Ne nuk mund të zgjidhim hallet e burrit në papafingo

20 Janar 2024, 10:20Blog TEMA
Ne nuk mund të zgjidhim hallet e burrit në papafingo

Nga Toni Gogu

Ajo që ndodhi në mbledhjen e thirrur nga Alibeaj-Gjiknuri është thjeshtë, shfaqja e radhës e luftës së gjelave tek ish Partia Demokratike.

Është e pamundur t'iu vish pas avazit kapriçove të protagonistëve të radhës, që zgjidhen nga Papafingot e arrestit, dhe nuk është fare çudi sesi masa e prokurorisë për ndalimin e komunikimit, nuk pengon urdhërat që arrijnë tek protagonistët duke përdorur valët e dashurisë për udhëheqësin që shkojnë e vijnë nga Papafingua.

Është e njëjta PD me emra të logjikshëm mes tyre, që nga njëra anë quan provokim prezencën fizike të Presidentit në sallë për të mbajtur fjalën e rastit e në anën tjetër insiston për mbajtjen e komisionit që drejton me prezencë fizike, në një kohë që gjithë komisionet e tjera zhvillohen online.

Prezenca dhe fjala e presidentit në Sallë është po aq kushtetuese sa edhe dëshira e deputetes së nderuar Flutura Açka për prezencë fizike të deputetëve në një mbledhje komisioni.

Vijmë tek Komisioni i Reformës Zgjedhore.

Duhet të jemi të qartë! Papafingua nuk po bën betejë për reformën zgjedhore!

Beteja e gjelave të opozitës bëhet jo për votimin në komisionin e reformës!

Eshtë betejë mes tyre se cili do administrojë të drejtën e vetos që gëzojnë bashkëkryetarët e Komisionit.

A mund të na thotë njeri sesi mund t'i ndihmojmë ne në betejat e tyre që synojnë pronësinë mbi të drejtën për të bllokuar çdo votim në komision të reformës zgjedhore?

Qëllimi është bllokimi, jo reforma!

Çfarë presin gjelat e opozitës? Që Rama të verë në dispozicion votat e maxhorancës duke zgjedhur që t'i dhurojë të drejtën e bllokimit ndonjërit prej Papafingove të opozitës?

Janë 2 grupe tek ish-PD që bllokojnë njeri-tjetrin gjatë gjithë ditës dhe pastaj zihen darkave në çdo studio televizive se cili po ndihmon më shumë Ramën.

Skenat e sotme në Komisionin e Reformes janë identike me skenaret e zbatuar nga Papafingua kur zhvilloheshin zgjedhjet në Partinë Demokratike. Të dyja palët e zgjedhjeve në formacionin që akoma quhet PD.

Sepse të dyja palët e zgjedhjeve të zhvilluara në PD synonin kaosin dhe jo zgjidhjen.

Eshtë e njëjta kulturë bllokuese tek të 2 grupet. Njëri grup kujton se po përdor muskujt dhe tjetri kujton se po përdor trurin kur abstenon pasi ka thirrur mbledhjen.

Ne socialistet në këtë histori nuk i ndihmojmë dot.

Ndaj sa herë që zonja Açka do thërrasë mbledhje me prezencë fizike, do shkojmë fizikisht në mbledhje.

Sa herë të thërrasë mbledhje Alibeaj, ne do paraqitemi në mbledhje.

Fizikisht!

Ne jemi koshient dhe kuptojmë shumë mirë rolin e opozitës në procesin e reformës zgjedhore, ndaj do jemi aty fizikisht.

Do presim me durim opozitën derisa të vetëzhbllokohet nga vetëshkaterrimi.

Në çdo tryezë!

Por mbi të gjitha në atë të reformës zgjedhore!

14 Komente

  1. N
    Nje karierist pehlivan

    Gogu,nje personalitet,i mencur,trim dhe i urte.Por fatkeqesisht,ne rradhe te pare,per Shqiperine,emrat kristiane,ne qeverine e rames,jane te rralle si qimet e qerosit.Iftar kryeministri,thjesht kete e ben,ne funksion te karieres se tij,pasi mendon se mbledh me shume vota,me emra dhe mbiemra aziatik osman.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Spak

      Do te treten si Kandili duke mbrojtur Saliun se jane njez pa mend hajdute dhe kriminele!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Koli

        Robote me kartona. Asgje me shume. Efhe kur guxoni te nxirrni ze , vrtrm per te lartesuar Udheheqesin. Turp

        Përgjigjjuni
        1. P
          PATRIOTI

          Mero mos e ler kete budallain me mjeker te shkruaj, te lutem shume.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Evropiani nga Shqipëria

            Falënderoj zotin që më dha mundësinë të jetoj akoma dhe ta shoh me sytë e mi shkr... e partisë së shkr....Pjella e një demoni dhe monstre antishqiptare që fatkeqësisht ka depozituar vezët e saj në barkun dhe trurin e shumë shqiptarëve si ailenët e galaksive të errëta vazhdon të injektojë qelb. Edhe nga varri do traumatizojë shqiptarët

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vranakonti

              Deputetet e Saliut dhe te Bashes nuk e duan reformen zgjedhore,se, ne radhe te pare ata duan destabilizimin e vendit. Ata e kane te qart se zgjedhjet dhe pushtetin nuk e fitojne dot prandaj bejne rremuje. Rremuja eshte minus per ata,pasi populli i kupton dhe nuk i voton kurre. Jane budallenj. Me mire qe ndodh keshtu.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shkembi

                Eshte fatkeqesi kombetare qe nje qelbesire krimi e vjedhje, vazhdon ti vere gure nen rrota Shqiperise. Te dhjefsha deejtesine shpellare qe akoma s’guxon ti rrefeje vendin

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Aman Toni mos e hani corben e Lul debilit

                  Jo Toni jo, zgjidhni hallin e Lulit duke diskutuar ne Kuvend cmendurira so 50 milion Euro per arme Kosoves, gomarllek i padegjuar ky, kur pensionistet jane pa ilace dhe gati pa buke. Beni se cfare thote Luli, po mos kujtoni se populli harron, do ta pesoni ne zgjedhje mot.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pastori

                    Ky po mundohet te behet dikushi por do jete gjithmone nje zbatues peqe/lepe. E fut veten ne grupin qe ka diçka ne dore por ne realitet eshte nje zhuls qe mashtronte si pastor. Nje dite do jemi perballe Rames dhe keta zhulsa do marrin arratine si ne shtator 98. Po ju kujtoj se ate dite te gjithe socialistet u futen ne vrima. Dhe u bene trima kur dolen nga vrima

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Koli

                      Ky eshte hajvani qe di hero Hajredin Pashen?!

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Baca Bajram

                        Nje pershkrim shume i sakt se si e ku eshte katandisur Pe-Dhiera.

                        Përgjigjjuni
                        1. 1
                          140 deputete per 3.5 miljon banore , po per 1.5 mi

                          Si individ them qe te dy palet duhet te japin fillimisht llogari perse deshtoi reforma para kesaj dhe ajo para kesaj , per cfare jane paguar me miljona Bylykbashet dhe Gjiknuret qe te vazhdojne perseri te krijojne nje reforme qe do te deshtoje. , Ma merr mendja jemi i vetmi vend qe bejme pas cdo zgjedhje REFORME ZGJEDHORE (?!) , e thene ndryshe per te njejten loje ndryshojme gjithmone rregullat .Zoteri nuk jemi maja e demokracise boterore qe po e zhvillojme demokracine ne drejtime te panjohura me pare , thjesht zbatojini rregullat dhe mos i ndryshoni pas cdo pale zgjedhjesh se turperuat nje popull te tere ,Ne fakt krijohet pershtypja se me teper se reforme ne sherbim te demokracise eshte nje marrveshje ku te medhenjt llogarisin si te krijojne privilegje zgjedhore ne tavoline dhe kur nuk u dalin llogarite pas zgjedhjeve Kerkojne perseri REFORME, dakord pra , kesaj rradhe me censusin e ri mund ta shihni mire panoramen e sukseseve tuaja ekonomiko e politike dhe impaktin e reformave tuaja famemedha se e keni katandisur Shqiperine si kokoshi nje thele me 1.5 miljone banore keshtu qe duhet nje reforme e vetme ,ajo e rishperndarjes se zonave sipas treguesve te censusit dhe meqe ra fjala mqs SHqiperia jone e gjore nuk eshte me ai kombi vital me 3, 5 miljone banore por eshte zgerlaqur ne numra , nuk ka pse na duhen 140 deputete , mjaftojne 70 ose 80 ose ndryshe meqense Shqiperia eshte ne renie te lire demografike beni reforme 1 here e pergjithmone Proporcional i paster kombetar dhe boll u tallet, reforme , reforme , reforme , ne kete kuptim edhe popullit mund ti kursehet skena te tilla qe njeren pale e shesin per engjell dhe palen tjetr e shesin per djall, mos harroni ne jemi shqiptare dhe e dime qe te dy keta jane nje molle e ndare pergjysem, aty bejne sherr , por ne kafe te parlamentit gajasen me njeri tjetrin

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kujtimi

                            A e lexon njeri kete hipokrit ? Edhe une erdha direkt tek komentet pasi doja te shprehja neverine time per kete dhe ata si ky.

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Mul Noka

                              Akoma gjall je ti mer prift bythqir!? Ai ne papafingo ti qi rropt po mos i jep gojes

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje