
Emërimi i Blendi Gonxhes në krye të një super ministrie, tregoi edhe njëherë filozofinë e Edi Ramës për rolin dhe tipologjinë e ministrave të tij. Në 10 vite qeverisje, sidomos në dy mandatet e fundit, ministrat e qeverisë ‘Rama’ kanë qenë njerëz pa peshë politike. Madje në disa raste, më parë se të bëheshin ministra nuk i njihte kush.
Edhe emërimi i fundit tregon pikërisht këtë gjë. Ndarja që Edi Rama i ka bërë ministrave nga politika. Blendi Gonxhe vjen në krye të një super ministrie nga burokracia e administratës, siç është drejtoria e patentave dhe jo nga ndonjë betejë politike, peshë politike brenda Partisë Socialiste apo grupit parlamentar të saj. Të kuptohemi kjo nuk do të thotë që ata janë ministra të këqij domosdoshmërisht. Blendi Gonxhen e njoh pak dhe nuk dua aspak ta paragjykojë. Madje në drejtorinë që ka drejtuar shërbimet janë përmirësuar ndjeshëm.
Por nuk është ky thelbi i emërimit të tij në krye të një super ministrie. Rrallë ndodh në ndonjë vend tjetër që të marrësh një drejtor në një drejtori çfarëdo të administratës dhe ta emërosh ministër. Aq më tepër në republikat parlamentare ku ministrat janë gjithmonë njerëz me peshë politike. Sepse në formën e qeverisjes parlamentare njerëzit nuk votojnë për kryeministrin por për pushtetin legjislativ nga i cili buron dhe ekzekutivi. Në këtë kuptim, qeverisja dhe ministrat e saj nuk janë të ndara nga pushteti legjislativ, sepse kanë të bëjnë me konceptin e përfaqësimit politik si në parlament ashtu edhe në qeveri. Në këtë rast, ku ministrat nuk janë politik dhe aq me tepër kur nuk janë as deputetë kemi të bëjmë me një deformim të përfaqësimit politik.
Ndryshe ndodh në republikat presidenciale, ku presidenti i cili ka pushtetin ekzekutiv legjitimohet direkt nga vota popullore dhe nëpërmjet saj ka të drejtë të emërojë në kabinetin e tij njerëz të cilët nuk janë as politikë dhe as deputetë. Madje ka vende që postin e ministrit e kanë të papajtueshëm me postin e deputetit. Por ky nuk është rasti i Shqipërisë dhe republikave parlamentare në tërësi.
Edi Rama në këto 10 vite na ka mësuar se me të tjerë e fiton pushtetin dhe me të tjerë e ushtron atë. Duke krijuar kështu një ndarje të fortë midis përfaqësimit politik dhe qeverisjes.
Shumë kush i etiketon këto lloj tipologjie ministrash si teknikë, apo teknokratë. Por e vërteta është se edhe të tillë nuk janë. Teknokratët janë një kategori tjetër. Janë njerëz të cilët kanë një autoritet në fushën e tyre përkatëse dhe qeveritë i marrin për njohuritë thella që ata kanë. Në rastin e qeverisë Rama kemi të bëjmë me njerëz të cilët janë thjesht burokratë të pushtetit. Kjo është tipike në vendet ku pushteti është i përqendruar në një person. Burokratët janë njerëz pa ambicie politike, por thjesht përdoren nga pushteti në dikastere të ndryshme sa herë është e domosdoshme për konsolidimin dhe menaxhimin e tij.
Është vështirë të gjesh një ligj, një iniciativë apo një reformë që mban emrin e një ministri të caktuar. Sepse, e gjithë puna dhe iniciativat e qeverisë kanë ardhur në mënyrë të përqendruar, si pasojë e marrjes përsipër të të gjithë pushtetit ekzekutiv nga vetë Kryeministri.
Prandaj, duhet të marrë fund për këtë qeveri apo për këdo që vjen më pas, emërimi i ministrave të cilët nuk përfaqësojnë askënd politikisht. Sepse në fund të fundit, të drejtosh një portofol ministror është më së shumti një post politik. Duke qenë i tillë, duhet me patjetër që personat në krye të tyre të jenë me kontribute të caktuara.
Vetëm kontributet politike të personave të caktuar, dhe përkatësia e tyre me grupin parlamentar krijojnë një ekuilibër të qëndrueshëm midis legjislativit dhe ekzekutivit.
Në të kundërt, vazhdimi i të njëjtit model, me emra pa asnjë peshë politike, krijon kabinete qeveritare jo efikase, pa asnjë meritë apo përgjegjësi personale të ministrave dhe mbi të gjitha, pa mbështetjen e duhur politike. Dhe në këtë mënyrë, kthehen thjesht në instrumente në duart e një kryeministri duke zhvlerësuar totalisht rolin e tyre.
Shembulli me i mre ishte perzgjedhja e Ahmetit ne krye te ketij dikasteri te rendesishem per vendin dhe perfundimi dihet! Jane dy arresyet qe perse Ed Rama ka zgjedhur B.Gonxhen!Se pari qe te zgjedhesh ne krye te nje dikasteri nje person qemund te jete nje teknokrat i mirefillte ku padyshim punen do e bejne vartest e tij zv.ministrat me profil te caktuaar s ekonomiste ne kete rast nuk ka ndonje gje te keqe!Por kur konstaton se ai nuk eshte as person politik dhe as teknik atehere lind pyetja :Mos valle E.Rama e ka konsumuar aq shume vehten dhe arrin ne te tilla perfundime,ose ate e kane detyruar qe te beje popullin e pakenaqur duke futur vendin ne zgjedhje kuptohet per ti dhene ndonje pike me shume ne kete kohe te erret te saj opozites ,duke e futur ne loje te politikes si mjeshter qe eshte per te tilla situata!Mirpo edhe kjo ka nje fature nga mbrapa sepse vjen nje dite dhe e paguan siç po e paguan Saliu .Partia Socialiste ka plote specialiste perse jo edhe drejtues te afte per ta bere kete pune me meritokraci dhe devotshmeri!Jam i mendimit qe dçka luhet e ditet apo muajt ne vijim do ta ekspozojne kete inciative moderne ku vetem Enveri e mori Pali Micken nga sharxhi dhe e beri anetar te B.Politike,ku ne kete rast eshte edhe me keq sepse e vendos ne nje dikaster kyç per vendin!Zoti e ndihmofte ne futurzmat e tij dhe do te shtoja qe Edi Rama qofsha i gabuar po e bene si puna e asaj lopes qe bene qumeshtin dhe ne fund i bie me shkelme!Pyetja qe lind eshte mos valle do te beje rotacionin e pushtetit sipas radhes per ta riçuaar kete vend perseri ne vitet 90 e per te na thene qe nuk eshte faji im por i demografise se kerkuar me ç'do kusht nga ata qe jane mjeshtra ne zhvillimin e ketyre lojrave te pista,siç u veprua me poliagjentin Berishe ku dihet rezultati!Mos valle Shqiperia ka ecur shume perpara e duhet ridjegur perseri.?????Nje zot e di ,jo ai siper por ky poshte!
Doli dhe ky lapangjozi te jape mend Ervin Iljazi qe nuk ka asnje dallim me vellane e mushkave. Po ik bej shurren o bythqire ne kazanin e Henri Çilit?!
Edi Rama është nën efektin (për një kohë shumë të gjatë) të delirit të madhështisë dhe është kthyer në Konsull i vetëshpallur i "Republikës". Prandaj ai vendos si udhëheqës absolut që i di të gjitha. Jo shumë ndryshe nga paraardhësit e tij. Enver Hoxha dhe Sali Berisha. Edhe ai është makiavelist dhe shpërndan qoka për të ruajtur piramidën që ka ngritur. Për Ramën i cili nuk i njeh rregullat e parlamentarizmit nuk ka rëndësi forma e të zgjedhurve. Por besnikëria e vasalëve. Për Shqipërinë nuk bën ndryshim se sa politikanë apo specialistë janë ministrat e Ramës. Nga populli dhe nga rezultati ata janë të gjithë të korruptuar dhe të paaftë.
KOT ,POR KUSH JENI JU QE E VINI NE DYSHIM KETE ZGJEDHJE TE EDI RAMES?????...PROMOVIMI I TE PANJOHIRVE ESHTE POZITIVE...... GJITHEMONE DHE MOS HARRONI SE ASNJE MINISTER NUK MUND TE MBULOJE TE GJITHE PUNEN NE NJE MINISTRI POR JANE KESHILLTARET SEKRETARET ETJ QE NDIHMOJNE,,,,DHE NJE NJERI PUNETOR DHE I MIRE ARRIN REZULTATE KURSE NJE HAJDUT POLITIKAN TA DHJET TE GJITHE PUNEN DHE KJO ESHTE E VERTETUAR........S ESHTE DETYRE E KRYEMINISTRIT TE RUAJE HAJDUTET,PRA .....LERENI NE PUNE TE TIJ........PARLAMENTI MUND TE MOS E MIRATOJE OSE PRESIDENTI NJE MINISTER QE NUK JA MBUSH SYUN ......PASTAJ NUK ESHTE GJEKUNDI E DETYRUESHME TE JETE DEPUTET.........Kushtetuta....
Shume budallenje ka Shqiperia sidomos ata qe i thone vetes analist . Ajo qe nuk kuptoje nga keta kazanxhinje gjitholloge kazanesh kur jane kaq te mencur pse nuk e konkurojne Ramen ne zgjedhje ?
Pushteti ekzekutiv është i ndarë nga pushteti legjislativ dhe ai juridik. ABC-ja e demokracisë.