Nga Dritan Hila
Politika po bëhet gjithmonë e më pak tërheqëse për të rinjtë. Është një sëmundje që ka kapur botën ndaj edhe në SHBA lufta bëhet mes 80-vjeçarëve, fenomen që është i ngjashëm në Rusi dhe Kinë, sa për të përmendur tre fuqitë e mëdha. Udhëheqësit 40-vjeçarë tashmë janë një përjashtim. Bota po shkon drejt gerontokracisë dhe shkak nuk është vetëm steriliteti i politikës por është edhe mbyllja e mundësive të karrierës.
Edhe në ato vende që quhen demokratike, familjet kanë dinastitë e tyre ku zgjidhet ose pasardhësi biologjik ose ai i adoptuar politikisht.
Kurse në Shqipëri jemi në fazën e dinastive të mirëfillta të cilat më shumë ngjasojnë me feudalizmin sesa një shoqëri moderne. Partitë e vogla janë thjesht pronë sh.p.k e kryetarit i cili as zgjidhet e as shkarkohet. Kurse në PD tashmë kemi një kalcifikim të saj. Berisha do të pasohet nga vajza. Po aty është djali i të ndjerit Sokol Olldashi, djali i Besnik Mustafës dhe djali i Fahri Balliut. Nipërit e mbesat nuk numërohen.
Tek PS është një numër po kaq, në mos më shumë. Janë brezi i dytë ose i tretë i ish-udhëheqësve të dikurshëm të PPSH, të skalionit të parë ose të dytë. E gjitha kjo e bën politikën jo tërheqëse për të rinjtë pasi idetë nuk vlejnë sa vlen gjaku. Krijimi i dinastive në fakt krijon stabilitet, stabilitet që është vetëm fillimi i ndryshimeve ose largqoftë i trazirave./dritare.net
Dritan,disa shembuj : Kryeministri Frances (i sapo zgjedhur) eshte 35 vjec,Kryeministri Britanik u be i tille ne moshen 42 vjecare (te dyja keto Superfuqi).... Ka edhe shume kryeministra te tjere Europiane,si Danezi,Irlandezi,etj, qe jane ne fillimet e moshes 40 vjecare ....... Kryeministre e Finlandes,e cila e mbylli mandatin Dhjetorin e kaluar,u be e tille ne moshen 35 vjecare ........ Pra shembujt ku mund te referohemi jane te shumte...... Respekte
Thelbi është aftësia dhe jo trashëgimia. Djali i Enver Hoxhës nuk e kishte dot talentin politik të babait të tij ( Enveri ishte vetë djalli), prandaj nuk kishte vlerë të merrej me politikë,po ndoshta ndryshe ishte i biri i Shehut ( Vladimiri ndjesë pastë),si manager.. Dua të them që edhe pse në Ballkan qendron kjo linjë tradite,vlerë ka vetëm aftësia për të bërë një punë dhe jo trashëgimi Nuk ngjet kështu edhe me mjekët,që pa pyetur fare për pasionin e fëmijëve të vet i shtyjnë të bëhen po mjekë....?
Kryeministri Kanadase gjithashtu eshte i ri ,ka dhe plot raste te tjera.Nuk duhet pergjithesuar .Por nje gje duhet pasur parasysh qe mosha per te drejtuar nje qeveri mendoj se eshte rreth te 50-ave.
Vlerén e vlerimit nuk mund gjithékush ta bej.Populli Francez nuk i bené barit e deleve kryeministra po i bené njerzit mé dije elitare universale.