Nga Elisa Spiropali
Për qengjat e opozitës që vlejnë më shumë se luanët e saj.
Nënë Tereza, shqiptarja e madhe ka një thënie lapidare, e cila në këtë kohë të trazuar është edhe më domethënëse.
Nënë Tereza lutet për të bërë punë të vogla, por me dashuri të madhe. Thelbi i kësaj filozofie të përmbledhur në një aksiomë të vetme, duhet të shërbente si udhërrëfyes për përditshmërinë e një individi, një shoqërie, apo edhe të asaj që quhet politikë e madhe në rutinën e saj.
Ka më shumë se një muaj që qeveria shqiptare ka miratuar projektligjin për aministinë penale. Bëhet fjalë për disa qindra qytetarë shqiptarë dhe më tej akoma, për disa mijëra familje që jetojnë jashtë me dramën e atyre brenda, të cilët do të fitonin para kohe lirinë.
Çfarë ka ndodhur? Projektligji ende nuk është votuar. Ka pasur disa seanca të “flakta” parlamentare, ku në secilën prej tyre, të paktën 84 deputetë do të duhej të ngrinin kartonin dhe të votonin pro. Burra që iu kanë mbetur edhe tre vjet heqje lirie e shumë gra me katër vite dënim ende të pashlyer, do të festonin në familjet e tyre Vitin e Ri.
Por, ndërsa politika ngrinte gotat për urim dhe dërgonte përshëndetje të llojit “sent to all”, ndërsa salla e Kuvendit mbante ende erën e tymit të flakadanëve të kotësisë, ndërsa karriget përdoreshin si barrikada për të ndarë “ne me ata”, ndërsa shpenzoheshin qindra orë televizive për fatin juridik të Sali Berishës, ndërsa një grup mbështetësish të tij qëndronin tek “rrugica e Salës” për të protestuar kundër regjimit imagjinar, ndërsa ata që i kanë parë hajrin sherrit në tre dekada ngrysnin natën për t’u gdhirë me sherrin e radhës të mëngjesit pasardhës, pra, ndërsa ndodhnin të gjitha këto, projektligji dënohej me harresë! Për hir të urrejtjes ndaj qeverisë, Edi Ramës dhe fobisë së tradhëtisë, askush nga opozita nuk pati kurajon deri më tani të bëjë një hap të vetëm të vogël, për të bërë një punë të madhe.
Izolimi dhe ndëshkimi nuk është qëllim në vetvete i politikës penale. Hedhja e çelësave në det për një kategori qytetarësh që në një moment të caktuar kanë pasur problem me ligjin nuk është çelësi që e bën shoqërinë më të sigurt, më të shëndetshme, më të drejtë.
Rehabilitimi dhe jo harresa, është synim i një shoqërie moderne për individin që ka gabuar.
Që nuk ngre mure, por rihap dyer mundësish.
Unë nuk di nëse do të jetë Gazi apo Luli, Albana apo Enkelejdi, Dashi apo “qengja e luanë” të tjerë nga opozita që do të guxojnë të hedhin votën e parë. Të gjithë janë të mirëpritur.
Të gjithë janë të ftuar të bëjnë një akt politik e njerëzor, një akt emancipimi, që nuk shkon thjesht në mjekimin e një plage, por në kurimin e kësaj egërsie që po i ha shpirtin gjthë shoqërisë. Dhe që ndryshe nga sa mendojnë naivët, e bën atë më të mençur.
Të votojmë dhe pastaj le të rithemi: le të vazhdojë lufta!
Në prag të fillimit të sesionit të ri parlamentar, le ta thonë edhe të gjithë ata që mendojnë se muskujt dhe jo mendja, vetëpërmjajtja dhe jo nguti, janë mjete politike.
Janë ecje e ngadaltë, por e sigurt përpara. Janë hapi i duhur për të bërë punë të vogla, që kanë nevojë për dashuri të madhe, mendje të kthjellët dhe frymë politike.
E mbasi të afrojnë konsensus për këtë akt, çdo luan politike në këtë skaj Ballkani, le të kujtojë dramën e atij ushtarit anonim japonez në një ishull të Paqësorit. Atij ushtarit dramatik që rrinte ende në llogore lufte sepse nuk besonte dot se paqja kishte ardhur!
Shume bukur e ke trajtuar. Atyre u duket se bejne revolucion. Tamam si Don kishoti i Servantesit. Jane me tru te atrofizuar. Nen nje cop qiell levrin krejt bota e tyre. Thjesht per te mbrojtur bemat e gjemat e nje perbindshi qe per 33 vjet i nxorri uje te zi vendit. O Zot shpetoi!!!...
Don kishotin e Servantesit Kjo laraska e quante “VEPER TE REALIZMIT SOCIALST” Uroj qe ti mos ta kesh me te degjuar!
Ha ha , mos qeshe shume se do te oksidohen dhenmbet nga pordhet e saliut qe i shpetojne ne ballkon!
As ju nuk meritoni te rrini asnje dite....dhe vete e kuptoni kete
Te lumt zonja Spiropali. Mire e thua por kujt ja thua,ata jane kafshe dhe nuk kuptojn gje. I ka bere Saliu te gjithe budallenj.
Elisa-beth e Spirokarpaleve e vertete eshte ajo historia e pirunit ne bythë? Kaq dru ishe ? Te bardhe apo te kuqe perdor o motra ?!
Zoti duhet te shpetoi ty BOHOTINA qe nuk je i zoti te shprehesh mendimet e tua por kojon Ramen . Mundesh te flasesh pak edhe per 20 vjet qeverisje socialiste.mund te flaseshpak per "mrekullite dhe jeten e lumtur" qe na ka sjelle Rama keta 11 vjet dhe mos i shto ato 13 vjet te Berishes ne 33.
Kjo ka pas një golf të kuq sejloni që edhe kur flinte nuk e hiqte nga trupi ...ku U katandis ai vend .
Po.kujt I ankohesh? Popullit?.Po te kishit luftuar korrupsionin vite.me.pare,.nuk.do kishit.keto probleme qe populli i vuan! Nuk jam ne Shqiperi moj nine, por me aq vite qe.keni.pushtetin duhet.ta kishit bere Shqiperine si Zvicra se Shqiperia nuk eshte as sa cereku I qytetit ku banoj ne SHBA. Te gjithe ju politikanet Shqiptare jeni vetem vemje qe talleni me ate popull!
po sa vite ju duhen ne pushtet moj elisa e mirembajtur kto 10 vite per te miren e ketij populli qe vetem bare te haje qe ti te jesh e lumtur po sa here shoh foton tende te mjafti me con neveri je shum hipokrite edhe shkrime paske filluar profesion analisti te lumte sa te kesh nje popull qe nuk do vehten po ju qe jeni bere ne tv ju lumte ta mbani me shendet po e ardhmja e femijve tane sebashku me te tuajt do jete sketerre ju lumte bravo dhe nje turp te madh nga mbrapa turppppppppp
bravo vranakondi me ngjyre te verdhe se vranakondi me ngjyre jeshil vetem me berishen e ka edhe putini te jete kundra berishes ai thot bravo do jete nje patronazhizt i thekur shpresoj qe mos te kesh femije qe flet keshtu se edhe po pate kane per te namur keq e me keq
Ti je ka.i i rames.