Vetëm një PD e moralshme e shpëton Shqipërinë

30 Janar 2024, 10:34Blog Nga Namir Lapardhaja

Vetëm një PD e moralshme e shpëton Shqipërinë

Duket se ka një bllokim të gjithçkaje në këtë vend.

Një politikë që ka marrë peng çdo gjë, përfshi kohën dhe hapësirën e njerëzve; një oligarki që vjedh njerëzit për të financuar politikën dhe mban sherrnajën e opozitës ndezur për t’i dhënë oksigjen dhe jetëgjatësi pushtetit; një pjesë e madhe e shoqërisë që është e paaftë për të bërë ndryshimin dhe nuk ndihet e përfaqësuar, ndaj ka zgjedhur të jetë spektatore në të gjithë këtë lojë që luhet përpara syve të saj.

Për dekada me radhë, politika në Shqipëri ka vuajtur nga mungesa e madhe e moralit, duke u ngritur mbi principin se politika është e pamoralshe dhe morali është “armë” e të dobtëve.

Në fakt, ka ardhur koha pikërisht për të kundërtën.

Në një kohë kur mashtrimi dhe gënjeshtra janë bërë kaq të natyrshme, kur virtyti sheh turpin në sy dhe skuqet, kur propaganda i ka zënë sytë realitetit dhe zëri i arsyes është venitur nga ulërimat e manipulimit, kur njerëzit janë të gënjyer dhe të zhgënjyer nga të gjitha palët, ka ardhur koha që PD-ja të bëjë pikërisht të kundërtën, të “luajë” me të vërtetën përballë gënjeshtrës, me të moralshmen përballë të pamoralshmes, me të drejtën përballë padrejtësisë, me arsyen përballë marrëzisë, si të vetmen rrugë dhe zgjidhje, si të vetmen alternativë dhe mundësi për të krijuar një model dhe një alternativë të re.

Që të fillojë të ndryshojë diçka, që të qarkullojë një erë e re ndryshimi, të largohet pezimizmi dhe të ngjallet një frymë optimiste, PD-ja, si i vetmi shteg i pastër që ka ngel në kontaminimin e gjithçkaje në jetën politike, e ka për detyrë të tregojë se politika nuk është punë dallkaukësh, se përfaqësues nuk duhen zgjedhur ata që gënjejnë më bukur apo ata që premtojnë se do të vjedhin më me lezet, se është e aftë për të krijuar energji pozitive në përputhje me pritshmëritë e publikut, se ndershmëria dhe e moralshmja do jenë në bazë të qëndrimeve dhe të veprimeve të saj.

Vetëm një PD e moralshme e shpëton Shqipërinë nga humnera ku e kumbisi politika 30-vjeçare e tranzicionit.

Çdo makinacion tjetër, e lë në vend, ose përsërit gabimet e së shkuarës, duke i shtuar gabime të reja.

 

12 Komente

  1. x
    xaku

    Ku eshte morali te shpellaret qe perkrahen me nje ndyresire NON GRATA...

    Përgjigjjuni
    1. s
      spata

      C'thua mo tu mbyllte ! Ku gjen moral ne politikanet e sotcem . Te gjithe hajduter e krimineler . Mendja u punon vetem te pasurohen e ta perdoriun popullin placke tregu . Vetem nje diktature e re pastron kete llum qe ka lulezuar per 32 vjet.

      Përgjigjjuni
      1. W
        Www

        Pret ende moral nga një prostitutë hajdute????????????

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tironci

          As nuk ka patur dhe as do te ket kurr nje PD te moralshme , jan endrra ne diell , na me i vogli tek me i madhi ne PD kan mendesin e saliut , te ter pa perjashtim imitojn saliun ne huqe vese dhe ne te folur , PDja duhet te zhduket te shpetoj shqiperia se gjithmon ka qen partia antishqiptarve mashtrusve hajdutve dhe alabakve , prandaj duhet te zhduket sa me par te shpetoj shqiperia dhe shqiptaret.

          Përgjigjjuni
          1. 8
            888

            E kundërta eshte e vertete: Vetem zhdukja e plote e kësaj PD-je do jete shpëtimi i Shqiperise dhe pas saj edhe i PS! Por mbi te gjitha fushat ne burg per jete te Berishes,Metes dhe sidomos Edi Rames!

            Përgjigjjuni
            1. A
              Asd

              Sakte!

              Përgjigjjuni
            2. K
              Kakerdhi orientale

              Per cfare pd-je imagjinare,brumbullit mor laperdhari,kur me siguri si lake pa targe qe je mendon se kjo pd-shpetimtare,eshte ajo e kakerdhise,qe ka leshuar sala ne pd,perjetesisht i deshtuari luli tend.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Demokrati idealist

                Ku ka moral me sali MALOKUN të shpallur nongrata nga USA.Me saliun në krye do fitoj PD besimin e shqiptarëve ?Kurrën e kurrës jo.Ajo parti me sali qenin në krye do shkoj nga humbja në humbje gjersa të rrudhet e të zhduket.Me këta deputet vagabond e rrugaçër që ngjiten si majmun portave të hekurta e dritareve të zyrave të kuvëndit e që nuk lejojnë punën nurmale të komisioneve parlamentare e seancave të parlamentit do bëj hajër partia e sali legenit!?PD duhet të zhduket nga politika shqiptare sepse shpëton Shqipëria.Një forcë e re politike duhet të shfaqet në Shqipëri pa sali malokun.

                Përgjigjjuni
                1. r
                  ronny

                  Po po ti Mr. Lapardhaja, na habite ti me teori senuk na duhet kjo e sna duhet ajo, epo hajde ti nga Lapardhaja dhe na ndrico, na trego si zgjidhet kjo, dhe leri pallavrat, teorike jo se pushteti keshtu e jo se opozita ashtu,,, le lodh kot, se cfare ke dashur te thuash, as vete ti se ke kuptuar, jo se ka ndonje gje te thelle ne ato qe thua, por se pervecse moralizimit, dhe teorizimit ske qullosur gje,

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shkembi

                    E moralshme ama… Po si mund te behet fjale per moral, ne nje bordello qe i ka bere kaq deme vendit?!

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Altin Pellumbi

                      Nisur nga titulli qe ke zgjedhur ti vesh shkrimit tuaj mendova se çoç ke shkruar…. por e ke nisur nga gjysma shkrimin dhe e ke lene pergjysme! Me bagazhin qe ke me duket( e theksoj) se o ske qene ne terezi ose ske ditur se ç’fare te shkruash. MORALI eshte sa fjale e madhe aq dhe e veshtire per shumicen e ndjekesve tePD. Nuk te kuptojne kur su thua te vertetat dhe gjemat qe u ka bere ne pushtet PD vete ndjekesve te PD pa le vuajtjet e popullit shqipetar. Per te mos folur per dhunen,vrasjet,linçimet e shume e shume te tjera qe i ka bere individit kur ska qene e nevojshme ti bente. Nje qeveri qe vret shtetasit e vet ku e ka moralin? Apo Morali na qenka flete fletoreje qe paloset dhe kaq. Ça i ka bere ketij populli PD nuk ka “kozmetike Morali” qe ta mbuloje

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Lexuesi

                        Si mundet që të kemi një pëdë të moralshme, kur në këtë stan nuk e njohin nga bie morali?! O zoti Namir! Nuk ka njerëz të moralshën në atë stan, as edhe një! Të gjithë janë plot mllef, zorraxhinj, tahmaqarë, hajdutë, pushtër dhe pushte, llapaqenë, të dhunshëm, debilë - kush më shumë dhe kush më pak, por të gjithë të molepsur, që nga s'Aliu dhe deri tek i fundit. Pëdëja është kalçifikuar, emri i ka mbetur demokratike, por është fashiste, është vetasgjësuar dhe e ardhmja e saj është kazani i plehërave... Merruni me ndonjë fushë tjetër, lëreni të vdekurin, të vdesë!

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje