“Ejani të shkojmë në burg, që të marrim vesh se ç’ndodh në oborr”

5 Janar 2024, 17:15Blog TEMA
“Ejani të shkojmë në burg, që të marrim vesh se

Nga Ardit Rada

Sali Berisha e preu biletën. Do torturohet ca nëpër procese gjyqësore aq sa edhe sikur të dalë pa lagur, do jetë 10 vjet më i plakur nga stresi dhe sorrollatjet. Ky është fati i çdo shqiptari që është përballur me drejtësinë këtu e 31 vite. Ndaj gjithmonë ka jehuar shprehja ‘në gjykata mos pafsh as hasmin’. Është karma që po e godet sot njeriun që e ngriti këtë sistem në daç për nga diktati i “njëshit”, e në daç për të gjithë veset që mbart: Nga korrupsioni, te lidhja e pushtetit me krimin e me radhë. Saliu i sajoi e tani po e shijon çorbën e tij.

Ka një debat ‘parimor’ që rithemeluesit tentojnë të ngrejnë sa nga dritarja e katit më të lartë të pallatatit në rrugën “Mustafa Matohiti” deri te studiot me panelet më banale të mundshme. E pra, hidhet dita ditës teza se ndaj Sali Berishës ka një gjykim politik dhe po përballë këtij pretendimi vërsulen kundërshtarët për të mbrojtur SPAK-un, GJKKO-në dhe gjyqtaret që kanë firmosur ta mbyllin Saliun në shtëpi.

Në fakt, do të doja shumë që të ishte gjyq politik. Ashtu siç do doja që grushti i 6 dhjetori të ishte siç thotë Saliu: I urdhëruar nga Edi Rama. Edhe pse ekspertiza nxori se bëhej fjalë për një akt spontan të një narkomani.

Këto pak dëshira, për t’i treguar këtij individi që sot e mbrojnë një grusht shushunjash të pushtetit të tij që ngjajnë si 40 hajdutët e Ali Babës se karma, në  mos Zoti, të jep grushtin që ke ngritur dikur. S’po i hyj as Gërdecit e as 21 Janarit në këto radhë, sepse duket sikur harrojmë viktimat e mëhershme dhe krimet e themelit.

Nga gazetari Zamir Dule që ka 27 vite i gjymtuar nga dhuna e Berishës, tek Ziso Kristopulli në Ksamil i dhunuar e rrënuar, tek Remzi Hoxha që nuk dihet se ku ‘fle’… Të tre viktima të dhunës politike të Saliut, që sot ankohet për gjykim politik. Të këtij njeriu që dhunuesit që kishte në krye të SHIK, Bashkim Gazideden dhe Arben Sefgjinin, kur u bë sërish ‘nuse’ i veshi me pushtet si drejtorë Arkivash e Tatimesh. Ca për borxhin që u kishte për krimet politike në emër të tij, po aq edhe për karshillëk ndaj atyre që ia dinë këto krime: Popullit dhe Drejtësisë.

Këto kohë, te rruga “Mustafa Matohiti” Rithemelimi mban protestë të përditshme. Kuptohet se do të vijojë derisa të zotët e lokaleve aty të humbin durimin e t’i zënë me hunj ato shoqërues të mbetur të Ali Babës që po u prishin edhe xhiron ditor, pavarësisht ç’u kanë plaçkitur dikur me kostum qeveritari.

Por deri atëherë oborrin do ta mbretërojë Argita që ka hall të trefishtë. Edhe babanë, edhe vëllanë edhe të shoqin përballë drejtësisë alla-amerikane. Përballë asaj drejtësie që na e premtuan rrejtshëm për 31 vite dhe sot kur erdhi çuditen edhe vetë sesi qenka.

Tek “Mbreti Lir” të Shekspirit ka një episod ku thuhet: “Ejani të shkojmë në burg që të marrim vesh se ç’po ndodh në oborr”. Në rastin e Saliut s’ka nevojë të ngjitesh gjer në kat të fundit. Nga ballkoni i shtëpisë-burg duket më qartë se kurrë oborri ku numërohem me gishta ata që s’e duan në qeli.

15 Komente

  1. A
    Analize brilande e z. Ardit Rada.

    Analize prefekt nga z. Ardit Rada... ngjarje e vertete e kemi ndegjuar per z. Ziso Kristopulli dhe i ndjeri. z. Remzi Hoxha ! por jane mbi 3000 Qytetare ...qe jane vrare nga Armet e kermes sali qe hapi Depot ! u shtuan dhe dy vellezerit e ndjere qe u vrane mbreme ! Cfare do poshterisa krime qe ka ndodhur ne shqiperi ! Inisjatore ka qene kerma sali qe te vrase dhe te shuaj djegur shqiperine.. ndersa dis adhjetra njerez akoma e adhurojne nga pjata e supes qe marin si suhqim apo ato pake Euro... qe jua jepe si qen Familia e tije...

    Përgjigjjuni
    1. d
      demokrati

      C’na jepni lajme nga ky psicopat dhe idiotet qe i bejne temena se u bene te merzitshem..

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fcb

        Ja dhe ky e hongri Dubain e Rilindjes per sot.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sllobodanka

          Mos na trembni me burgun se ne nuk perkulemi, do ta kryejme detyren qe na eshte ngarkuar deri ne fund! Edhe mali i Dajtit te dridhet, Sali Vuk Berisha i gjslle nuk lidhet! Do ta bejme burgun vend pelegrinazhi per besniket e sllavizmit ne Ballkan dhe Rusi.

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zigur

            Bastardi serbomalazez ,eshte i ngordhur ..mundohet te shpetoje miliardat...e kopilave te vet ..

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cubel Breca

              Hajdut kriminel vases tradhetar hajdut me cizme dhe gjith te zezat qe I k berr Shwiperis neriton varje ne litar

              Përgjigjjuni
            2. G
              G

              Saliun mos e konsideroni me normal,ai ka qene anormal me kohe,por tani eshte komplet i cmendur,do mbyllur ne Vlore,jo ne shtepi. Puna eshte se po cmend dhe ate grusht njerezish qe i mblidhen posht pallatet.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Daullxhiu

                Plaseni brenda kte mut se qelbi dynjane plehra.

                Përgjigjjuni
                1. r
                  robi

                  diten e shtune shpallet lideri i ri i foltores se vicidolit.Ai eshte krrici i faros me 2 gishta lart.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dhëmbeli

                    Vërtet ! Duhet arrest në burg , sepse edhe dimër po vjen dhe u mjeruan ata të shkretë ! Dikush i pagëzoi “40 hajdutë “ …! I futën tmerrin atyre bisneseve poshtë pallatit ! Do shtojnë rojet …!

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      T

                      Eh mer milet,ky i cmendur ka qeverisur Shqiperine,duhej Amerika qe ta kuptonin dhe ajo pjese e shqiptareve qe kishte iluzione per shpellarin Sali mut Berisha. Saliu dikur na qeveriste sot na zbavit,klloun i persosur.

                      Përgjigjjuni
                      1. J
                        J

                        Ky mut muti ka qene pedagog ne universitet,kjo gerdall primitive ka qeverisur Shqiperine 15 vjet,si mund ti shkohet nga pas nje njeriu qe cfare thot ne mengjes e mohon ne darke?

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Frat

                          Analiza ka nje merite me te madhe sesa realiteti qe komenton. Ajo tregon krimet e piratit qe na hiqet si Papë sot dhe qe nuk duhen harruar kurre sepse ka ende familje qe vuajne pasojat e politikes se tij gjakatare

                          Përgjigjjuni
                          1. V
                            Vrenosi korcar.

                            Shtig Sali permbi shkop Me je bere Donkishot Ti je vrases dhe hajdut Dhe nga goja nxjer vec mut.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Svetllana

                              Autori: "Sali Berisha... Do torturohet ca nëpër procese gjyqësore aq sa edhe sikur të dalë pa lagur, do jetë 10 vjet më i plakur nga stresi dhe sorrollatjet." Jo, o mjerane qe jetoni me iluzione, Sali Vuk Berisha, biri i Vukut dhe dhenderri i Milices, do te dale nga seancat gjyqesore 10 vjet me i ri dhe 10 here me i forte, se ka mbeshtetjen e Serbise dhe Rusise.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje