Rruga më e shkurtër për në burg

4 Janar 2024, 17:08Blog Nga Frrok Çupi

Rruga më e shkurtër për në burg

Të gjitha rrugët e çojnë në… Burg. Madje janë bërë shumët për në burg, ndoshta të përjetshëm. Por ky ka zgjedhur rrugën më të shkurtër.


Sali Berishën, njeriun me gradat më të larta shtetërore në vend, Gjykata e ka arrestuar në një apartament diku në anë të rrugës së Elbasanit. Por ai ka hapur dritaren dhe ka thërritur disa njerëz të afërt të tij, atje poshtë në rrugë; atyre u flet me duar e me këmbë çdo padite. (Këmbët nuk i shikohet që nga rruga deri në katin shtatë a tetë ku ndodhet). Interesant: Këmbët.

Ato këmbë me të cilat ka shkelur jetë njerëzish; ka vrarë protestues paqësorë; ka djegur të gjallë njerëz në fabrikat e tij mizore; ka ndjekur Remzi Hoxhën që e zuri në krim, derisa i zhduku edhe eshtrat; ka ndjekur djemtë e Haklajt me urdhrin ‘e dua me vete në Tiranë’; ka sulmuar për vdekje Vlorën dhe mbarë Jugun…, ato këmbë e sollën në arrest shtëpie dhe do ta çojnë në qeli. Shumëkush bën pyetje ‘pse ecën ashtu shtrembër?’. Pesha e krimeve e ka bërë ‘njeriun e gradave të larta’ që të vijë shtremba- shtremba nga këmbët deri te shpatullat.


Çudia është pse vallë po tenton të gjejë rrugën më të shkurtër dhe të shkojë një orë e më parë në burg? Duke thyer ligjet mbi ‘arrestin shtëpiak’ dhe duke hapur krahët në ballkonin lart, patjetër që do të shkojë më shpejt.


Dikush thotë se në një moment do të kthjellohet dhe do të hidhet nga ballkoni…. Se mbase i ka ndierë plagët që i ka shkaktuar njeriut e vendit… Jo, e vetmja kjo nuk mund të jetë e vërtetë.

Po ç’arsye e shtyn për në burg? Nuk e do, vallë, shtëpinë e tij ku familja i është ‘holluar’ dhe ka mbetur vetëm me Lirinë? Kjo mund të bashkohet edhe me idenë se ‘shtëpia e tij’ nuk është më e tij; ajo është sekuestruar nga Ligji si pasuri kriminale.


Apo vallë është bindur Saliu se e pret burg i përjetshëm; dhe për këtë arsye po tenton të mbërrijë sa më shpejt në atë botë ku do të kalojë gjithë jetën e mbetur.

Sot shteti njoftoi se po dërgon në Itali për ekzaminim shkencor plumbin që vrau Aleks Nikën, në 21 Janar. Me këtë akt hapet kutia e vrasjes së katër qytetarëve të pafajshëm në oborrin e kryeministrisë dhe vrasës kryesor është Sali Berisha.

Edhe Gërdeci, ku ky dhe i biri kanë djegur njerëz të gjallë, po përparon drejt së vërtetës… Këtij i duhet të ‘fluturojë’ sa më shpejt nga ballkoni i tij drejt burgut.


Prandaj edhe po i thyen ligjet, urdhrat e Gjykatës dhe po dhunon banorët e lagjes me ulërima e me ndotje.


Kam miq që më thonë se këto nuk janë arsye të vetme.


Mund të jenë arsyet e kundërta. Për shembull mund të mos jetë arsye ‘ndjenja e fajit’, por e kundërta, ‘histeria e mbrojtjes’. Mbrojtja në turmë. Berisha ka nevojë të dëgjojë zëra, edhe si zëra në pyll- zëra pa vlerë. Prandaj ka thërritur ca njerëz të tij, i ka vënë atje poshtë dhe u thotë të bërtasin. Edhe vetë bërtet. Është histeria e mbrojtjes kjo, një nga obsesionet më të rënda.

Apo e ka mbytur sindromi i kujtesës dhe po tenton harresën. I vijnë zëra të mbytur, ndoshta edhe nga bota tjetër. Si një pacient i vetvetes ai po tenton të instalojë harresën, por në fakt po ngjall këto reagime patologjike që po i shikojmë nga toka në ballkonin e tij të katit 7 a 8. Kjo ngjan me vajzën, prototipin që sapo ka rënë në dashuri, por bën çmos që ta largojë atë ndjenjë sepse në shtëpi dergjet i ati i sëmurë.


Idetë e zhvendosura po e mbysin pacientin Sali. Prandaj, ka mundësi që vërtet do t’i japë fund sa më shpejt kësaj gjendjeje dhe të shkojë në burg.


Pas sjelljeve të kundërligjshme, padyshim që Policia do ta çojë me këmbët e tij nga arresti në shtëpi drejt e në burg. Rrugë më e shkurtër se ishte nisur.

14 Komente

  1. G
    Gjeli

    E di fundin nuk ka c fare humbet ishallah e kap ndonje plumb qorr edepzezin

    Përgjigjjuni
    1. T
      Te rroje qe te vuaje....

      Mbase do te ndjeke rrugen e Hajdarit qe dhe pse e kercenonin ta vrisnin majtas e djathtas vazhdonte ne te tijen....gjersa I ngriten permendore...Permendoren kerkon e ky trapi...prandaj s duhet ta kape plumbipor te kalbet si kriminel ordiner. Atij I duhen lidhur e duart e kembet me kemishe force qe mos vritet duke iu shmangur gjykimit.

      Përgjigjjuni
    2. P
      P

      Mileti gallat do Frrok,mire eshte keshtu sic eshte,kush eshte i merzitur te shkoj atje dhe me siguri do i kthehet humori.

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Yildis Pata

        Llulla dhe Çiftelija - Frrok Zogaj dhe Preç Çupi pallohen bythazi ne zyrat e kapterit nga Peqini..

        Përgjigjjuni
      2. T
        Tironsi autokton

        Eh mer Sali i modh je pashazotin,po ja kalon dhe te madhit Skender Sallaku,kot je bere mjek klloun do kishje permasa botnore.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tironsi autokton

          Eh mer Sali i modh je pashazotin,po ja kalon dhe te madhit Skender Sallaku,kot je bere mjek klloun do kishje permasa botnore.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shko

            Sakte..perfekt...si gjithmone Cupi....

            Përgjigjjuni
            1. z
              zeni

              Lajmi fundit SALI RAM BERISHA hidhet nga kati i 8 arsyeja se klubi partizani eshte frika me e vogel qe e pret. hedhjen e beri ne prani te Agron Kuliqit, Sali lushajt mungon Arsen Breqani qe do te denohet me burgim te perjetshem. Bac u kry

              Përgjigjjuni
              1. h
                hila

                o frrok, mos te dhimet aspak, ate qe ai ka ba gjate gjithe jetes duhet ta laje e paguje sipas peshores se drejtesis. ka ba edhe mire atyre zagareve qe i shkojne nga mbrapa, i ka ul nga shpella, i ka ba te pasun etj dhe per ate ajo pakic shpellaresh i shkon te pallati. por te njejte jane, marionetat e tij jan kriminela si ai jane e drejtesija duhet ti shikoje e verifikoj mire per mos me pas ma kesi lloj kriminelash e shpellaresh neper zyrat e shtetit. sali karagjiqi vertet don me shku tek i vellai, sic tha avokati, ato jane pregatit ta presin. por besoj nuk do mundet se ju ka dal sekreti.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Svetllana

                  Kreu i agjentures serbo-ruse ne Shqiperi, biri dhe dhenderri i Serbise, Sali Sheqere Vuk Berisha, nuk del ne dritare t'u beje thirrje shqiptareve qe i ka shkaterruar, djegur, vrare e debuar nga Shqiperia, jo. Ai u ben thirrje politikaneve, diplomateve e agjentureave sekrete serbo-ruse qe ta shpetojne nga SPAK-u. Agjentura ruse ka marrë gjysmën e shtetit të Bosnje-Hercegovinës dhe ka ngritur kampet e saj ushtarake në qendër të Ballkanit Perëndimor. Serbia eshte lidhur me zinxhire ekonomike e ushtarke me Rusine agresore ne Europe. Mali i Zi po ikën, sepse Rusia mori atje qeverinë në 2020, në vitin 2023 mori edhe presidencën, si dhe bën kryetar parlamenti kryeçetnikun serb Mandiç, i cili në 2016 ishte protagonist në grushtin e shtetit ruso-serb në Mal të Zi kundër Natos. Ne vitin 2024 te tjera rubla dhe dinare do te hidhen per te permbysur pushtetin proamerikan dhe proeuropian ne Shqiperi...

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dardan

                    Sali Berisha ёshtё njё Sociopat i lindur (Antisocial personality disorder). Një Sociopat është një person me çrregullime personaliteti që manifeston qëndrime dhe sjellje ekstreme antisociale (ASPD). Disa tipare të një sociopati janë arroganca, manipulimi, mashtrimi, agresioni dhe mungesa e ndjeshmërisë për të tjerët. I verbuar nga lakmia dhe ambicia, Sali Berisha ushtroi pushtetin absolut duke ndjekur shtegun e zakonshëm të të gjithë diktatorëve: shtegun e shtruar me kokalla njerëzish dhe të damkosur me njolla gjaku. Të fiksuar nga ideja se pushteti është gjithçka, këto krijesa anormale rreken ta veshin ndërgjegjen me një besim të rremë, duke bërë çmos ta bindin veten se rruga që ata kanë përzgjedhur është vepra dhe dëshira e një fuqie hyjnore. Ata ndihen të imunizuar nga gjithfarësoj krimesh; kurrfarë tradhtie ose pabesie nuk mund t’i vishet ndërgjegjes së tyre; për ta vetvetja është thjesht e shkoqur “i Përzgjedhuri”, “Mbinjeriu”.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lungara

                      Ja cfare ka prodhuar Sheqerja me ndihmen e PPSH te kriminelit Enver. Ramiz kurva bashke me Xhelil Gjonin ja lane peshqesh Shqiperise. Zinxhir spiunesh Greko-sllav.

                      Përgjigjjuni
                      1. r
                        ramushi

                        O lungara...edhe une jam me ty...por jo Enveri Kriminel , o idjote ! Gjate sundimit te e enverit, jane vrarae rreth 5000, ndersa gjate ketyre 30 viteve Sala- rama , numuri i te vdekurve nga hakmarja, lufta e bandave, aksidenteve etj etj, numuri i te vdekurve shkon rreth 50 mije..Ok ? Apo ke degjuar edhe ti e do te gjendesh ne muhabet kurvash ! Nga 800 mije e beri shqiperine 4 milion...ku jane krimet qe na fantazon zotrote ?

                        Përgjigjjuni
                    2. R
                      Rekomandim

                      Rekomandim: SPAK ta lejoj Qeverine ta shpall fjalimet e Berishs si Atraksion Turistik. Kjo mund te jete nje menyre per ta bere te Dobishem nongratn per Shqiperine. Turistet do kenaqen! Vete Berisha do e kuptoj se ai eshte ende I " cmuar". Nuk do I shkoj mendja per gjera te tilla si arratisje, apo ato qe thua ti or Frrok.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje