
Është një ish-emigrant, tani ambasador i vendit tonë, të cilin prej kohësh e kam admiruar në distancë. E kam fjalën për zotin Uran Ferizi.
Më ka lënë pa fjalë ky djalë, me historinë e tij të suksesit në kërkimet më të fundit shkencore për “zbulimin e hershëm të sëmundjes së parkinsonit”, në universitetin Standord.
Një histori e rrallë suksesi dhe sakrificash të cilën e bart si biografi të vetes Uran Ferizi, akademiku i njohur me karrierë të shkëlqyer në Britani dhe SHBA, aktualisht Ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar.
Historia e ambasadorit Ferizi është shumë atipike, për një ish-emigrant, që nga kalvari dhe odisetë emigruese, mbërrin suksesshëm të hapë një kapitull të suksesshëm akademik.
Përveç tjerash, kjo histori është edhe një sprovë kujtese për Shqipërinë dhe shqiptarët e fillim viteve '90. Pra, të atyre viteve kur ikja masive nga atdheu, nëpër vise me rrugë e pa rrugë, tërhiqte vëmendjen e mediave botërore dhe na nxirrte si popull në arrati.
Ambasadori Ferizi ishte një nga ne, që ikëm përmes maleve a me skaf, por që ia doli ta ndryshonte fatin dhe jetën e vet, siç rrallë ndodh në këto rrëfime. Tashmë ai i kushtohet një detyre të re, themelore për komunikimin e mirë mes dy vendeve, sidomos në çështjen e ndërlikuar të emigracionit.
Një profesionist i shkëlqyer, anëtar i rrallë i komunitetit shqiptar në diasporë, ai ka vendosur të lërë pas karrierën e tij të pasur akademike për të shërbyer dhe kontribuar në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale dhe atyre ndërkombëtare.
Me angazhimin e ri diplomatik, z. Ferizi nuk po bën vetëm përfaqësimin e interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve, por po shërben gjithashtu në vendin ku iu ofruan shanset e edukimit dhe kualifikimit. Kjo përpjekje e tij është një kontribut i madh për të mirën dhe në dobi të të dy vendeve.
Kur mori letrat kredenciale si ambasador, ishte historia prej emigrant e ambasadorit Ferizi ajo që u përfol më shumë, ndonëse nuk u morën vesh asnjëherë qëllimet që fshiheshin prapa.
Me qetësi të admirueshme dhe shkathtësi të lavdërueshme, ambasadori Ferizi përdori këtë gjë, duke vënë theksin tek kapërcimi jetësor, prej një emigrant në një akademik të suksesshëm.
Prandaj, do të duhej që të gjithë ta mbështesnim, jo vetëm kur përmendet për arritjet e larta akademike, por veçanërisht kur kontribuon për vendin, prej të cilit përditë e më shumë largohen ata që janë si ai.
Asgje konkrete ke shkruajtur.
Po mire, shkencetari eshte patjeter edhe diplomat / ambaasador? Nuk jane profesione te ndryshme keto? Se i bie psh , shkencetari ne fushen e mbareshtimit te deleve, te behet ambasador meqe eshte i suksesshem ne fushen e tij!!????
Jo i bie qe gjithkujt i ka rene nje tastiere para e qe eshte askushi vec i rendon kot kesaj toke. Ik se lat nam me komente idiote
Bravo dhe suksese ambasadorit! ????
Cfare thua moj shoqe? Ka shume emigrant te shquar ne fushat e tyre! Nuk e di sesi e ben emeriment ky Kryeminister, por te emerosh ne poste te rendesishme nese nuk ka experience ne ate fushe! Eshte bere vettingu i ketij personi qe paska gengjyer kur ka hyre ne Britani? Ne fakt e gjithe qeveria Shqiptare do ishte mire te kishte emigrante te tjere ne perberje, por ama te kene eksperience ne fushat e tyre qe me te vertete te bejne Shqiperine! Jo keshtu hajde emero nje ministre se ka mbaruar me 10!
Njerez me delire madheshtie qe ndiqen nga shkrime te tilla lepirese gjithmone kane bishtin mbrapa. C'nevoje ka nje akademik te lere studimet kerkimore qe me kaq zell paskan kaluar ne nivelin diplomatik? E per me teper kur e di qe ke ikur si refugjat kosovar i arratisur nga shqiperia qe nuk ishte ne lufte. Ne te tjeret (budallenjte) qe kemi studiuar a kemi sakrifikuar per kete vend nuk na hapet asnje dere me merite. Turp qe nje ambasador ka qene emigrant? Jo! Turp qe nje ambasador gjenjen mbi te shkuaren? Po. Ka sa te duash diaspora shqiptare akademik e shkencetar qe ne heshtje kontribuojne ne vendet ku kan emigruar dhe krenohen qe jane shqiptare, pa ambicie politike.
po i ben lajka o ornela qe te te marr ne ambasde UK.
Tek ne ne Shqiperi eshte bote e cudirave ky AKADEMIKU dhe zbulusi famshem la ZANAN E FILLOJ ZYRNAN,a me rrofshi koqet me gjith shkrimin tende per nje Mashtrus ordiner, nga anet tona I thone "Buthqir Lulishte"
Malok me damke - Emigrante qenie e perbuzur dhe e neveriteshme = Fet Qeverrija e kopeshtit zologjik e ben Ambasador se eshte kushuri i malokut Ulsi Qenefi nga Maja e zabelit te Sorodollit.... ..Se ke dite po te zije Bslluken te kishte bere Krye Min.