13 vjet pas 21 janarit vetëm gazetarët e kanë bërë detyrën qytetare për të vërtetën

20 Janar 2024, 20:06Blog TEMA
13 vjet pas 21 janarit vetëm gazetarët e kanë bërë

Nga Alba Malltezi

Trembëdhjetë vjet pas ekzekutimit në Bulevardin e Tiranës të 4 shqiptarëve në protestë, deri më tani vetëm një pjesë e gazetarëve e ka bërë detyrën qytetare për tregimin e të vërtetës para shqiptarëve. Një pjesë e politikës vazhdon me performanca të lavdërueshme për ta mbajtur gjallë kujtimin e të rënëve, por hapa konkretë me dëshminë e tyre para drejtësisë së re, si protagonistë dhe dëshmitarë, nuk janë kryer.

Dhe 21 janari është një ngjarje e përmasave shumëfish më të rënda se çdo aferë korruptive që po hetohet: Lehtësia e marrjes së vendimit për të qëlluar mbi trupa qytetarësh të rastësishëm nuk ka të krahasur as me aferën “Partizani”, as me aferën e “sterilizimit” apo “inceneratorëve”. Një hajdut e ka përherë dënimin më të lehtë nga një vrasës. Është e dukshme nëpër diskurse dhe beteja politike se kush kërkon ta zhvleftësojë apo të mos e përmendë ngjarjen, por herët a vonë, klesidra e kohës, është e detyruar ta risjellë në sipërfaqe.

21 janari është dita kur Shteti i shqiptarëve ra në humnerën më të zezë të ekzistencës së tij dhe mori me vete në atë humnerë ndërgjegjet e shumë bashkëatdhetarëve: politikanë, ushtarakë, gazetarë, mjekë, hetues, informaticienë, si qeliza kancerogjene të një shoqërie, aty në errësirën e honeve të asaj ngjarjeje të turpshme, nisën të zhbënin gjithë tramën e tragjedisë që ishte luajtur mu në zemër të kryeqytetit dhe në transmetim të drejtëpërdrejtë përpara dhjetëra telekamerave.

Kur punon kundër vendit tënd dhe kundër bashkëatdhetarëve të tu, hë për hë, drejtësia e viktimave nuk arrin dot në kulla të larta, dritare të blinduara, vila të izoluara të rrethuara me telekamera e badigardë të mirëpaguar. E ka të vështirë. Por meqë Universi punon përherë drejt pozitives dhe pas natës, dita është e sigurtë që vjen, edhe e vërteta herët apo vonë, nuk mund të mos dalë në sipërfaqe.

Pas gazetarëve, (Fatos Mahmutajt, reporterit të plagosur e të përndjekur), që treguan atë që ndodhi, pjesa tjetër e shoqërisë, ka ende borxhe për të shlyer.

8 Komente

  1. F
    Fari

    Cfare pe te Bollino vec aftesise me vjedh?

    Përgjigjjuni
    1. L
      Landi

      Jepi Alba se turizmat e tua neper bote jane pagiar me bredhjet ne kbe te kalamajve tane deri te shkolla tjeter se e tyrja eshte bere biznes per p… tend.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Reshati Kolonjes

        landi , deshja te them loqe, cfare lidhje ka artikulli me traplliqet qe nxjerr nag goja (bytha )?

        Përgjigjjuni
      2. M
        Miri

        Burre e grua mafioze jeni

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mirimiri

          Burre e grua mafioze jeni

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xani

            Sa e ka llapen kjo putana hajdute!

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cako

              Zvarre do tu heq njerezia si ty dhe ata te partizanit. Prit se njerezit do loshen duke te pare ty ne nje luks mbi qafen ectyre.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje