Ç’mu desh që u ndodha kur ra pika në SPAK?

23 Janar 2024, 17:22Blog TEMA
Ç’mu desh që u ndodha kur ra pika në SPAK?

Nga Frrok Çupi

Sot u gjenda te SPAK në momentin kur mbërriti Sali Berisha.

Sa u ndal makina, ky doli dhe u zhyt mes turmash, shumë nga ata njerëz dukej se nuk kishin ardhur më parë në Tiranë. Pak më tej është burgu 313, por kë ta nuk e dinë e prandaj janë të lumtur. Britma dhe fjalë pa kuptim. Saliu kishte veshur për herë të parë një fanellë golf, dukej si e leshtë. Thashë se ky është ogur I keq, sidomos në afërsi të 313.

U zhyt mes tyre dhe i hipi nervi i triumfit. Sikur ata në oborr të ishin kundërshtarë, prapë do të urdhëronte që të qëllohej për vdekje mbi ta.

Si e përsëriti edhe Sali Berisha pikën e fundit njësoj si çdo mafioz i shquar apo vrasës i egër nëpër botë . As kaq pak krijimtari, a kaq keq i ka regjissorët që i paguan sa ‘ frëngu pulën”. Më i famshmi mes tyre qe Pablo Escobar, trafikant droge dhe vrasës’ por Berisha nuk e arrin kurrë. Ditën e fundit të kërkuarin botërisht e përcollën 10 mijë vetë, të paktën njëqind herë më shuma se Berishën sot.

Për një çast pushoi ulërima.

Berishën u duk sikur e thithi goja e madhe dhe e frikshme e SPAK, ndërsa të panjohurit mbetën jashtë, si jetimë. Ata që vinin nga shuma larg e akoma nuk kishin marrë 500 lekëshin, qëndruan në të ftohtë duke fryrë duart me avujt e njëri tjetrit. Ndërsa deputetë e ca të tjerë, të prirë nga Lefter Maliqi, morën rrugën drejt lokalit përballë. Pasi e thithi goja e frikshme, Berishën e harruan të gjithë. As që u shkon në mendje se Berisha nuk mund të dalë kurrë më. Dikush i thërriste ashtë korit: “ Mos u tremb o legjendë”.

Nuk kisha pse ia jepja vetes atë fat mizerrabël sa të qëndroja më.

Po ç’ dreq mu desh të ndodhem aty kur pika e zezë ra mes atyre pallateve, shumica e të cilëve janë ndërtuar nga një biznesmen socialist me një emër që s’ka kuptim: Usluga. U nisa të shkoj. Policët, si pa kuptuar, kishin ndarë turmën berishiste mes asaj që nuk kishte asnjë lek në xhep për kafe, dhe pjesën tjetër që kishin hyrë në kafen përballë. Këta që ishin jashtë, sa më panë, nisën të thërrasin: ‘Këlysh komunisti!”, “Qen!”. “Bir i Enver Hoxhës”…

Hyra në lokalin përballë për të kuptuar çfarë ndodhte aty. Në çdo tavolinë katërvendëshe ishin ulur nga shtatë vetë. Lokali nxinte nga tymi i duhanit dhe veshjet e zeza. Lefter Maliqi, për nga ngrefja që kishte marrë, dukej se do t’ i sajdiste të gjithë. Pronari i lokalit duhej të ishte një mjeshtër i vërtetë, si strateg i bizneseve që e di se ku duhet ngritur çfarë. Lokali ka shtatë a tetë dyer, madje një nëntë a dhjetë kthina. Është tamam si një lokal për vaki. Këtu njerëzit vijnë vetëm për vaki: O një pjesëtar familjeje dënohet me burg të përjetshëm, o motrat e katër motrave vijnë sepse Huta u vrau motrat e këto duan të shikojnë vrasësin në litar, ose një mafioz e mashtrues ka mbledhur fisin e viktimës dhe po u merr paratë për të liruar kriminelin.

Të gjitha vaki mund të quhen.

Për mua ishte një rast i mirë që kishte shumë dyer për të dalë. Ata që e kishin mbushur tumllas, më panë sikur të më shqyenin. “Ah, qeni!”, tha dikush, por më duket se e pickoi Lefteri. Të tjerët më ndoqën me sy të egër sikur të më thonin: ‘ Ti qen na e solle legjendën në këtë ditë!’

Lokali i bar- kafesë përballë ka sajuar edhe një reng të çuditshëm: Nuk ka emër të dukshëm, asnjë emër. Veçse mbi derën kryesore ka vënë një tabelë ku shkruhet “Dielli”. Ose ka vënë tabelë false, ose nën atë tabelë ndodhet një çerdhe dhe kopsht fëmijësh. Kjo jep sinjalin e optimizmit mbi një lokal që shërben për vaki.

Qe një moment kur asgjë nuk po lëvizte më. Ata atje brenda në lokal po prisnin si të zhdukeshin, ndërsa ata përjashta prisnin orarin për të marrë autobusin.

Indiferentët ishin të paktë.

I vetmi që e bëri fytyrën sikur ‘ as që dua t’ia di”, ishte Dedë Guri. Me sa duket kishte ardhur sa për të rënë në sy të Berishës, por pastaj mori rrugën drejt Krimeve të Rënda dhe ‘ nuk kishte më punë me Salën. Dedë Guri ndoshta u kujtohet si emër në vitin 1997, kur në Gjykatën e Shkodrës vunë një tabelë: “Godina asht e xanun. Vëllaznit Guri”. Ndërsa në vitin 1996 mbante një kallashnikov ( ose dy e tre) dhe kërcënonte kundërsthtarët e Berishës.

ranverë ka qenë e vitit 1996, mu aty para Hotel Dajtit. Dedë Guri doli nga një bar në Lulishte Rinia, dhe mu drejtua me kallashin e mbushur, “Të vras dekun përtokë për Berishën”. S’ e di si kaloi. Ai aty qëndronte, të kafja e mikut të tij, Nikolinit. Nikolinin e kanë vrarë më vonë diku në Laç, ndërsa Deda është gjykatës.

Indiferentë të tjerë të shquar nuk vura re. Ata, ose nuk janë më fare, ose janë bërë të mençur e nuk dalin kasabasë. Por që janë, janë!, dhe Berisha pret ta duatrokasin në heshtje.

Po mua ç’ ndreqin më ndoqi që u ndodha në atë pikë të zezë pranë SPAK.

22 Komente

  1. k
    koli

    Ketij do i bie damllaja e Berishen ne burg ska per ta pare.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali hajduti ne Burg!

      ky jo qe do e shofe Berishen ne burg, por ndoshta edhe ty!

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zoni ,98 vjec

        Shumica e popullit tone jane te till si e pershkruan Froku...Prandaj me thene te drejten nuk eshte ndonje nder me thene O sa mire me qene Shqiptar....Do te deshiroje emrin Arber per bashkombesat e mij,emer i cili do te na lidhte me shume me perendimin,por nuk pranohet prej atyre qe imponuan kete emer(Shqiptar) dhe qe prej 112 vitesh pamvarsi nuk na ka nderuar.Shikoni historine nje shekullore se cfare perbindesha na kane drejtuar dhe se perseri personifikojme indianet e Europes..Etj,etj,...

        Përgjigjjuni
        1. B
          Besi

          Ne burg eshte Berisha anima se ke pare zotrote ai po shetit ne taracen e pallatit po ajroset se eshte 80 vite dhe shume I friksuar eshte dunja kjo , ai qe dhe mbetet nje komunist I keq dhe ka perparuar me servilitet a nuk e ke pare o njeri qe ishte Miku I I ngushte I families se Enver Hoxha ai u mesua me privilegje dhe e ka te veshtire te jetoje ndryshe , a te kujtohet Namik Hoti qe thoshte Sali Berisha nuk iken vetem kur ta vrasin ne kale rrezpohet dhe ja ku jemi ai ra nga kali.

          Përgjigjjuni
        2. S
          Shkembi

          Sidoqofte duhet ti njohim nje merite vampirit non grata: Sharlatane te tille qe guxojne te tallen edhe me veten e tyre, veshtire se gjen ne kete bote. Eshte sharlatan Made in Albania

          Përgjigjjuni
          1. r
            rp

            po qe kur dylberat me te meta mendore si ty kane mesuar te belbezojne? Ti ti lepish bithen ketij qe ka pas perhere guximin qe ti thote gjerat ashtu si jane, mor vjeme kermash!

            Përgjigjjuni
            1. M
              MEMEDHETARI

              Po te studjoje pak letersi,o kokeShkemb,nuk do e beje fare kete koment...

              Përgjigjjuni
            2. J
              Jugu

              Ik o spiun dhe mafioz. Ti i lepive bythen Berishes dhe tani ja lepin Rames. Mjer populli dhe vendi qe u shpopullua pa ti dhe Mero beni pare/leke me ke do qe eshte ne pushtet.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Besnik

                Flm shume z Cupi qe te lexova. Mos u tremb o lexhende! Hahaha! Keshtu duhej ta kishe shkruar fjalen legjende!

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Popull

                  Bravo Cupi.....bastardi serbomalazez krimi i Shqiptareve...me ne fund VDIQ!..ose vejti ne te semes....boll ky popull e duroj...tani Spaku do beje Tropojen te kendoje Labce...me oi oi..

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Phoenix

                    Frrok, mba gojen kur flet per vehten.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tirona

                      Bukur e ka shkruar.

                      Përgjigjjuni
                      1. Analist

                        Bravo Frok shkrim i goditur.O Koli o injorant berisha ka vdekur dhe shyqyr qe vuri dore perendia .Pak me vonese po tek e fundit shyqyr qe u zhduk nje kriminel nje hajdut nje shkaterues i demokracise drejresise dhe cdo gjeje ne kete vend.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Treni

                          Këtij, po bindem dita ditës do i bëj lesht "drejtësia." Një plak matuf që edhe po u dënua, do e nxjerrin për mëshirë. Ptonat aty do i ketë gjithsesi, e fëmijët e këtyre do kemi mbi kokë. Por vazhdoni e bëni fëmijë ju, se Argitës dhe Shkëlzenit i do i duhen kamerierë dhe shërbyes.

                          Përgjigjjuni
                          1. r
                            robi

                            Exelent o Faik konica i ri i Shqiperise, o mendjendritur. Vetem se Lefterit fshati i tij ja ka nderruar emrin. Ai tashme pasi ka nderruar 4 parti per 7 vjet dhe tashme ka shkuar tek particka e hajduteve te leshelise se Nafije dybekut, dhe bile spiuni Agush e quajti vullkani i Kucoves. Ky gjel gaduf ne fshat quhet Lefqen hunderr maliq kokexhufka, i biri i babait te teqese se kulmakut qe shpreson se do permbyset bota dhe Lefqeni do behet drejtor burgjesh. Thone qe grate e Otllakut qe nuk lindin shkojne nje nate tek babai i teqese se kulmakut dhe pas 9 muajsh ato behen me femije, kjo eshte nje ngjarje e bukur per fshataret e Lapardhase.

                            Përgjigjjuni
                            1. p
                              pjerini

                              Ndoshta per ti dhe,e lamtumiren e fundit kalit pa karroce dhe vetem me kapister!Dhe mire ke bere se eshte e njerezishme ne te tilla ceremoni mortore ne "Vdekjen e kalit"!

                              Përgjigjjuni
                              1. ?
                                ?

                                Po mua ç’ ndreqin më ndoqi që u ndodha në atë pikë të zezë pranë SPAK?- thotë Froku. Spiun hesapi! Fiks raportim spiunash. Frroku vazhdon me pseudonimin Llulla apo e ka ndërruar?

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Bubulina

                                  Kryeveper prof. Çupi. Blic pas blici, rrefen nje histori të rradhe. Çfare fokusi?! Ju admiroj. Flm

                                  Përgjigjjuni
                                  1. F
                                    Fatmira

                                    Jurosti i Plepave, Dedë Guri hyn ne SPAK e Gjykate te Krimeve te Renda per te vazhduar si ne keto 30 vjet te kercenoje gjykatesit ne emer te lexhendes se Vicidolit, kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Vuk Berishes. RRenjet e Saliut jane teper te gjajta dhe te lashta deri ne Beograd e Moske.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                      Ti ishe me mazhorancën, me gazetarët!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Aqif Kopertoni.....Korce

                                        Dikur, me dukej ,ca me ndryshe, ky Berishe. Dhe tani , po kuptoj, kete magjar me dy kembe, se kush na paska....qeverisur ! Nje Don Kishot, me budalle se sa ai originali, vertet me fame. Po si o koqe kandari,e krujte bythen , me AMERIKEN?!!!!!!!*

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Aqif Kopertoni Korce

                                          Po.... cfaqeni , komentin tim ! C'prisni ?!!!!!!

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje