Nga Monika Stafa
E vërteta është vetëm një. Nuk është dogmë, as fe, as dëshir dhe as mendim. E vërteta është ngjarja, cështja, fakti apo ndodhia vetë. Sado e vështirë, e papërtypshme apo dhe e tmerrshme ajo të jetë.
Sa herë 21 janari vjen, e vetmja gjë që mendoj është se sa shpejt makina e kohës merr përpara të vërtetat e humbura të saj. Ato të cilat sot ngjajnë se po largohen gjithmonë e më shumë. Po si mund ta ndalojmë atë? Si t’i kthejmë ata njerëz? Atë kohë pas? Aq më keq kur e vërteta dihet dhe është frika ndaj saj që nuk i bën dot ngjarjet dhe protagonistët bashkë.
Cfarë nuk shkoi si duhet në atë cast?
Ngjarjet që ndodhën gjatë këtyre dekadave në Shqipëri thuajse nuk i lanë njeriut shqiptar asnjë shteg mendimi për të besuar se shteti i tyre nuk po sillet si bandit. Ndodhën shumë ngjarje si shpërthimi i Gërdecit dhe askush s’u kallëzua për faj! Humbi jetën i vetmi dëshmitar i procesit të ndërkombëtarizimit të krimit dhe me të drejtë, të gjithë thamë atëherë se “Të paktën shpëtoi qeni i gjahut!”.
21 janari 2011. Njëjtë. Edhe sot ndodhia qëndron pa autor.
Të gjithë ata që sadopak kanë studiuar historinë e përhapjes së pushteteve kriminale në botë e dinë mirë se mafia nuk bëhet vetëm dhe nuk ka karakter kombëtar. Mafia bëhet kur krimi ndërkombëtarizohet.
Ngjarjet që morën përmasë ndërkombëtare te ne, si Gërdeci apo dhe 21 janari janë dy akte të së njëjtës tragjedi, dy anë të së njëjtës medalje. Duke përmendur vazhdimisht dhe një “përmasë atlantike” të krimit, atë kohë ata që donin t’i ndërkallnin frikë publikut, shtypit që heton, dëshmitarëve, dikujt tjetër i nisnin mesazhe, gjithashtu.
Cili ishte ai?
Në të vërtetë, kush nuk ka kuptuar se Gërdeci dhe 21 janari që vazhdojnë sot të mbajnë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë, qenë një sfidë poshtërimi ndaj drejtësisë, nuk ka kuptuar asgjë nga gjithë historia që ndodhi.
Ne qemë dëshmitarë, të verbër a me sy nuk e dimë ende, të kërcënimit të shtetit ndaj drejtësisë. Ina Rama ishte ajo që u ndodh ndoshta në provën më të vështirë të karrierës së saj. Me këto dy ngjarje. Me këto dy krime. Shtetërore dhe njerëzore gjithashtu.
Çfarë i ndodhi asaj?
U komanduan të gjitha veglat e shtetit, vullnetare e zyrtare, për të marrë pjesë në provën gjenerale të ushtrimit se “si i tregohet vendi drejtësisë”. Truproja, policë, gazetarë, deputetë, ministra e mbiministra u rreshtuan në operacionin e përgjithshëm për ta vënë institucionin e akuzës fillimisht në gjendje amnezie dhe pastaj edhe më keq, në karrigen e të paditurit.
“Ligjin e bëjmë ne!” – të gjitha veprimet e këtij egërsimi të pabesueshëm të shtetit atë kohë vetëm këtë kuptim kishin. Dëshpërimisht ishte pranuar se Ina Rama dhe institucioni që ajo kryesonte kishin mbetur i vetmi institucion shqiptar që mendonte. Përtej kësaj, një institucion që riktheu frymëmarrjen në këtë vend.
Kishte mbetur vetëm Ina Rama. Dhe asaj i duhej treguar vendi. I duheshin prerë krahët. I duhej tharë ajo buzëqeshje e kursyer që më së shumti u duhej shqiptarëve që rrethrrotulloheshin e akoma e bëjnë, në një ankth politik prej më shumë se tri dekadash. Ajo buzëqeshje që fliste më shumë se deklaratat e saj. Optimiste apo të trishtuara sic ishin.
“Këtu jemi ne dhe këtu ligjin doemos duhet ta bëjmë ne”! Dhe e bëjmë, thoshin ata. E bëjmë si një makinë ndërkombëtare që të gjen kudo që të jesh!
Ina Rama ishte sigurisht në provën më të vështirë të karrierës së saj. Ajo ishte në provën për të dëshmuar nëse kishte pranuar të hynte në orbitën e “shefit të madh” apo, përkundrazi, kishte gjetur brenda vetes gjithë dinjitetin e nevojshëm për të mos e lënë kandilin e shpresës në drejtësi të shuhej.
E lodhur nga sabotimi, e shkurajuar nga komploti i vetë shtetit, ajo klithi sa mundi për drejtësi. Burrave shqiptarë që qeverisnin, qeverisin apo presin të qeverisin do t’u duhet të rriten shumë për të mbërritur deri tek ky dinjitet gruaje!
Në të vërtetë, çfarë bënë burrat shqiptarë të politikës ndërkaq?! Shumë thjesht: vetëm retorikë, domethënë vetëm dredhira të mjeshtërisë. Ndërsa autoriteti më i lartë qeverisës, propozoi marrëzinë më të dashur për vete dhe jo për popullin, për të dalë faqebardhë në një hetim ndërkombëtar për shkeljet e prokurorisë, opozitarët atë kohë u morën me zjarrmi me dinjitetin e shtetit që po njollosej, por aspak me vetë këtë zonjë dinjitare që po terrorizohej, sic tha dhe avokat Ngjela, nga morsa vrastare e mërisë së njerëzve të trembur nga kallëzimi.
Në të vërtetë që kur u emërua në atë post kam dashur ta shoh portretin e saj përmes “ikonës” së Silvia Conti-t, ashtu sikurse kreu i ekzekutivit Berisha e përvecoi denjësisht. E vetmja gjë me të cilën rashë dakord, aherë kur e tha. Dhe jo vetëm një herë.
Në fakt, në Shqipëri, një vend ku “shteti i së drejtës” janë aq larg jetës së vërtetë sa qendron idealizmi me realitetin, edhe ndonjë gabim i madh të krahasosh një figurë artistike me një tjetër figure, të gjendur brenda përditshmërisë nuk është. Vetëm se, si të gjitha çuditë e tjera të kësaj bote, në Shqipëri, gabimi ndodh në të kundërtën: këtu jo arti, por realiteti ia kalon të pabesueshmes (fiction).
…
Kur e vërteta del dhe është shumë e dhimbshme, e vetmja gjë që na mbetet për të bërë është të gjejmë prehje tek ata që na duan. Sepse të besosh është një ndjenjë kaq e brishtë… Besimin mund ta fitosh por dhe mund ta humbasësh në çast. As besimi, as dashuria dhe as arsyetimi ndonjëherë nuk mund ta zbusin dot dhimbjen që mbart e vërteta.
Kështu na mbetet vetëm të presim. Të presim që koha të kalojë dhe plagët të shërohen. Dhe e vërteta të vijë. Ashtu e druajtur, pak e fshehur jo pa qëllim prej pushtetit të më të fuqishmëve. Por të paktën të vijë e të na rrëfejë se nuk ka asnjë të vërtetë që gënjeshtra e fsheh për një kohë të gjatë.
Ashtu si vrasja e katër shqiptarëve mu si zogj, në mes të bulevardit të kryeqytetit, atë mesditë janari të ftohtë e të thatë.
Kur me gjasa, por qe une e besoj, në 27 shkurt 2024, Gjykata e Larte t'ia kaloje hetimin e "21 janarit" SPAK-ut, nje nga deshmitaret kryesore per ate proces me shume peshe, veç te tjereve qe jane te shumte, duhet te jete dhe INA RAMA. Gjithsesi na duhet te -presim 27 shkurtin, date prej nga ku do te duket se per DREJTESINE, po fillon nje erë e re. "21 janari" do te jete 'prova e zjarrit' per të.
Zonje e nderuar, komplimente dhe repekt per shkrimin. Ke thene nje shprehje lapidare per sot dhe per motet qe do vine: ..." Burrave shqiptare qe qeverisnin, qeverisin apo presin te qeverisin do t'u duhet te rriten shume per te arritur deri tek ky dinjitet gruaje" Me emocionon edhe fakti se kete dinjitet gruaje nuk e shoh si rastesi, nuk ka linde ne nje truall bosh; ka rrenje historike. Nora Kelmendit, grate e Sulit, Shote Galica etj, dhe ja, Ina Rama. Perkunder qendrimit dinjitoz te Ina Rames, i kemi pare burrat qe, edhe pasi jane dhunuar e rrahur si qen rrugesh, jane ulur me deshire ne preherin e dhunuesit. Dhe keta burra na kane qeverisur e duan te na qverisin
Shkrim i dobet, sa per qoke...
tani duhet te flase drejtesia zoteri....gazetaret i kane thene te gjitha keto 13 vjet
Like, shkrimi eshte shume me i thelle se sa e kap mendja jote prej shpellari. Le te shpresojme qe Gjykata e Larte t'ia kaloje ceshtjen per hetim SPAK-ut...
Laura, më mbulove vajzë e mbarë. Bravo!
Analizë shumë e saktë,por kur të dyja palët qeverisëse janë të molepsura është e vështirë të dalë e vërteta dhe të gjukohen shkaktarët spaku e dy tragjedive 21janari dhe Gërdeci,megjithatë të shpresojmë.
Aha , ky shkrim e paska dhjere Like komentuesi.
Hetimi duhet të fillojë nga Bamir Topi dhe Ina Rama, të vazhdojë me krye kriminelin Berisha dhe zinxhirin komandues!
Shkrimet kunder ngjarjeve te caktuara sensitive qe kane te bejne me ceshtjet sociale te drejtat e shkelura te njeriut nga diktatura e individeve te caktuar jane njera me e mire se tjetra! Po keto nuk jane þe mjaftueshme, jane pa integritet sepse nuk merren parasysh nga sistemi I drejtesise prokuroria per te denuar aktoret autoret e krimeve qe jane me poste te larta shterore dhe politike ! Vetem keto 2 vite te fundit Drejtesia e re akoma foshnje po vihet ne veprim! Krimineli I demokracise me kompanine e tij jane kapur ne lak ! Shume shpejt do I shohim ne burg !
Respekt per ket burrneshe. Asnjehere nuk eshte vone kontributi per te verteten
Kryebanditi bajraktar, që sot shëtit mbi taracë, merr ajër të pastër mbi çati dhe pastaj, si kuçedër, shkon tek mikrofoni për të pështytur mbi drejtësinë, është përdhunuesi i institucioneve të drejtësisë shqiptare për dekada të tëra dhe njëkohësisht përdhunuesi i shqiptarëve. Nuk ka të krahasuar me Drejtësinë e Diktaturës së Proletariatit! Atëhere ishin shkruar ligjet dhe zbatoheshin pa iu afruar shkeljes së ligjit. Bajraktari solli "demokracinë" me ligjin, që e bënte, e urdhëronte dhe e zbatonte vet ai, jo institucionet... Ina Rama është poshtëruar në mënyrë publike nga ky bajraktar mesjete dhe (me çmendurinë e tij) më pas i jep urdhër Policisë së Shtetit kundër prokurores së përgjithëshme: -Të mos arrestohet asnjë gardist vrasës në protrstën e 21 Janarit 2011! Të nesërmen e ngjarjes shkon dhe dekoron vrasësit sëbashku me Lulëzim Bashën... Krim shtetëror! E gjithë drejtësia u paralizua nga ky bandit. Lulëzim Basha duhet të jetë dëshmitsri kyç për 21 Janarin 2011, ishte ministër i brendshëm. Zonja Ina Rama ka folur dhe dëshmuar për 21 Janarin që atë ditë, firmosi urdhër-arrestet për drejtuesit vrasës, por sali banditi, si kryeministër kriminel, i mori nën mbrojtjen e tij, duke injoruar drejtësinë, duke ndërhyrë brutalisht në kompetencat e saj. Respekte dhe mirënjohje për Ina Ramën, për qëndrimin e saj parimor, të lartë dhe të guximshëm. Për njerës si ajo ka nevojë Drejtësia Shqiptare. Faleminderit për këtë shkrim dinjitoz znj. Monika Stafa!
Ina eshte deshmitare e pare per 21 janarin bashke me bamir topen qe del me tuta i makuar me 22 janar te takonte inen dhe haxhiun e ambasades china ????
Presidenti i vendit dhe Prokurorja e Pergjithshme kishin shume per te bere. Per ngjarjen e 21 Janarit duhet te fliste vetem ligji. E Ina Rama kishte shume per te bere, zbardhjen e ceshtjes e dergimkn e krimineleve ne burg, kushdo qe te ishin kriminelet. Me kalimin e 13 viteve, pluhuri ka mbuluar cdo gje. Ligji duhej te conte para drejtesise fajtoret me mire ne kohen kur cdo gje ishte e fresket. Prokuroria kishte mundesi te ndalonte doren e krimineleve qe u muaren me zhdukjen e provave, pasi dihet qe zhdukja e tyre ju interesonte vetem autoreve te krimit. Ligji dhe pushteti per cdo ngjarje kriminale kane pergjegjesine e vete per cdo pandeshkueshmeri. Me kalimin e viteve humbet interesi i cdo ceshtje. Drejtesia eshte gjithmone drejtesi, pavaresisht sistemeve politike. Drejtesia jo si sot e ne vitet e demokracise, duhet te jete e pavarur REALISHT nga politika. Eshte politika ajo qe duhet te kete frike nga politika dhe jo e kunderta. Nje drejtesi efikase, duhet te respektohet nga politika. Prokuroret e gjyqetaret qe kane zbatuar ligjin ne cdo kohe jane ballelarte e nuk tremben nga asgje. Prandaj ne organet e drejtesise duhet te zgjidhen njerez me dinjitet e integritet. E veshtire eshte te zgjidhen ceshtjet pas kaq vitesh, kur nuk doli e verteta ne kohen e duhur. Te shpresojme per pak drejtesi.
Saliu e ka pranuar vete te opinioni i fevziut qe i kam vrare 4 vete do vrisja dha 4 mije. Ne nje rast ka thone qe garda ka zbatuar urdherin Saliu a do shkoje ne psiqiatri a do pranoje theniet e tij se ka mundesi ti nenshtrohet nje komisioni mjeko ligjor psiqik. Fbi nuk e rru per saliun ????
Zoti ose Zonja Drejtesia, Ina Rama nuk mund te bente me teper! Ja sepse: Bamir Topi derdellis e jep leksione sot apo kur botoi librin e tij, por eshte pergjegjesi kryesor qe leshoi shtetin shqiptar ne humnere. Ai u tremb keqas sapo vartesi i tij, kryeministri Berisha e etiketoi Horr i Bulevardit (per çudi asneri nuk e permend kete etiketim poshterues dhe ligjerisht te denushem). Z. Topi, garanti i kushtetutes, qe duhet te garantonte pavaresine e pushteteve, u tremb nga helikopteret qe i fluturuan mbi shtepi, uli koken, perdhosi integritetin e institucionit te Presidentit, humbi burrerine, u legenos, ne gjuhen popullore " u dhje ne breke", etj. dhe nuk mbeshteti Heroinen e Shqiperise, Zonjen Ina Rama! Vetem per etiketimin qe i beri Berisha asaj mund dhe duhet te merret si i pandehur! Me manovrat e "zinxhirit komandues" apo "gabimeve drejtshkrimore" ne shkresen qe Prokurorja i dergoi komandes se Gardes per tu marre ne pyetje dhe hetimin e vendit te krimit, etj. etj. dhe bllokimin e Prokurorise, shkurt mos kryerjen e detyres qe i takonte Zoti Topi eshte bashkefajtor me Berishen e kompani. Loni
Nje grue e hekurt qe perball hienave luftoj e su perkul , uroj qe spaku ta vazhdoj rrugen e saj ta coj deri ne fund kete qe nisi kjo burrnesh por e vetme nyk mundi tja dilte
Ina Rama eshte shembulli më i mirë se si duhet të jetë prokurori i përgjithshem,heroinë e vërtetë e cila nuk ju përkul pushtetit që kishte pushtuar çdo institucion në atë kohë prandaj ai pushtet mendonte se edhe mund të vriste dhe mos tu ndëshkonte
Kush do te verteten duhet te luftoje per te. Me gjithe rrespektin per zonjen Ina Rama,dhe opinionin e shendosh te komentuesve, 21 Janari vetem lakohet si ngjarje.Te verteten e perjetuar ( flas per institucionet ligjzatuese) duhet ta deshmojne ata.Po ku do thoni ju? Vetem ne SPAK. Te shkojne e te deshmojne me shkrim. Sot askush nuk i pengon. Ç’fare e pengon sot te deshmoje me rradhe: Edi Rama,Bamir Topin,Ina Rama,Taulant Ballen,4 deshmitaret gazetare dhe shume te tjere?
LIKE! O adash i metes ik pi ndonje raki skrapari se artikulli nuk eshte per deficientet nga mendja.Po e pe keq ha dhe ndonje byrek mekorespondentin e zerit te popullit.Artikulli eshte ne rregull po drejtesia e plepave qe gatoi kryekrimineli me gjin gjonin e me kulicat eshte nje llume ne historine 33 vjecare te shqiperise