Trump ante portas...

9 Janar 2024, 14:15Blog Nga Kristaq Xharo

Trump ante portas...

Titulli “Trump ante portas” i referohet një trajte alegorike të shprehjes latine "Hannibal ante portas", që e shqipëruar është "Hannibali para dyerve". Hannibali, një gjeneral i lashtë kartagjenas, udhëhoqi ushtrinë e tij në Luftën e Dytë Punike (218-201 p.e.s.), me një marshim të paimagjinueshëm mbi Alpe për të sulmuar Romën. Për çfarë ndodhi me pas me perandorinë romake edhe Hanibalin i takon historisë…por e sjell në ditët tona, shprehja paralajmëron një realitet seriozisht shqetësues, të rrezikshëm apo edhe të frikshëm. Trump tashmë ndodhet përpara dyerve të Shtëpisë së Bardhë dhe situatës tronditëse të sigurisë i shtohet edhe një tjetër dilemë e madhe. Në këtë kontekst, tre çështje afrohen në këtë opinion: ku po shkon bota; a e turbullon Trump edhe më shumë këtë botë; dhe dilemat e një vendi të vogël në një rend botëror të çoroditur.


‘Trump ante portas’, jo thjesht si person, por më tepër si tendencë dhe lëvizje sfiduese për këto kohë të turbullta. Në perëndim, ardhja e Trump dhe pasojat e mundshme janë kthyer në temë e ditës jo vetëm për median, por më tepër për politikën. Besohet se do të lëkundet edhe boshti i gjeopolitikës i fuqive të mëdha.me ardhjen e Trump? Duke ndjekur fushatën e ashpër të ish presidentit ndjehet që shumë pak ka ndryshuar nga Trump 1.0. Slogani i famshëm “Make America Great Again” nuk sfidon vetëm politikën amerikane, por gjithë perëndimin, fuqitë e mëdha, shtetet e vegjël dhe kolonat ku mbështetet siguria dhe rendi politik: NATO dhe BE.

Në një artikull të mediumit amerikan Politico me titull ‘Can Europe survive Trump 2.0 ?’ afron një analizë mbështetur edhe nga opinione të politikanëve të lartë amerikanë e europianë, për sfidat që mund të shoqërojnë rizgjedhjen e Trump në Shtëpinë e Bardhë. E përbashkëta mbetet vlerësimi i kësaj ngjarje si një skenar makthi për evropianët... Trump i vetnjohur si ‘një gjeni konstant’ ndaj mbetet e dyshimtë nëse ai ishte serioz apo ‘luajti’ vërtet me idenë e tërheqjes nga NATO, apo kur e cilësoi Bashkimin Evropian një "foe" – ‘armik’ dhe Brukselin, selinë e institucioneve të bllokut, një vend "ferri"? Atëherë ishte 2018, dhe sipas Bolton, ky kurs veprimi u devijua vetëm falë ndërhyrjes së personaliteteve të larta në kabinetin Trump e jo tërheqjes së tij. Këtë e bëri Jim Mattis, John Kelly, Rex Tillerson, Mike Pompeo dhe madje edhe Mike Pence thotë më tej Bolton. Por, nëse rizgjidhet, tashmë duket e vështirë, në mos e pamundur, që Trump të ftojë figura të tilla kaq të fuqishme në kabinetin e tij... kur me të gjithë, ai, thuajse, i ndau rrugët.

Analistët e sigurisë, që shohin ‘ Trump ante portas’ debatojnë për një skenar me pamje të frikshme e gati alarmante për NATO-n, ku në mungesë të lidershipit strategjik i SHBA-së, vendet evropiane do të përballeshin me çështje që duket se shkojnë përtej kapaciteteve të tyre të fuqisë : si do të riorganizohej aleanca e sigurisë; cili do të mund të ishte në krye; e nëse do të mund të vazhdojë të ekzistojë NATO? E më tej, a do të bënin sakrifica vendet evropiane ndaj modelit të tyre të mirëqenies sociale për të alokuar shpenzime shumë më të larta për mbrojtjen? A do të ketë fuqi amendamenti i propozuar nga senatori demokrat Tim Kaine dhe senatori republikan Marco Rubio për të shmangur një largim nga NATO? Vështirë sepse, shqetësimit i shtohet ndjenja, se një Trump i rizgjedhur mund të ndihet shumë më i fuqishëm, i pathyeshëm e i pakritikueshëm. Nëse asnjë nga akuzat penale nuk e pengojnë atë të hyjë në Shtëpinë e Bardhë pse duhet ai të ndjejë ndonjë kufizim në sjelljen e tij.


Si po e rigjen Trump botën? – Duket se shtetet po përgatiten për luftë...A do ta shmang Trumpi një tjetër Lufte e Madhe? Termi ‘Luftë e Madhe’ u përdor për herë të parë për Luftën e Parë Botërore, si një luftë që do tu jepte fund të gjitha luftërave. Por, dihet si filloi e përfundoi. Për shumë politikanë perëndimor edhe studiues mjedisi aktual i sigurisë duket se i përngjan frikshëm kësaj lufte, më tepër edhe se atyre, që erdhën më pas, Luftës së Dytë dhe Luftës së Ftohtë. Edhe pse politologu dhe studiuesi amerikan Francis Fukuyama në librin e tij “Fundi i historisë dhe njeriu i fundit” besonte për triumfin e demokracisë dhe të rendit të ri botëror, kjo nuk do të ndodhte. As ajo që Tomas Friedman në mënyrë metaforike do të shprehej se ‘...midis dy vende që kanë McDonald nuk ka luftë...’ u rrëzua po aq shpejt...

Në këtë kontekst, 5 vjet më parë, në shtator 2018, kancelarja Merkel i kërkoi kabinetit të saj, por edhe parlamentit të lexojnë librin “Somnambulët: si shkoi Evropa në luftë më 1914”, një libër, që analizon situatën dhe shkaqet e Luftës së Parë Botërore dhe dështimet politike që kontribuuan në atë katastrofë. Më tej, kancelarja sugjeroi se situata e sotme ka më shumë ngjashmëri me Evropën e viteve 1914 – 1918, krahasuar me ndonjë periudhë tjetër tensioni në këto 100 vite.
Autori i këtij libri, Christopher Munro Clark, ndërsa bën një analizë të nivelit makro për zhvillimet ndërkombëtare, nuk harron asnjëherë të theksoj se më tepër ndikuan zhvillimet e brendshme dhe dështimet politike, ato që çuan në katastrofën e Luftës së Parë.

Merkel beson që ngjasimet midis periudhave lidhen multipolaritetin gjeopolitik, me prishjen e balancave të fuqisë, me rritjen e nacionalizmit populist, shoqëruar me kriza sfidonte migruese mjedisore dhe financiare si parakushte që krijonin premisa për një konflikt botëror, ndoshta edhe fundin e një epoke. Kur bëhej ky krahasim, ende nuk kishin ndodhur lufta e Rusisë në Ukrainë, apo edhe Gaza për të cilat jo pak personalitete deri te papa i Romës, nuk ngurojnë ti cilësojnë si ‘hyrje’ në Luftën e Tretë. Sigurisht, që kjo situatë është një goditje çoroditëse për dishepujt e ‘paqes kantiane’, apo paqes së përjetshme që Emanuel Kant do ti afronte si model për librin e tij ‘Zum ewigen Frieden’.

Mbijetesa e vendeve të vegjël. Më tepër se të mëdhenjtë europianë, të turbulluar për ardhjen e Trump dhe të ardhmen e NATO-s janë vendet e vegjël, të cilët përbëjnë shumicën e aleancës me rreth 20 nga 31 anëtarë. Ato e shohin bashkimin me këtë aleancë si një strategji për të ruajtur dhe promovuar sovranitetin dhe interesat e tyre kombëtare. Nuk është bast, se përsa kohë do të jetë NATO, edhe vendet e vogla do të kenë garancinë e sigurisë dhe mbijetesës. Por, historia ka treguar se një ditë edhe perandoritë edhe aleancat e mëdha bien e jetojnë më pak se kombet. Milan Kundera në ‘Tragjedia e vendeve të Evropës Qendrore’ thotë se "Kombi i vogël është ai komb ekzistenca e të cilit mund të vihet në pikëpyetje në çdo moment ... dhe ai është i ndërgjegjshëm për këtë. " Prandaj kombet ndërtojnë strategji edhe për një ditë të tillë duke menduar për të ardhmen, por duket se e ardhmja është tani...


Vendit tonë për mbijetesë i kërkohet të ndjek një strategji të ‘madhe’ ndryshe ‘grand strategy’ në respekt të tre alternativave, që qartas e paraqet David Mitran: e neutralitetit; e bashkimit në aleanca të fuqishme dhe e partnershipit strategjik. Ne në 100 vite kemi pasur mundësinë historike ti përjetojmë të tre këto alternativa.

Neutraliteti, megjithëse duket edhe më joshës, për shkak të përvojës tragjike devijon nga prirja për zgjedhje. Edhe për dy alternativat e tjera kemi marrë mësime që dihen... Në këtë kontekst, edhe pse vlerësohet, se vendi ynë ndodhet në pozicionin e tij natyral në aleancë, por edhe me partner strategjik, që historikisht i motivojnë mbijetesën, kjo nuk e zvogëlon nevojën që si shtet e si komb të rivlerësojmë e të rrisim kapacitetet tona të fuqisë si ‘të fortë’ po aq edhe ‘të butë’.


* Kristaq Xharo: Prof. Dr. Lektor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Universitetin Europian të Tiranës

10 Komente

  1. A
    Arianiti

    Trumpi eshte ndeshkimi i zotit per gjith pislliqet qe jane bere keto 50 vjet nga politikanet qe kane shitur cdo gje. Njerezit jane lodhur. Ardhja e tij eshte e pashmangshme. E kush merret me rrockelliqe jo ka fjet me femra etj etj nuk e kupton rrjedhen historike. Edhe Mbreti David ishte nje horr qe i vrau te gjith, por sot mbahet nje nga shtyllat e popullit Hebraik, po ashtu dhe Charlemagne etj. Rri profesor ne kulltuk, enjoy the show se ardhja e Trumpit do sjelli nje catharsis ne perendimin e degjeneruar nga politika sataniste e vetquajtur liberale.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shmil Pollogasi

      ARIANIT! TRAMP TRAPI, është FUNDI i Perëndimit. Historia do na mësojë se ne PASKESHIM QENË të RRJESHTUAR GABIMISHT dhe do "thellojmë studimet" Për Huazimet Sllave në shqipen dhe se shqipja është sllavishtja eme disa relikte gjuhësh të tjera. Mos e përjetofsha! Po, kjo është fatkeqësia TRAP.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shmil Pollogasi

        SA HERË që EVROPA po JARGËSOHET, pellgjet e gjakut zgjerohen e thellohen - Ukraina e Mjerë, ukrainasit e therorizuar! Një ushtarak i lartë dje, 8 janar 2024, paralajmëroi suedezët- Suedinë: Gadituni për LUFTË!, titulli në botimet e mëvonshme u "eufeminizuan": Po i vie fundi klimës së REHATISË në të cilën patëm jetuar. Cka demonstron vëllau i i vëllaut të Ramës së jarguar kur sulmon 3 shqiptarët. Lufta jonë jeni JU - shqiptarët. Cka ka ai ambasadori amerikan që gërgatet! Është koha e mprehjes së shpatave dhe fundi i jargavitjes me mirësjellje ndaj së keqes e chemberlenizmit.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Piro

          Tramp eshte fuqise e pakufishme e individit, qe rremben pushtetin, shmang rregullat dhe qeveris sipas egos se vet.

          Përgjigjjuni
          1. S
            SKENDERBEU

            QE ERA E LUFTES PO FRYN SHUME ME NDRYSHE SE KOHE ME PARE KJO MERRET VESH DHE NGA EKULIBRAT E BRISHTE DHE JO AQ SOLIDE SA DUHET E THUHET NE EVROPE E PERTEJ SAJ. LUFTA E RUSISE NE UKRAINE KA NXJERRE NE PAH SOLIDARITETIN DHE RUAJTJEN E STATUKUOSE BRENDA BASHKIMIT EVROPIAN POR EDHE TE NATOS.KJO STATUKUO NUK DO TE VAZHDOJE KESHTU PERSA KOHE DO TE MUNGONTE MBESHTETJA NE AKSIN KRYESOR TE EKULIBRIT BOTEROR SIC ESHTE SHBA. NESE NE SHBA DO TE TRIUMFOJE DOKTRINA TRUMP ATEHERE MJERE EVROPA.KJO PARASEGJITHASH SE EKULIBRAT DO TE NDRYSHOJNE NE MENYRE DRASTIKE SHUME SHPEJT DHE SHUME KEQ. TE GJITHE PO PRESIN ZGJEDHJET NE SHBA. EDHE NEN PRESIDENTIN BIDEN DISA LIDERE TE BE APO VENDE TE NDRYSHME NE EVROPE NUK PO E MBESHTESIN FUQIMISHT UKRAINEN OSE PO TREGOHEN JO AQ LUFTARAKE KUNDER RUSISE. ESHTE INTERESI EVROPES TA MBESHTESE UKRAINEN AQ SA ESHTE INTERESI PO I SAJ TE FITOJNE DEMOKRATET E AMERIKES. TE LEKUNDURIT DHE ATA QE NUK E SHOHIN SI DUHET ROLIN JETIK TE SHBA NE BOTE APO E REDUKTOJNE ATE NGA INTERESA TE TJERA JANE TE GATSHEM TE HIDHEN NE KRAHET E ARIUT RUS MJAFTON NJE SHKENDIJE NDRYSHE NGA POLITIKA AMERIKANE.POR KJO ESHTE NJE POLITIKE DRITE SHKURTER. DHE KETA MEZI PRESIN QE TE FITOJE TRUMP NE AMERIKE. PO CFARE NDODH ME PAS ? ME PAS DIHET SE SHTETET E FUQISHME EVROPIANE SADO TE FUQISHME NUK MUND TA MBAJNE DOT TE VETME MBI SHPATULLAT E TYRE PESHEN E LUFTES NE UKRAINE. "DIVIDA E DIMPERA" - KJO DEVIZE DO BEJE TE MUNDUR TI JAPE RUSISE SA FRYMEMARRJE AQ EDHE KRAH NE LUFTEN E SAJ PER RIVENDOSJEN E HEGJEMONISE PROSOVJETIKE STALINISTE. DUKE U SHPERPJESETUAR PERGJEGJESIA DHE SITUATA MENDOJ SE UKRAINA DHE JO VETEM DO TE HUMBISTE SOVRANITETIN E SAJ NE MOS NE TE GJITHE TERITORIN NE PJESEN DERMUESE.POPULLI MARTIR UKRAINAS DO TE CFILITEJ NE MESHIREN RUSE PER MBIJETESE. PO SHTETET E TJERA ? PO SHQIPERIA ? PATJETER QE NE KRIZEN QE DO TE PERFSHINTE NATON DHE DETYRIMET E SAJ EDHE SHQIPERIA DO TE GJENDEJ JO MIRE NE KETE DISEKILIBER GLOBAL. SOT ME SHUME SE KURRE NE SHQIPERI QEVERITARET DHE POLITIKANET E PARLAMENTIT DUHET TE KTHEJNE SYTE NGA MBROJTJA DHE STRATEGJIA LARGPAMESE PER TE MBROJTUR INTERESAT MBARE SHQIPTARE. NE NJE KENDVESHTRIM TE THJESHTE MUND TE THEMI SE E KEQJA E VETME QE PRESIM NE CDO LLOJ SITUATE ESHTE PROBLEMI SERBI - KOSOVE.SHQIPERIA NE CDO LLOJ SITUATE QE MUND TE KRIJOHET NUK DO TE RRIJE DUARKEYQ DHE DO TE FUTET NE MBROJTJE TE VELLEZERVE KOSOVARE. FORCIMI I ALEANCES MES DY VENDEVE ITALI - SHQIPERI PER INTERESA QE DIHEN DO TE ISHTE SHUME KUPTIMPLOTE DHE DO TE FORCONTE EKULIBRAT PER PAQE NE RAJONIN E BALLKANIT SI RRJEDHOJE DHE PER VENDIN TONE. NUK BESOJ SE NDONJE E KEQE E MADHE MUND TE VIJE NGA GREQIA PASI EDHE AJO DO TE DIJE TI PERLLOGARISE MIRE POR DHE DO TI DUHET TI VERE GISHTIN KOKES NESE CMENDET DUKE KRISUR RAPORTET E DERITANISHME DHE NESE NDERMERR NDONJE INKURSION NDAJ NESH PER RIVENDIKIME NEPERMJET JUSTIFIKIMEVE GREKE TE VORIOEPIRIT. SIC DUKET I VETMI PROBLEM MBETET AI SERB. NE REVANSHIN QE SERBET MUNSD TE NDERMARRIN NDAJ KOSOVES DUHET TA MENDOJNE MIRE FAKTORIN SHQIPTAR NE RAJON PERFSHI ALEANCAT E TJERA QE NUK DO TE MUND TE ZBEHEN EDHE PSE EKULIBRAT E BOTES MUND TE NDRYSHOJNE. GJITHSESI SHQIPERIA DUHET TE SHOHE ME PERPARESI FORCIMIN E MBROJTJES SE VET. DUHEN PARE SERIOZISHT QE JO PAK VENDE PERENDIMORE KANE RIVENDOSUR SHERBIMIN E DETYRUESHM USHTARAK. NGRITJA E KAPACITETEVE LUFTARAKE MBROJTESE POR DHE SULMUESE JANE JETIKE PER NE.SEPSE PERTEJ ALEANCAVE JEMI NE ATA QE DO TI DALIM ZOT VENDIT. FJALA E URTE SE "NUK MBAHET SHTEPIA ME MIELL HUA" KA TEPER KUPTIM NE KETO RASTE. NESE NE KOHE ME TE ACARUAR KRIZASH NDERKOMBETARE TENSIONET RAJONALE DO TE COJNE APO PROVOKOJNE EDHE NE BALLKAN TENSIONIE APO INKURSIONE TE CAKTUARA JEMI NE ATA QE DO TE SHKREPIM TE PARET PER TU MBROJTUAR NGA PROVOKATORET APO PUSHTUESIT E TROJEVE MBAREKOMBETARE. NE KETE KUADER VENDIT TONE I TAKON TE VERE NE LEVIZJE INSTRUMENTE FLEKSIBEL QE DO TI SHERBENIN CDO SITUATE NE VECNTI NE KRAHUN VERIOR DHE VERILINDOR TE VENDIT.. KETU BEHET FJALE PER FORCA REZERVE TE GATSHME NE CDO KOHE E MOMENT. DUKET SIKUR I KA IKUR VAKTI FJALES VIGJILENCE E GATISHMERI POR RENDESIA E TYRE ESHTE ME ME VLERE SE KURRE SOT NE KETO LLOJ KRIZASH QE JANE NDEZUR APO PRITET TE NDIZEN NGA MOMENTI NE MOMENT DHE KU SHQIPERIA NUK ESHTE E PRIVUAR PERKUNDRAZI E LLOGARISIN SI KAFSHATE TE LEHTE NDAJ DHE MUND TE BEHEMI PJESE E TEATRIT TE NESERM.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bureto

              Për @Skënderbeun dhe të tjerë! Edhe pse në komentet tuaja mund të keni mendime të vyera, për shkak se shkruani me gërma të mëdha, ai koment, sidomos kur është dhe i gjatë si ky, nuk mund të lexohet. Atëhere për kë shkruani?! Gjuha shqipe mësohet qysh në fillore dhe kjo nuk shkruhet me gërma të mëdha përveç emrave të përveçëm, kur fillohet fjalia dhe në ndonjë rast tjetër siç ato përcaktohen në "Fjalorin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe". Në këtë kuadër po shtoj se këto lloj shkrimesh a komentesh nga mediat e shkruara ndoshta nuk do duheshin lejuar fare.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sh, Pollogasi

                Bureto! Nxënësve iu shpjegojmë se kur do hartojnë një punim mendor serioz, për një publik më të madh, ahere lejohet që mendimet, sintagmat, noconet, faktet, tipizimet vendore (plotësorët e ndryshëm) që duhet të zënë një vend spikatës e përqendrues në ligjëratë i shënojmë me forma "marketingu". Por, po të shkruhet gjithë teksti me shkronja të mëdha, efekti ëshë "antimarketing" dhe unë, personalisht, ndoshta pa të drejtë, nga aspekti i konsumimit të një informacioni ndoshta me vlerë, nuk gjej motiv psikik të lexoj një tekst të kësaj forme. Mirëpo, këto tekstet tona e të shkruarit brenda ca minutash një reflektim, kanë brishtësi. Kryesorja - të qajmë një hall e të kuptohemi pa keqkuptime. Me respekt!

                Përgjigjjuni
              2. M
                Martin

                Ne nje koment online qe une bera ketu ne Amerike, une e krahasova Trump-in me Bin Ladenin. Nese Bin Laden e goditi shtetin e pare dhe me te madh demokrtik te botes ne zemer, ne New York, Donald Trump e godit ne tru, ne Capitol, ne Washington. Prej asaj dite mediat online me ben Bllock. Quo Vadis America?!

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Filozofi pa tru

                  Nuk ishte faji i Trampit qe Merkel nuk paguante 2 perqintshin e kontributit per NATO-on. Trampi i tha ne sy se ne kohen qe nuk paguan detyrimet per NATO-on, ti lith marreveshjen per energjine me rusin...Pikerisht per kete arsye Trampi(Trapi) kercenoi per prishjen e ketij sistemi boteror(perfshire NATO dhe OKB)...Keto i them sa per kujtes...Me sa duket edhe njeriu nuk eshte qenie e persosur, por mendon se eshte. Fatkeqesia me e madhe eshte se Trampi mendon se eshte me i miri ne kete bote. Po keshtu edhe Putini mendon se eshte "lojtari me i mire ne shah"...ai tjetri kinezi mendon se eshte dredharaku me i math dhe po ve ne sherr "boten e aljeneve". Ai mendon se toka i perket popullit kinez...E vetmja shprese mbetet frika...

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gostivarasi

                    Dy - 2 - përqindëshi është realitet i hipokritëve evropianë, por TRAPI TRAMP duhet të forcojë segmentin e kulturës autentike perëndimore, asaj vetëdijeje nga rreziku i frymës shoveniste ruse, ku nuk bën pjesë Rusia perëndimore e Kozirevit, e Navalnit e miliona të tjerë rusë, por në pakicë. Si Amerika tramp, biden, obama e tdhe Evropa gjermane, franceze (përjashto atë angleze) - në vend që të fokusojë mendjen e resurset e përgjithshme në një plan më afatgjatë e të stimulojë e forcojë frymën e kulturës evropiane pozitive, perëndimi "pragmatik" i dekadave të afërta, i vardisej Patinit e aktualisht Vucicit e shovenizmit serb. Rezultati skandaloz. Vija e antishovenizmit rusoserb në Ilri dihet më tash e mbi një shekull e gjysmë dhe kjo digë dëmtohet duke bërë llogari me koeficiente të gabuara. Kthehemi tek ne: Para tre dekadash, Kisingeri i Amerikës iu tha përfaqësuesve diplomatkë të shtetit londinez shqiptar: A ju bie ndër mend juve NDONJËHERË se më shumë se gjysmën e popullit e të territorit kombëtar e keni jashta territorit shtetëror! Po, thanë, me gjysmë goje diplomatët tanë, por presim të integrohemi në Evropë (utopia HALE e së majtës shqiptare) dhe ahere Evropa do na tregojë bërrylin e do forcojë kultivimin e ndjenjës së të qenurit i sunduar e përcmuar, si e kanë katandisur sot BDI-stët e integrimit në diskriminim shumicën e popullatës shqiptare në Shqipërinë londore - FYROM. Ky koncept kissingerian gati se është flakur në Perëndim, ndërsa bdi-stët titistë ftohen në studiot e Tiranës dhe nderohen për suksesin e tyre në amortizimin e të drejtës universale se populli vendos vetë format e ardhmërinë brenda një terrotori real kombëtar, pa atributet i Madh, se atributi minimalist është bërë pjesë e kulturës politike të përditshme shqiptare. Sindroma BDI e FYROMIT, disfatizmi e diskriminimi si sukses ëshë mall konsumi të përditshëm.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje