A do të kishin shpëtuar të gjithë po të kishin qenë shqiptarë?

11 Janar 2024, 17:52Blog TEMA
A do të kishin shpëtuar të gjithë po të kishin

Nga Ruben Avxhiu

Pak ditë më parë, dy aeroplanë, që po lëviznin nëpër Aeroportin e Hanedës, u përplasën në Japoni. Njëri prej tyre i mbushur me udhëtarë. Më bëri përshtypje që megjithë situatën me protencial katatrofik që të gjithë 367 pasagjerët dhe 12 anëtarët e ekuipazhit, arritën të gjithë të shpëtojnë.

Avioni si mund ta shihni nga fotografia poshtë përfundoi shkrumb e hi.

A do të kishin shpëtuar të gjithë po të kishin qenë shqiptarë? Shpresoj që po, druaj që jo.

Teorikisht, një avion mund të evakuohet brenda 90 sekondave. Në praktikë, duhet shumë më tepër. Kush është mënyra më e shpejtë për ta zbrazur avionin? Pa dyshim ndjekja e udhëzimeve, sidomos respektimi i radhës. Njerëzit duhet të dalin sipas numrit të radhës ku janë ulur.

Nëse të gjithë përpiqen të dalin përpara njëri-tjetrit, nëse ngrihen të gjithë në këmbë dhe përpiqen të marrin njëkohësisht valixhet, dalja vetëm sa zgjat e procesi vonohet.

E bëj pyetjen më lart, nga që nuk ka pasur udhëtim me avion kur të mos kem parë bashkatdhetarët e mi që injorojnë udhëzimin e stjuardesave në fund të fluturimit. Vuajmë mesa duket nga virusi i padurimit. Jemi të gjithë kapitenë. Sa më me edukatë që të na flasësh aq më shumë të injorojmë. Na duket se vetëm idioti rri ulur dhe pret radhën.

Në fund, rezultati i zakonshëm është vonesa e të gjithëve. Autobusi që të çon në terminal nuk niset pa dalë të gjithë udhëtarët. Mirëpo, asgjë nuk e ndalon garën që ekziston vetëm në kokën tonë, që na shtyn të injorojmë rregullat e të rebelohemi. Sigurisht, kjo ndodh aty ku nuk duhet jemi të rebelë. Në të kundërt, kur nevojitet vërtet protesta e shtylla kurrizore jemi zakonisht makarona të zbutura nga uji i nxehtë.

Në raste më pak të rrezikshme, ngrija në këmbë pa lejen e pilotit, mund të shkaktojë dëme fizike, nëse avioni bën një lëvizje të papritur.

Në momente si incidenti në Aeroportin Haneda të Tokios, kjo lloj sjellje do të kishte shkaktuar vdekje njerëzish. Shpërthimi dhe djegia masive pritej nga minuta në minutë. Për fat të mirë, pavarësisht prej situatës së pabesueshme, qetësia fitoi mbi panikun, rregulli mbi mosbindjen, solidariteti qytetar mbi agresivitetin dhe paturpësinë individuale.

Shpresoj se në raste jetë a vdekje, edhe shqiptarët do të dinë të tregojnë durim e qytetari. Shpresoj se nuk do të na jepet rasti për t’u vënë në provë. Ashtu si dhe do të dëshiroja që të mos prisnim raste ekstreme për të treguar pak durim e respekt për rregullat jo vetëm në dhé të huaj, por edhe aty ku zakonisht na kërcen damari marrisë, kur sapo kanë prekur rrotat tokën tonë.

43 Komente

  1. Q
    Qazim Mulleti

    E SAKTE!!!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiptareve ti hane mune

      Udhetaret kane dale pa valixhe dhe shqiptaret dalin edhe me shpejt dhe mos publikini lajme idiote. Ne rast evakuimi hapen te 4 ose 6 dyert e avionit dhe rreshqiteset e gomes.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kjo nuke ështe pytja.

        Pytaja nukë duhët shtrohet, po të kishin që Shqiptar.. Se pse Shaiptar në Shqiprie ka shumë Pak .. Shumica dermuse janë shqip foles, janë Turq islamik, me mentalitet islamik Otoman... Pytaja ështe po të kishinë qëne islamik muslima?? kjo ështe pytaja...Ku do në botë poput Musliman jane njësoj, populli në Shqiprie nuke bënë përjashtim nga vend Muslimanë a po islamikë, dhe nukë as një populli musliman të cilivizumë në botë...

        Përgjigjjuni
        1. h
          haha

          sa rande je or taj

          Përgjigjjuni
      2. d
        drilon

        Sigurisht qe po te ishin shqipetare nuk do te shpetonin sepse dihet qe nuk zbatojne revullar asnjehere do shtynin kush te dali i pari,a keni pare ne autobuset urban te gjithe hypin te porta daljes sepse kaq kulture kane .

        Përgjigjjuni
        1. T
          Torino

          KE 100/100 te drejte.Si duket e kemi ne adn!Po nuk ndryshojme edhe aq nga mesdhetaret e tjere!Ndryshe japonezet e ndryshe ne!

          Përgjigjjuni
          1. F
            Frankfurt am Main

            Dmth. i dashur banues i Torinos stanjacion ne mendjet e shqipetareve.......une mendoj ndryshe ....edhe ne njerez jemi si japonezet....dy sy, dy veshe, nje hunde, nje tru.......ky i fundit nuk funksionon vetem ne Shqiperi se jashte trojeve tona jemi njesoj si te tjeret...per te vetmin ndryshim se pothuajse se kudo ne Europe e me tej, zbatohen ligjet....dje mora nje gjobe 25,- euro sepse per 10 minuta lashe makinen ne nje vend qe nuk lejohej ( isha me nxitim dhe nuk pashe tabelat e ndalimit te parkimit).......sot shkova ne banke dhe bera pagesen, jo se me pelqen te paguaj , por sepse fajin e kam vete dhe nqf. se nuk e paguaj me shtohen edhe 25,- euro te tjera.........pra frika ruan vreshtin....gjobat dhe kostot e te tilla pagesave detyrojne mendjet e qytetareve te respektojne ligjet.....pastaj vjen ndergjegjesimi "japonez"......KLM

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dakord

              Nuk ka asnjë të drejtë o zotëri. Kujtoni tërmetin në turqi me 50 mijë viktima dhe në japoni vetëm me 1200 viktima. Kujtoni fukushimën me 35 mijë viktima dhe indonezinë me 200 mijë viktima. Nuk është çështje race apo kombëtare. Është çështje që japonezët stërviten përditë me sirena për katastrofa sepse jetojnë në unazën e zjarrit. Mjaft sharjet për popullin o inferiorë gazetar.

              Përgjigjjuni
              1. p
                p

                Eshte ceshtje kulture jetese dhe asgje tjeter, faktet jane fakte dhe nuk eshte nevoja qe te interpretohen. (Per Japonezet flitet qe ne stadiume kudo qe shkojne pastrojne edhe mbeturinat e tyre pas ndeshjes, ku valle mund te ndodhe tjeter pervecse ne Japoni?

                Përgjigjjuni
            2. N
              Nje te qeshur dhe fituam davane !

              adn e shqipove ! shikoni Politikanet qe duhet te na udheheqin si Popull ! na terheqin zvare te gjithve.... edhe pse ata jane pakice kudo... terheqin nje 3 milionesh simbas qefit... dhe kure duhet qe ky 3 milionesh duhet te zhduke nje kriminel.... si ne rastin qe kemi.... asnjehere nuk bashkohen ta terheqin zvare nga penxherja.... por e lene aty te tallet me te gjithe ... po cfare faji kane Pleqte Nenat dhe Femijet ! mos mendo te tutje..

              Përgjigjjuni
              1. I
                I paduruari

                Bere mire qe shkruajte! Shume sakte dhe me etike.

                Përgjigjjuni
                1. l
                  lani

                  jemi populli me i paedukuar ne bote..ne nuk mbajme rrall dot jemi si bagtite

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Llapaqeni Sa-Hale Breshkani

                    Prandaj Japonia eshte ajo qe eshte dhe ne jemi dhe do mbetemi keta qe jemi, Shqipo... Kultura, disiplina, humanizmi dhe kultura i karakterizon Japonezet, kurse Shqipot... turma. V!

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kristo Mertiri

                      Po ti mo kokeloqe i do shqiptaret te vdekur? Te qifte Japonia nenen o Ruben Avxhiu!

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Piloti

                        Shkrim i pa nevojshem thjesht supozime...

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nardi.l

                          Ke te drejte gazetar! Eshte ajo qe the, vuajne nga virusi i padurimit.

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Bumbum..bum

                            Ne jemi të padurushëm dhe të parët per mosbindje . Shiko kush na ka udhëhequr dhe na hudheheq . Duam vetëm vetveten paçka se kujt I biem më qaf. Kercet druri " ça ke që shikon " Njerzillëkun e pasqyron trajtimi që I bëjm kafshës. Jemi harbutër me njeriun e urt dhe bishtulur me arrogantin... Nuk ka zgjithje . Njeriu I kulturuar tek ne Humbet. Shkrim realist paçka kujt si pëlqen.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Agat

                              DNA

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Asd

                                Ne Japoni e gjithe shoqeria stervitet per gjithe jeten qe te veproje me gjakftotesi ne ato 90 seconda.

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Ladi

                                  Pikërisht kjo pyetje më erdhi në mendje sapo lexova lajmin. Ne nuk respektojmë radhën. Në shumë vende radha është e shenjtë.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. k
                                    k

                                    Po te ishin shqiptare nuk do shpetonte asnjeri se do zinin derën duke u shtyrë, absolutisht.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Phoenix

                                      Na marsh te ligat, paske ngel pa pune me duket.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. k
                                        k

                                        Kompleksi i theksuar i inferioritetit, shfaqet tek sjelljet e shqiptarit , instiktivisht duke e shtyrë atë të arrijë i pari edhe kur nuk eshte nevoja. Shtyhen edhe nëpër varrime, por nuk e kuptojne se janë reflekse të pafrenueshme. Trattato de amendazione intelektus. B.Spinoza.

                                        Përgjigjjuni
                                      2. J
                                        Jeta

                                        TE LUMTE, GJITHMONE E KAM MENDUAR KESHTU, SA HERE QE KAM ZBRITUR NGA NJE AVION ME BASHKEATDHETARE... PO KUR ZBRESIN MGA AUTOBUSI DHE SHTYJNE PER TE SHKUAR PARA KE POLICI I KUFIRIT. PASI I MBAROJNE TE GJITHA ME NGUT TE MADH SHESHOHEN NJA DY ORE NE NDONJE KARRIGE KAFENEJE ME DIÇKA PERPARA E DUKE PERGOJUAR GJITHE DYNJANE...NGUT QE TE MËRZEJMË NË KAFENE !

                                        Përgjigjjuni
                                        1. B
                                          Bujari

                                          Sinqerisht ne nje situate te veshtire, do te preferoja me mire te isha mes shqiptaresh sesa midis te huajve. Nese rasti e ndodhi te shpetonin ata brenda ne avion, duhet te falenderojne zotin dhe ekipin brenda, pasi eshte aftesia e personelit qe kane orientuar shpejt dhe ne kohe. Njerezit, te cdolloj race qofshin, ne raste e tilla perfshihen nga paniku. Ndaj lerini sofizmat e aludimet, por mos te ndodhi e keqja, se asnje nuk ka bere prova per raste te tilla. Late nam; ngelet duke u marre me shqiptaret.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Arnauti pandreqshëm

                                            Shikoni se si I edukojnë që në kopësht fëmijët që të kuptoni rregullin dhe disiplinën që I karakterizon Japonezët! Në atë avjon të shkrumbuar Shqiptarët do shkeleshin e përlesheshin dhe do linin frymen e fundit përpara se flaka ti përpinte!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. s
                                              shqip

                                              Mos krijoni iluzione të pa qëna . Në rastin më të mirë mund të shpëtonin 50 % e shqiptarëve. Shqiptari ka një ngut të pa spjegushëm. Në gjithë botën radha është lineare , në rrjesht për një. Në Shqipëri është në formë pyke . Shpesh është pa formë. Një grumbull që shtyhet në mënyrë amorfe .

                                              Përgjigjjuni
                                              1. c
                                                capi

                                                Nuk i levis as nje presje, ashtu ishin bere kapsllek te dera e avionit. Te ishin te gjithe shqiptar ku ma gjen, se koka ben koka peson, po do te merrnin me qafe ndonje te huaj.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. b
                                                  boti

                                                  haha ...me lot... ne fakt nese do ndodhte keshtu do e kishte fajin vet ai. nuk e di nese te ka ndodh dhe ty po ne pergjithesi te gjithe ata shqiptare qe njoh une kur takojne nje te huaj mes shqiptareve pasi pershendeten pyetje e pare qe i bejne po ti cne ketu? me pak fjale me shqiptaret mbase eshte bukur te pish kafe e te besh gallat po qe se te vijne ato 90 sekondat e avionit aha puthu me milon...te moren me vete ne parajse..Mgjthate nuk jemi te vetem ne formen tone..mendo psh napoletanet apo jugoret e italis..nje ashu jane dhe ata

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. T
                                                  TIRONA

                                                  Fatkeqesisht kjo eshte e vertete.Kete e kupton me lehte ai qe jeton jashte ne shtete te qyteteruara.Per neglizhenca te vogla shqepet ne gjoba.Por jo vetem shqiptaret.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. T
                                                    Texas

                                                    E kam konstatuar ne fluturime dhjetra e dhjetra here .Lloji I............pasagjwrit

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. O
                                                      Olsi

                                                      Ku japonia ku ne o gazetar pirdh se lirohesh. Ata jane 100 a 200 vjet perpara nesh, na shikojne si neandertale akoma.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. J
                                                        Jo

                                                        Nuk jane japonezet per te veshtruar te tjeret si neandertale se kane ndertuar ca trena me shpejtesi te larte e WC automatike. Jane edhe nje popull i fiksuar me pornografi dhe seksualizimin e femijeve dhe shume me pak liberale se europianet perendimore ne te drejtat e njeriut. Gjysma bejne operime plastike ne sy e ne hunde qe te duken te bardhe.

                                                        Përgjigjjuni
                                                      2. K
                                                        Kujtim

                                                        Nuk bie rrufeja në hale'! Mos e harro këtë....

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. K
                                                          Kapedani

                                                          Hahaha makarona te squllta, as aldente jo.E vertete jemi popull kope ,fus dhe veten time ketu.Gjithmone pyes veten si ka mundesi qe te gjithe fqinjet tane na kane pushtuar,biles edhe Mali Zi qe eshte dhjete here me i vogel ne popullesi.Thjesht rregulli dhe edukata e te bindurit kundrejt atij qe komandon.Tek ne hiqen te gjithe si komandante ,cuba ose me sakte lango dhe kok pa lare.Prandaj edhe ne 1944 kishim 95% analfabete.Dhe me e bukura fshihemi mbas komunizmit se demek ai e shkaterroj popullin trim te zgjuar dhe heroik shqipetar.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. I
                                                            Ilir

                                                            Per anallogji : Mbase shume syresh nuk hipin më ne autobuz. Por une qe e perdor here pas here konstatoj 99/100 te rasteve se kur ndalon ne stacion autobuzi dhe hapen dyert ka mje perplasje te atyre qe duan te zbresin me ato qe tentojne te hipin???????????????? . Jeta vazhdon????

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. K
                                                              Koli

                                                              Te shpetonin Mero dhe Rama te paret po te ishin ne avion pastaj tjeret spushe pune. Fajin e ka Saliu.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. V
                                                                Vladimir

                                                                Te nderuar mesues, bejeni nje ore diskutimi me klasen tuaj kete shkrim, jam i bindur qe do te dali nje ore mesimi fantastike.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. b
                                                                  boti

                                                                  mesueset jane o koqe o kurva..mos na hap barkun me ata..jo te gjithe kerkoj falje po shumica e sigurt , si te gjithe ne kete vend injorantesh krenar

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                2. F
                                                                  Fredi

                                                                  Denigruese per shqiptaret.Mos harrojme qe kemi nje emigracion masiv qe eshte inkuadruar mjaft mire ne vendet ku kane emigruar.Cdo peme ne prodhimin e saj, ka dhe nje perqindje skarto, qe eshte e vogel dhe e krahasueshme me pemet e tjera.Kemi nje emigracion 33 vjecar, me eksperience ,kontribut dhe vlera qytetare si pjese e komuniteteve ku jetojne per te cilet, mgjse jane perqindja pothuaj totale, flasim shume pak. Mos na nxirrni syte me artikuj te tille te cmendur hipotetike qe na zhbejne ne syte e botes..

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. P
                                                                    Pet.

                                                                    Je pak konfuz kur thua qe emigracioni na ka kulturuar, Pasi fakti tregon qe 80 % e pasagjereve te avioneve jane banore jashte Shqiperise,dhe konfuzioni qe shkaktohet ne zbritje nga avioni tregon qe pak gje ka ndryshuar nga koha e pare e emigrimit. Tufe e pakontrolluar.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                  2. r
                                                                    ronny

                                                                    U hap edhe nje koshere tjeter dhe te gjitha bletet dolen ne drejtime te paditura. Heheehee interesant! Tani qe kemi kuuret tona kemi,, dhe skemi pse themi jo gazetaria keshtu e ne ashtu. Qe cohemi te perdorim tualetin sa ngihet avjoni, dhe pastaj sheh ca qe as uje nuk konsumojne po mbajne syte mbllur nga frika se mos bie avjoni, por sapo ka aterruar ne toke, ngrihen me nxitim dhe hapin kapaket e kompartamenteve siper kokes dhe nxjerrin jo nje por si me magji nja 4-5 canta, trasta, qese, arka, kuti, etj etj etj,,, dhe nisin te cajne ne drejtim te deres, edhe pse degjohet ,, Sit down please, the plane is still moving! etc etc, Lere pastaj kur dalin per tek autobuzi per te kaluar kontrollin e pasaportave, atje edhe me keq, se i duket sikur bagazhi qe kane ne barkun e avjonit do dale dhe do thote,, ja ku jam,, pse sme merr, dhe pastaj do zhduket si me magji, hehehehee Pra kemi probleme te vetekontrollit e te nje gjykimi racional, jo sa per bythen e vet. Sigurisht kam pare ne udhetime qe kam bere edhe kombesi te tjera qe kane vepuar pothuajse njesoj, pa shume ndryshime. Tani pjesa e dyte e muhabetit, a eshte gjithmone e keqe kjo self iniciative, vete veprim si i thone, qe kemi, une e gjykoj qe nuk eshte edhe aq keq, sepse ka pasur situata kur kjo vedimmarrje individuale e shpejte ka bere qe te shpetojne jete. Psh, ne ate avjonin qe dikush u cmend dhe nisi te godas majtas e djathtas e nisi te shkoje te hape dyert e emergjences etj ,, kur secili rrinte si i bukuri shejtat, me ate llogjiken perendimore, mos nderhy, se dikush i specializuar dhe i caktuar per ate gje do vij e do ta zgjidh problemin,,, llogjike qe jo gjithmone te shpeton. APo rasti i goditjeve te dy kullave ne New York, dihent mire se aty kishte nje numer konsiderueshem edhe shqiptaresh qe ose punonin ne keto kulla, ose ishin kontraktues sherbimesh ne keto kulla, hidraulike, shofere, pastrues zyrash e xhamash, e shume e shume lloje profesionesh,,,dhe me kujtohet mire kur nje person qe shpetoi, po dilte me shpejtesi duke kaluar mbi rrumujen e krijuar, dhe sheh nje grup njerezish ne ate kat qe rrinin te ulur ne tavolinat e punes, dhe kur ky i tha cprisni,,, se shikoni qe kulla po shkon per lesh,ata ia kthyen, po ndjekim udhezimet, te presim deri sa ekipet e specializuara te vijne e te na marrin, fatkeqsisht asnje nga keta sdoli dot se ekipet smunden kurre te shkonin atje, Pra jane disa shprehje, kembet e leta e faqebardhe, kembeshpejti i fituari , sa te mendohet i mencuri, budallai e ka kaluar lumin... et etj,, Pra mos e shihni kq bardh e zi edhe punen e padurimit te shiptarit se nuk eshte edhe qa e nzire situata sa thone disa,,, hajde shnet!

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. B
                                                                      Budallai

                                                                      Shqipet jane gjithmon me te zgjuar se profesionisti, i dine te gjitha, dine te pilotojne me mire se piloti, din te shuaj zjarrin me mire se zjarrfikesi, din te kurojne me mire se doktorri etj. Mos u lodhni dhe shihni rastet e zjarreve ne vend, ku lloj soj ” profesoresh” kryejn veprime ”heroike”, japin mend, udhezojne, drejtojn zjarrfikesit qe sipas tyre nuk marrin vesh dhe rrezikojne gjithcka dhe prodhojne deme potenciale ne jete dhe deme kolosale ekonomike. Po te ndodhte ne aviontek ne, me keqardhje them qe jo vetem asnje nuk do dilte gjalle, por do ishin shkaktuar deme masive ne popullat sepse do kishin shqyer deren dhe do kishin rraf pilotin dhe do kishin marr drejtimin vet duke i cu te gjith per lesh :)

                                                                      Përgjigjjuni

                                                                      Lini një Përgjigje