Nga Spartak Ngjela
Kur ndjek fjalimet e Saliut të izoluar nën akuzë në shtëpinë e tij të kthyer në burg, vjen e të kujtohet Ministria e të Vërtetës nga romani i famshëm i Oruellit me titull - Viti 1984.
Komedi e madhe. Edhe Saliu tani shtëpinë e tij po e konsideron si Ministrinë e së Vërtetës në Partinë Demokratike. Por ama Oruelli, tek libri i tij, një individ ish të pushtetshëm si në gjendjen e Saliut, me sarkazëm të lartë artistike e quan JOPERSON.
I.
E pra Saliu tani është një joperson, por nuk e kupton dot, sepse frika e arrestit e ka degdisur në delirin se ai po drejton revolucionin për përmbysjen e Edi Ramës.
Në fakt, është frika e akuzës, si konflikt i brendshëm i tij, që i ka nxitur delirin e udhëheqësit të revolucionit kundër Ramës. Por, edhe këtu, kuptohet që Saliu është ende me frikë; sepse ai e di që të gjithë goditjen në fillim ia ka dhënë politika amerikane për "korrupsion madhor", me të gjithë familjen.
E pra, është frika ndaj Amerikës ajo që e drejton tek Rama, në një kohë që Rama e vajton eliminimin e Saliut, sepse pas arrestimit të tij, Rama nuk ka jetë më shumë se tre apo katër muaj si kryeministër i Shqipërisë.
Por...
Saliu në delir mendon se shqiptarët tani janë nën depresionin e fatkeqësisë së tij, dhe kjo e shtyn të mendojë që shqiptarët janë drejt revolucionit në mbrojtje të tij, dhe, prandaj kjo është arsyeja që rrugën e burgut të tij Saliu e quajti: Ruga e Lirisë.
Por ky Saliu, nuk e pa se në tubimin e tij për revolucion i kishin ardhur rreth 70 persona! Dhe nën këtë delir ai thërret: "Jam Sali Berisha unë, o budallenj!!" E pra, një fakt mjeran ky që tregon se deliri po e degdis në çmenduri. Pse, a nuk e mbani mend Don Kishotin kur kopenë e dhënve ai e pa si një ushtri gjigande?!
II.
Pikërisht ...
Kjo gjendje ka tepër gjasë ta degradojë edhe më tepër Saliun, sepse ka mundësi që ai ta kuptojë më në fund se në Shqipëri është i papranueshëm. Por që ta kuptojë këtë duhet të vijë në normalitet mendor, gjë që nuk mund të ndodhë, sepse deliri i tij i madhështisë gjithmonë ka pasur doza skizofrenike, por izolimi dhe goditja penale me burg mund ta çojë në aluçinacione të rrezikshme për shëndetin e tij.
Gjithë mënyra se si Berisha ka vepruar për t'iu drejtuar opinionit publik nga shtëpia e tij e kthyer në burg, është një degradim, sepse ai tani mendon që fatkeqësia e tij është edhe një fatkeqësi kombëtare, dhe kjo e lehtëson, sepse i jep amplifikim delirit të tij të madhështisë.
Por, a do të kalojë si psikikë Sali Berisha nga deliri i madhështisë në delirin e persekucionit?
Kjo ka tepër gjasë që t'i ndodhë, sepse rastet e tilla nuk janë të pakta.
Saliu shpesh tani po thotë: "Unë jam Sali Berisha, or budallenj, jam Sali Berisha unë" ; dhe ky është një togfjalësh që tregon shumë për degradimin e tij mendor.
Por, a do të ndërhyjë ndihma mjekësore te ky individ për trajtimin e këtij karakteri skizofrenik që Saliu shpreh?
Kjo mbetet për t'u parë.
Megjithatë, shqiptarët duhet të kujtohen se para Saliut janë drejtuar edhe nga tre kryeministra të tjerë me simptomat e një skizofreni: Sulejman Delvina, Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha. E kuptoni tani që gjendja jonë aktuale është rrjedhojë e sëmundjes nervore që kanë pasur kryeministrat tanë: Delvina, Zogu, Enver Hoxha dhe Sali Berisha?!
Avokat keni një shkrimtari gazetareske të përçudnuar. Ju jeni kundërshtar i Sali Berishës, por si ish-komunist i persekutuar nuk mund ta pranoni Edi Ramën që nuk ju përfilli. As keni ekselenxën e të ndjerit Todi Lubona, ( jo i të birit maskara), për të mbërritur një ditë në rrënjët e tua. Një Ngjela, ish-ministër i dënuar si liberal në ekonominë e thatë socialiste, ishte, në fund të fundit një majtist, ndryshe nuk mund të bëhej ministër i Enver Hoxhës. Ju ishit një rrebel i përkëdhelur i epokës, apo hakmarrës për babain, apo, apo, një viktimë e liberalizmit tuaj. Këto të gjitha nuk të heqin dot majtizmin nga supet dhe shpirti. Por mund të ndodh që ju të jeni një nacionalist "par exelent" i lumtur. Gjithsesi si intelektual kjo nuk u a heq barrën e origjinës. Si "ANALIST" bashkëkohor, ju duhet të mbani krahun tuaj në rrugën e politikës. Mos u përpiqni të ngatërroni lexuesit tuaj. Jeni me Ramën, apo me Berishën? Nëse jeni me vetveten atëhere 'analizat" tuaja nuk kanë sens...Politik, jo e jo, por as intelektual. B;huni një herë i vërtetë, zotëri. Dhe mos iu impononi gazetarëve se bëheni absurd.
O lab nga kukesi o derezi! Ok, Ngjela ka qene i biri nje personi te majte por ne fund sic e thoni ju ishte dhe liberal dmth deshironte nje sistem me te hapur dhe ndoshta dhe me te drejte dhe per jete u fut ne burg. Por mos harro se Ngjela u fut be burg per shkak te babait te tij gje qe nuk kishte fare lidhje me Spartakun si te qenit komunist te themi. Po per non graten qe ka qene nje komunist puro I qelbur dhe maskara si sekretar partie qe ka bere plot zullume qe athere nuk ke zotrote asnje fjale te shprehesh? Apo andej nga Kuksi ju shifni vetem poshte dhe jo nga lart dmth nga kati i tete?
Shqiptaret duhet te lexojne ose rilexojne patjeter "Don Kishotin "per te kuptuar situaten ne te cilen ndodhet heroi yne ..!
Të lumtë jurist Ngjela! Analizë e vërtetë dhe filozofike për sali cjapin plak matuf serbo rus.
Per Salin,po pergatitur krevati ne psiqiatri. Ai mori te tatepjeten dhe nuk ka demokrat t'a ndaloi.
Ore Taku taku ....llaku po te jete per Ramen ai qendron ne pushtet edhe 30 apo 40 vite me Ty ,Lulezimen,dhe Bardhylken pa lene menjane ate publicistin qe i ka lepire lopa ne katun te Mirdites floket dhe ate Llapen ! Ndaj mos ngatero muajt me dekadhen, ore rrush qe kurre su poqe por te shkoi jeta koke .oqe!Ne monizem kur ti ke qene per peligrinazh ,ne Tirane ka pas qene njeri qe bridhte mapo me mapo dhe afrohej afer klientave dhe u dekaronte pa e pyetur:"Do e arrestojne filanin edhe dy muaj kohe ka"!Respekto thinjat ore Taku,taku .......ku!
Shkruaj romane o Spartak shkrimtari, se jurist nuk u bere kurre. Ate qe ti e quan "skozofren", eshte politikani me i fuqishem i Ballkanit, qe mbrohet nga agjenturat e lavdishme serbe e ruse; te cilat, ne kohen qe ti i mban mend, e derguan ne boten tjeter Mehmet Shehun, ish-kryeministrin proamerikan, me jetegjati ne detyre ne Shqiperi...
Pleqt marroke a mund te kuptohen !?Dy komuniste qe u vetshpallen antikoministe te thekur,e pergjyan njeri -tjetrin me cimkat e sigurimit te shtetit,a mund te besohen sot!?
Berisha ne te semes te shkoje sepse per shqiptaret ka vdekur me kohe, por shqetesues eshte fakti i mourned se drejtesise perpara nje alucinanti
Detyra qe ka marre ky ppalaco nga sulltani eshte: perhapja e tezes absurde se Rama do Berishen. ptu fare e ndyre e kuqe… e tille ngelet dhe pas burgut.
Mos i qaj hallin Sali Berishës Taku se e ka ne terezi , edhe sikur të ndodhë kjo që ti thua ka kush i shkon vërdallë se ka njerëz , po ty mor i shkretë kush do të të vijë vërdallë se je ngel si Oso Kuka fillikat në shterpësinë tënde.
Or Taku i rjedhur ,thua se mbas 3a4 muajve Rama bie nga pushteti ne qoftese burrgoset Saliu ,ti e di shume mire se Rama edhe 3 a 4 mandate i ka te sigurta ,por ty nuk ta thote shpirti ,si i rjedhur qe je .
O AVOKOT Ngjala! A nuk ishe ti qe e denove gjykimin e zhukrit me zell te papare dhe mbrojte me “profesionalizem” te pashoq vendimin qe e beri PALE ne proçes Alibeun? E çuajte te çmendur Berishen asokohe qe pretendonte se nuk kishte asnje rast ne bote te ngjashem? Po tani qe edhe gjykata e larte edhe Kpk -ja qe shkarkoi gjykatesen e quajti GABIM juridik , çna thua ti profesionalisti i madh? Po nuk ju ka faj Saliu qe ju tregon dy vjet para , dhe juve ju duhen disa vjet qe ta dalloni manipulimin nga e verteta. Ka raste plot , qe te avioni i mushkonjave , e deri tek Ahmetaj . Kur Sala thoshte qe po i varni ujkit melçite ne qafe , kur e bene minister , ju talleshit me “çmendurine e rradhes” . U deshten tre vjet qe te kthjellohej mileti e Ahmetaj te arratisej. Kujdes AVOKOT se te eshte prish busulla. Te quaj AvoKOT se fundja juridikun e Enverit ne vitet me te arta te rregjimit ke mbaruar. Por edhe me ty FAJIN e ka Berisha qe te promovoi si AVOKAT te lirise.
Bravo Avokat....shkrim i persosur...fuck berrishjanve serbo malazeze!
Laku Takun nuk e mer njeri neper emisione se eshte plak grindavec
Taku tarallaku , Niku mekaniku dhe non grata Berrisha jane njesoje ........ Me pelqene kenga e M.Halili ( Doli Sala n' penxhere ) .
Nongrata pellet perdite derisa psikiatri qe e kuron ti thote se tani ke dokumentuar boll fakte qe te diagnostikohesh psikopat, dhe keshtu nuk mund te shkosh pas hekurave me kete epikrize ne raportin ten mjekesor. Pra, ja ka hedhur nongrata burgut.... Puna eshte se do filloje e bija te bertase si i jati, pastaj dhenderi, pastaj i biri, dhe ne fund gruaja, e keshtu edhe ata mund te marrin te njejton raport mjeksor dhe mos denohet me burg asnjeri. Por ajo qe ne me te drejte duhet ti kerkojme publikisht SPAK-ut eshte qe kesaj familje ti konfiskoje cdo aset/prone te vjedhur duke i denuar per kete me proces te drejte por te shpejte. Kuriozitet eshte kush do kete fatin te bleje ne ankand pallatin/ vilat e asaj familje hajdutesh ne Gjirin e Lalezit. E parashikon dot kush?
O sa kam qeshur(doli Sala n penxhere) i ke thene te gjitha, te pershendes.
O Takuuu mos i bjer fyellit ne nje vrime, po iku Saliu thua Rama nuk rri as tre muaj, po kush do vij simbas teje,Luli,Muli,Meta,Qorri,Noka,Mediu, Dulja,apo i "madherishmi"Llapaqeni Llapaj?! Taku zbrit me kembe ne toke.
Avokat nuke dalin parashikimet te zgjasin me vite,ke 25 vjet qe thua per saliun qe do burgoset dh deri tani arrest shtepie me lirien qe po zhdepet ne sex cdo nate, sa per Ramen je shume afer mbase dhe kjo don dekada