Plumbat e ‘97-ës që vrasin akoma!

10 Janar 2024, 11:55Blog TEMA
Plumbat e ‘97-ës që vrasin akoma!

Nga Dritan Hila

Në Vlorë është vrarë me snajper një 23 vjeçar. Shtypi thotë se është ngatërruar me xhaxhain e tij dhe ca të tjerë për të marrë hak ndaj babait që është në burg. Ca të tjerë se ka hesapet e tij në Belgjikë nga edhe kishte ardhur për vizitë.

E gjitha kjo pak rëndësi ka. Atë e vranë plumbat e ‘97-ës. Aty ka zanafillën pështjellimi i këtij kombi edhe për pesëdhjetë vitet që do të vijnë. Nëse nuk do të ishte hapja e depove në atë vit të mallkuar, nëse një plak sot i rrëgjuar, që atëherë ishte president dhe sot bën martirin nga ballkoni i shtëpisë, nuk do të hapte depot, sot ai djalë do të ishte gjallë.

Nëse nuk do të ishte ‘97-ta dhe epshi i panginjur i Sali Berishës për pushtet, nëse nuk do ishte hakmarrja e tij shtazarake për të shtypur kundërshtarët, armët do ishin akoma në depo dhe hasmëritë nuk do kishin marrë dhenë.

220 vrasje në Tropojë dhe mijëra në gjithë Shqipërinë që ende kullojnë gjak, janë vetëm fillimi i një gjakderdhjeje që do të vazhdojë me dekada dhe kanë vulën e plakut që sot ligjëron për demokracinë.

Nëse nuk do ishte ‘97-ta, Sokol Sinomati nuk do kishte armë në dorë, armë që në ‘97-ën dukeshin si lodra. Ka shumë të ngjarë që gjithë ato banda që u krijuan në mbarë vendin në atë vit të mbrapshtë, të mos ishin bërë dhe nëse do të ishin bërë mos kishin shkaktuar gjithë ato vrasje. Se adoleshentëve të asaj kohe iu dukej vetja si kauboj.

Dhe e gjithë iu dukej si lodër. Lodër makabre që nëse nuk i ka ngrënë dheu, sot po e paguajnë me burgje dhe vrasjen e fëmijëve të tyre. Dhe gjithçka fillon nga ‘97-ta, nga viti kur filluan hasmëritë që kanë nisur të hanë brezin e dytë të shqiptarëve e që nuk dihet kur do të përfundojnë./dritare.net

8 Komente

  1. K
    Krimineli Berrisha

    Sot te kapesh me nje arme tip kalashnikov denohesh , por por ai qe hapi depot dhe i tha qytetarit shkoni a ka faje ? . Jam dakorde qe poseduesi i nje arme te denohet por me pare ai qe dha urrdher per hapje te depove. Krimineli Berrisha duhet jo te burgoset por te varret si Duçja me koke poshte te sheshi skenderbej

    Përgjigjjuni
    1. c
      cuf dabjoni

      O ju qifja udhët... po pse nuk o qemë të zot ne vlonjatët që të na i hapte Salihi... Depot i hapëm vetë kundër Saliut se s’kishte këmbë demokrati qe lëvizte sheshit ato dite4 ne Beratin e komisar Maks Hasanit... ne Elbasanin e komisar Neritanit... ne Lushnjën e trimave te ish repartit 126 me Aldo Baren... ne Korçën e trimave te % dyqaneve te Vetulltëndës etj ndërsa ne Tirane qe thonë se i hapi saliu nuk kishin zemër.... i përdorën për te mbrojtur dyqanet... e nuk qene burra te vrisnin demokratet...

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

        Nuk ka te bej me '97-n, ka te bej me rracen perverse sunite or shiite, tourkotsamides, kosovare, shpellare, si kriminelet dhe viktoms kane vec nje identitet:totalisht "autochthonous" turkoshqipfoles.... shikoni si kane mbushur burgjet,varrezat,bourdhelot etj brenda e jashte Albanistan-it....arabi dhe vdekja flen ne nje ktevat.

        Përgjigjjuni
      2. U
        Unë

        E vërtetë që mjerisht shumë e kanë harruar apo bëjnë sikur nuk e kujtojnë.

        Përgjigjjuni
        1. o
          okular i ,97-tes

          Berisha ka fajet e tij natyrisht por depove ju turren ish oficeret dhe ish sigurimsat apo harruat, qe formuan dhe çetat partizane me ne krye zani partizanin, vinte dhe Gjinushi me Milot dhe pellisnin ne shesh te flamurit...mjaft me berishen se na hapet barkun.

          Përgjigjjuni
          1. O
            Okulare leshi

            Okular c'thua apo je i marre . Nese do kishte nje shoqeri kaq te ndergjegjeshme nuk do kishte ligje as polici e gjykata. Po kryeministri Prodi nga italia mos valle dhe ai ishte sigurims . Po ç'lesh sigurimsa thua o i marre mendesh ne nje situate te tille krijohet nje grup per mbrojtje civile . Nese nuk do ishte shperbere shteti do dilte Zani partizani apo tjetri o bole .

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mickonja

              A ti je okulari i vrimes se sumes, karagjoz.

              Përgjigjjuni
            2. V
              Vranakonti

              Viti i zi 1997 dhe korbi i zi Sali Berisha,do te mbahen mend dhe nuk do te harrohen kurre ne historine e popullit Shqipetar. Saliu, me te gjitha ato te zeza qe ka bere dhe hapja e depove te armatimit,t'a vesh ne litar te varur ne mes te Tiranes,eshte pak.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje