10 vjet Shqipëri-Kosovë - Të varfër por protagonistë patetikë

13 Janar 2024, 22:25Blog TEMA
10 vjet Shqipëri-Kosovë - Të varfër por protagonistë

Nga Ben Andoni

Më 14 Janar bëhen plot 10 vite nga takimi i parë mes dy qeverive respektive të Shqipërisë dhe Kosovës. E ngriti siparin takimin Qeveria Thaçi-3 dhe Rama-1 dhe në verën e këtij viti në Prizren duhet të ishte edhe Kurti-2 me Ramën-3. Në një konstatim të përgjithshëm, marrëveshjet janë më shumë patriotike sesa kanë sjellë mirëqenien për qytetarët e dy vendeve tona. Slogani: “Dy shtete, një komb” ka shërbyer më shumë për propagandë patriotike sesa i shkoi qëllimit, me të cilin u iniciuan realisht këto mbledhje. Gati 184 marrëveshje të nënshkruara, por vetëm 58 janë arritur ndërmjet dy republikave tona ose thënë ndryshe, gati 1/3 e tyre. Lajmi më i bukur këto ditë ka qenë hekurudha Shqipëri-Kosovë, rreth 130 km, e cila pritet të nisë punimet në vitin 2024. Por këto marrëveshje të llogaritura që do të na sillnin shumë më afër nuk shkuan aty ku pritej.

Rezultatet janë jo thjesht zhgënjyese por edhe tregojnë deri diku se shqiptarët e dy anëve te kufirit edhe kur duan t’i shkojnë një ideje të madhe, lënë shumë për të dëshiruar. Mbi të gjitha, tashmë shqetësimi është edhe në sensin e dy protagonistëve kryesore, respektivisht sjelljes së kryeministrit Rama dhe atij kosovar Kurti. Thjesht, ambicia e tyre e pakufi e ka dëmtuar jo pak këtë marrëdhënie: Kurti që tenton të futet me subjektin e tij politik në proceset zgjedhore në Shqipëri e Maqedoni të Veriut, ku duhej të ishte kundrues dhe neutral; ndërsa Rama që qesëndis vazhdimisht, flet për Kosovën si një kryeministër i një vendi të BE-së dhe, së fundmi në verë anuloi edhe mbledhjen e 10-të mes dy vendeve tona në Gjakovë!!

Trishtimi i kësaj sjellje, deri diku infantile, e bën më të madh përballja me shifrat ekonomike. Fondi Monetar Ndërkombëtar në vlerësimet e veta për vitin 2023, e ka vendosur Shqipërinë dhe Kosovën të përcaktuar si shtetet më të varfra të Evropës, bazuar në indikacionet e të ardhurave për frymë, që maten duke llogaritur fuqinë blerëse, një tregues real se sa vlerë ka paraja për banorët e një vendi.

Shqipëria renditet në vendet e fundit, referuar të ardhurave për frymë prej 19 mijë dollarë ndërkombëtarë (kjo e llogaritur sipas standardit të fuqisë blerëse). Kurse Kosova është edhe më poshtë në 15.6 mijë dollarë ndërkombëtarë (Monitor, 2023).

Megjithatë, Qeveria e Kosovës, nëpërmjet kryeministrit Kurti, duke treguar pjesën optimiste, ka shpjeguar se: nga 41 marrëveshje të nënshkruara në dy mbledhjet e fundi pararendëse, 39 prej tyre ishin zbatuar plotësisht e dy tjera mbeteshin në fazën finale të zbatimit.

Kuptohet se nuk mund të thuhet se nuk ka zhvillimet pozitive, por ato mbeten tejet larg atyre që kërkohen nga ekzekutivet e dy vendeve tona. Për gati më shumë se 200 mijë banorët e brezit tonë të përbashkët kufitar u mundësua lëvizje e lirë, duke bërë funksionale 26 vendkalime të veçanta. Gjatë verës, fundjavave dhe sidomos ditëve të pushimit, autoritetet mundësuan kalimin e lirë e pa kontrolle të kufijve të qytetarëve të Kosovës. Janë thjeshtuar procedurat për leje qëndrimet, me afat 5-vjeçar, kurse Kosova me dy zyra doganore të Republikës së Kosovës në Durrës dhe Porto Romano, fitoi qasje në det. Aty bëhet zhdoganimi i të gjitha mallrave me destinacion Kosovën. “Kjo ka ndihmuar drejtpërdrejt bizneset tona që tashmë kanë kursyer 9 milionë euro, në të njëjtën kohë që edhe ekonomia e Shqipërisë ka përfituar nga rritje me 50% e dërgesave të Kosovës përmes Portit të Durrësit”, do shprehej Kurti, pak javë më parë.

E megjithatë, pa u zgjatur më shumë në termat ekonomikë, Instituti për Hulumtime të Avancuara GAP, me seli në Prishtinë, ka bërë një sërë hulumtimesh për këtë çështje. Është gjetur se bizneset kosovare paguajnë rreth 2 milionë euro në vit vetëm për skanimin e mallit, përpara se të hyjnë në Shqipëri (Monitor, 2023). Në fakt, janë një seri të dhënash, që tregojnë në pasqyrat e bilancit tregtar se Kosova ka partner më të mirë tregtar Serbinë se Shqipërinë dhe kjo është pak e tepërt, paçka fuqisë ekonomike të Beogradit. Madje, ky është një kut, ku duhej të punonin më shumë qeveritë tona, e para të ulnim këtë nivel varfërie, për të cilin flasim gjithnjë e më pak, sepse Kurti dhe Rama, merrem më shumë me “politikën e madhe” dhe e dyta për t’i përafruar shumë më tepër dy vendet tona.

Do të mjaftonte kjo, e konsideruar si paradoks, për të na ulur me këmbët në tokë dhe për të na treguar një të vërtetë, që e kemi para syve por që shumë pak na kthjellon: Mirëqenia e shqiptarëve në të dyja anët e kufirit, lë shumë për të dëshiruar. Shifrat e FMN-së ta tregojnë hapur këtë realitet dhe paradoksin e protagonizmit bosh Rama-Kurti, që nuk vlen për asgjë, veç blogjeve të tyre. 

8 Komente

  1. k
    k

    Zgjebarakë-flutarakë.

    Përgjigjjuni
    1. k
      kete kisha tani per tani

      Po nuk behet karashti me nje idiot spiun si Albin Kurti. Sa kohe te jete ai atje, gjendja dhe urrejtja e popujve per njerit tjetrin shtohet. Nuk me shkonte kurre ne mend qe te urrehej nje kosovar, por shikoj shume gjera tani që kam njohur shume nga ata akademiket si Nexhmedin Spahiun turkun apo hoxhet e Kosoves. E, çfare te shtoj- leri ne punen e tyre s'behen shoke e jo me te thirren vellezer qe kur mbajne ne krye Albinin dhe dosen.

      Përgjigjjuni
      1. E
        E verteta dhemb....

        Ypokritaaa.......tourkalvanoi pasardhes te dobiceve te nizameve te sullton Muratit dhe kristianet shqiptare pasardhes te G.Kastriotit kurre nuk mund te jene "nje komb"!!!!!!!! Kjo eshte Mega e VERTETA Kjo duket ne diversitetin e jetes se perditshme,ne diversitetin,psikologjine, temperamentin, kulturen, sjelljen, tolerancen etj, etj..... diversitetin mes dy boteve asaj kristiane nga njera ane dhe arabe nga ana tjeter. Por ju me ypokrisia vazhdoni te genjeni.....per " birazere nen bayrakun shqiptar",una facia una rraza,"autochthonous" etj kesisoi pordhe me rigon.....!!!!

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mbresa

          KUNDËR MALLKIMIT TË GJUHËS SHQIPE Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bastardet e kesaj toke

            Allah akbar,thote mbaresa e mbaruar

            Përgjigjjuni
          2. V
            V.F.L.P.

            VDEKJE FASHIZMIT! - LIRI POPULLIT!

            Përgjigjjuni
          3. R
            Rama Vučić

            Ngjarjet e ardhshme do ta mbulojnë me turp Edi Ramën për miqësinë me serboshovenistin Vučić!

            Përgjigjjuni
            1. !
              !!!

              Jepi se te shkon tek rruga pas tvshqip, del per ndonje 50 euroshe pastrim andej sot ne darke, pa Rames do ja rruash deri ne 35 ti dhe ata qe jane si ti

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje