PD, me urdhër nisi, me urdhër po vdes

18 Janar 2024, 17:54Blog TEMA
PD, me urdhër nisi, me urdhër po vdes

Nga Frrok Çupi

Të dy ata i dhanë urdhër deputetes që të fliste ‘me urdhrin’ e tyre; ndryshe i shkulën mikrofonin dhe bota shkuli flokët. Urdhri shkonte te ajo, që ajo të urdhëronte një situatë tjetër; por edhe urdhri që dilte prej tyre vinte nga diku tjetër. Një deputete tjetër, po e atij krahu, tha se ‘e kishte parë urdhrin tek fluturonte nga ballkoni i një apartamenti ku strehohet një i arrestuar për krime’ dhe vinte në Kuvend.

Ndodhia në Parlamentin e Shqipërisë kësaj të mërkure, ku u dhunuan tre gra nga dy burra ‘të urdhëruar’, i nxori rrënjët Partisë, tashmë të kthyer në ‘Rithemelim’. Duket se Partia kishte bërë rrugën e një deveje nëpër shkretëtirë dhe tashmë i kishte mbetur vetëm skeleti e prandaj duhej të ‘rimbushej’, ose të rithemelohej- siç u pëlqen këtyre ta thonë.

Domethënë tani ndodhemi para afatit të vdekjes së Partisë. Për vetë vdekjen e saj po jepet urdhër çdo sabah e çdo aksham në dritaren e katit të tetë ku rri në burgim ‘Mareshali’.

Vetë PD, që kur lindi mori urdhër e pastaj u shfaq. Pastaj mori urdhra dhe transmetoi urdhra të dikujt për dikë ose për turmën. Partia Demokratike nuk ka ecur kurrë më këmbët e veta, me frymën e saj, me idenë, as me vullnetin e anëtarëve, as sipas të mirës së vendit. Ligji i saj i hekurt ishte urdhri.

Një nga urdhrat e marrë dhe të transmetuar:

Në mbrëmjen e 20 shkurtit 1991, sapo ishte rrëzuar monumenti i diktatorit në mes të Tiranës, sapo ra akshami, urdhër marrësi tha: ‘Të shkojmë atje lart e t’i kërkojmë ndjesë Presidentit! Gabim rrëzimi i monumentit. Tani kush të rrojë le ta ribëjë PD-në’. (Ribërja, si sot rithemelimi). Për gazetën ‘RD’ më çoi fjalë që ta bëja si ‘ZP’, por kjo nuk mund të ndodhte…

Kështu na gjeti mëngjesi, deri kur sajuam rast të prisnim Ibrahim Rugovën që shkelte mbi gurët e hedhur në bulevard nga militantët e PD, dhe të arratiseshim nga Tirana për në Hotelin e Gjuetisë .
“Kjo verë prodhohet këtu në Shqipëri?!”, tërhoqi një cep bisede Rugova sa për të folur me Berishën; biseda politike ishte e mbyllur.

Nuk kishte ardhur urdhri ende, mbrëmë kishte rënë monumenti dhe PD ndjehej fajtore.

Në ditët e shkuara, që me krijimin e PD, në zyrën- dhomë të Qytetit Studenti shfaqeshin ‘ilegalë’ nga rrethet. Kërkonin tesera anëtarësie të PD, ishin rrëshqitur ashtu fshehurazi nga periferia.

-Sa tesera doni?

-Gjashtë!- thoshte tjetri.- Jo më shumë, nuk pranojnë, kanë frikë.

-Mirë, mirë!, kaq boll janë. Po çfarë keni ju aty?, keni fabrikë?

-Jo, fabrikë jo! Kemi vetëm një punishte për salca.

-Epo mirë, atë, digjeni se është komuniste. Pastaj ejani për teserat.

-Po ti tjetri, çfarë ke atje?

-Tetë vetë, shoku anëtar i Komisionit…

-Thuaj ‘zoti’, ku e gjete ‘shoku’… Të pyeta çfarë keni, domethënë ndonjë fabrikë a send.

-Po, kemi fabrikën e pasurimit të bakrit…

– Epo mirë, digjeni e mandej dërgo dikë për teserat. Është urdhër.

Sot në Kurbnesh, pastaj Qyteti Stalin, Maliq, Bulqizë, Laç, Kalimash, Ura Vajgurore… Shkatërrimi i pasurisë kombëtare nisi me urdhër që nga periferitë dhe zonat e vogla, derisa përfshiu Uzinën e madhe të Autotraktorëve në Tiranë dhe më modernen ‘Petro Papin’ në Korçë. U bënë mbi 5000 vepra industriale e bujqësore që u dogjën ‘me urdhër’ të PD. Gazeta ‘RD’ në një nga numrat e saj në vitin 1993 shkruante me gëzim se ‘deri më tani janë djegur e shkatërruar 700 shkolla’ në mbarë vendin.

PD kishte dhënë urdhër; por dikush tjetër kishte urdhëruar PD-në. Shumë zëra kanë dëshmuar se agjencitë sekrete të vendeve që nuk ia deshën të mirën Shqipërisë, ishin të lidhura me kreun e PD, i cili shkelte me këmbë çdo frymë të mirë. Ndoshta tani me rastin e SPAK do të vihen për fije këto tmerre që iu bënë vendit me urdhër të UDB apo agjencive të tjera, dhënë përmes PD. Por një gjë dihet botërisht: Mik i afërt me Millosheviçin dhe me Berishën, Damir Fazlliç, kishte hyrë në zemër të Sigurisë Kombëtare dhe drejtonte Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë.

Ai urdhëronte që vendi ynë të ligej përditë…, por diku merrte Urdhër.

Ndoshta ai e ka urdhëruar Berishën për Luftën Civile kundër Jugut; por edhe ai vetë ishte i urdhëruar. Për Gërdecin ku u vranë dhe u dogjën 26 njerëz kishte urdhëruar tërë qeveria; qëllimi që të pasurohej Shkëlzeni i Berishës. Ministrat kishin marrë urdhër nga Saliu i PD. Me urdhër të Saliut u vranë edhe katër qytetarë në 21 janar 2011. ‘Kompetenti’ kishte urdhëruar që të ngriheshin piramidat financiare, humnera ku u zhyt ekonomia e vendit.

PD, fillim e fund, ka urdhëruar dhe ka marrë urdhra. Vullneti i popullit që votoi 19 herë në ‘mënyrë demokratike’ shkoi ‘për lesh’. Në PD grushti i urdhrit sot e kësaj dite ‘gjëmon e dërrmon’.

Të dy deputetët që dhunuan tre gra në Parlament, pardje, kishin urdhër dhe njëkohësisht urdhëronin.

22 Komente

  1. E
    Erdogan

    Me urdher (order angl) eshte (este) Arnautistani o Frrok jo me Partia Dhimokratike (Demokratike "shqip"). Nuk ka patur as Shqiperi as Arnautistane qe nga koha e majmunit deri ne 1913A.D. Nuk ka patur Istitucione. Te pakten 500 vjet Turqi nuk kushte as Skolio (shkolle "shqip") as Kisha Afto-Qefale. Pir Xhamija Arabe dhe Kusha Greke Orthodhokse. Perpara Osmanllinjve as qe behet fjale.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Henk

      Erdogan kari. Të ka dhjerë papuja sot në gojë apo akoma?

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Eh,sa i madh je o zoti Frrok! Te gjitha keto qe po shruan e po tregon,jane shume te verteta dhe i kemi pare me syt tane,na kujtohen e na rrengjethet mishi. Ato veprime makabre,ne shkaterrimin total te ekonomise,djegien e shkollave,te trenave,çdo gje u vu flaka dhe ne te gjithe shqiperine u ndes nje zjarr i madh qe nuk la gje pa u shkrumbur. Te gjitha keto u bene nga partia famkeqe e quajtur parti demokratike dhe drejtuesi saj famkeq me damka te zeza ne kurriz dhe ne ball,Sali Berisha. Me urdher te tij,i iniciuar nga UDB-ja Jugosllave,shqiperia e shkret u shkretua dhe populli shqipetar kaloi ne ditet me te zeza,u varferua nga firmat piramidale dhe shkaterrimin e bujesis dhe industris moderne. Sali Berishen e zent gjynahu i popullit dhe jo te vdesin,por te vuaj gjithe jeten sa te hiqet zvarr.

        Përgjigjjuni
      2. a
        ardit

        O Frrok ,po ty pse ste ftojne ne dasem? Thone se shikon grate e shojkeve nga kembet.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Leci

          Po çfare grashe frroku more? ! Po ai asht ba si rojtar varrezash qe del naten e trsgon andrralla.

          Përgjigjjuni
          1. z
            zhigolo

            Pse jo, nëse i kanë seksi!Mund t'ia shikojë edhe edhe mamasë tënde nëse është sexypil dhe ty të qeras me sheqerka!

            Përgjigjjuni
          2. G
            Gjeli

            Sakte UDB salemuli ne litar

            Përgjigjjuni
            1. s
              saliu duhet te shpallet terrorist

              sulltan saliu,nje here del ne katin e 8 e nje here ne katin e 4 si strateg per te mashtruar zoqt poshte qe eshte i pa strehe,dhe zoqt poshte rrin e me goj hapur e presin shurraqin ti bekoj me shurren e tij si dikur saliu bekohej me shurren e enverit

              Përgjigjjuni
              1. I
                Ilirjan

                A do te paguaje kush per poshtersite e bera ketij vendi? Kanceri "serbi" nuk eshte e mundur te shkulet, por tentakulat ne Shqiperi e Kosove po.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  BRAVO ZOTI ÇUPI .

                  Je lodhur , por i ke bere nje sherbim te pa çmueshem vendit tend. Deshi kohë, por dita erdhi . I mbyllur ne papafingo, dënimi me i madh dhe i pa imagjinueshëm per Salinë.

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                    Po kur 33 vjet jepeshin urdhra/Ti i propogandoje!/Ikni bythe QIme /Mbylluni ne hale,llagem,novojtore.....

                    Përgjigjjuni
                    1. Analist

                      Te lumte si gjithnje shkrime shume te sakta e te qelluara.Fatkeqesisht ne si plpull harojme pakshpejt.Fatkeqesite qe solli krimineli sali Berisha ne kete vend nukkane ane e nishan ne cdo drejtim ne cdo fushe ne ekonomi ne kulture ne shendetesi ne drejttesi nd mbrojtje nd shkaterimin e vlerave ndrezore ne persosjene vjedhjen ne perkrahjen e hajduteve e kriminelave ne shkaterim te cdo gjeje te ndertuar me gjakun e ketij plpulli.Dubetti kujtojme e ti denojme veprimet kriminale te saliut i cili tashme mori udhe e do japellovari.

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        kritiku

                        foli LLULLA

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Phoenix

                          N.q.s., jane te verteta, (personalisht besoj se jane, por thjesht duhen konfirmuar a investiguar) keto duhet te shkruhen ne librat e historise ne shkolla. Se ne 2012, doli nje tekst historie ne gjimnaz, ku shkruhej se pd ishte partia me e lavdishme e te gjitha koherave.

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Fake

                            Po more karabush , krejt çfare Frroku me Meron shkruajne TE VERTETA jane , se ska si te jete ndryshe. Hajde mendje çe me paske. Po helbete per ate kategori si puna jote i shkruajne kto Frroku me shoke.

                            Përgjigjjuni
                          2. E
                            Eri

                            Bajge e shpifur

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Drejtësia

                              T'a dinë ato varfanjakë që i shkojnë mbrapa këtij njeriu të fëlliqur që duhet të ishte var në litarë për të gjitha këto që shkruan z. Çupi.Ne i kemi jetuar të gjitha këto shkatërrime që janë cilësuar, me mashtrimin e çekut të bardhë që hodhi në popull,mashtroi një popull të varfër që pritën shumë nga demokracia. Çeku i bardhë ishte vetëm për këtë qen bir qeni dhe për langojtë që i mblodhi pas vetes që t'i kishte si mburojë. Gjynahet tona ka për t'i paguar një për një ky bir bushtre.

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                RAIFI

                                Sa keq të gjithë lëvizjen demokratike në Shqipëri e ka udhëhequr UDB-a serbe,e cila vazhdon edhe sot të udhëheq shtetin dhe institucionet shqiptare.Pse ta heshtim faktin se në Shqipëri edhe pjesë jo e vogël e popullsisë adhuron politikën serbe dhe serbizmin në dëm shqiptarisë dhe Kosovës.Propaganda serbe kishte pas kapluar popullsinë shqiptare qysh në kohë të Ramiz Alies kishte huliganizëm,rrugaçëri,njerzë të prir për shkatërrim të çdo gjëje,kishte dembeli dhe ekzistonte bindja se Perëndimi është i gatçëm të mban e ushqen shqiptaret si pëllumbat,mjafton të deklarohesh anti komunist(lexo edhe anti shqiptar)thua se Perëndimi fort e ruante nëse Shqipëria është socialiste qoft kapitaliste.Nëse në Shqipëri urgjent nuk del mbi sipërfaqe një grup politikanësh shqiptar të vertet dhe të pa varur nga agjenturat serbo-greke ,Shqipëria iku për lesh dhe do mbetet një banana republikë pasi të ia kenë marr grekët jugun dhe pasi Serbia të siguron dalje në Durrës edhe përmes hekurudhës siq ka siguruar përmes autostradës.Të jeni të sigurt se hekurudha Durrës -Prishtinë përmes Shkodrës po bëhet për interesa të Malit të Zi dhe Serbisë,pra nga Pridhtina për Nish do e vazhdon këtë hekurudh Bashkimi Europian ,krahu i djatht i Serbisë.Nëse Amerika nuk e largon urgjent Edi Ramën nga pushteti Shqipëria do këthehet në kohën e Haxhi Qamilit.

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Kastrioti

                                  Ky analisti ka qene kandat per deputet i pd ne zgjedhjet e para pluraliste me kurbin dhe nuk fitoj, ketu fillon largimi i tije nga nga pd, se po te kishte fituar, besoj se edhe kete do ta shihje poshte ballkonit apo duke djegur karrige ne parlament e sa per dijeni ZOTNI kjo pd qe ti thu se ka fituar 19 here po te beje me dije se asnjehere te vetme nuk ka fituar zgedhjet por i ka vjedhur se eshte parti qe ka ardhur nga rruga dhe ne rruge do te perfundoje

                                  Përgjigjjuni
                                  1. C
                                    Cika

                                    Frrok, Po flet sakte. Por qe behesh edhe me i bedueshem, te ftoj te kerkosh falje per pjesemarrjen ne propoganen e pd dhe urdherave.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Tualet Palla

                                      Hidhini per te ngrene shokut "Llulla" o Ymer !!. Po ha brekët e Preçit pa deshiren e Preçit dmth "çiftelisê"

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Luli

                                        Hala gjalle keka ky klysh spijuni Frrok,e ke inatin e madh me Salen se ta paska rras thelle ne sume, sa here te djeg suma te kujtohet kastraveci qe paska ken i madh

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje