Një ngushtësi mendore që vjen nga Rruga e Durrësit

31 Janar 2024, 09:23Blog TEMA
Një ngushtësi mendore që vjen nga Rruga e Durrësit

Nga Frrok Çupi

Policia erdhi në dy sekonda në rrugën e Elbasanit dhe neutralizoi njeriun ‘e çmendur’.

Po të ishte për Rrugën e Durrësit, kjo që pamë sot në filmimet e mediave, as që kishte për të ndodhur. Në rrugën e Durrësit nuk reagon më njeri, është goditur nervi.

Njeriu në Rrugën e  Elbasanit, një 40 e ca vjeçar, po i plotësonte tekat vetes, siç vetja i thoshte. Hyri në mes të rrugës ku rridhte trafiku, iu bëri me shenjë shoferëve që të ndalonin; disa nuk ndaluan, i kërcënoi dhe bëri si zot i rrugës…

Nuk ishte pak kjo që bëri, por edhe policia erdhi në moment.

Pse nuk do të vinin më në rrugën e Durrësit?

Përgjigja e parë është se mos-reagimi në rrugën e Durrësit është provuar e stra-provuar. Aty nuk e ndalon rrjedhën e lëvizjes vetëm një njeri ‘i çmendur’. Në rrugën e Durrësit, prej vitesh, shfaqen, jo një por disa ‘të çmendur’, ndoshta edhe dhjetë në çdo moment. Ata janë njësoj si ai i Rrugës së Elbasanit, ose ndoshta edhe më të rrezikshëm. Në korsinë e djathtë të Rrugës ata fikin makinat, ndezin dritat ‘flash’ dhe largohen për në punët e tyre. O në ndonjë dyqan aty anësh, o në Ministrinë e Arsimit, o në disa qebaptore të shquara që ndodhen në hapësirën prej aty deri në Rrugën e Kavajës. Gjithë makinave që vërshojnë lumë nga Veriu i vendit dhe nga Durrësi, u mbetet kështu vetëm një korsi lëvizjeje, e ngushtë sa një grykë shisheje.

Rruga e Durrësit nuk mund të quhet më ‘e Durrësit’, sepse kjo nuk të çon më në Durrës si dikur kur mori emrin, ajo vetëm të sjell nga Durrësi. Gjysmën e gjerësisë e zënë korsia e biçikletave dhe korsia e autobusëve, ajo çfarë mbetet- zihet nga këta që ‘kanë punë këtej rrotull’.

Ka kohë, ndoshta vite, që këtu nuk shfaqet policia, as ndonjë forcë që të ‘neutralizojë çmendurinë’. Të njëjtën gjë bëri edhe qytetari në rrugën e Elbasanit, pengoi qarkullimin rrugor, por për një minutë u zgjidh puna.

Po çfarë po them për ‘Rrugën…”?

Besoj se Policia e ka hequr nga lista e saj Rrugën e Durrësit. Pse? Sepse aty ‘lejohet’. Kjo është alarmante: Një gjë që nuk lejohet për të gjithë, diku lejohet! Siç ndodh në Rrugën e  Durrësit, për fat të keq janë krijuar disa ‘ishuj’  në mbarë vendin ku barazia para ligjit nuk njihet, madje as vetë ligji.

Kushedi sa ‘segmente’ të tjerë kemi rrethe rrotull ku lejohet të bëhen ‘çfarë të duash’.

A i kemi parë, me sytë tanë, se dikush mbledh dhjetëra njerëz në mes të kryeqytetit dhe sulmon për vdekje, brenda folesë, kolegët e vet deputetë e politikanë? Shpesh policia dhe media transmetojnë lajme se ‘dikush ka mina në çantë me qëllim që të kryejë një krim’. Në atë çantë, me të drejtë nuk lejohet mina; por në mes të Tiranës lejohet që në sy të të gjithëve, disa njerëz të marrin hunj, leva, mjete dhune dhe të kërkojnë vdekjen e të tjerëve.

Tamam si në rrugën e Durrësit; është krijuar klisheja; këto lejohen.

Dikush, rreth 40 vjeç, aq sa ai i Rrugës së Elbasanit, guxon i jep një grusht politikanit që fliste para turmës; djaloshin e marrin bodyguardët dhe e bëjnë të vdekur. Këtë e çojnë edhe në burg, ndërsa bodyguardët jo.

Dikush që është në postin si president, del në rrugë para zyrës, dhe shpall: ‘ky populli im i 2 Marsit’, dhe ‘populli tjetër’ ku ta dish se i kujt.

Atë djalin, sot, në rrugën e  Elbasanit, e morën ‘pupthi’ dhe e nisën drejt komisariatit, por ndodh që disa të dënuar me arrest shoqërohen me makina luksoze dhe me petale lulesh drejt Prokurorisë.

Po këto ditë:

Në një lajm që nxori kokë dhe prapë ‘ humbi’ thuhej se dikush në maxhorancën parlamentare kishte hedhur idenë për ‘ kontroll mbi drejtësinë’. Askush në botën moderne nuk ka guxuar ta sjellë në mendje një shpikje si kjo; atëherë vallë si guxon dikush këtu që ia jep këtë të drejtë vetes?

Ndoshta është i njëjti fenomen si i Rrugës së Durrësit’, ku është krijuar shablloni mendor se ‘këtu bën si të duash’. Fenomeni është i rrezikshëm nëse merr formën e parcelave të errëta që tentojnë tërë hapësirën.

11 Komente

  1. "
    "BOHOTINA"

    "Në një lajm që nxori kokë dhe prapë ‘ humbi’ thuhej se dikush në maxhorancën parlamentare kishte hedhur idenë për ‘ kontroll mbi drejtësinë’. Askush në botën moderne nuk ka guxuar ta sjellë në mendje një shpikje si kjo; atëherë vallë si guxon dikush këtu që ia jep këtë të drejtë vetes?". Keshtu thote gazetari brilant (per mua) Frrok Çupi. Nuk po merrem me problemin aq shqetesues qe ngre per zaptimin e rrugeve, por vetem me ate dalldine e atij socialistit qe kerkon qe nje nga pushtetet ta kete nen hyqm... Ne vitin 1937 Prokurori i Pergjithshem Xhafer Ypi (kishte qene dhe kryeminister me pare), dha dorheqje dhe e diskretitoi ne tere shtypin e kohes, vetem se Mbreti Zog i nderhyri ne punet e brendshme te institucionit te akuzes. I kerkoi qe nje te njohur prokurori ta fuste ne nenin nje qe e kishte maksmalen e denimit 7 vjet dhe jo tek neni dy qe i takonte te arrestuarit qe e kishte maksimalen e denimit 15 vjet.

    Përgjigjjuni
    1. k
      kjo eshte dhjerokracia alla shqiptarce

      Ate me mina bejne mire qe e kapin,po ata mutrit e kombit pse i lejojne te hyjne ne parlament me lende plasese dhe i vene zjarrin karrikeve,sali kriminelin e lejojne te bllokoj rrugen me cecenet e tij qe rrine me goje hapur nga qielli...Pse qytetari i thjeshte gjobitet e ndalohet kurse mutrit e kombit qe kane ber ligjet dhe i shkelin,pse nuk meren masa?!!!!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Drin

        Rrojtari i varrezave Frrok.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dad

          Lërini njerizit të bëjnë punën e tyre o nhetëz inaçii. Rr/ durrsit nuk krijon trafik pavarsisht makinave që mbylkin tek tuk krosinë e djathtë. Kërkohet humanizëm e jo kominizën

          Përgjigjjuni
          1. B
            B

            Fenomeni i rrugës së Durrësit ndodh edhe në rrugën Fortuzi, në rrugën e Dibrës, në rrugën e Kavajës, në stacionet e autobuzit, etj., etj.. Kemi policë/ nr. popullsie më shumë se çdo vend tjetër, dhe problemet e qarkullimit janë nga më shqetësueset, sidomos në Tiranë!!!

            Përgjigjjuni
            1. P
              Per qare e per te qeshur me kete shtet

              Kujt ja thua,nuk dine te lexojne,po te ngjitesh maje ndonje kulle me megafon ndoshta mbidhen ca kokrra poshte se eshte zakoni i kushtrimit

              Përgjigjjuni
              1. B
                BUBULINA

                Keni optike dhe pene gjeniale. Keni edhe durim "bualli", por nqs. ndoll qe ju provokojne parimet themelore, athere penen tuaj e ketheni ne "top". Ka ardhur dita profesor, ne preceptimin tim, ti ndeshkoni me "menyren tuaj". "Derri" ka dal nga thesi. Ju flet Bubulina. FLM

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Deda

                  Nuk na the gjë këtë radhë ore Rrok,

                  Përgjigjjuni
                  1. f
                    fortuzi

                    Ded lexo me kujdes nese ke mbaru filloren, nese jo nuk cfare te them po don zoti e te ndihmon qe te besh nje kope me dele nga qe cmimet kane kap majat, keshtu qe dhe ne nuk lexojme nje koment budalli dhe mish e qumesht do kemi me shumic dhe cmim te arsyeshem

                    Përgjigjjuni
                  2. K
                    Katunari

                    Artikull perfekt. Komentuesit BOHOTINA! E pershendes per komentet e tij.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Artan

                      Si perhere brilant Frrok Cupi

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje