Gjeniu shfaqet gjithnjë e më i heshtur pasi i ka kryer të gjitha

28 Janar 2024, 12:11Blog Nga Agron Gjekmarkaj

Gjeniu shfaqet gjithnjë e më i heshtur pasi i ka kryer të gjitha

Nuk ishte vetem  një kohë e terrorit qe edhe kohë e letersisë. Shkrimtari mbreteronte perballë tiranit.

Në murin   pas të cilit ishin mbyllur burra e gra shqiptare mijera   faqe   nga   letersia   e   Ismail   Kadaresë gdhendeshin.   Ato lexoheshin nw dy anet njesoj. Para atij  muri ai luante vallen si instikt  bazik i njeriut që therret  liri.  Nuk  ishte  një valle  makabre.  I levizte këmbet  pafajesia. Ishte pafajësia  e një buzeqeshjeje të pergjakur. Nese do i kerkonim ndihmë Kunderes sivellaut më në lindje mbase këtë do na thoshte.

Jeta, mbijetesa, ndergjegjia e lidhjes që nuk  ndryshket kurrë mes se mires dhe se keqes, të qenit i huaj në token tënde    por edhe pergjegjes madhor per fatin e saj   nga një ngjizje misterioze i   bëjnë tekstet   e  Kadaresë   veshtruese   të një momentumi” pa  të shkuar po kaq pa të ardhme sikur ato rrinë në të pameshirshmin shtrat  të Prokrustit.

Paradoksalisht, ose si deshmi e e nje spirace ngulur në rrenjet e tokes si dhembet e Kadmosit në kujtesen mitologjike të lexuara sot ose neser ato   paraqiten   tw të domosdoshme,   duke   ndikuar   mbi axhenden   kulturore    dhe   mendimin   e   çdo   kujt   duke humbur   disa   permasa   per   te   fituar    te   tjera   tek universalja. Gjithmonë është sot. E djeshmja ka ikur e ardhmja ënde ska trokitur. Aktualja si e transformua me teknologji artificiale nuk   mplaket  kurre aty. E ndjek   njeriun personazh , shiptarar , francez polak, rus, kinez, amerikan qoftë apo personazhin që rikthehet tek njeriu ore e çast pertej krahines, moteve, kombeve , gjeografisë, sistemeve  dhe gjuhes.

Një kulturë  (ajo shqiptare) nuk rritet  duke u asimiluar brenda kulturave më të forta , por nese ajo dialogon me   ato , kurioze per të mesuar. Kadare e shkaktoi këtë  kuriozitet , më saktë e imponoi, edhe pertej deshires së të tjerve , sapo e kudo si gjithë  gjerat e forta natyrore që nuk marrin leje po shnderrohen në fenomene . Brenda  historinë   gjenerues    i saj, me letersinë dhe bëres i saj, tek Europa si bir i vet që i perkufizon  identitetin me “ulerimen   civile” të Mun  në fytyren noprane e nazike, shqiptar i vjeter sa të gjithë shekujt bashkë, bashkëbisesues  i Pirros dhe Teutes, Skenderbeut , Naimit e Fishtes, At Zef Pllumit, i prindervë  tanë i yni dhe femijeve tanë, në pritje të atyre që do vinë i pa moshë për  ata që do kalojnë mbi këtë tokë e nën  këtë qiell,   Ismail   Kadare  "në veçantësinë që paraqet   Europa   qendrore  e ajo lindore ( shkruante dikur Itsvan Bido) perkatesia gjuhesore shnderrohet në faktor politik e historik, e mbi të gjitha një faktor që u paraprin  percatimeve  territoriale në kufijt ekzistues, e në disa raste formimin e kombeve te reja”.

Një  prej rendesive që kjo enciklopedia kadareane  ka per shqiptaret mund te gjindet edhe në keto fraza ku gjuha kultura  dhe ekzitenca plotesoj ë njëra tjetren . Gjeniu shfaqet gjithnjë  e më i heshtur pasi i ka kryer të gjitha!

Le të bëjmë detyren tonë, tę perpiqemi ta kuptojme atë.