
Ka disa foto që qarkullojnë në internet që janë bërë në mënyrë krejt të papritur ushqim për politikën e ditës. Kryetari i Gjykatës së lartë Sokol Sadushi është fotografuar me shall të kuq në qafë në një aktivitet përkujtimor për Luftën e Dytë Botërore. Në krah të tij janë deputetë socialistë dhe të zgjedhur vendorë. Të tjera foto e tregojnë Sadushin me deputetë të PD-së, madje “skifterë” të mençur të rithemelimit. Kaq ka mjaftuar që po nga Rithemelimi, të tjerë “skifterë” të politikës të rimarrin në dorë flamurin e luftës ndaj institucionit. Duke thirrur madje në apel edhe kodin e etikës të KLGJ-së që e konsideron të papajtueshëm funksionin e gjykatësit me aktivitetet politike. Por a është kështu? A mund të kërkohet nga organet e drejtësisë të japin atë përgjigje të munguar prej tre dekadash e ca për qëndrimin ndaj Luftës së Dytë Botërore? A munden të japin ato “vendim” për këtë sherr të paprerë që e sheh luftën si pikë ndarëse dhe jo si vlerë, ku njëra palë, me orientimin e mençur antifashist të kohës përpiqet të justifikojë makabritetin e sistemit në gjysëm shekulli dhe pala tjetër, masakrimin çnjerëzor dhe kriminal të vuajtjeve gjysëm shekullore ta përdorë si alibi për zgjedhjen e gabuar gjatë luftës? A është fajtor Sadushi që nderoi atin e tij partizan dhe a do të quheshin të tillë ish-kolegët e Sadushit, njëra që nderon bashkëshortin e ekzekutuar, hero të demokracisë apo tjetri që nderon vëllanë martir të demokracisë, po në prani të personazheve politikë?
Ajo çka ka ndodhur në Luftën e Dytë Botërore dhe protagonistët e saj janë një nga pjesët më domethënëse të trashëgimisë së kohës moderne të gjithë njerëzimit. Lufta epike e vendeve të demokracive perëndimore, SHBA, Britania e Madhe, Franca, por edhe Shqipëria e vogël e modeste, pa përjashtuar kurrsesi as ish-Bashkimin Sovjetik, është një nga shembujt më të shkëlqyer të kurajos historike dhe sakrificës epike kundër nazifashizmit. Ajo rindërtoi themelet e të sotmes, gjithashtu të kërcënuar nga fashizmi i ri nacionalist rus. Por gjykimi i asaj që ka ndodhur 80 vjet më parë, duke u nisur nga pasojat katastrofike që prodhoi për gjysmën e globit që ra nën komunizëm, është një naivitet që e artikulon vetëm ekstremi i djathtë sot në Evropë dhe një pakicë revanshiste as e majtë e as e djathtë në Shqipëri. Tentativa e përsëritur dhe refreni qesharak i valëvitjes së flamujve të drobitur të ndasive të dikurshme që reken ta mbajnë ende Shqipërinë në llogoret e urrejtjes së Luftës së Dytë Botërore, nuk i shërben askujt. Madje ajo nuk i shërben as të vërtetës së thjeshtë që nuk ekziston më, me stilemën që ndan: socialistët si trashëgimtarë të ish-komunistëve dhe demokratët si flamurtarë të antikomunizmit. Sepse po të ishte për komunistët, ata feudalët e kuq dallkaukë të Enver Hoxhës, ata do të kishin pushkatuar të parin pa gjyq Edi Ramën, kryetarin e socialistëve, si tradhëtar ideologjik, kurse me të gjitha gjasat, Sali Berisha, kreu i demokratëve, do të ishte nga ana e kondakëve të automatikëve të skuadrës së pushkatimit.
Në fakt kjo është vetëm sipërfaqja. Thellë në logjikë, loja ka përmasë dhe natyrë krejt tjetër, të cilën as vetë një pjesë e lojtarëve nuk e kuptojnë. Ajo ka të bëjë në thelb me deligjitimin e sistemit të drejtësisë, një mulli me erë, krahët e të cilëve çojnë ujë vetëm në lumin e Ramës. Në thelb ai është rreshtimi grotesk në të njëjtin front të gjithë atyre që janë armiq me njëri-tjetrin në politikë, por përballë sistemit të drejtësisë shndërrohen në aleatë. Sepse i bashkon i njëjti hall!
Tre janë njerëzit që janë vënë në shënjestër të sulmit. E kanë nisur që në gusht, së paku, me kreun e ILD-së Artur Metani dhe përpjekjen për ta implikuar atë në aferën e inceneratorëve. Bombën e parë, si zakonisht, e hodhi Doktor Berisha, por shpërthimin e saj e brohorisnin në heshtje socialistët. Të gjithë së bashku, për arsye të njëjta, por me mjete të ndryshme ishin të pakënaqur nga Metani, funksioni i të cilit është, si të thuash, kryeministër i sistemit. Nga pozita e tij Metani mund mund të fillojë procedim disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve. Të majtë e të djathtë, të paktën deri më tani janë të zemëruar krytesisht me prokurorët e SPAK-ut dhe ata kanë pritur, që Inspektori i lartë i drejtësisë të kontrollojë aktivitetin e tyre. Edhe pse i zëshëm publikisht, edhe pse shumë më shumë se dy të tjerët Metani ka shpjeguar sesi funksionon detyra e tij, ai ka lënë të pakënaqur edhe socialistët e heshtur, edhe demokratët që e sulmojnë, por që së bashku refuzojnë të kuptojnë realitetin e ri.
I dyti është personazhi i heshtur, figura gati-gati mitike e Altin Dumanit, kreut të SPAK. Në mënyrë të pabesueshme, me ardhjen e tij në drejtim, së paku për një gjë të gjithë janë të sigurtë: Pandëshkueshmëria, kjo kulturë kriminale e ngulitur në vite që i kishte dhënë imunitet aktorëve politikë dhe kleptomanëve në rradhët e saj, tashmë ka dhënë shpirt. Nuk ka më të pandëshkueshëm në Shqipëri pavarësisht emrit dhe postit. I vetmi problem për momentin është që edhe ata që publiku i njeh padyshime si djaj, kanë të të drejtë për standartet më të larta të procesit të rregullt gjyqësor. Ajo çka po ndodh me vetë zotin Berisha është sinjali më i qartë se çfarë mund të ndodhë nesër me këdo tjetër. Sepse sa kohë që njeriu i hekurt i tranzicionit, u detyrua të shkojë si Çeçua nën SPAK dhe u shkul nga zyra e tij në parti, gjithë të tjerët mund të shkulen lehtësisht nga rrënjët si pushi i grave kur depilohen.
I treti në rradhë është Sokol Sadushi, bir i një prej partizanëve të vjetër, që si për të vërtetuar se revolucioni ha bijtë e vet, u ndëshkua nga vetë komunistët një dekadë përpara se sistemi të jepte shpirt. I privilegjuar nga biografia në fëmijëri, Sadushi u shndërrua në të persekutuar në rininë e tij si bir i armikut të partisë. Por edhe ky detaj, nuk i vlen akuzatorëve të sotëm. Kush kupton sistemin e di mirë se në fund të fundit, pavarësisht se çfarë ndodh sot tek rruga e burgut 313, ku ka selinë SPAK-u, do të përfundojë nesër duke trokitur në zyrën e Sadushit si kryetar i Gjykatës së Lartë. Dhe në atë institucion, edhe SPAK-u, edhe të pandehurit, janë thjesht palë në një procedurë që i konsideron të barabartë përpara ligjit. Ndaj presioni për Sadushin sot po jepet paradhënie për atë që do të ndodhë nesër. Kjo është arsyeje se pse ai, një gjykatës karriere, është target i preferuar dhe do të jetë edhe më shumë i tillë për demokratët që bërtasin dhe për shumë socialistë të heshtur që hedhin gurë mbi të dhe fshehin dorën pas thashethemesh që ja pëshpërisin Ramës në vesh.
Gjithë pjesa tjetër është histori e përsëritur që të kujton atë parrullën e famshme të dikurshme të stalinistëve të djeshëm me teser që sot lexohet ndryshe: Mëkatarë të të gjitha ngjyrave, bashkohuni! Ngrihuni e bjerini Sadushit, Dumanit e Metanit se na morrën vilat tona! Nesër, kur metri katror i qelisë do të jetë shumë më i shtrenjtë se metrat e vilave dhe kilometrat e parave të grabitura, do të jetë vonë. Ndaj, bjeruni!
Sadushi eshte kunati i fatmir xhafes. Kjo e ka cuar kudo, kurdohere, sa here i ka shkuar mendja te beje kariere. Apo nuk e dije ti Lorenc?!
Te GJITHE ne Shqiperi jane kuneter, baxhanake, miq e krushq te ketij apo atij! I gjindet ana... Kujtdo, sidomos nga ju mjeshtrat, te apasionuarit e ketyre gjerave... o noc rroku!!
Lorenc Vangjeli ka mjeshteri ne penen e tij, eshte njesoj si pena e Andrea Stefanit, shume i qarte.
Rroku, Enver Hoxha e kishte Bari Omarin kunat, burrin e motres dhe e pushkatoi. Ju nuk keni ngele me njerez por jeni kthyer ne gjallesa. Jete paçi dhe ashtu si jeni, por mos kerkoni te hani jeten e tjetrit se do u bjere per dere. Po Shqiperia nje pellmbe eshte, te gjithe kane te bejne me njeri tjetrin por jo te gjithe kane karakterin dhe shpirtin te zi si ju.
ik ewre palle, e ngatarron me Sokol Berberin....
Perse ka kaq gamore qe me keq se grate morren me llafe boshe?
E para, NUK është e vërtetë që është kunati i Fatmir Xhafës! E dyta, CV e tij flet qartë! Për profesionist në fushën juridike/drejtësisë heqi kapelën.
E para, NUK është e vërtetë që është kunati i Fatmir Xhafës! E dyta, CV e tij flet qartë! Për profesionist në fushën juridike/drejtësisë heqi kapelën.
????????
Bravo z. Vangjeli! Neofashistët shqipfolës, të majtë dhe, më shumë të djethë, hapur dhe fshehurazi, në bashkëpunim dhe si ujqer të vetmuar, po mundohen të sabotojnë dhe bllokojnë drejtësinë e rindërtuar nga Amerika dhe Europa. Po mundohen të rrënojnë artin, kulturën dhe të fshijnë historinë e kombit tonë. Lavdi të përjetshme LANÇl! Poshtë nazifashistët shqipfolës dhe të të gjitha gjuhëve!
PLenc Vangjeli (ose makina e mutit sic njihet ne tribalet e evgjiterise) eshte bere xheloz qe spo krijon dot degen e gazetarise "PLencVangjetaria " si kunder-alternative dinjitoze e Merobazetarise.
"Neri dhe Minxhozi - ambasadore ne Brakë"! Ti po, ti e vret mendjen per te spjeguar shkrimin e nje analisti. Ti e ke fare kollaj: Nje te vedosur u ben syzeve te Sahalese ne syt e tu bojallinj ne ngjyre te detit dhe faaaaaap gjerat nisin e sqarohen. Apo nuk ke edhe ca fjale qe nxjerin ne pah "erudicionin" tend Ajshtajnjan si: " tribalet e evgjiterise; kunder-alternative dinjitoze" etj fjale qe as vet nuk i kupton, por s'ka rendesi, rendesi ke qe te dukesh i ditur dhe i merakosur per hallet e xhematit, ashtu siç ja fut pordhes doktor profesori jot, Sahale Brrisha para gazetareve. Kur doli nga SPAK-u foli para gazetareve. I fryre si gjel, u thosh eunukeve gazetare se prokuroret ishin inekzistent, se ne vend te tyre ish ulur Mek Gonigall. Kur i vetmi gazetar me bole, (e para here qe u tregua profesioniste) Klodiana Lala i tha qe mos fol kodra mbas bregut, por u pergjigj pyetjeve, ai e kercenoi. Pra, ti nuk ke faj, ti kaq di, kaq bene, perderisa KARI qe ka qene president dhe k/minister eshte kaq koqe, ti, kuptohet se çfar muti je.
I KE THENE SAKTE ,Z.VANGJELE TE MOS ISHTE QENDRIMI I SHQIPERISE NE LUNTEN 2 BOTERORE NE FRONTIN ANTIFASHIST DO TE ISHTE COPTUAR E NDARE PERFUNDIMISHT .Z.SADUSHI BEN MIRE QE RIKUJTOJ PRINDERIT E TIJ ANTIFASHISTE QE JANE VLERA PER KOHEN QE JETOJME...
Sadushi, tipik bythelepires dhe qokaxhi i pushtetit. Nuk ka jurist te panvarur ne Shqiperi. Pike.
si mos s'ka?!!!! harrove Xhin Xhonin?
E harrova prej Fuges sic e harroi Rama!
Ketu ne SHBA nderimi per luftetaret antifashsite gjate Luftws se Dyte Boterore eshte nje ritual i shenjte. Por situata politike ne Shqiperi eshte e mbarsur me nevojen e mbajtjes se Zgjedhjeve te Parakohshme Parlamentare, me kodin e ri zgjedhor, ku deputetet te zgjidhen nga populli dhe jo me me listat e kryetareve te partive. Koha me e larget eshte tetor 2024. Ky parlament nuk shihet me me sy!
E kam thene une:Lenci garen se ka me gazetare a me analiste....e ka me Linda Ramen...kush t'ja "marre me shpesh ne goje" Rames.
Kam kohe qe nuk i lexoj shkrimet e ketij gazetaruci te tredhur qe na vjen per te vjelle sa here thote doktori per monstren Sali kriminelin. Ky analesh qe i duket vetja i zgjuar dhe parimor kur eshte perballe nongrates ne studio , i bie rreth e perqark pyetjeve dhe asnjehere nuk i bie drejt e ta pyese per bemat , vrasjet tragjedite ne 97, grushti i Shtetit ne 98, vjedhjet e zgjedhjeve ne 96 , vjedhjen spektakulare te Bashkise se Tiranes , Gerdecin , 21 Janarin , korrupsioni e familjes kriminele Berisha keto tre dekada , ku si gjithmone protagonist eshte perbindeshi gjakepires Sali kafsha.Prandaj mbylle ate hale se dhe ti si dhjeramanet e tjere ( Bushati , Lubonja, Cani , Bejtja , Shkullaku e buce te tjera ) shurroni ne breke perpara Doktor vdekjes.
Sokol Sadushi mire beri qe vajti ne festen e brigades ku pjestar i saj ka qene babai i tij se ne saj te tij ka tere jeten ne fushen e drejtesise titullar ku i ka dashur qejfi atij. Si ne kohen e babit dhe ne kete kohe ka mbreteruar, duke perfshire dhe gruan e tij qe i pret shpata nga te dyja anet ne Gjykaten e Apelit ndersa gjyqtare dhe prokurore me dinjitet me pasuri te trasheguara nga te paret e tyre i hedhin si lecke ne rruge ca tipa si cuni i babit Sokol Sadushi me shoke qe kane hartuar dhe lista kush do rrije ne sistem dhe kush do iki. Vetem nje gje ta kete parasysh Sokol Sadushi me shoke se bota eshte portokalle dhe zoti te ben te paguash
O ti Leonardush ,retushus ! Urojme ta gjejme pa shall edhe tek ata te revoltes se Spacit kete Sadon kur te kete perkujtimore apo ?!….. Ai do por ,per respekt te babait partizan …. se ai komunist i kuq nuk eshte ….Ah Sadush te pakten je i vertete po keta ste lene te jesh do te dimensionoje Leo se ata maestrot i kane dhene urdher qe na bie serioziteti i marionetave qe kemi vene te na bejne drejtesi…Eh Sadush nuk te le Nardi ta besh te ftohtin dush , Ai me shkume te mbulon fik driten dhe ti ne errresire shkon dhe cdo gje kalon….
Paske pi i cike o jete! Ha ha ha Na paske nxjerr Sadushin te persekutuar! Nje dekade oara se te ndrrohej rregjimi pra ne vitet 80'ishte i persekutuar, po i doli e drejta e studimit per juridik eeeee??? Lotttt
Te shumte kane qene partizanet qe kane luftuar por jo te gjithe bijte e tyre kane patur fatin e Sokol Sadushit, pasi si ne kohen e qoftelargut dhe tani shreti ka punuar vetem per Sokol Sadushin dhe jo per femijet e te persekutuarve politike. Ketyre te fundit ju eshte nxire jeta si be ate kohe dhe ne kete kohe se patjeter duhet te jetr ne krye Sokol Sadushi, Fatmir Xhafa te cilet jane aq te fuqishem sa hartojne lista se kush duhet te qendroje dhe kush duhet te largohet nga sistemi i drejtesise.Por duhet te dine dicka qe Zoti te ngre te ngre dhe pastaj te jep nje goditje te forte qe mund te jete fatale. Prandaj te pakten te keni frike nga Zoti.
MALIQ SADUSHI ESHTE NJË NGA LUFTETARET TRIMA NE LUFTEN E DYTE BOTERORE ME VIE RTYTET E NJERIUT TE PERSOSUR,POR SISTEMI ME PERSEKUTIMIN QE I BERI JA MORI JETEN PARA KOHE I PAHARRUAR KUJTIMI ATYRE BURRAVE QE CLIRUAN KETE VATANÀ