
Pas pandemisë Covid-19, dyndja e shtetasve të huaj që erdhën në Shqipëri regjistroi një rritje eksponenciale.
Nga 6.4 milionë shtetas të huaj që erdhën në Shqipëri më 2019 (para pandemisë), më 2023 erdhën plot 10 milionë (shihni grafikun shoqërues). Dhe bazuar në një projeksion statistikor që kam ndërtuar në bashkëpunim me specialistin tim IT, këtë vit kjo shifër mund të shkojë deri në 12 milionë!
Me shtimin galopant të vizitorëve të huaj, shtohet edhe probabiliteti i krimeve ndaj tyre. Por në vitet e bumit turistik nuk është shënuar asnjë vrasje e shtetasve të huaj, përveç ndonjë incidenti pa pasoja të rënda.
Madje edhe vdekjet e banorëve shqiptarë nga krimi jashtë familjes pothuaj janë përgjysmuar nga 2019 e këtej – vetëm 34 të tilla u regjistruan më 2023.
Pavarësisht këtij përmirësimi të sigurisë së jetës në vitet e fundit (si për banorët edhe për vizitorët), trupa policore e Policisë së Shtetit duhet të rritet, në pritje të rritjes galopante të turizmit. Nga 2019-ta, numri i punonjësve të policisë është tkurrur me rreth 1500. Të paktën duhet të rikthehet në nivelin e mëparshëm!

*Projeksion statistikor për 2024-ën
Ne cdo 3 metra dy police hajde o te qifja udhet...ky vend budallenjsh ka nevoje uleritese per njerez qe ngasin makinat me rregulla, ka nevoje per vende parkimi, ka nevoje per pasterti sepse te mbysin plehrat si neper qytete si jashte edhe ne vendet ku nuk ka kembe njeriu ketu te mbusin plehrat...
TE korruptuarve te ketij vendi nuk ju intereson asgje as shteti,as pastertia ,as rregulli,ju intereson vetem numri i larte i atyre qe sjellin valuten sepse ne kete menyre mbahet ne kembe ky i ashtuquajtur shtet hajdutesh dhe te korruptuarish qe jetojne jo keq ma ato qe kane shvatur prej 33 vitesh dhe vazhdojne te zhvasin!
Kjo shifer edhe mund te behet e mundur nese kete vt mbajne ne kafaz te mbyllur ne katin e kater "kafshen Sali",ku shume vizitore te huaj do vijne per te pare se si jeton nje kafshe ne katin e katert!
Do beje njeri opozite ne ate vend apo te gjithe me leket e pushtetit....