Nga Frrok Çupi
Pasardhësi dhe ‘vrasësi’ i padronit- siç po e quajnë shumëkush ‘vrasës i babait politik’- foli të kundërtën e asaj që do të kishte thënë perandoresha e Persianëve qysh katër a pesë shekuj para Krishtit.
Më në fund Lulzim Basha, kryetar i PD, foli; foli dje. Kur po mbusheshin nëntë muaj qëkurse nuk kishte folur, të gjithë i drejtuan sytë andej nga ai, si njerëzit në shkretëtirë që presin shiun. Edhe Zarathustra kishte lidhje me hyjnitë qiellore.
Por shefi i Partisë më të madhe në opozitë i zhgënjeu të gjithë ata që prisnin. U shfaq si hyjnia perse Zarathustra, por tha të kundërtën.
Filozofi i ndritur Niçe e kishte krijuar Zarathustrën, ose e kishte zgjedhur mes hyjnive, si në një teatër të lashtë. Hyjnia do të zbriste në tokë mes njerëzish dhe do t’u kumtonte:
-Mos e prisni Zotin. Zoti ka vdekur. Mbinjeriu, mishërimi njerëzor i hyjnores, është pasardhësi i tij.
Niçe deshte t’u thoshte njerëzve se kuptimi dhe e vërteta e jetës nuk duhet kërkuar në devocionet ndaj dikujt apo në nënshtrimet- aq më keq, por në forcën e jetës së plotfuqishme, pasionante, kaotike dhe të lirë.
Zarathustra do të fliste që atëherë si të ishte këtu në Tiranë (jo në Teheran), zbritur fshehurazi në një rrugicë ku dikush (padroni) ka hipur në katin e tetë në një pullaz dhe del një herë në ditë për t’u hedhur ca grimca djathi atyre që përkulen atje poshtë e shikojnë çfarë po bie nga lart.
Pasardhësi dhe ‘vrasësi’ i padronit- siç po e quajnë shumëkush ‘vrasës i babait politik’- foli të kundërtën e asaj që do të kishte thënë perandoresha e Persianëve qysh katër a pesë shekuj para Krishtit.
Ajo zbriti e tha: ‘Mos e prisni zotin, zoti ka vdekur’, me qëllim që njerëzit të mos humbnin kohë. Ndërsa Lulzim Basha, kryetar i PD i tha ‘popullsisë’ së vet demokratike që të ndjekin- si vetë ai- rrugën e Sali Berishës, tashmë i kthyer në një hije të rreme që hedh ‘copa djathi’ për mijtë poshtë pullazit.
Luli i njohu ‘kontributet’ dhe njëkohësisht lavdëroi ‘trashëgiminë’ e Berishës. Madje luftoi kundërshtarët brenda radhëve pse ata nuk e ruajnë trashëgiminë, por ‘unë e ruaj trashëgiminë e Berishës’.
I habiti të gjithë. Edhe sikur vetë Zarathustra të kishte zbritur e të lavdëronte ‘të Ligën’ mes njerëzve, njerëzit do ta kishin marrë me gurë. Lulzim Basha ishte ngjitur në fronin ‘persian’ të hyjnores, pikërisht pse kishte guxuar e kishte nxjerrë Berishën jashtë ‘Parlamentit të PD’. Atëherë u tha se ‘Shtetet e Bashkuara i dhanë urdhër: ‘Do ta nxjerrësh atë apo do të dilni së bashku!’. Në saje të kësaj ‘trimërie’ sot Basha ndodhet në krye të PD.
Dje, teksa fliste, doli e kundërta. Doli se ‘duhet ruajtur trashëgimia’ e Berishës. Trashëgimia e Berishës do të thotë korrupsion, krime kundër njeriut, vrasje shtetërore e qytetarëve protestues, djegie e njerëzve për interes të ekonomisë së familjes, luftë civile, konflikt mes krahinave, përçarje, intriga, minim i demokracisë… Uuuh, sa e gjatë është trashëgimia e Berishës, që Basha bëri thirrje ‘të ruhet’.
Prandaj Drejtësia po e vë në bankën e të akuzuarit.
Dje ’Zarathustra’ harroi për cilin mesazh kishte zbritur, për atë që ‘Zoti vdiq’, apo për mesazhin ‘Jam edhe unë me zotin… Berisha!’.
Nesër e pasnesër mund të pyesin çfarë ndodhi? Ndodhi ajo që kishte ndodhur dje. Po vjen 21 Janari i vrasjes shtetërore të katër dëshmorëve në oborrin e qeverisë Berisha, dhe u gjëmojnë kambana brenda kafkës së kokës. Aty ishin të dy bashkë, te gryka e armës…, tani siç Basha nuk kallëzon Berishën, as Berisha nuk kallëzon Bashën.
Nuk është faji i Zarathustrës nga Irani, por i një zakoni të vjetër shqiptar të ‘fishekut në pajë’.
Shkelqyeshem! Te lumte zoti Cupi!
Shkelqyeshem? Idiot total. Dhe ke ka zgjedhur pa? Niçen. Jo ate te Shijakut ore. Ate gjermanin. Tani se ça karin gjen nje komunist fshatar si Çupi tek Niçe per ta krahasuar me realitetin shqiptar se kap dot. Po edhe sikur Çupi ta lexoje 1000 here Niçen ska per ta kuptuar. Por mire qe e paska marre mundimin ta lexoje. E kote por prape mire.
Bravo. Luli nje njeri pa asnje vlere...
Me vjen keq Frrok, por ku zarathustra, ku zvarraniku, "njeriu qe qesh", Lul Basha?! Zarathustra ishte themeluesi shpirtëror i Zoroastrianizmit. A ishte një profet iranian që themeloi një lëvizje fetare që sfidoi traditat ekzistuese të fesë së lashtë iraniane dhe inauguroi një lëvizje që përfundimisht u bë një fe kryesore në Iran. Lul Basha eshte femije i rritur nen hijen e perbindeshit te Vicidolit, birit te Vukut dhe dhenderrit te Milices, kreut te agjentures serbo-franko-ruse, kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Sheqere Vuk Berisha. E vetmja rruge e Lul Braves eshte te zberthehet dhe te bahskepunoje me Drejtesine e RE Demokratike te Shqiperise.
Exelent!
Zoti Frrok Cupi,bravo,bravo,bravo dhe te lumt mendja. Je perzon brilant.Shkrim i shkelqyer.
Basha, nga personalitteti, është një infantil i pandreqshëm. Nga morali është një vasal i përjetshëm i Berishës. Ai është i zhytur deri në majë të kokës, në krime dhe korrupsion me Berishën. Shumë mençur e keni përshkruar Z. Çupi.
Thirrja eshte - Mos me dorezo te te mbroj!
Keni parasysh dicka! Te gjithe ataqe i rine Saliut poshte dritares Romeot jane Lulet e tij! Njerz bosh,pa dinjitet pa bosht, hajdute dhe dinake,primitive!
Respekt penes e mendjes suaj Frrok
Perhere brilant zoti Çupi
bashes, kurresesi nuk i zihet bese, ai edhe sikur te dali ne rruget e Tiranes, e te bertasi me te madhe, qe saliu eshte kriminel e te pellasi te gjithe te zezat per saliun, prap bashes nuk i zihet bese, mos e lodhni veten ta besoni, eshte pjelle e berishizmit.
Kur Dumani si krietar i SPAK beri diçka me ish krietarin Kraja, Lulezim Basha do ngelej vertete i shkruar diku ne histori dhe jo ne mure, po te shkonte si qytetar shqiptar e ti thoshte Dumanit publikisht: Kam ardhur se nuk duroj me qe as une te qurravitem as populli im te telendiset. Sali Berisha dha urdher dhe jo une, qe te qellohet mbi qytetaret dhe atje jane viktime e tij 4 qytetar qe tani e di bota dhe GJYKATA nderkombtare europiane e te drejtave te njeriut qe ka dale me nje vendim te pa diskutueshem pas 12 vjeteve: pergjegjes per vrasjen e qytetareve eshte shteti shqiptar. DO ja lesh Saliut, Lulezim Basha, apo do marresh dhe ti pjesen tende per te mos qene me njeriu qe ka nje fije shprese ? Fol, qen e bir qeni, bashkepuntor ne krim !!
FrrokFenda shkruan rreth ZaraPordhes, epo he tashti?
Sakte dhe bukur. Urime i madhi gazetar Mr Çupi
Sikurdoherë , saktë !
Autori i shkrimit nuk e ka lexuar Zarallustren e Nices.Edhte jashte konteksit te bibles ateiste!?
Kush ka dy pare mënd, të jep të drejtën e madhe zë zotit. Të lumtë z. Frrok.
Shkrim i dobet me sa duket edhe Froku po rrjedh.Se pari ky luli eshte per ne burg per krimet qe ka bere edhe ky si babai i tij shpiteror krimineli sali r.berisha.Keto momente ndarje zgjedhje me copa jane vetem per te zgjatur jeten ketyre te dyve.Kjo pd apo foltore me keta te dy ka vdekur .E vdiq perendia se