Koha për të marrë Foltoren!

6 Janar 2024, 16:40Blog TEMA

Koha për të marrë Foltoren!

Nga Dritan Hila

Kur Berisha nisi betejën për të marrë PD-në, një pjesë e ndjekësve të tij kishin shpresën që Berisha po bënte betejën e vetme dhe të fundmen idealiste për hapjen e partisë dhe konkurrencës.

Mendonin se do të ishte një mea culpa e tij për katrahurën që kishte bërë në këtë parti në 30 vjet. Këta ishin idealistët. Të tjerët pretendonin të përdornin Berishën për të larguar Bashën dhe pastaj të largonin edhe vetë Berishën. Këta duhet të kenë pasur turp të thoshin që duam vetëm Berishën.

Gjithsesi sot kanë mundësinë të marrin Foltoren. Berisha është i mbyllur në shtëpi dhe nuk ka ndonjë pasardhës që ta kontrollojë Foltoren. Në këtë mënyrë edhe Foltorja së bashku me partitë e tjera opozitare do të munden të krijojnë një front që të konkurrojë Ramën në zgjedhjet e ardhshme.

Kjo do të krijojë edhe mundësinë për një përkrahje perëndimore për opozitën, dhe……

Në fakt sa më sipër e gjitha është një ëndërr dimri. Asnjë prej atyre që janë aty nuk njeh komandant tjetër veç Saliut dhe asnjëri nuk ka mendim politik. Kjo vërehet si nga qëndrimet publike ashtu edhe nga fjalori. Janë aty me shpresën që në zgjedhjet e reja të marrin ca vota dhe të jenë në zonën fituese. Shpresojnë që budallenjtë mos mbarohen dhe gjithmonë të kenë ca votues.

Fati i opozitës shqiptare është i shënjuar që të shkojë drejt rrudhjes deri në momentin që pushteti i Ramës të bjerë nga mbipesha dhe plakja, por kjo do të kërkojë edhe disa vite të tjera në mos dekadë. Nga kjo do të lindë një pluhurnajë e ngjashme me atë të vitit ‘91 dhe nga shpërthimi i PS-së do të krijohen parti të reja alternative pasi PS-ja mbetet ende e vetmja shkollë e politikanëve të rinj.

Fatkeqësisht PD-ja nuk ia doli të krijonte një shkollë politikanësh dhe ata që janë do ikin bashkë me Saliun pasi kjo është zgjedhja që kanë bërë. PD-ja që kemi njohur ka vdekur. Sa më shpejt ta kuptojnë disa elementë të së djathtës aq më mirë do të jetë pasi duhet mbushur boshllëku që ajo la.

Përndryshe andej nga viti 2037 Rama do të zgjidhet president dhe do të caktojë kryetarët e opozitës. Nuk ka për të qenë ndonjë hata, vetëm se e gjithë historia do të bëhet shumë monotone./dritare.net

8 Komente

  1. P
    PILILIU

    ndoshta nevojtoren ose qenefin e tyre hahahjahaha

    Përgjigjjuni
    1. J
      J

      Te gjthe ata qe shkojn posht dritares se halese se Saliut jan langoj rrugesh qe lehin kot,ose han mut kot.

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Ylli

        I biri kriminelit qe jep mend! Ju "antikomunisteve" te Temes ju sugjeroj te shihni dokumentarin mbi kalvarin e vuajtjeve te grave te huaja martuar ne Shqiperi!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sokoli

          Sot ne Shqiperi nuk eshte problem Berisha E keqja e shqiperise sot eshte Edi Rama dhe kompania e makuteve qe i servilosen nga pas. Sot e keqja e Shqiperise jane taboret d hajduteve te qeverise qe po geryejne buxhetin e shtetit dhe xhepat shqipetareve .Per keto ke gje per te thene shoku Dritan??!!

          Përgjigjjuni
          1. m
            max

            Shume lepires zoti Hila, neveri.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Andi dhe Mehdi Bushati.

              Shikoni punen, (shkrimin) jo gunen. Asnje nga te gjitha fjalet qe shajne Sahalene nuk eshte gabim, kushdo qe i ka shkruar dhe e ka mendjen te shendoshe per ti arsyetuar ato, kurse po te kesh idhull DJALLIN Sahale, edhe debora te duket e zeze.

              Përgjigjjuni
              1. O
                Odisea

                Edhe une kam patur mundesi qe te merja gruan tende Rudina Xhunga e ta qija o miku im Dritan Hila por nuk e bera se kisha respekt per ty duke e konsideruar toke e xanun ndaj puna e foltores varet nga anetaresia e saj dhe jo deshira tende. Ndaj mos u perzje me punet e foltores se je dhe nip sigurimsi e krimineli?!

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Baca A

                  Nga anët tona i themi novojtore, ashtu siç eshte edhe saleh salih komunisti

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje