
Nga Dritan Hila
Tashmë që ka filluar ngujimi i Berishës në apartamentin e tij, ka një tërheqje të mbështetësve të tij, përjashto ata me fanatikët apo nga grupi i deputetëve. Mesa duket askush prej tyre që kanë mbetur nuk arrin ta kuptojë situatën dhe kush e ka me Saliun.
Ja disa mite false që e mbajnë në këmbë ngrehinën e Foltores, e cila përpiqet t’i pompojë me shpresën e mbajtjes së ndjekësve:
1-Saliu po përpiqet të përmbysë bijtë e etërve që po instalojnë komunizmin.
Në fakt kjo është një teori që është harruar me kohë në Perëndim dhe në Shqipëri. Vetëm dritëshkurtët mendojnë se me këtë thënie mund të impresionojnë kundërshtarët. E kundërta do të ishte më e besueshme, pasi udhëheqja është një komunist 25-vjeçar dhe ndjekësit ish-sekretarë të rinisë komuniste. Nëse Berisha do të thoshte që do të rivendosë komunizmin, do kishte më shumë ndjekës pasi është më i besueshëm.
2-Në mos sot, nesër Saliu do të vijë në pushtet.
Saliu dhe ai që do lerë Saliu nga pas nuk do vijnë kurrë në pushtet as vetëm dhe as në koalicion. Janë pak dhe do jenë gjithmonë edhe më pak në të ardhmen duke u katandisur në një forcë të papërfillshme në të ardhmen. Hasmi që kanë është nga ata që siç thonë mirditorët “I lindin meshkujt 20 vjeç”. Ca më shumë që nuk i mbarohen kurrë. Është nga ata që të qepen me bukë në trastë. Me një SHBA e Britani armiqësore dhe BE indiferente me Berishën dhe miqësore me Ramën, qarqet ekstremiste greke nuk mjaftojnë, pasi nuk po nxjerrin dot nga burgu as Belerin, lëre pastaj të ndihmojnë Saliun.
Kush ka dy pare mend në kokë duhet të shikojë mundësinë e hapjes së ndonjë biznesi, nëse nuk e ka hapur. Shteti si mundësi punësimi ka vdekur për militantët. Edhe ata që do të vijnë pas Ramës (me kësmet kur të vijnë), do kenë mundësi të kufizuara vetëm për një kupolë. Kurse kush është në rrethin e ngushtë të Saliut mund të marrë ndonjë gjobë lart e poshtë nga biznesmenë, por kjo edhe për pak kohë.
3-Edi Rama është i interesuar që të mbajë Saliun gjallë.
Kjo është një legjendë urbane që përhapet nga vetë njerëzit e Berishës. Rama nuk është dritëshkurtër që të bëjë “gjasme” me amerikanët, por të ndihmojë Saliun, pasi e di që në një shoqëri të hapur nuk mund të ruajë sekrete dhe aq më pak të ndjekë shembullin dritëshkurtër të Saliut që bëri sikur iku, por caktoi Bashën si marionetë për të dalë në 2013-ën nga dera me shpresë të futej në 2021-shin nga penxherja. Rama e di që politika e hapur është më produktivja me një superfuqi. Ca me shumë që Saliu tashmë nuk vlen një lek në politikë.
Rama i duhet faktorit ndërkombëtar edhe për shumë kohë, së pari që të çrrënjosë trashëgiminë e Berishës dhe t’i japë kohën e nevojshme shoqërisë për krijimin e një opozite të re, e cila ende nuk duket në horizont. Sa do të zgjasë ky proces, është në dorën e shqiptarëve. Dhe kjo para se gjithash nuk nënkupton krijimin e një opozite sa për të thënë, por të një opozite, e cila do të fillojë me pranimin e sjelljes brenda normave civile dhe brenda kornizave ligjore. Duke parë që fryma opozitare është ende ajo e shkollës së Berishës, do na duhet kohë./Dritare.net/
O Dritan kujt i flet.Si kujton se ata nuk I dine keto.Nuk kane rruge tjeter,jo se shpresojne se mund te vijne ne pushtet,por keshtu mund te marin ndonje vend ne parlamentin e ardhshem duke pare se akoma ai ka shumicen ne opozite.Jane drite shkurter,nuk e kuptojne qe gradualisht kjo mbeshtetje do te firoje.
shume i dobet shkrimi. Pse kaq poshte Tema
I biri i xhelatit te Sigurimit te shtetit do na jape keshilla?!! po ti dukesh nga mbiemri qe e ke vec Hile. Ptu te dhjefsha sojin o i biri i xhelatit!
Saktë analiza dhe këshillat, por delirantët pas Saliut i fryn e vetmja ambicie,aty poshtë dritares :Me cilin Romeo tyre do bjerë në dashuri Zhuli -Sali? Kujt do t’ia besoj më shumë atë palo- partinë e tij? Dale- dale kur të fillojnë të shtyjnë njeti- tjetrin se cili prej tyre të jetë më në plan të parë që t’i shohë Saliu nga dritarja. Do hanë njeri - tjetrin dhe Zhulieta do mbetet ps Romeon ! S’keni parë gjë akoma. Do fillojë Thiatro para dritares, kameras aman - aman të Zhulietës - Sali! Me një fjalë Big - brother në qiell të hapur ! Do ketë dhe saze me oi , oi , oi aman, aman. Sehir! Tellalli Trifon( mediat lloj- lloj) do japin prapë xhevap se ç’do të ndodhë…. Prisni dhe shpresoni se mos bien “ ato” të dashit !
Ishte një Amerikë edhe në Vietnam ku për 30 vite luftoi e ndau vendin u vranë me qindra mijëra njerëz dhe u tërhoq,u vendos socializmi,Rusia e Kina.Po ç'ngjau në Kore,po në Irak,po në Aganistan.Për më keq e futi në luftë Ukrainën e cila ka humbur 1/3 e territorit,po vrahet e po masakrohet dhe në fund do humb at territor nëse jo edhe më tepër.Tani e ka radhën Kosova ,me ndihmën e Edi Romës do e tradhton në të mirë të Serbisë.Po a nuk ishte kjo Amerikë që me UDB-en jugosllave për 40 vjet organizoi veprime diverzante për të fut Shqipërinë nën Jugosllavi si republikë të shtat.A janë po politikanët shqiptar që i këndonin Stalini,Mao Ce Dunit,tani Amerikës e po i shkruhen serbi e greku çdo ditë.
Vetem shpellaret shkojne pas kriminelit NON GRATA..
Nuke ka rendsi se sa vete mbeshtesin Berishen rendsi ka qe shumica duan ta shohin brenda hekurave dhe njerzve te tij tju sekuestrohet pasuria, at here drejtsia ka ber punen e duhur dhe populli do qetsohet.
o dritan hilja po kerko nje here te vetme falje per babain tend per kujt i ka sherbyer e sa njerez ka marre ne qafe pastaj merru me ata qe i shkojne berishes mbrapa mos e mbaj mendjen te ata se kane tru me shume se ti kan bindjet e veta shkruaj pak per te ardhmen e zymte te vendit tend shofin boten me sy shqiptaret e bejne krahasimin per ku jeton ti me femijet tuaj nje mbrapambetje totale je pis komunist e ke ne gen
Po kjo pjella e keqe e komunisteve po mbajne njeri tjetrin. Na del edhe si analist i pavarur puthabythi i pafytyre.
O ti bir krimineli , si mer guximin e ju jep mend ti shqiptareve dhe u flet per ameriken kur ytate e ka shar e mallkuar ter jeten ? Mallkuar qoft fara juaj e keqe o komunista te mallkuar par gjith te keqijat qe i kini shkaktuar ketij vendi
Ky ngjan shumë me koqet e kalit