekonomistet me diplomat e kohes se xhaxhit enver nuk u pin uje se rrethe vetes ky pabuks mblodhi shoket e tija te gjuhve te huaj ferngjishtes e i beri zvendesa ?

            Përgjigjjuni
            1. g
              goni

              Rrezearta....fajin akoma e ka Saliu.

              Përgjigjjuni
            2. A
              Arber iliri

              Tigri Ahmetaj dukej nje lepur i drobitur,dhjaks qe nganjere i ndizej llamba e kujtohej qe kishte pas ne dore financat e shtetit,pandemine dhe rindertimin.Shpjegonte sa i mencem e sa te mira kishte bere e nuk donte te shpallej hero.Pastaj i kujtoheshin hetimet e SPAK e fillonte gati ne te qare qe te ankohej se donin ta arrestonin vetem 3 muaj nga fillimi i hetimeve, se duhej te ndiqej ne gjendje te lire si zyrtar i larte si Trump e Sarkozi,justifikohej masandaj se urdhri arestit e kishte kap jashte e qante e qante e qante se Erjoles i kishin numru pllakat majolike te hales.Me nje fjale nje hajdut qe mohon akuzat,gjeja me e shpeshte qe ndodh se ne kohen e Enverit tipa si ky nga dajaku pranonin jo vetem ato qe kishin bo por implikonin edhe gjithe miqte e shoket.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Demokrati idealist

                Tigri pa putra që ta ha të gjithë. Me çfarë paresh rri hoteleve të Zvicrës ?Po dy vilat në bregdetin e Durrsit me paret e sëmës i ka ndërtuar ky mut muti?Po vajzat që i studiojnë në Londër me paret e rrogës së tij shkollohen,kur dihet se një studenti të huaj i duhen minimumi 30000 paund. Po punonjësia e tij ku i gjeti parat për të blerë 3 apartamente dhe të jepte në ruajtje pastrueses 500000 euro.Merre me mënd se çfarë kërdie ka bër ky si ministër.Në atë palo intervistë ai hodhi akuza por fakte nuk dha.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje