Nga Frrok Çupi
Ajo që po ndodhte dje, e hënë, në orët 23.00, 23. 39…, e më tej dhe po transmetohej në televizione nga Iowa e zhytur në borë dhe temperatura të ulëta deri minus 20, më solli prapë një ide personale: Nëse pas kësaj po vjen prapë dita për një libër të dytë, tanimë me titull: ‘Rivjen Trump’. Edhe kur nisa për botim librin e parë ‘Vjen Trump’, po kaq e pamundur dukej ardhja e tij në Dhomën Ovale të Shteteve të Bashkuara.
Madje në Iowa, këtë të hënë në mbrëmje, ndodhi po aq ‘rrëshqitshëm’ tektonika e Trump drejt riardhjes në Shtëpinë e Bardhë. E papritur, por edhe fuqishëm ndodhi, saqë vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, deklaroi se me sa duket në zgjedhjet e vitit 2024 ‘përballë do të kemë Donald Trump’.
Aq sa i pamundur është konsideruar kthimi i Trump drejt ‘Shtëpisë’ që la përmes turbullirave në vitin 2020, aq edhe e shpejtë u shfaq lëvizja të hënën dhe që solli një përfundim fotografik të papritur. Zonja Nikki Haley, rivale në garë, duke bërë shënime për vete dukej se po shënonte radiografinë e ‘zemrës’ zgjedhore të kundërshtarit Trump.
Ja çfarë:
ora 23:30. ET:
Haley thotë se synon ta bëjë garën një “garë me dy persona” me Trump dhe ajo do të shkojë në New Hampshire sonte.
PËRDITËSIM ora 23:36. ET:
Haley e përgëzon Trumpin për fitoren e tij këtë mbrëmje.
PËRDITËSIM ora 23:38. ET:
Haley po flet tani, duke iu drejtuar mbështetësve në West Des Moines. Përfundimi i saj në vendin e tretë nuk ishte aspak frymëzues në rastin më të mirë. Ajo nis duke falënderuar familjarët e saj.
PËRDITËSIM ora 23:39. ET:
Vivek Ramaswamy ka hequr dorë nga gara dhe ka mbështetur zyrtarisht Trumpin për president.
Ja, kjo ishte, kaq paparashikueshëm. Vivek Ramaswamy, një bviznesmen i suksesshëm në farmaceutikë, 38 vjeç, mori vetëm 8 për qind, dhe tani mbështet kandidatin Trump. Nikky Haley doli e treta në garë me 19 %, pas Ron DeSantis, ish-guvernatori i Karolinës së Jugut, me 21 %. Të tre kandidatët, së bashku, grumbulluan dy më pak pikë se gjithë pikët e grumbulluara nga vetëm Donald Trump, 51 %. Tani çfarë pritet më tej?
Njësoj si Iowa pritet gara në New Hampshire, e cila do të zhvillohet fiks një javë pas kësaj të marte. Fitorja vendimtare në Iowa, e ndjekur nga një performancë e ngjashme në tetë ditë në New Hampshire, mund të krijojë skenën për një përfundim të hershëm dhe të lehtë për Trump në Karolinën e Jugut, më vonë, në shkurt. Kandidatët shkojnë menjëherë në Neë Hampshire të martën.
Republikanët më të moderuar të shtetit do të zgjedhin kandidatin e tyre të martën e ardhshme dhe sondazhet tregojnë se Trump ka një epërsi ndaj Haley atje, por DeSantis të mbetet shumë prapa. Midis New Hampshire dhe Karolinës së Jugut, gjithashtu, janë grupet parlamentare të Nevadës, ku Trump pritet të qartësojë sondazhet publike që tregojnë se ai absolutisht dominon atje.
Grupet parlamentare të Iowa-s po kryejnë procesin e nominimit presidencial të republikanëve për vitin 2024, ndërsa ish-presidenti Donald Trump duket të bëjë rikthimin më të madh në historinë moderne politike duke rimarrë Zyrën Ovale. Media britanike ‘The Spectator’, që nga viti 1828, shkruan sot:
“E VËRTETA e vërtetë është se, si shpesh në politikën republikane që nga viti 2016, gjithçka po shkon në vendin e duhur për Donald Trump, dhe në kohën e duhur. Ai jo vetëm fitoi mbrëmë. Ai dominoi. Ai theu rekordin e fitores së Bob Dole në Iowa nga viti 1988. Në vitin 2016, Trump doli i dyti me 24 për qind të votave. Në vitin 2024, ai mori më shumë se 51 për qind’.
Z.Frok a e ke idene se Trump eshte si Sali Kerma ne Shqiperi ???
Trump eshte ai qe ndalon luften ne Ukraine sa te marre presidencen.
Luften e ndal kushdo, po ti japi ate qe kerkon Rusia ne Ukraine. Trump nuk vjen kurre me President, dhe ka per tu denuar me mbi 100 vjet burg, ketu do jemi.
Ti Prec Ulaj me sa kam degjuar jeton ne Amerike dhe e di shume mire qe TRAMP do fitoje sepse askush nuk e do Biden pasi ky i fundit e zhyti Ameriken ne krize totale. Mos u merrni me budallalleqe qe Tramp eshte si Berisha dhe Biden si Rama. Tramp-in sidomos tani e duan te gjithe sepse pane se c'po heqin dhe jane te bindur qe Tramp-it ju tjetersua vota ne favor te Biden.
Roberto shume the e asgje nuk the. Te ka dhjere Amerika ty edhe trampit mu ne cacke te kokes. Gjithe ju shkerdhatat qe i benit temena Enverit u mesuat dhe i beni temena cdo diktatori qe ju shkerdhen grate.
Po ku di ti mor loqe te kuptosh se atje zjen Amerika kundra Biden. Ti akoma permend Enverin qe ka 30 e ca vite qe ka vdekur dhe e quan Tramp-in diktator??? Se di ku e gjete kete por nese do flisja si ty do thosha te njejten gje qe Biden ju shkerdhen grate dhe juve. Nje loqe qe flet pa argumenta por vetem me te thena e te degjuara. Po te shikosh ekonomine ne kohen e Trampit ka qene 1000 here me mire sec eshte tani. Une kam xhaxhain ne Amerike dhe shumica e Amerikaneve jane pro Trampit se e pane Biden se cili ishte qe po falimenton shtetin. Tani futi ndonje pace me pilaf qe te qetesohesh.
Riardhja e Trapit në krye të Shtëpis se Bardhë është një lajm jo i mirë për ne shqiptarët,por sidomos për Kosovën.Richard Grinell ishte partizan i shkëmbimit të veriut të Kosovës me territore të Luginës së Preshevës,por ishte kancelarja gjermane Angela Merkel që e kundërshtoi planin e Trapit.Uroj që Trapi të humbas në zgjedhjet në Amerikë.
Me pelqen, por nuk e besoj qe serbet te pranojne shkembimin e Lugines se Presheves me kater komunat serve ne veri te Kosoves. Ata duan te rikthehen ne te gjithe Kosoven.
Ron Desantis nuk eshte ish guvernator i Karolines se Jugur, por guvernatori aktual i Florides.
Eshte e neveritshme se si ushqehet Trump prej ‘simpatizantëve’ populiste dhe mediave te tyre nga çdo cep i botes,sidomos nga vendet me diktatura e ish diktatura. Dhe votuesit më të thekur pro tij ,janë pikerisht emigrantet nga këto vende,ku psh në Florida emigrantet kubanez i japin tonin. Si duket po investohet shumë për t’a sjell në pushtet përsëri,sidomos ata që duan t’a shkatërrojnë përfundimisht Amerikën dhe hegjemoninë e saj. Trump po bën një garë ‘fituese’ pa garuar dhe kjo në lowa e ka karikuar dhe i ka rritur shpresat dhe bindjen atij se ska kundershtar,aq më tepër që dhe demokratët vet sikur po i len terren ,se nuk kane nxjerr deri tani një kandidat bindës,kur Biden as që bëhet fjalë të kandidoje se nuk e pērballon dot. Po ndodhi që Trump të hyj përsëri në Shtëpinë e Bardhë,Bota nuk do të jetē më kjo që është sot dhe ‘rrokullisja’ e saj ka kohë që ka filluar,por Trump do t’a ‘shtyjë’ atë duke shpejtuar rënien në ‘humberë’ të saj.
Po kur kta analsumsat tan bëjn llogarin e Amerikës njisoj sikur peshku të flasi per pyjet. O ju e harruat që Tramp e vuri Vuçiçin të firmosi ambasadën në Jerusalem po ashtu sikur edhe Kosova? Vuçic mbeti si mut kur firmosi . Sapër shkëmbim trojesh holl holl e keni lën luginën e Preshevës në duar të srbve per të mbajtur nën presion nji cop tok që srbt po e perdorin per ti vën zjarrin Kosovës.