
Nga Marko Caka, Nju Jork
Zhvillimet e tre ngjarjeve të fundit në Serbi pra 1) rikthimi i sherbimit ushtarak me rekrutimin i rinisë serbe për gjoja mbrojtje të kufijve ndërkohë që nuk ka ngakush të kërcënohet por më tepër një ringjallje e ushtrisë millivishiane me ndjenja megalomane nacionaliste 2) mos lejimi i ministrit kosovar Svelça të vizitojë shqiptarët e Preshevës ( në këtë rast Kosova duhet të ndjek vetëm politikën e reciprocitetit), si dhe 3) dhunimi dhe helmimi i liderit të partisë republikane serbe për shkak se vajti e vizitoi varrin e herot legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij duke pranuar më në fund publikisht genocidin serb ndaj kosovës dhe duke kerkuar falje po tregojnë qartë se shteti i saj është një plagjiaturë e shtetit mëmë, Rusisë.
Kjo është prova më e madhe për Bashkimi Europian se Serbia nuk është gjë tjetër vecse një Rusi e vogël me fuqi baruti në ballkan e cila përbën rrezikun më të madh jo vetëm për destabiltetin e rajonit por edhe për Europën në tërësi.
Ashtu si në Rusi ku siguria e cdo qytetari rus vihet në rrezik me anë të mekanizmave të KGB-së nëse i del kundra regjimit të Putinit të vret, e njëjta gjë ndodh në Serbi nëse një qytetar serb pronon realitetin ndaj Kosovës jeta e tij është në rrezik nga mekanizmat e sherbimit të saj sekret që po tregojnë qartë se shteti është i kapur nga bandat qeverisëse dhe grupe të caktuara të errëta që kontrollojnë ligjet e vendit dhe mospërfillës të ligjeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Prandaj tani është koha nga ana Bashkimit Europian për të dalë në mbrotje të Kosovës (që për qudi i ka vën sanksione ) dhe për të vepruar ndaj Serbisë jo vetëm për ta dënuar por edhe për ti treguar forcën e saj se cdo veprim i saj kundra Kosovës do marrë përgjigjen e menjehershme të ndërhyrjes së forcave të Natos si e vetmja garanci në mbrojtjen e kufinjve dhe të integritetit të Kosovës. Kosova është një shtet ligjitim e cila që nga pavarsia e saj e ka treguar orientimin e saj drejt perëndimit me ndërtimin e konsoludimin e instucioneve të saj demokratike që është e vetmja rrugë që garanton të drejtën e të gjithë shtetasve të saj për të jetuar në paqe e harmoni ndër etnike. Kosova nuk duhet aspak të negociojë me palën Serbe derisa kjo e fundit të kërkojë falje, që nga politikanët deri tek qytetari i fundit i saj ashtu siq e mori guximin lideri republikan serb,Nikola Sanduloviç ,që ndjeu përgjegjësinë jo vetëm si politikan por si qytetar i thjeshtë që jeton me njollën e zezë të parardhësve të tij dhe të ithtarëve të tyre me mbeturina nacionaliste.
Kot e ke, s'ka kush e çkapë Ramën nga Vučić!
Kjo eshte e vertete .
Shume mire e thua ti po na kane qelluar fqinje te liq. Ata historikisht kane jetuar duke marre teritoret tona dhe duke pretenduar se kosova eshte serbia. Ceshtja shqiptare nuk ka pasur ditë me te mira. Po jetojme kohen tone. Na duhet force, vendosmeri dhe bashkim kunder tyre.
e vertete .serbia eshte nje rusi e vogel por ,ka gjithmone nje por ,se shqiperia eshte nje amerike jo e vogel .prandaj serbia te jete cfare te doje sa kohe qe ne jemi AMERIKE ,AMERIKE.
Bravo !
Ne radhe te pare duhet qe populli i Kosoves te zgjedhe qeverises te mencur jo aventuriere si Albin Kurtin, qe po e con ne lufte me Serbine..
E verteta eshte dukur qe shpejte dhe sot ne Kosove. Ne luften e dyte boterore ata ju bashkuan Hitlerit, tani kane rrethuar Albin Kurtin si idhetar, keshtu qe ato thirrmat dhe pasthirrmat kombtare jane plastike ne balte. Kete e verteton dhe akademiku kosovar Nexhmedin Spahiu dhe shume te tjere hoxhe e prifterinj kosovar. Prandaj me kujdes duhet nga kosovaret se nga serbet. Kosovaret bashkepunojne dhe me shtetin paralel ne Tirane dhe me shtetin ne Beograd dhe hajde gjeju rrenjet, vetem ato qe duken. Albin Kurti qe burgosi dhe do te vdes ata qe moren persiper barren e çlirimit te Kosoves nen udheheqjen e NATO-s. Dhe me kete katrhure qe ka bota sot, rrezikshmeria e Kosoves eshte e madhe, megjithese ata e flasin serbishten me mire se shqipen. Shqiperine gjoja e pastroi Enver Hoxha per 45 vjet nga agjentura te ndryshme dhe ja tek doli Sali Berisha me kompani qe na qenkesh futur ne çitjanet e Sheqeres , ndersa Kosova eshte pjese e agjenturave dhe vazhdon te jete e tille me shume sot se ka hyre euro dhe dollari e rubla. Gezuar vitin e ri ne keto kushte deri ne vdekje !
KUPTOJENI O MARKO SE SERBET NE SHUMICE ABSOLUTE JANE SHQIPETARET ORTODOKSE DHE NUK JANE ARMIQ PER KOSOVARET .....INFLUENCA E KISHES ORTODOKSE RUSE PADYSHIM ESHTE E MADHE SIC ESHTE E FESE MYSLIMANE NE KOSOVE ......PO CDO BEJME DO SHPALLIM LUFTE JO KJO NA CON ME TEJ NE LUFTE.........AHERE VETEM PAQE DUHET TE KERKOJME. VETEM FEJA NUK DUHET PRANUAR TE NDERHYJE ...FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPETARIA....LUFTA TE CON VETEM NE LUFTE ME PIRGJE KUFOMASH DHE VETEM MES SHQIPETARESH.........PRANIMI NGA SHUME PERSON SE KANE PREJARDHJE SHQIPETARET DUHET TE NA NDERGJEGJESOJE PER TE PROMOVUAR PAQEN MES NESH ORTODOKSE,MYSLIMANE E KATOLIKE , PRA KUSH ESHTE SHQIPETAR NUK I PERKET ASNJE FEJE ME PERPARA SE SA SHQIPETARISE ,ME MBRAPA PO MUND TE JESHE I KUJTDO FEJE...........
Ti mund ta kërkosh paqën por Serbia synon zhdukjen e shqiptarëve! Do qëndrosh duarkryq kur të sulmojnë me ushtri? Ti mund të mos merresh me serbët dhe Serbinë por ata merren me ty!
Ngjarjet e ardhshme do ta komprometojnë rëndë politikën e Edi Ramës ndaj Serbisë dhe "miqësinë" e tij me Vučić-in!
Te jesh trap fare o Piro. Kush te ka qelluar fqinje ty o gabel. 1100 vjet Perandori Greke e Bizantit me qender Kostantino-polisin. Polis kjo ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos i lindur ne Nausa (sot Nishi i Serbise). Pas Asaj 500 vjet Perandori Osmane. Nuk e kupton ty qe je nje Pashallek i krijuar (criate angl) nga Fuqite e Medha Imperialiste per conflikte dhe Interesat e tyre? Idiot.
KUNDËR MALLKIMIT TË GJUHËS SHQIPE Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi